Serbët zgjedhin Shqipërinë për pushime/ Agjencitë turistike: Prenotimet kanë nisur që në dhjetor

25 Shkurt 2024, 18:30Turizëm TEMA

Serbët zgjedhin Shqipërinë për pushime/ Agjencitë

Serbët po preferojnë gjithmonë e më shumë  Shqipërinë për të kaluar pushimet. Media serbe B92  shkruan se për këtë  sezon prenotimet për në det kanë nisur që në dhjetor. Agjencitë turistike që merren ekskluzivisht me turizmin shqiptar theksojnë se prej vitesh ka pasur interes për Shqipërinë por këtë vit shumë qytetarët kanë prenotuar që në muajin dhjetor

Vendet më të kërkuara dhe më të vizituara janë Saranda, Vlora, Ksamili dhe Durrësi, ndërsa serbët më shumë pëlqejnë bregun e Jonit që është pranë Greqisë, veçanërisht pranë Korfuzit.

Interesi për Shqipërinë shpjegohet me çmimet e lira pasi sipas  mediave serbe mund të gjesh akomodim për 23 euro nata, përfshi edhe mëngjesin.


Ndërkaq, një nga vendet më popullore për të pushuar, që quhet edhe “Maldivet e Europës”, është Ksamili, kur akomodimin “all inclusive” mund ta gjesh për 58 euro.

Sipas medias nga Beogradi, turistët serbë pëlqejnë shumë edhe plazhet me rërë.

Sezoni nis që në prill, kur në oferta mund të gjesh prenotim për Pashkët dhe për 1 Majin, dhe qershori e korriku janë muaj shumë të frekuentuar, dhe jo rrallë ka trafik të rënduar në destinacionet kryesore turistike.

Serbët kryesisht shkojnë me makinat e tyre për pushime në Shqipëri, por ekziston oferta edhe për të shkuar me autobusë./abcnews.al

2 Komente

  1. T
    Treni

    Ore mirë se të vijnë, por aman veç t'i thonë jo luftës. Nuk fiton njeri në luftë, vetëm humbje ka.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqipe

      Shqiperia i mirepret serbet edhe pse shqiptaret ende rrahen dhe burgosen pa arsyje nga serbet dhe vendet sllave. Ata e shohin vetem perfitimin e tyre. Tani qe eshte duke u ber shum reklame per bregdetin shqiptar eshte shum e lehte qe reservimet me mbiemrin ...iq te mos konsiderohen fare. Jepni perparesi personave qe i kan mbeshtet shqiptaret me vite dhe e mbeshtetin shqipen tone ne cdo moment. Mos punoni per perfitime duke e shkelur kombin tuaj, besoj se mund te zhvillohet turizmi i mirefillt pa ju jep rendesi sllavit. Si thojn politikanet Polak: na quani racist nese kjo dmth. qe ne e mbrojm vendin ton, vlerat tona dhe nuk lejojm qe te hyn te huaj te papergjegjshem qe e shkaterrojn vendin tone. Kombi sllav po ja ofrove gishtin do ua marre ngadale gjith doren. Mbrone atdheun, mos perparoni mbi kurrizin e atyre qe dikur derdhen gjak per shqipen tone.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje