Shtohet numri i turistëve që hyjnë në pikat kufitare, mbi 7 mijë turistë kanë hyrë nga porti i Durrësit në fundjavë

25 Gusht 2024, 17:35Turizëm TEMA
Shtohet numri i turistëve që hyjnë në pikat kufitare, mbi 7

Në të gjitha pikat e kalimit kufitar në vend gjatë kësaj fundjave është shënuar fluks i qytetarëve që vijnë dhe largohen nga Shqipëria.

Nga të dhënat konfirmohet se sezoni veror në vend gjatë këtij viti do të jetë më i gjatë pasi edhe pse jemi në javën e fundit të gushtit numri i shtetasve që vijnë mbetet i lartë. Në portin e Durrësit një prej më të mëdhenjve në vend fundjava është shoqëruar me fluks të personave që hynë në vendin tonë. Rezultojnë se të premten dhe të shtunën kanë hyrë 7 mijë persona dhe 2500 mjete.

Po ashtu përgjatë kësaj fundjave janë larguar drejt porteve italiane mbi 10 mijë persona dhe 4 mijë automjete.

Këtë fundjavë ka filluar edhe largimi i emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Sipas policisë kufitare shqiptare vetëm gjatë kësaj fundjave kanë kaluar kufirin dalës në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë rreth 8 mijë persona. Vetëm gjatë të shtunës, kanë kaluar në anën tjetër të kufirit 4500 persona.

Për të përballuar fluksin e madh dalës, në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë, policia shqiptare po punon me 4 sportele në dalje dhe 3 në hyrje. Ndërkohë me kapacitet të plotë personeli dhe sportelesh punon dhe pala greke. Gjate 24 orëve të fundit në kufi nuk ka pasur pritje të gjata. Në ditët e ardhshme pritet qe fluksi personave në dalje të dyfishohet./abcnews.al

4 Komente

  1. B
    Bobi

    Na kujtuat statistikat e Fatos Nanos ku na nxirrnin emigrantet e Greqisë dhe Italise si turista! Turista ka, ama mos i ofendoni Shqiptaret e diaspores si turista. Fatkeqsisht shoqeria dhe biles dy kompanite e telekomunikacioneve, I thone diaspores te blejne detyrimisht Tourist Pack 29 mije leke te vjetra/euro, kur duan te blejne nje numër per te komunikuar. Edhe ata te Kosoves qe kalojne keshtu tranzit duke shmangur Serbine, mos i pagezoni turiste pa pasur ata deshire!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loni

      Numri i turistëve është kthyer për propagandë njëjtë si me numrin e hektarëve për hapjen e tokave të reja në kohën e komunizmit. Aq shumë hektar toka të reja raportohej se ishin hapur, sa nën zë atëhere thuhej se ja kalonte edhe sipërfaqes së Ballkanit. E po të numërosh njerzit si dhëntë sa hyjnë e dalin në vathë dhe t'a konsiderosh arritje, kjo është aq e shpifur si propagandë, sa të bënë për të vjellë.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Ben

        Nuk jane turiste o media e njere! Jane udhetare qe nuk kane lidhje me turzimin dhe muk zhivllojne anjelloj ekonimie. Lexoni.pak.ke shume per mdryshimin midis tourists and travellers. Mod numeroni kote se jeni bere si Don Kshoti.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Saranditi i vjeter

          Bereqaves ....keshtu ndertohet turizmi i drejte dhe i forte avash avash ....helenet thone : fasuli fasuli , mbushet to cuvali ....fasule fasule mbushet thesi ... Shpresojme qe ne 2030 ten te jemi te barabarte me kedo ...shpresojm ...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje