Disa ditë më parë, Halim Kosova, kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, u mundua të shpjegonte në emisionin “Opinion” mënyrën se si, diku nga viti 1994, kishte ngjizur idenë për krijimin e një klinike private gjinekologjike në Tiranë. I njohur në komunitetin e mjekëve si njeriu që solli në Shqipëri, gjatë atyre viteve, modelin e dypunësimit të mjekut, e atij që paradite punonte në spitalin shtetëror, ndërsa pasdite i kushtohej plotësisht klinikës së tij private (një model i cili sot është kthyer në mënyrë jetese për shumë mjekë), Kosova do ta shpjegonte kështu idenë e tij për klinikën, gjatë emisionit Opinion:
“Rreth vitit 1994 m’u desh, me ndihmën e një miku zvicerian, që sot e kësaj dite e kam si me e pas vëlla; ai pati ardhur në Shqipëri për të ndihmuar në përgjithësi dhe për të parë situatën dhe në një moment të caktuar më tha: unë dua të ndihmoj ty. Unë i thashë se nuk kam nevojë, se ka spitali, ka kështu e ka ashtu dhe pati prurë disa gjëra.
Pastaj, më mori prapë në telefon dhe tha: ore unë dua të ndihmoj. Kur u hap këtu në Shqipëri mundësia për të punuar edhe si mjek privat, atëherë unë i thash: tani kam nevojë për ndihmën tënde. Pse? Se rroga filloi të mos mjaftonte më për shtëpinë dhe për punët e përditshme. Dhe para çdo mjeku kishte dy mundësi: ose t’i shtrinte dorën pacientit, që ishte rruga më e lehtë, por jo e ndershme, ose të punonte pasdite, pasi doli ligji që mund të punoje edhe privat. Unë zgjodha këtë rrugën e pasdites.
Pasi e vura në vijë këtë punë dhe klinika filloi të funksionojë mirë, për hir të asaj që edhe unë kisha mundësi të blija aparaturën që unë kisha qejf dhe që ishte bashkëkohore. Atëherë në një moment të caktuar thashë që unë po i shërbej 30 apo 40 vetëve në ditë, po sikur të bëj diçka për 150 shtretër dhe nja 100 ambulatorë që hyjnë e dalin në maternitet? Mos është më e vlefshme? Dhe mora këtë hap, e pranova përgjegjësinë e drejtorit (të maternitetit) në mënyrë që të bëja diçka ndryshe, për t’i shërbyer afro 300 pacientëve në ditë”.
Por, nga viti 1994, kur Kosova ngjizi idenë e të pasurit të një klinike private, e më pas kur ai e realizoi idenë e tij duke e forcuar klinikën sidomos në vitet kur ishte në krye të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, ka rrjedhur shumë ujë dhe sot ai ka një klinikë shumë të madhe dhe të njohur private në rrugën “Sulejman Delvina” në kryeqytet, një nga më luksozet dhe me pajisjet të teknologjisë më të fundit, e cila sipas ekstraktit të QKR-së rezulton në pronësi të bashkëshortes së tij, Elsës, dhe me administrator të birin, Gentin. Ndërkohë që Kosova pajiste klinikën e tij me aparatet dhe mjetet e teknologjisë së fundit, është fakt se spitali shtetëror për shumë vite ka funksionuar me një eko të vjetër, që datonte me vit prodhimi 1950.
Por, fakti më interesant që zbulon ekstrakti i QKR-së është pikërisht te vlera kapitale e gjithë kësaj pasurie të jashtëzakonshme të vendosur ndër vite nga Kosova. Vlera kapitale e klinikës gjinekologjike “Petal” kap vlerën marramendëse të 2.6 milion eurove, të cilën sipas deklarimeve të Kosovës në emisionin Opinion u nis nga miqësia me mikun zvicerian, i cili kërkonte ta ndihmonte me çdo kusht rreth 20 vjet më parë. Automatikisht, një shifër e tillë e vendos ish- ministrin e Shëndetësisë si një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri.
Sipas përshkrimit të bërë në QKR, klinika private gjinekoligjike “Petal” merret dhe ofron shërbime për “tregti produkte kimike dhe kits per diagnostikime produktesh mjeko-kirurgjikale, aparatura dhe mjete mjeksore dhe elektromjeksore, pajisjesh spitalore në përgjithësi, tregtimin e aksesorëve (pajisje ndihmese) dhe pjesëve të ndryshme, si dhe asistencë dhe mirëmbajtje për të gjitha produktet e lartpërshkruara. Furnizimin e strukturave shëndetësore në përgjithësi dhe strukturave të veçanta që ushtrojnë teknika dhe diagnostikime gjenetike në fushën e fekondimit artificial. Shërbime dhe diagnostifikime të mirëfillta mjekësore në Obstetri-Gjinekologji (vizita gjinekologjike, vizita echografike, analiza laboratorike biologjike, fekondime invitro, pap teste, mamografi, histeroskopi ndërprerje shtatzanie, mikrokirurgji gjinekologjike, etj, të lidhura me këtë fushë), si edhe shërbime në mjekësinë patologjike dhe në atë të profilizuar”.
Ndërkaq, në media është publikuar edhe një fakt tjetër, që ka lidhje me ProFarmën. Sipas mediave, pretendohet se pak vite më parë Kosova ka qenë aksioner i ProFarmës bashkë me deputetin Tom Doshi, çka do të thotë se veç klinikës së tij private, kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës ka lidhjet e tij edhe në biznesin e ilaçeve.
Nga ana tjetër, pak ditë më parë, në shtypin e shkruar u publikua edhe deklarata e pasurisë e Kosovës, ku rezultoi se viti 2013 (kur ai ishte ende në detyrë si Ministër i Shëndetësisë) ka qenë një vit me shumë shpenzime për shlyerje kredie për kandidatin e djathtë që do të garojë për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
Plot 260 mijë euro janë shlyer për vitin 2013, ndërsa është marrë edhe një kredi me shumën e 280 mijë eurove nga Kosova për vitin 2013. Ndërkohë që, për vitin e kaluar, djali i Halim Kosovës, Genti, ka deklaruar një kredi në emër të klinikës “Petal”, me shumën e 280 mijë eurove, ku ka pa shlyer rreth 230 mijë euro. Djali i Kosovës i është bashkëngjitur deklarimit të pasurisë për vitin 2014, si administrator i klinikës private të doktor Kosovës, ku si fitim neto të kësaj klinike deklaron se fiton 1 320 383 lekë.
Për vitin 2012, gjatë kohës kur Kosova ka qenë drejtor në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ka të deklaruar një shlyerje kredie prej 242 770 eurosh. Ka kredi tjetër të marrë me vlerën e 200 000 eurove në 2013-n, ku i ka mbetur shuma prej 157 994 euro për t’u për të shlyer. Për vitin 2013, kandidati demokrat ka deklaruar blerjen e një automjeti të shtrenjtë që kap vlerën e 63 176 eurove, të cilin mesa duket e disponon ende pasi në deklaratën e pasurisë për 2014-n nuk ka asnjë shtim të ardhurash nga shitja e atij.
Përpara këtyre fakteve, ajo që na lind natyrshëm është një pyetje e thjeshtë: Si e ngriti Dr. Halim Kosova klinikën e tij private, e cila me vlerën e tregut sot kap vlerën e 2.6 milion eurove? Automatikisht, një shifër e tillë e vendos atë si një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri, i cili duhet të ketë kursyer shumë para si mjek dhe njëkohësisht si drejtor i maternitetit Mbretëresha Geraldinë. Por, a mund të vihet një pasuri e tillë ndër vite, duke punuar si mjet paraditeve në shtet dhe pasdite në klinikën tëndë private?
Javanews.al
Kush eshte ky miku zvicieran? Ketu fle lepuri.
Dardha e ka bishtin mbrapa thote populli. Do ishte me mire qe Halimi te kujdesej per kete klinike te tijen per te cilen paska shpenzuar shume. Tirana ka nevoje per nje drejtues te zotin me vizion dhe energji, keto elemente Halimit i mungojne. Drejtimi i qytetit kerkon pergjegjesi te medha.
Ua miku nga zvicra ca fshihet mbas ksaj gjeje o doktor. mos eshte valle ndonje pastrim parash? se nga ju ca nuk pritet!!
Po me po nuk te dilnin leket ty. thuaj qe hapa kliniken private qe te justifikoja leket qe i vidhja dit per dite cdo pacienit ne maternitet. as mua sme del rroga po skam aq fuqi sa te hap nje biznes se skam aq kapital qe ta hap biznesin qe dua!
sa e lete qeka te hapke nje klinik po pres qe te mbaroj shkollen edhe une dhe do marre kte mikun tend zvicerian ne telefon qe te me ndihmoj edhe mua qe ta hap edhe une nje klinik private. po ndryshe nga ti do hap klinik psikiatrike qe te vin edhe tju kthej mend njerez si puna e saliut!
Mua me doli nje mik zviceran dhe me tha : te jap sot 100 dollare po neser dua 1000 te me kthesh ?
keto jane muhabete 5 lekshe dhe kjo eshte gazetari 2 lekshe. Shkrimi eshte i mbytur me shifra dhe aludime dinake, pa asnje lloj prove. Per ta bere pak konfuz lexuesin, e per t’i meshuar idese se tij se keto jane perfitime te pandershme, gazetari fut edhe deklaraten e te ardhurave te Halimit e te te birit. Ku qendron problemi ketu? Ata jane pronare te nje klinike private, qe ne Shqiperi nuk eshte ende krim, dhe kjo klinike funksionon me se miri. Kam shkuar shume here atje, dhe e kam pare perhere plot me paciente, qe tregon qe biznesi ecen. Te thuash qe eshte cudi qe nje klinike, pas 20 vjet aktiviteti privat, ka kete vlere, eshte foshnjarake.
Tani, nqse ky gazetari 2 lekesh do e kishte bere punen e tij, pikesepari duhej t’i futej punes per te kuptuar kush ishte ky miku zviceran, e ne c’rrethana e ka ndihmuar Kosoven. Pastaj, do kishte bere mire qe te kerkonte nese kishte ndonje kanalizim te klienteve qe shkonin ne Maternitet, drejt klinikes private te Kosoves. Keto jane pikat ku mund te tentoje te kapet gazetari, e qe duhen hetuar. Ky eshte thelbi i gazetarise. Pyetjen ku i ka gjetur leket e bejme ne, gazetari ka per detyre t’i jape nje pergjigje sado te pjesshme, por te bazuar ne fakte, e jo te beje si Martin Pema i Pop Channel me komplotet e tij. Hamendesimet dhe llafet e kafeneve i bejme ne lexuesit.
Por kuptohet, puna hetuese dhe faktet nuk gjenden duke ngrohur kolltukun ne zyre, e duke shkruar rreshta me hamendesime e aludime te pavlera.
Te gjithe keta gazetaret bejne sikur jane shoket e Savianos, por harrojne qe Saviano i eshte futur punes per te gjetur fakte dhe i ka gjetur ne vrime te miut, me pune te palodhshme, sakrifica dhe vullnet, dhe flet vetem ne baze te tyre, pa aluduar kurre, e jo duke dredhur zinxhirin ne kafe e duke bere artikuj sikur po shkruan horoskopin e dites…
KUSH T’JA PAGUAJE BILETEN PER TE VAJTUR NE ZVICER TE GJEJE MIKUN ZVICERAN? MERO T’JA PAGUAJE?
Une kam nje mik ,si vella e kam, me lutet te me japi nja 100 million euro.Nuk po me mbushet mendja.Nuk I dua.Nuk kam nevoje.Kur te kem nevoje (jo fjale e keqe!) do t’ja marr
He pra si e beri??????? Njerezit kane punuar nje jete dhe nje shpi kane arritur te blejne ndersa ky me rroge doktori ka arritur te ngreje nje klinike. Epo duhet te hetohen te tille kandidate se me cfare “pune” e ngriten pasurine
si nuk me doli mu nje mik zviceran qe te me lutet per te me ndihmuar…
Halim leji kto pordha se nuk mbulohet muti me shurre.
sa ke marre per lindje ne maternitet…sa ke marre ke onkologjiku ku paciente me kancer ja ke mbajtur te fshehur qe ti shtrydhesh nga leket deri sa te vdese….
keto palaconlliqe ne thuj dhe ben berr berr berr per kliniken dhe zviceranin
sa gra te kane vdekur ne lindje dhe sa ke paguar per mos dalje ne gjyq
Si e ngriti? Shume e thjeshte, ishte drejtor materniteti per shume vite, mori eko, aparatura te tjera, analiza, kite e reagente, deri te krevatet nga materniteti dhe i coi te klinika private, duke i drejtuar pacientet atje, duke detyruar ne cilesine e drejtorit qe edhe mjeket e tjere ti orjentonin pacientet atje, po te shihni se kush punon ne kliniken private atje, te gjithe mjeket e maternitetit Geraldine.
Po a ju kujtohet ky kur doli me deklaratat, te legalizojme ryshfetin se pacientet na e japin me qejf. Ky ka marre leke nga ne sa ka dashur, cdo paciente e fuste ne salle per nje infeksion minimal gjenital, nga 300-500 euro operacion, per cdo grua qe lindte, e fuste ne salle, jo me lindje natyrale dhe i merrte nga 500 euro e siper… Llogariteni vete si e beri pasurine halim kosova.
Nje pyetje me lind mua tani, nese halimi do te ishte kryetar bashkie, ku do ta kalonte kohen, ne bashki apo duke menaxhuar kliniken private, se kur ishte drejtor, s’e gjeje pothuaj asnjehere ne maternitet, e jo me tani ne bashki qe s’merr ere fare nga kjo pune.
E tha vete ky gjate kohes qe isha minister kisha mundesi te behesha milioner por nuk u bera. A thua te jete e vertete valle? Njerezit nuk harrojne se dr. Kosova ka kohe qe eshte pjese e strukturave te PD-se. Kjo padyshim qe ka influencuar ne financimin e tij me lehtesirat e krijuara.
Nese fiton ne vit 1.300.000 leke,pra afro 10 mije EURO,si mundet ti kete shlyer keto kredi kaq te medhaja, me shifra qe kur i mndon trembesh,jo me ti kesh detyrime ne banka te cilat,per hir te se vertetes,kur je klient i keq te sekuestrojne edhe shtepine.
Ne 2013 ka shlyer plot 260mije EURO,thuhet ne deklaraten e tij te pasurise!
Ky ka shitur hashash apo “mish te bardhe” se spo marr vesh fare!!!!!!!!
Me cfare lekesh e beri halimi kliniken lind pyetja apo me rrogen gjate kohes qe punonte ne shtet,,
Ore jeni mire nga trut ju te temes. Pak gjera ka me cfare te merresh?? Ky ka 20 vjet me kete pune dhe i del koha per ti bere aq lek. Vilma nushi mori 120 mln euro nga edi per check-up mjeksor
Vilma Nushi nuk ka punuar ndonjehere ne shtet dhe as ka marre pjese ne politike e qeverisje….. Ky Edi qe i ka dhene 120 mln euro, eshte doktori qe i beri check-up-in ? se nuk e kuptoj lidhjen
AVDI SEJDIAJ (kosovari nga zvicera) QE HAPI GROPEN PASD PAllatit te kultures dhe vodhi paret e shqiptareve ne 1992 dhe 93!
AVDI SEJDIAJ (kosovari nga zvicera)HOLLDINGU, QE HAPI GROPEN PAS PAllatit te Kultures dhe vodhi paret e shqiptareve ne 1992 dhe 93!
Dardha e ka bishtin prapa thote populli une i mencur. Ja doli e verteta ne shesh
Komplet idiot. Shtet legen. Aty eshte konflikt interesi. Si ka mundesi drejtor I spitalit shteteror me klinike private? Prandaj futen ne politike per te ruajtur dhe mbuluar dallaveret. Na erdhi miku nga Zvicra dhe e ndihmoi me kembengulje. Str ndihmon vllai e kusherinjtr sot kur vjen puna te leku po hajt mo. Burre kucke.
KUJDES TEMA SE PO DILNI NGA TEMA ME KETO ARTIKUJT. PO I BENI ANTIREKLAME NJE BIZNESI QE NUK ESHTE NE PRONESI TE HALIMIT POR TE GRUAS SE HALIMIT E DO E HANI NDONJE GJOBE PER PRISHJE IMAZHI. NQS HALIMI I KA PAGUAR TKAST NE RREGULL SHTETIT SHQIPTAR AI ESHTE TOP E SKA CA TI BEJE ASNJERI. KA PLOT TE TJERE QE NUK DIHET SI I KANE BERE LEKET E SOT JANE MILIONERE, HALIMI TE PAKTEN KA PUNUAR DHE LEKET I KA VENE ME PUNE. NQS KA NDONJE TAKSE TE PAPAGUAR OK MERRET SHTETI ME TE, NQS JO LERENI REHAT E MOS U MERRNI ME THASHETHEME NE RASTIN ME TE MIRE OSE PRESIONE DHE SHANTAZHE NE RASTIN ME TE KEQ. NQS DIKUSH JU KA DHENE NDONJE INFORMACION NE LIDHJE ME TAKSAT E HALIMIT DHE JU E PERDORNI PER TI BERE PRESION TERTHORAZI KJO NUK ESHTE E NDERSHME. PUBLIKONI INFORMACIONIN DHE AQ. NE RAST TE KUNDERT MOS PRISHNI IMAZHIN E NJE BIZNESI NE NJE EKONOMI TRGU PASI AJO NDIKON NE TE ARDHURAT E ATIJ BIZNESI DHE DO DETYROHENI TJA PAGUANI JU DEMIN.
Ketyre analizave mendoje se trajtohen kote me qellimin per ta deklaruar fajtor. Nuk duhet vepruar keshtu, ne se ka pasuri eshte gje e mire,te pasur te bene mendja dhe kjo duhet vleresuar per te gjithe ata qe kane investuaar ne vendin e tyre,te cilet duhet falnderuar, sepse te investosh ne shqiperi duhet te keshe shume kurajo dhe kjo duhet vleresuar. Une personalisht nuk e shikoje fare si shqetesim kete trajtim qe i bene gazeta por si nje zotesi e dhunti, sepse para mund te kene shume vete por nuk dine te investojne dhe perfundojne neper kazinot shqiptare e italiane, francese etj. Si mundesi per te diskutuar mund te jete fakti qe nje mjek te afte profosionalisht ,te afte organizativisht nuk duhet te shkeputet nga profesioni, sepse profesionin po e le edhe ai te le. SE ka prona e para eshte zotesia e tij dhe kjo nuk duhet te perbeje problem per ne, sepse ne ne fakt jemi duke ecur drejte kapitalizmit, drejte kapitalit dhe kapitalizmi mbahet me kapitalist .
Mos u lodhni kot o njerez.Nuk behen 2 miljon euro me bakshishet e spitalit qofshin edhe me 500 euro. Doktori e shpjegoi qarte. 40 paciente ne dite me 1500 leke te reja mesatarisht.Sumezojini me ditet e muajit dhe muajt e vitit dhe me dekadat qe ka punuar.Ajo deklarata e fitimit prej 13 miljon te vjetra ne vit eshte mashtrim.Ketu fle lepuri. 13 miljon fitim vjetor e ben edhe dyqanxhiu qe shet kavanoza te dera e QSUT-se. Dhe Doktori i ka bere me pune keto ndaj se nget kush.
ty or halim kosova te lumt menderja ,sepse shqiperia ,te pakten qe nga 1992 e ketej ka qene si “”hani i stavros ” ,njehere e nje kohe ne gjirokaster.
tu lumte qe gjete shesh dhe bere pershesh .
ne te tjeret le te hame tum deri sa te ngopemi .
ti befte hallall zoti cke mare me djersen tende por dhe c’ke vjedhur .
ka hyre thelle pislleku ne atdhe.
veshtire te gjesh njerez te paprekur nga kanceri i korrupsionit.
Shihni njehere letrat e ish Iliria Holding se mos del qe kandidati eshte vella me H.S. dhe i ka pasur parate prej tij.
Ah more Halim cfare i bere vetes? Njiheshe si i trashe, i paafte, servil arrogant, tani do te dalesh edhe hajdut edhe mafioz.
Po mor Mero po. Po nje pyetje kam. Pse e hoqe me urgjence nga faqj sondazhin per shokun Vilajet???
A e ka marre vesh kete gje KRYE PROKURORI I BERISHES,Llalla???
Dikur nje shtepi bente 500 mij lek tani ben 500 mij euro por kjo nuk eshte nje argument sic ky artikull shkruan ! Vlera nga viti ne vit e nje matriali apo nje sendi ndryshon dhe nuk eshte nje shembull I cili duhet abuzuar ! Doktor Kosova ka bere kete klinik me Pune Dhe Dinjitet !
bravooooooo.. hajdut si saliu
Sipas deklaratave te tij ne fushaten elektorale, pasuria e tij me e madhe eshte ndershmeria e tij. 2.6 milion Euro? tu bestak furrullah, sa i zoti paska qene. Po ato jane ne te kaluaren, ai do jete i ndershem tani e mbrapa.
A e kuptoni qe nuk ngjisin me keto “zbulime”?
Po Halimi s’ka pse merret me politike po te ishte me tamam mjek.Ene ky biznesmen jo mjek.
Ky sistem eshte i mire per maskarenjte, per politikanet, per disa qe kane mundesi te zhvasin njerezit si mjeke, avokate, police, per banditet dhe kriminelet etj etj. Per te tjeret eshte nje ferr i vertete.
Une mendoj,se shembulli i Doktor Kosoves eshte nje shembull,qe tregon se forca levizese e shoqerise nuk eshte lufta e klasave por interesi dhe rritja e pasurise private te cilat stimulohen nga inisiativa private.
Une kam mbi 23 vjet qe jetoj ne Zvicer dhe me vjen keq por nuk ju besoj perrallave per pathosin qe kane zvicerjanet per te ndihmuar vendet e varfera. Ketu behet fjale per nje zvicerjan qe kishte leke dhe nje ide te mire qe te fitonte leke duke hapur nje klinike private te fushes gjekonologjike ne Shqiperi, gje qe ka me dhjetra ne Zvicer.
Mendojs
se Doktor Kosvova nuk eshte Jesus Krishti dhe
duhet lavderuar per inistiativen dhe rrezikun qe morri persiper. Ne kete rast pacientet qe kane leke nuk detyrohen te shkojne jashte shtetit per kurim dhe kurohen ne klinkiken private te Doktor Kosoves dhe nga ana tjeter Doktor Kosova ka hapur edhe vende te reja pune. Nuk arrij te kuptoj qellimin e artikullit te mesiperm. Duam neve pune APO jo. Pra Kosova ben ate qe kane bere kapitalistat me vite, i sherbejne
segmentit te tregut qe ka leke,rrisin oferten dhe gamne e sherbimeve dhe njekohesisht fitojne edhe veta ata. Edhe nena qe eshte nene nuk ja jep babes pa interes.
Nuk arrij te kuptij se kur do te heqim neve dore nga normat e nje morali te vdekur. Tani jemi ne nje epoke te re ne ate post ideologjike.
Dashuria, Puna dhe dija jane burimet e pashtereshme te jetes, qe duhet te na udheheqin.
Une vete jam i majte por ama nje i majte liberal qe mbeshtet me force tregun dhe qe eshte per nje ekujliber midis shtetit dhe tregut.
Mendoj se asnjeri nuk behet xheloze per pasurite e tjetrin kur ajo vihet ndershmerisht.
Une dhe shqiptare te tjere kemi me shume se 20 vjet jashte dhe as qe mund te mendime te veme nje pasuri prej 2.5 miljon eoro,megjithse pagen e kemi gati 3der ne 4 fish se dr.Halimi apo ndonje minister ne Shqipri .
Nje llogari e thjeshte: Sikur te marresh 100 mije ero ne vit per 20 vjet kurre nuk I ben 2 milljon e ca euro.
Sepse eshte e llogjikeshme se parat qe merr ti do te je tosh,do te krye sh te gjitha detyrimet e jetes e tj. E keshtu del llogaria qe nuk ke mundesi ti besh ato para.
Por sic po verejme ne shqiperi po dalin disa miljonere. Kjo nuk eshte gje e keqe,por puna eshte si jane vene keto para?
Mendoj se korrupsioni eshte mbeshtetje kryesore e ketyre milo nave te vena nga njerez qe kane abuzuar me shtetin ne postet qe kane pasur,ose nga vjedhjet me forma te ndryshme te pasurise kombetare,ndje edhe me aktivitetet mafjoze.
Ne kete rruge mendoj se dhe Dr. Halimi nuk ben perjashtim.
Ne shqiptaret ne vende te huaja po I ndjekim dhe po I shohim keta trima milionere.
I keshillojme te kene kujdes se vjen nje dite dhe I bie bytha ne uje.Populli nuk eshte budalla .Ju kerkon I ta beni ate te tille.VONON por nuk HARRON.
ore azio, ti vetem lexon apo dhe kupton se c’lexon. 2.6 milion euro eshte vlera e biznesit sot ne treg. nuk ka 2.6 milion euro te thata ne dore. po te kishte edhe shqiperia burse si gjithe bota do e kuptoje qe 2.6 milion euro jane vlera e aksioneve te biznesit. neser mund te ndodhe qe ti bjere vlera per shume arsye. shtepite qe shqiptaret i privatizuan per 150 mije leke te vjetra ne 91 sot vlejne 50-60 mije euro. kupton apo ben sikur nuk kupton.
Nje biznes si i Halim Kosoves nxjerr me shume se 100 mije euro ne vit. Vetem me vizitata qe ben ai nxjerr me shume. Nderkohe klinika ka dhe mjeke te tjere, behen analiza, nderhyrje mikrokurgjikale,e me radhe. PO te shtosh ketu dhe biznesin e ilaceve nuk me vjen cudi fare qe ne 21 vjet pune te kesh vene kaq lek. Une pishen nuk ia kam mbajtur Halim Kosoves, por veten kam bere 9 vizita tek ai per dy shtatzani. Per shtate prej tyre kam paguar mesatarisht 15 dollare dhe per dy te tjera 24 dollare. Dhoma e pritjes nuk ishte kurre bosh. Me sakte, dhoma e pritjes ishte gjithmone plot.
Plaku sipas shkrimit me del te jesh Ilir Meta,ai ka te tilla koncepte.Ne nuk jemi komunista por pasuri e till ne Shqiperi nuk mund te vihet me rregullat e ekonomis se tregut,vec me pisllik.
Ku jane ata kuçkunjaret e prokurorise qe te kerkojne nush eshte “miku”nga zvicra
Supozojme qe ekziston ky miku,po ky ku i gjeti parate?Pyet po deshe 1 milion e gjysem shqiptare se si sa fitohen parate ne emigracion,pyeti u dalin tu japin miqve te tipit kosova? (Nuk e kam fjalen te pyesesh emigrante te tipit FRROKU)
Mire prokuroria nuk varet nga qeveria,po drejtoria e policise per pastrimin e parave nga varet?
Keta jane pasaniket e shqiperise qe “bazen e pasurise “e vene nga “miqte ne emigracion”
Kush eshte jashte e di fare mire qe dhe nje qe merr rroge te mesme deri 3000 € ne muaj,ne fund te muajit pothuaj del pile dhe nuk ka tu jape me dhe femijve te tij.
O milet keni degjuar ndonjehere qe ndonje miliarder ti fale nje miku,te themi 100000 €?
Emigranti 1
Me e pakta e te paktes ky bicim
kandidati duhet te hetohet per
shehe pasurie,evasion fiskal dhe
me kryesorja:Tallja qe mendon
se i ben inteligjences popullore.
Jazek!!!!!!!!!!!!.
Ore ky Dr. i nderuar Kosova, a i ka paguar detyrimet e tij fiskale? Po te shkosh ne kliniken e tij nuk merr asnje fature tatimore por vetem nje cope leter bakalli. Me profesionin e tij e leket nendore qe jepen rendom ne maternitet, nuk eshte veshtire te jesh i pasur ne Shqiperi se te ze frika te semuresh vec per leket qe do duhet te paguash.
Po ketij mikut ja shlyu borxhin? Se nuk del per cdo kend nje mik i tille per te mos thene qe nuk egziston pa patur interesa te fshehura apo te deklaruara. Nejse, ai ben si politikan i mire sepse sic tha edhe vete ne Ministri kishte mundesi te bente miliarda, por u permbajt. I ziu ai c’ju fut politikes. Ishte me mire si mjek i nderuar, pa zhurme.
Klinika eshte nje Spital me vehte me shume kate te nenedheshme me Mermer dhe Paisje te Sofistikuare Moderne dhe Mjeket e Spitalit Shteteror te Gjinekologjise te Tiranes jane edhe ketu te punesuar prej vitesh dhe nuk e di sa ka qene taksa e paguar per kete spital te Halim Kosoves , kujt ja bleu token midis pallateve ku nuk ka vend per parkim dhe rrezikon jeten e bebeve te rritur te halimit kur shkojne ne shkolle????????????????
MENDIMI ME CON TEK SALIH BERISHA DHE NDONJE TJETRI NGA KOSOVA SI DHE FONDACIONET ISLAMIKE
Hajdut koke e kembe, njeri tejet i paafte ne profesionin e vet si mjek, me nje djale debil qe vetem librat si ka hapur bdonjehere ne shkolle.
Ja kush eshte kandidati i PD-se, qe vetem ka bere kerdine me vjedhje ne Maternotet dhe si Minister. Ky eshte nje monster, eshte fytyra e PD.
Pse me gjithe mend i merni per te verteta te tera keto qe thuhen? Po pse nuk i kane edhe spitalet shteterore tere keto paisje qe paska ki doktori? Se shtetit i jane dhene me miliona ose me miliarda leke per shendetesine, po hajdutet me ne krye sali nano e fatos berishen e me doktoret Halima me shoke kane ndertuar klinikat private moderne dhe spitalet per popullin jane per faqe te zeze. Mund ti besonim per ndershmeri doktor Halimin etj, po te kishim spitalet te pakten, ne gje dje normale, por ne gje djen qe jane, kurre nuk ju besohet per ndershmeri. Eh ta dije populli se ku fle Lepuri, ja u nxjerr shpirtin nga bytha ketyre.
Dr. Halim Kosova eshte padyshim nje nder figurat me te dashura te mjekesise shqiptare. Por nuk eshte vetem kaq. Ai i ndryshoi imazhin maternitetit, tregoi aftesi te mira drejtuese. Kush e njeh nga afer mund te pohoje per integritetin e tij, qe nuk mund te njolloset nga pseudo-akuza si keto. Sidomos nga njerez qe paguajne 70 mije euro vetem per bojen e viles.
HALIMI KETO I KA MARRE NGA KUSIMET E MAMIT DHE KA SHITUR FICE DHE RRUSHE SI VELIAJ HAHAH OR TEMA PO DERI KURR ME SHPIFJE ORE
Epo ky eshte KULMI! Pyet shteti njerzit si e beri ky kliniken?! ajde tragjedi kombtare ajde! jo re jo! do votoj PD dhe le te behet nami. zdo tallin lesht me popullin kto rilin diot te flliqur! po pse mer populli do e gjej si i beni leket ky? ky jeni o o o se di se ca emri tju vej! a e imagjinoni dot ne gjermani te pys shteti su ku i gjeti dikush leket te boj kte apo ate??! ato e din permendsh sepse ndryshe behet nami! kurse kto rilindiotet ktu kane dy vjet qe vetem pysin,ku i gjeti leket berisha,ku i gjeti basha,ku i gjeti doshi etj etj. propogande e paster. dhe cuditem me disa ktu qe hiqen dhe si te mencur gjoja dhe japin edhe argumente pale! ptuuu rrrace e keqe,skeni per tu bo asiher njerez!
Turp Mero! Ky eshte nje nga personat i cili arritjet i ka personale dhe jo me ndihmen e politikes apo bizneseve te zeza…Po te bejme nje arsyetim llogjik, ja u ha mendja se ne vitin 1994 kishte mundesi nje doktor te vidhte 2.5 milion euro??? Para Halimit ka shume e shume te tjere qe duhet t’u besh analiza, majtas e djathtas, apo vetem kur doni juve?? si mendoni qe Ilir Meta qe nuk ka punuar nje dite ne pune jopublike eshte i ndershem? E pra, e keni Krietar Parlamenti, keshtu qe lerini llafkat futeni bishtin ne shale e boll bete bla bla bla…po me shokun Sali qe do t’i punohej qindi sa te vinte Rilindja ne pushtet, cfare u be??? Turp Mero me vjen keq po je bere si dikur miku jot Fahro…….
ORE DHE KOMUNISTET KUR ERDHEN NE PUSHTET NE 1944 KESHTU IA FILLUAN, KY ESHTE KULAK SE KA VENE SHUME PASURI, KU E BERI, SKA MUNDESI TA KETE BERE ME DJERSE, KA PERFITUAR ME CMIMET ME TREGUN ETJ ETJ. PO NORMAL O LALI QE TREGTARI DO PERFITOJE NGA CMIMET E NGA TREGU SE PRANDAJ ESHTE TREGETAR, E DERISA SKA NDONJE LIGJ QE ENDALON PASURIMIN PSE MOS PASUROHET? NQS I KA PAGUAR TAKSAT NE RREGUL SHTETIT HALLALL TI KETE. NQS JU MENDONI SE SHTETI E KA TAKSUAR PAK, ATH MBLIDHINI RILINDISTET DHE RRISNI TAKSAT PER TE PASURIT, SE JO PER GJE PO ESHTE DHE GJASME QEVERI E MAJTE QE MBRON TE VARFRIT NGA TE PASURIT PAMVARESISHT SE TE VARFRIT I PLASI MRENA SE SKANE ME PAGU DRITAT PO KY ESHTE TJETER MUHABET.
mire halimrat e velijerat qe dihen, po bagetia popull qe i voton ne cfare kategorie hyn…………?
Vazhdon gjyetia e shtrigave!
Artikullshkruesi anonim,pra jo i besueshem,tendencioz,ndoshta edhe mashtrues.
Koh ka patur boll ky palogazetare,perse u kujtua pikerisht tani per denigrimin e Mjekut te nderuar Halim Kosova?
Kenaqeni qe i perdhosni edhe te ndershmit,kush mbetet pastaj?-hienat,
qe hajne njeri tjerin.Jo jo,hienat nuk e hajn njeri tjetrin,ju jeni me keq se ato.
Erion Veliaj nuk ka asnje te mete?
Erion Veliaj do te shtoi siperfaqet e gjelberta,por nga ana tjeter kritikon per moslegalizim e 4000 ndertimeve pa leje!Ku do ti gjeje keto
copeza gjelbrimi,ne Dajt???(Se mos duhet te prishen perseri pastaj?!).
I nderuari Z.Halim Kosova ka disfavor moshen,menaxhimi ne pikpyetje,por
si njeri,eshte 1000 here me i paster se sa Erion Veliaj.
Megjithate,un besoj,se qytetaret e vertete do te votojn jasht militantizmit partiak.Nje vote per Gjergji Bojaxhi.
PD duhet te heq kete kandidature sepse sic duket nuk eshte e duhura,po behet shume qesharak kur thote se nuk ka marre asnjehere leke nga pacientet kur te gjithe e dime qe genjen
NDONJE FAKT DO VLERESOHEJ SE TEPERMI DANIEL SE ME LLOQE JEMI MBUSHUR.
Nga svicera kemi sjell shume tjera edhe pse shqiptaret nuk e dine:kur klinikat ne svicer Kane rinovuar ato ,i Kane dhane gjithe materialin,vic a ke mundesi me haute ne shqiperi! Klinika neuroligjike u pajise keshtu,carcaf ne kukes po ashtu,fotokopje per cdo universitet dikur-edhe pse familja cela i privatizoj,-etj etj..pra bravo De kosoves i cili bile keto i ka vu mire ne perdorim edhe me keto ka kryuar vende Pune,sherbim te mire edhe kushte korrekte qe na mundesojne lindjet edhe explorimet e nevojshme ne vend!bile kjo klinik sherben njerezeve,Kurse dasma e veliajt askkujt!
Perfundimisht, gjithe kupola e PD eshte kriminale. Populli le ti votoje, qe kjo kupole ta rjepe per se gjalli. O popull budalla, nuk ka PD e PS, por ka nje grup PD qe don rremuje e rrampalle qe te vjedhe e vrase, dhe nje grup, qe kerkon te ndertoje shtet, te gjithe te paguajne dritat e ujin, te mos ndertoje kush pan leje ne pronen e tjetrit e keshtu me radhe. Popull, mendo!
Me siguri halimit si cdo mjeku te pjerdhur te shqiperise ja kane dhene leket me dhune pacientet.Me keto pak leke arriti te ngreje nje klinike me paisje ultra moderne.Realisht nuk po e kuptoj ,ju tek shqupi jeni palla apo beni sikur jeni?
Mos u merrni me kete se ky te pakten ka bere dicka te mire.. Po ai cuni i mamit qe edhe dasmen e beri me kursimet e mamit
po si thote…me mori prap miku nga zvicra ne tel dhe me tha,ore une dua te ndihmoj ty,do apo zdo ti….hahahaha kta te dhjesin gazit..
TANI EDHE ROCKFELLER KUR E PYETEN SI U BE I PASUR THA, PER MILIONSHIN E PARE MOS ME PYESNI, TE TJERAT QE ERDHEN ME PAS MUND T’JUA SHPJEGOJ
Te gjithe doktoret ne Shqiperi mbas v.90 per cdo sherbim qe benin mernin leke.Edhe ai qe skishte do ti gjente se ndryshe sherbimi do te kalonte perciptas e keshtu me shendetin nuk behet shaka.Tek rasti i Limit eshte e thjeshte pasi shikoni si rritej popullsia ashtu eshte edhe rritja 100 fish e parave.Le te dali nje person e te thote qe ka lindur gruaja ne spital dhe ska paguar.Kur u be klinika private cmimet shkuan ne tavan dhe aparaturat e shtetit ishin jashte loje.Kjo ndodhi me Halimin,Petrelen e gjithe te tjeret me radhe.
dhe ku eshte faji i halimit ketu? aparaturat e spitalit shteteror i rregullon shteti e jo halimi. ti do te thuash qe jane lene qellimisht ashtu, edhe nqs eshte ber me qellim prape halimit ske ci thua, pasi nuk i prishi halimi e nuk i rregullon halimi. ti do te thuash psh qe ministri i shendetesise se asaj kohe merrte rryshfetin e tij qe aparaturat te rrinin ne ate gjendje te prishur, ndoshta, por kjo duhet hetuar dhe duhet para pasuria e gjithe ministrave te shendetesise se asaj kohe e kesaj kohe per te pare nqs ka ndonje perfitim tangent nga lenia jashtefunksioni e aparaturave te spitalit shteteror. por drejtori i spitalit ka per detyre te vere ne dijeni ministrine per gjendjen e spitalit dhe nevjat qe ka, kaq, me te tjerat merret ministria. nqs ministria i ka leshuar fond spitalit per rregullimin e aparaturave dhe halimi nuk i ka rregulluar ath te hetohet pse nuk u rregulluan aparaturat dhe ku shkuan leket e destinuara per kete pune. kuptove o shoku gazetar, kete pune duhet te besh zotrote, bridh me laps e bllok ne dore e kerko informacion ne cdo drejtori e ministri nqs do te zbulosh ndonje abuzim te halimit, perndryshe me lloqe tavoline e thashetheme kafeneje mos u merr.
Ja fusni kot. A keni par ndonje mjek qe s’te rjep. Po keshtu, kush nga ju e ka cuar gruan tek doktor Halimi dhe te thote qe nuk ka dhene asnje kokerr leku.
Prite kur te nxjerrin nje video ku tregohet si i perlan eurot DOKTORI I NDERSHEM.
Eshte thinjur me ti shpetuar jeten grave profesor jo duke shitur fiq fiq kam shtur dhe une nuk jam i pasur cfae te ha batutat e rames
Mendoj se Kosova nuk eshte per kryetar bashkie sepse mezi nxjer fjalen dhe sic themi ne “fle ne kembe”Babai me tregonte se gjyshi kur merte puntore per te punuar ne fshat ne fillim I shtronte hante buke.Po te hante shpejt e mbante po te hante ngadale I theshte qe nuk mund te punosh
E ropen kete popull te shkrete dhe nuk kane te sosur, nje pjese e ketyre zotrinjeve ne fillim te atyre viteve vodhen sa deshen, njerezit e shkrete nuk i drejtoheshin spitalit shteteror se nuk kishte sherbime, si ky halimi ne gjinekologji, si ai tjetri te spitali 5,etj, etj, cfare t’u numerojme ketyre, ia kemi borxh doktorit te zemres qe e coi kete mjeksi ne degradim, dhe hapin goje keta,ulni kokat e mos flisni se keni pas vehtes tuaj mallkimin e gjithe popullit.
Ai zvicerani quhet Qife dhe Halimi nuk genjen sepse Qifja ka lek me dhi
Nuk eshte nje shume merramendese, por, Zotnia a ka paguar taksa? Sa Taksa ka paguar? E te kuptohemi taksat i paguan konsumatori eshte pjese e çmimit te sherbimit. Sa taksa ka paguar dhe eshte shume e thjesht qe te nxirret se a ka vjedhur o jo? Se ka paguar taksat sipas ligjeve ne fuqi eshte person i nderuar dhe meriton gjithe respektet e rastit dhe voten, por nuk besoj se nuk ka bere evasion.
Doktoror “GOPI” mos kujto se na i ngope, nuk i ha njeri mashtrimet e tua. te gjithe grate me barre i drejtoje nga marteniteti tek klinika jote dhe keshtu u pasurove. Pra istitucionet shteterore i vure ne sherbim te vetes tende. Bashkia do aministrator dhe jo specialist “GOPI” se boll na i kan ngopur?
Amerikanet thojne: “Haters will always hate”!
kush eshte miku zvicerian? po hajdin sejdia eshte o njerez; nuk e kuptoni pse nuk ja permend emrin me krenari?? per shkak te molepsjeve me allishverishet qe ka neper bote e shqiperi. hajdini ja ka sjelle ekon halimit e ku me pas beri kerdine duke genjyer njerezimin
Po cte duhet politika or Halim !Mir thon qe kafsha kur esht e uritur esht e rrezikeshme ndersa njeriu kur esht i ngopur !Mos ndiq gjurmet e kolegut kriminel ,hajdut ,tradhtar e tani cirret percart ne foltore e po behet si Shabon Qosja nvaktit!Ri or Halim se ke qen cun i urt e cun i mir po shkove e u ngatrove me PD e qelbur e u infektove ose me mir te them ju pershtate kohes e i mushe xhepat si gjith parlamentaxhijt ! Cpate qe ste le tafmoja e ju fute politikes !!!! Mennoni or miq cfar qari paska politika!!!Tu qen pronar klinike 2,5 milionshe prej miqsh Svicre me te ardhura te sigurta mujore e vjetore ,prap “bishti qenit” bisht qeni ngelet ! Mir e thu ti moj Rezi, po ai kryeparlamentari skish tjeter zanat e gjeti shesh e ben pershesh se pa politiken ,hajdut xhepash do kish perfundu po ky doktor akoma sdi kush esht PDja ??Cerdhe hajdutesh e kriminelesh qe te vjen turp tju afrohesh me cka i ben ktij populli e ky del e fryhet ne emer te tyre !!!Le tja ler Grides me shok e shoqe qe ju ka plas cipa e vet te qendronte larg !Ky esht mendimi im modest e skam pse futem ne hollesira……
kryetari i bashkise eshte administrator jo politikan. ska lidhje. nuk jane zgjedhje politike tha rama. nqs eshte administrator i sukseshem ne biznes pse mos jete edhe ne bashki. fundj dhe bashkia nje lloj biznesi eshte, vetem se eshte biznes ne sherbim te publikut e jo te vetes.
2.6 mil euro nuk jane asgje, eshte klinike ajo nuk eshte qebabtore… Njerez shikoni shtrember dhe rrini drejte.
O buf,s’te pyeti njeri a jane a s’jane gje 2.6 milion euro (per ty s’qenkan gje),po ku i gjeti ky ato 2.6 milionet e eurove!?
nuk i gjeti, eshte vlera qe kapin ne treg ne kete moment investimet qe ka bere nder vite dhe vlera qe ka si biznes. ore nuk do ju japim leksione ekonomie se del nje gazetar pa emer i Temes dhe hedh nje gur ne lume e turren 100 te tjere ta nxjerrin
Mos hani inat kot o shqiptar. Beni edhe ju 15 vite shkolle..punoni 30 te tjera dhe ndoshta do te arrini kaq e me shume. Mos rrini duke u marr me llafe gjithe diten neper kafene, sic po beni edhe ketu madje. Se kush eshte Z.Kosova e njeh gjithe Shqiperia e me gjere, keshtuqe nuk ja ndyn dot emrin nje artikull kaq thjesht…
Te gjithè derrat kanè nje turi,nga dosa del gici dhe bèhet derr e kaluar derrit.Babaxhani èshte usta i vjetèr dhe i bènè gjèrat urte e bute ashtu si ka ngritur klinikèn pa futur duart ne xhepin e tij.A mendoni se ka dalè nje bamirès zviceran i regjur ne kapitalizèm tè ndihmojè H.Kosovèn?Besojeni po deshet por eshte miku i stanit berishè.
Une mendoj se ILDKP-ja eshte tersisht e paafte te beje detyren. Ato duhet te ndrrohen menjehere, ato, regjistrojne cfare deklarojne keta te pasur maramendes dhe asgje tjeter dhe i marrin rrogen shtetit duke qendruar me teftere e regjistra deklarimesh jo vetem te ketij doktori, qe flet “urt” e “bute” me popullin, por qe nga Kryetari i Parlamentit dhe deri te bizneset e vogla. Po sa ka si Halim Kosova me qindra qe kane marre me grushta pasurine e perbashket, kane shfrytzuar postet e tyre dhe ILKDP-ja, e pordhi kali ne dere te hanit, i degjojne dhe marrin rrogen, duke thene se kjo eshte “inisiativa e lire” dhe gjume. Ne SHBA, nje konstatim i tille me anen e nje shkrimi te thjeshte si ky, do te shkonte nje grup revizioni qe te pakten per 10 vjet i nxjerrin ujte e zi privatizmit te ketij mjeku qe don te marre nje dore dhe duke qene kryetare Bashkie, dhe Rama me batutat e tij i qane hallin kalorsit se i varen kembet nje mjeku te “lodhur”. Jo vetem ky shkrim por me dhjetra ka denoncuar kjo medie dhe asgje, vetem slloganin e Rames qe po mundohemi te riparojme te rrenuaren Shqiperi; por kush jane ata qe e rrenuan, lejuan pasurimin krejtesisht ne rruge korrupsioni, Rama thote le ta gjejne nga “Perendia”! Ketu i mbarojne bojrat piktorit! Po nuk e kupton ky kryeminister se sa do te persosura te jene vendimet e qeverise per investime te huaja dhe te brendshme, keto do ta kene efektin e tyre mbas nje 20 vjetesh; ne rast se nuk do te luftohet per t’i kethyer bankes se shtetit gjithe vleren qe duke shperdoruar postet zyrtare, duke levizur me imtesi gjithe rruget e korrupsionit, jo vetem nje mjek si ky, por gjithe nepunesit qe dukshem, jane te evidencuar me nje pasurim kaq te shpejt e marramendes dhe ma skandalozja qe qeveria i mban ne drejtim, po kandidojne si ky mjeku, drejtojne KLD-ne e orgaqnet e gjykatave dhe Rama mjaftohet vetem me cfare ka bere qeveria e tij dhe do te beje ne te ardhmen; por per vitet qe kane shkuar ai eshte i mendimit qe dhe per kete lloje korrupsioni te orjentoje qe njerzit te shikojne perpara dhe jo mbrapa. Rama ka besim se kontrolli nga jashte ne formen e ngritjes se byrose se hetimeve te krimeve te renda, do t’i jape Rilindjen e plote te Shqiperise, qe une them se konfrontimin ne fund te mandatit do ta kete baraz sa i gjithe populli te ngrihej dhe ta rezonte me dhune! Une si nepunes nuk me nevojitet me kohe qe te pres se cfare do korrin nga kjo mbjellje. Asnje peshkaqen te majmerise se larte nuk ke sot ne burg, vazhdojne te mbushen burgjet me krime ordinere. Akom Rama nuk ja ka shjeguar popullit se si u grabiten dhe ku shkuan 7.13 milion dollare nga Banka e Shtetit gjate qeverisjes se tij! Te pakten para zgjedhjeve, beje nje amnisti, nxjerri fshataret e gjynafqaret,rrezikzinjet, hallexhinjet, boshatisi birucat, se per kete te kane dhene besimin, mos i mbaje me premtime komunizmi, qetsoje vendin se keshtu ndalohet dhe largimi masiv i shqiptarve, duke u kethyer shpresen e humbur! Pra, votat ishin lum per Ramen, por lum ne se si po e mbjelle token e papastruar dhe se perseri fara do te bjere ne token e rrenuar dhe qe pikerisht per ta pastruar ate, mori votat ne 20013-ten! As edhe nje shkremoqje “bllokut” te rrenimit te vendit, vetem metoda e vjeter, sa dhe keta nuk e besojne se si Rama kaq luftarak ne fillim, filloje justifikimin se nuk jaqm prokurori, nuk jam gjykate, a thuese keta zgjidhen nga kozmosi! Rames i ka hyre frika!
Te pakten ka investu ne Shqiperi. Nuk i ka nxjerr leket me thase jashte
Keta jeniceret e padishahut Edver Rama edhe Krishtin dhe Muhamedin bashke tu vesh kundershtar e kane per borxh ti bejne qepaze. A nuk bene keshtu edhe baballaret e tyre qe hipnozuan nje popull te tere dhe I ngriten ne kembe te prishnin kisha e xhamia dhe te zene Zotin me gure?
Kerkojne te na mbushin mendjen se eshte me I mire per Tiranen dikush qe bemen me te madhe ne jeten e tij ka “jastekun e Griseldes” se sa dikush qe ka 40 vjet qe I sherben me devotshmeri nje populli te tere!!!!
Ne qoftese hetusia kerkon te gjej ato burimet e atij Zviceriani ajo duhet te kontaktoje zyrat e taksave zviceriane se ai qe i dha para Kosoves a i ka paguar taksat ne zvicer per ato para apo jo dhe atehere kapet Kosova qe me sa kuptoj une ai (si ai jane 99% te shqiptarve te pasur sot)ka vjedhur ndihmat qe i kane pas qene destinuar per spitalet shqiptare por meqe ka qene minister ka vjedhur ndihmat dhe ka bere kliniken e tij.Nje rast shum i mire per te kapur hajdutet sepse hajdutet jo vetem pasurohen por ato kerkojne te behen te pushtetshem per te mdrojtur vjedhjet dhe eshte rasti me i mire qe ky te hetohet dhe te konfiskohet po qe se ka vjedhur ndihmat e spitaleve te shqiperise.nuk ka rendesi eshte i djathte apo eshte i majte hajdutet kane nje fytyre dhe nje moral qe eshte moral morazi
ti mendon se ministria e financave i ka akoma arkivat e vitit 1994, te para 20 vjeteve? me ligj cdo kompani private duhet te ruaje dokumentacionin financiar apo thene ndryshe librat e kontabilitetit deri ne 10 vjet, dmth fatura, pagesa, taksa, shpenzime, te ardhura etj. pas 10 vjeteve mund te fshish menderen me ato letra e nuk te thote gje njeri. keshtu qe kot sa beni ju gam gam dhe gazetari bashke me ju.
Po perpiqem qe ta besoj doktorin, se profesioni i tij me detyron respekt. Nje pyetje te thjeshte…
– Pse nuk more kredi ne banke per te hapur biznesin tend , doktor ? Pse nuk veprove ashtu si cdo njeri qe ka nje ide, ka nje vizion dhe ka deshiren per te qene i pavarur nga rushveti i pacienteve ?
Ky miku nga Zvicra nuk eshte shume bindes, megjithse edhe mund te beje vaki …
sepse gjeti nje investitor, e thjeshte apo jo.
Ky Halimi perfaqeson ata individe te urryer te mjekesise shqiptare qe me veprimtarine e tyre te ndyre ne nje vend normal se paku do te ishte pezulluar nga puna me kohe…. mos te themi te ishte futur fare brenda. Njerez si ky (apo psh: Petrela ne neurokirurgji apo dhe ca te tjere tek kirurgjia…) monopolizuan ne menyre kriminale sherbime jetesore ne vend. Nga pozicionet e tyre drejtuse u pasuruan ne menyre gjakatare duke varferuar sherbimet shteterore me te cilat paguheshin dhe i cuan pacientet ne klinikat e tyre private. Konflikti i interesit i ketyre individeve ka cuar ne nje vuajtje te pa mase te njerezve te thjeshte qe sorollateshin pa shprese neper spitale sepse nuk u mbaronte njeri pune….. shko tek klinika private u thone! Si more, miliona euro vihen me pune te ndershme mjeku? Po policia financiare a vepron apo eshte kot? Si lihen keta individe pa u hyre gjemb? Me tej se nje fushate per kryetar bashkie, me kete rast duke dale ne publik ky individ duhet damkosur per c’fare i ka shkaktuar njerezve te thjeshte, dhe kjo tu behet mesim te tere “Halimeve” te mjekesis shqiptare. Ai nuk eshte shembull per tu glorifikuar, por shembull per tu denuar, per hir te nenave, motrave dhe grave tona.
Miqtë e mi!
Unë jetoj në Gjenevë. Mund t’u them vetëm një fakt. Këtu, kur shkon në një lokal për kafe dhe porosit një EKSPRES, t’a sjellin PA GOTËN ME UJË. Merreni me mënd sa KOPRAC janë. Natyrisht, po t’a kërkosh ujin, do t’a sjellin. Por filxhani i kafesë vështirë të ketë copën e letrës nën të.
Këta janë zviceranët. Tani nxirreni vetë se sa XHYMERTË janë. Çdo thënie për hedhje të hollash, përveç se është një gënjeshtër e trashë, është edhe një naivitet prej fëmije të besohet.
miku zvicerian mos eshte ” SHQIPONJA ” ?!!!
pervec asistent dhe echo, a ka operu ndo1 here ky lloj gjinekollogu ?
ca kualifikime e tituj ka ?
ka cv-ne e 1 specializanti medioker.
Milioneret jane njerezit qe nuk ju qajne hallet kurre popullit,por duan qe atyre milionave , t’ju shtojne edhe ca miliona te tjera !Nuk thote kot populli : ” I ngopuri nuk i beson kurre te pangrenit !”
Duke abuzu me pi…n e grave
une mbaj llogarine e nje farmacie te thjeshte me rreth 40m2 ,i mmbyll bilancin dhe fitimi neto del diku tek 15 milion leke te vjetra. Imagjinoni me tere ate klinike me shume sherbime se sa eshte fitimi neto real.
Me vjen keq qe po e shkruaj por jemi populli me keqdashes ne bote. Ne vend qe te krenohemi me njerez te tille te perkushtuar, ne mundohemi me cdo kusht t’i perbaltim ato. Thirrini mendjes o njerez, mos u beni kaq te keqinj ne shpirt. Vleresoni njeriu qe punon dhe fiton me pune dhe jo njeriu qe pasurohet pa punuar duke vjedhur nga te mundet,sic ka ndodhur rendom ne Shqiperi. Behuni te arsyshem, mos shkruani vetem nga urrejtja qe keni per ata qe mendojne ndryshe jush.
Po ai eshte nje cope hajdut I I paskrupullt moj!! Burri motres sime me mesatare te shkelqyer dhe vendin qe I takonte atij ky monstra qe qesh ja zuri me dashnoren e nipit…ja ky eshte ky…
Halim mos halim turp e faqja e zeze…shite vendet e punes ne maternitet e me pas ne ministri. Tall eshte duke treguar verdalle mesazhet e edit qe te “lutej” te fusje ne pune mjeke…por ti nuk ishe budalla. Ti I shite vendet e punes. Madje ne kurriz te atyre qe ju takon ato. Ti Je nje pis o halim. Karma is a bitch e do te shikojme fundin tend. Nje budalla si Tupi me siguri do ja hape groped veten heret a vone.
Ju në çdo lloj të vështirësive financiare? A keni nevojë për një kredi për të pastruar borxhet tuaja? A jeni duke shkuar për të rritur financat tuaja? Ju jeni një person i biznesit i cili dëshiron për të zgjeruar kompaninë e tij / saj. Ju jeni në këtë mënyrë kërkohet të kontaktoni, besimin hero të vërtetë dhe efektive të kompanisë kreditimit kredi kredi. Kam mësuar të dy individëve dhe qeverisë për efikasitetin tonë të lartë.
Shërbimet përfshijnë:
* Kredi personale (Sigurt dhe të pasigurta)
* Kredi Biznesi (Sigurt dhe të pasigurta)
* Përmirësimi Faqja kryesore
* Kredi Inventor
* Kredi Auto
etj ..
Ju lutemi të kthehet tek ne, nëse jeni të interesuar, nëpërmjet [email protected]
Ne jemi të certifikuar,
të besueshëm, të besueshme, efikase, të shpejtë dhe dinamik.
[email protected]
sinqerisht,
Louis Banner
GARANTUAR 3% KREDI OFERTA
A keni nevojë për kredi për biznesin tuaj, ose ju duhet të holla për të filluar ose zgjeruar kompaninë tuaj dhe të përmbushin ëndrrat tuaja Na kontaktoni sot ([email protected])
Informacion Huamarrësit
Emri i plotë: ………………..
Vendi: ………..
Gjinia: ………………….
Mosha: ………………………
profesion: ……………….
Personal Telefoni No: ………..
Shuma e kredisë ……..
Kohëzgjatja e kredisë: …………………..
A keni aplikuar më parë? ……………..
faqe ku ju pa lajmërim ………………………….
“Kënaqësinë e juaj është krenaria jonë”
të fala
mr Dieter
GARANTUAR 3% KREDI OFERTA
A keni nevojë për kredi për biznesin tuaj, ose ju duhet të holla për të filluar ose zgjeruar kompaninë tuaj dhe të përmbushin ëndrrat tuaja Na kontaktoni sot ([email protected])
Informacion Huamarrësit
Emri i plotë: ………………..
Vendi: ………..
Gjinia: ………………….
Mosha: ………………………
profesion: ……………….
Personal Telefoni No: ………..
Shuma e kredisë ……..
Kohëzgjatja e kredisë: …………………..
A keni aplikuar më parë? ……………..
faqe ku ju pa lajmërim ……………..
“Kënaqësinë e juaj është krenaria jonë”
të fala
mr Dieter
GARANTUAR 3% KREDI OFERTA
A keni nevojë për kredi për biznesin tuaj, ose ju duhet të holla për të filluar ose zgjeruar kompaninë tuaj dhe të përmbushin ëndrrat tuaja Na kontaktoni sot ([email protected])
Informacion Huamarrësit
Emri i plotë: ………………..
Vendi: ………..
Gjinia: ………………….
Mosha: ………………………
profesion: ……………….
Personal Telefoni No: ……..
Shuma e kredisë ……..
Kohëzgjatja e kredisë: …………………..
A keni aplikuar më parë? ……………..
faqe ku ju pa lajmërim ……………..
“Kënaqësinë e juaj është krenaria jonë”
të fala
mr Dieter