DEBATI/ Mbi By-passin e tunelit të Rrugës së Arbrit

11 Tetor 2016, 17:24Ekonomia TEMA

Nga Inxh. Faruk Kaba

Duke lexuar shkrimin e një farë grupi të ashtuquajtur “Lobistët e Rrugës së Arbërit” dhe duke menduar një përgjigje për këta zhurmëtarë të pabesë, më shkoi mendja diku në mesin e viteve ’90. Sapo kisha rifilluar punë me biznesim tim privat, zyrën e projektimit. Ishte vjeshtë dhe një përmbytje e jashtëzakonshme kishte pllakosur zonën e Kurbinit në afërsi të Milotit. Argjinatura mbrojtëse e tij, veçanërisht në zonën e Fushë-Milotit, ishte çarë vende-vende dhe një telefonate nga strukturat e pushtetit vendor kishte kërkuar prezencën tonë, për të bërë të mundur projektet dhe zgjidhjet inxhinierike për rehabilitimin e saj. Në firmën tonë punonte dhe specialisti më i mirë i mbrojtjeve nga lumenjtë në vendin tonë. U nisëm sëbashku menjëherë në vend. Grupe njerëzish nga pushteti lokal dhe ai qendror, por jo vetëm, dominonin kudo, merrnin e jepnin urdhra e porosi ngado. Duke vizituar argjinaturën e dëmtuar (për fat të keq edhe nga dora e njeriut), takojmë një prift të Komunitetit të Sant’Egidio. Kishte ardhur me një ndihmë jo të vogël për atë kohë, prej rreth 100 mijë dollarësh, për të ndihmuar fshatarësinë e dëmtuar rëndë nga vërshimet e lumenjve. Ecëm një copë rrugë nëpër argjinaturë, shkëmbyem disa mendime në mënyrë shumë miqësorë dhe kur e pyetem se si e ndjente veten këtu në Shqipëri, u kthye dhe na tha: “Shikoni, kam qenë dhe kam dorëzuar ndihma në mbi 100 vende të botës, por vetëm këtu (në Shqipëri) më ka ndodhur që të sjell ndihma e të më kërkojnë edhe llogari.” Qeshem, por në të njëjtën kohë e ndjeva veten keq. Pse jemi kështu ne? Mos vallë është sjellje e njerëzve të pa-emancipuar?….. dhe provincialë?

Kaq për “lobistët” e Rrugës së Arbërit, të cilët në fakt meritojnë një dackë shembullore.

Tani, për lexuesin edhe të revoltuar me të drejtë, por që nuk i njeh të gjitha detajet: Së pari, propozimi për ndërtimin e një bajpasi në tunelin kryesor të rrugës së Arbrit, është bërë nga unë, autor i rrugës së shumë pritur dhe autori i këtij shkrimi, drejtuar autoriteteve zyrtare, nga të cilët nuk kam marrë ende një përgjigje. Nuk është aspak e vërtetë që kjo është iniciativë e Qeverisë. Ç’është e vërtetë është e vërtetë! Sajesat që për më tepër marrin dhe erë politike, duket se synojnë më tepër nxitjen e ndjenjat e lexuesve për t’i shfrytëzuar më pas për protagonizëm të pamerituar.

Së dyti, unë e kam shpjeguar edhe më parë se propozimi “cinik” kinez, me një ofertë financiare katastrofike dhe të tej zgjatur në terma kohorë, më detyroi t’i drejtohem autoriteteve përkatëse shtetërore, me një propozim shumë racional. Madje, para se të ndërmerrja këtë nismë, kam marrë edhe mendimin e Shoqatës “Bashkësia Dibrane” (Shoqata e vërtetë që përfaqëson Dibrën dhe Dibranët) duke gjetur mbështetjen e tyre të plotë. Arsyeja është e thjeshtë: me minimumin e mundshëm të investimit (vetëm 75 milionë euro) dhe kohës, të mundësohet ndërtimi dhe rruga të vihet në shfrytëzim (për 15 deri 18 muaj). Edhe sikur të fillojë ndërtimi i rrugës në këtë moment që flasim (përfshi tunelin), do të duheshin 3 vjet. Ndërkohë, duke ndërtuar rrugën dhe bajpasin me një investim shumë modest, rruga hyn në shfrytëzim në më pak se dy vjet. Pretendimi se “propozimi i Kabës është i papranueshëm”, është në rastin më të mirë tregues i mos njohjes dhe injorancës sa i përket këtij projekti në tërësi. Por më shumë se kaq, duket se është veç se një sjellje cinike provinciale, që nëpërmjet kësaj vepre kërkon protagonizëm të pamerituar. Sigurisht pretenduesit nuk e dinë, që po të ishte se unë do të doja ta bëja rrugën pa tunel, si autori i kësaj vepre përfshi tunelin, mund ta kisha bërë që në fillim të studimit dhe projektimit të saj dhe askush nuk do të kish mundur ta ndryshonte. Madje gjatë procesit të studimit, shifrat (e kostos së ndërtimit dhe të dhënat e trafikut) e sugjeronin një gjë të tillë. Por unë me kurajë civile, me ndërgjegje qytetare dhe falë edhe mbështetjes së ish-ministrit të transporteve të asaj kohe, mora përsipër në fillim vitet 2000 projektimin e rrugës me tunel në Qaf Murrizë. Kjo është mëse e qartë dhe këtë e dinë edhe “lobistet” pa emër, por sulmi i tyre është i mirëmenduar.

Edhe një sqarim: tuneli i Murrizës në rrugën e Arbrit, është një tunel me një tub, por për fatin e mirë, ka mundësinë e një bajpasi (pasi edhe mund të mos ta kishte, nëse terreni nuk do ta lejonte). Sipas normave Europiane, nëse nuk ka mundësi bajpasi, nuk lejohet ndërtimi me vetëm një tub. Ky bajpas, në çdo rast do të duhet domosdoshmërisht të ndërtohet, qoftë për arsye të thjeshta shfrytëzimi (çdo aksident brenda në tunel bllokon të gjithë lëvizjen), qoftë për arsye të ndërtimit të shpejtë të veprës (në mënyrë që të mund të punohet nga të dy skajet e tunelit). Bajpasi vërtetë kalon në kuota të larta, 1325 metra mbi nivelin e detit (në një pjesë të shkurtër), por së pari, bajpasi presupozohet të shfrytëzohet vetëm përkohësisht, deri në ndërtimin e tunelit, dhe së dyti, rrugë të përhershme të ndërtuara në këto kuota, janë të shumta, madje edhe ne territoret fqinje. Zhurma e “lobistëve” ka një qëllim të fshehtë. Ata nuk i ha meraku i bajpasit; ata i ha meraku i protagonizmit dhe të të qenit faktor, pavarësisht nëse kanë argumente apo jo.

15 komente në “DEBATI/ Mbi By-passin e tunelit të Rrugës së Arbrit”

  1. Nehat Dumani says:

    ..une shoh qe “zhurma” e gupit te lobimit nuk qenka krejt e kote…pasi ngelet rreziku qe qeverite, pasi te behet ky bajpas, ta braktisin fare perfundimin e metejshem te rruges, pra tunelin..dhe keshtu qe koka verdalle do na shkoje perseri, siç po na shkon tani ne kthesat e Shkopet-Ulzes e te Klosit…e pasi te behet rruga(Inshalla) per vete nuk e çaj koken se kush kerkon protagonizmin, inxhinieri, grupi I lobimit, apo dikush qe kerkon perfitim votash…

  2. ana says:

    Thua artikullshkruesi te jete vertet inxhinier?

    1. Maja says:

      Eshte inxhinier dhe nga me te miret dhe trasuesi me i mire i rrugeve ne Shqiperi dhe pedagog i nje plejade te tere inxhinieresh per infrastrukturen rrugore.

  3. Dorian says:

    Z. Dumani, rruga e Arbrit me nje bajpas ne vend te tunelit, eshte nje rruge e cila ne 90% te vitit nuk ka pothuaj asnje ndryshim me versionin me tunel (per nga standardi i rruges – bajpas nuk do te thote rruge e nje kategorie me te ulet). Ne 10% te vitit kur pjesa e siperme e bajpasit mbulohet nga bora (sikurse ndodh ne shume rruge te vendit), mund te parashikohet nje mirembajtje rutine me borepastrues dhe kripe. Nga ana tjeter tuneli nuk ka sesi te dale nga plani pasi rruga eshte projektuar tashme me tunel dhe kjo nuk do te ndryshoje per shkak te bajpasit.
    Rruga Tirane – Elbasan p.sh ka vite qe ka shkurtuar 1 ore rruge mes dy qyteteve, e megjithate ndertimi s’ka mbaruar akoma. Mendoni vetem sa kursim i ka sjelle ekonomise se familjeve dhe bizneseve/fermereve ky shkurtim!
    Te flasesh nga kolltuku i rehatshem para kompjuterit eshte e lehte por mijra familje te zones qe do te ushqente rruga e Arbrit e presin ate si uji ne shkretetire sepse u ka shkuar thika ne rrasht! Vendoseni nje here veten ne vendin e tyre e pastaj na thoni nese e keni luksin te prisni apo jo.
    Rruga e Arbrit nuk mund te prese me. Inxhinier Faruk Kaba ka gati 30 vjet qe e ka hedhur idene fillestare, ka mbi 20 vjet qe fale tij eshte perfshire ne master planin e rrugeve te Shqiperise nga KM Meksi, ka mbi 13 vjet qe me kembenguljen dhe punen e tij u arrit te behej “rruge me prioritet te vecante” nga Keshilli Kombetar i Rrugeve fale dhe mbeshtetjes nga ministri i atehershem S. Poci dhe qe atehere jane realizuar projektet per pjesen me te madhe. Per punen e bere dhe per kontributin e jashtezakonshem (me vepra e jo me fjale) per realizimin e kesaj rruge ai eshte shpallur Qytetar Nderi nga Komuna e Dibres se Madhe. Per keto dhe arsye te tjera qe vijne nga brumosja, Dr. Kaba nuk ka dhe nuk besoj do te kete nevoje per protagonizem ndonjehere.

  4. Gerti says:

    Ky është fjalimi i nje ing Faruk Kaba i cili ësht punësuar për devijim Te projektit ne dëm të Dibranve, tregonte qe ka nje afat me Te shkurter nese devijohet projekti .kujt i intereson afati nese rruga nuk esht ne standarte European?!

  5. Pirro says:

    Sipas meje ketu po debatojne profesionistet si ing. Kaba me sociologet si Gezim Alpion po te ishte per ceshtje sociale do I jepja te drejten Z. Alpion por per sa I takon rruges e drejta I takon projektuesit te saj Z. Kaba. Ne shqiptaret jemi shume ekzigjente dhe do japim mendim per cdo gje (qofte edhe pa patur informacionin e duhur). Mjaft zoterinj! Lereni te filloje e mbaroje Rruga e Arbrit! Per protagonizem kerkoni nje ceshtje tjeter tashme..

  6. Nehat Dumani says:

    ..o Dorian, nuk po marr se pse je zgjat kaq shume…nuk e paske lexuar komentin tim me duket…

    1. Dorian says:

      Z. Dumani. Nuk jam zgjatur por kam dhene disa detaje qe mendoj qe eshte mire te dihen. Thjesht ate qe ju lini evazive (se kush kerkon protagonizem dhe se cfare sjell propozimi i ri) e kam shtjelluar sipas mendimit tim. Cfare nuk kam kuptuar nga fjalet tuaja?

  7. Shty kohen says:

    Z.Kaba
    Me vjen keq qe se ke kuptuar qellimin e “lobistve” i cili eshte edhe qellimi i qeverritarve(ne cdo lloj qeverrije).Mbase ske dashur ta shqyrtosh!
    Qellimi eshte 1 dhe vetem 1…Sa lek do ngelen ne xhepat e lobisto-qeverritarve.
    Sa per planet e ndertimit se can njeri ka..in.
    Per fat te keq keto ndodhin kudo..jo vetem ne shqiperi.

  8. Moli says:

    Dr. Kaba eshte i vetmi Doktor i shkencave ne fushen e rrugeve ne Shqiperi, eshte babai i rrugeve te saj. Eshte edhe kryetari i shoqates se inxhinereve te Shqiperise, pra KRYEJA e inxhininereve te Shqiperise. Po ti moj/more Ana kush je?

  9. Jovan Bregu says:

    Shume i paska djege Deklarata e Lobuesve ing Kabes, sa duket se nuk i ka dale akoma inati… Paska angazhuar gjithe zyren, me Maja, Mol e te birin Dorian per te mbrojtur idete e tij… Prit tani edhe shoqaten dibrane te deklarohet kunder lobuesve. Por sa me shume e mbroni, aq me shume e diskretitoni…
    Per mendimin tim, Kaba ka reaguar kot, pasi deklarata e lobuesve eshte thjesht nje deklarate qe i kerkon qeverise te beje nje rruge mire, jo shkel e shko per fushate, sic do Kaba. Do ta marre parasysh qeveria ose nuk do, eshte ceshtje e saj. Lobuesit as nuk perfitojne dhe kane deklaruar se as nuk kerkojne merita. Sepse interesi i Kabes eshte te marre para nga projekti, ndersa interesi i lobuesve eshte te ndertohet rruga… Eshte çeshtje tjeter nese Lobuesit do ti kerkonin Qeverise qe tia heqe perfundimisht projektin Kabes, sepse me projektet e deritanishme dhe te realizuara ne terren e ka qendisur rrugen..

  10. Mira Pirdeni says:

    Kur më 5 Korrik 2003 në Akademine e Shkencave Ing. Faruk Kaba prezantonte projektin e ‘Rruges se Arbrit’, ishte nje entusiazem per te gjithë Dibranet, qe dikush e vuri hodhi vështrimin, po sensibilizonte duke synuar perkrahjen, bashkepunimin dhe nje perceptim te plote per domosdoshmerine e ‘RRUGES SE ARBRIT’ si nje leverdi e madhe ne drejtim te zhvillimit ekonomik te zonave verilindore si zona te mirenjohura per varferine e tejskajshme qe para viteve ’90 dhe qe nuk po perfitonin as nga zhvillimi .
    Keshtu mendoj se çeshtjes i vlen bashkepunimi dhe mirekuptimi me integritet, miresi, bujari dhe mirenjohje per punen e sejcilit, siç do te kishim dashur te trajtohet puna e sejcilit prej nesh.
    Suksesi dhe mos suksesi eshte me pak i rendesishem se sa ndershmeria!
    Ing. Faruk Kaba na dha mundesine te gjitheve qe ne fillimet e demokracise, kur askujt si kishte shkuar mendja te flitej per ‘Rrugen e Arbrit’ si nje projekt i nje rendesie shume planeshe.
    Nje aspirate e hereshme e Dibraneve, duke e pare ate si nje faktor deciziv per zhvillimin e zones verilindore dhe afrimin e kryeqytetit me Dibren ketej dhe andej kufirit, Shkupin e me tutje.
    Ne humbasim fuqine kur perdorim steriotipet, mode e politikes, e denigrimit te njeri tjetrit, nderkohe qe duhet te mbeshtesim nismetaret, specialistet, te shtojme perpjekjet per te nxitur qeverine, donatoret dhe opinionin publik, te persosim punen ne grup.
    Vetem keshtu mund te kthejme nje situate negative, ne nje situate positive, qe i sherben jo vetem Dibraneve por nje kombi, qe e do zhvillimin!
    “Nuk eshte puna se nuk shohin zgjidhjen. Puna eshte se nuk shohin Problemin” Cesterten.

  11. Emer says:

    Tuneli i projektuar nga Ervin Paci i AVE Construction (jo nga Faruk Kaba se Faruku nuk mer vesh nga tunelet po vetem nga rruget) eshte projekti me i dobet qe mund te gjendet sot per sot ne Shqiperi. I bere pa studime gjeologjike te mirefillta, pa llogaritje po me metoden “futi hekur sa te dush), gjoja me ndihmen e ca inxhinierave nga Roma, do te ishte mekat i madh po te zbatohej. Nje shtet serioz duhet qe projektin e vjeter te rruges ta hedhe ne vrime te hales edhe te niset edhe nje here nga e para me standarte per se mbari. Verifikojini po deshet sa projekt karagjoz eshte tuneli i propozuar nga Ervini i zi dhe Arian Lako (lakelake bubulake).

  12. Dorian says:

    O Jovan Alpion Gzim Bregu… Une te pakten perdor emrin tim!

  13. Abdulla kata says:

    O Zoti Faruk ! Te pershendesd per perpjekjet tuaja qe ne fillimet e projektimeve per kete ruge. Jam nje nga perfaqesuest e pare (kuptohrt pas Hysen Ukes ) qe kam dale te mbledh para brenda dhe jashte kufive per projektin qe mesa mbaj mend ne ate kohe ishte nje vlere prej 100000 $. Ruga e Arberit duhet te behet me Tunel sepse ai me nuk behet. Ketu ti leme dokrat. Ne fillim patet problem per uren se ka vlere te madhe se eshte nje nga me te lartat ne Europe te pakten keshtu thuhej ne ate kohe , qe per te cilen nuk u pranua me ndimi i Doktor Farudin Hoxhes qe te behej me dige ku ujembledhesi do te prodhonte energji. Prandaj ti leme ato manovrat apo dakordesite me nje apo me nje tjeter. Shumica e atyre te Shoqates : DIBRA ” nuk i dine fare keto perpjekje qe jane bere prej vitesh por duke shfrytezuar pozicionin Gjeografik te banimit mundet te behen pjese shume kollaj e disa shoqatave mjafton qe te kene emrin diku por shume kollaj te reabilitueshem ne mareveshje qofte edhe ne kuriz te nje komuniteti. Kam debatuar pra nje viti me Doktor Gezimin per disa probleme por tani e mbeshtes ate. Leni proçkat ne kuriz te cilesise. Kur kane ngele kaq vite le te shkoje dhe nje vit me shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje