FIFA ngriti akuza disiplinore kundër Serbisë: Akuza për "sjellje të pahijshme të lojtarëve dhe zyrtarëve", “diskriminim” dhe shkelje “të rendit dhe sigurisë” gjatë ndeshjes.

5 Dhjetor 2022, 17:24Sport TEMA

FIFA ngriti akuza disiplinore kundër Serbisë: Akuza për

FIFA ngriti akuza disiplinore kundër Serbisë të hënën për sjellje të pahijshme të lojtarëve dhe tifozëve të saj, përfshirë thirrjet ofenduese në ndeshjen e Kampionatit Botëror të Futbollit kundër Zvicrës.

Tensionet u ndezën në tribunat e tifozëve dhe në fushë, një situatë e ngjashme me atë të krijuar gjatë ndeshjes së dy kombëtareve në Kampionatin Botëror të vitit 2018, që ringjalli rivalitetet etnike ballkanike.

Si kapiteni i kombëtares zviceriane, Granit Xhaka ashtu edhe mesfushori Xherdan Shaqiri që shënoi golin e parë të premten në ndeshjen ku Zvicra fitoi me rezultatin 3-2, vijnë nga familje shqiptare të Kosovës.

FIFA nuk përmendi incidentet konkrete që çuan në akuza për "sjellje të pahijshme të lojtarëve dhe zyrtarëve", “diskriminim” dhe shkelje “të rendit dhe sigurisë” gjatë ndeshjes.

Në stadium tifozët e Serbisë u dëgjuan të përdornin shprehje kundër Kosovës dhe shqiptarëve. Ata vunë në shënjestër golshënuesin Shaqiri në pjesën e parë, duke përdorur ofendime ndaj tij.

Disa lojtarë të Serbisë nga stoli i rezervave hynë në fushë në pjesën e dytë kur arbitri nuk mori parasysh një pretendim të ekipit serb për goditje dënimi.

FIFA, nuk dha një afat kohor për çështjen disiplinore. Cilido të jetë ndëshkimi, ai mund të zbatohet kur Serbia të luajë ndeshjet e ardhshme konkurruese në mars në një grup kualifikues të Kampionatit Evropian.

3 Komente

  1. S
    Shmil Pollogasi

    PO, FIFA, PO. Ndalimi i manifestimit publik me simbolet kombëtare, ekspresiviteti -bërja e shqiponjës valvitëse, cfarë ngërthen kundër normave universale njerëzore? Masa juaj shoveniste e këtij ndalimi ndaj një kombi me shtet me peshë e serioze, do të dridhte gjithë institucionin e FIFA-s, do bëhej skandal ndërkombëtar; do trazonte pozitën e subjekteve drejtuese të FIFA - s dhe do përfundonte në HAGË. Zonja Vjosa zotëri Bajram Bega, a keni rreth vetes juristë këshilltarë, kërkoni ndihmën e shtetit të Zvicrës - simbolet tona janë pjesë ekspozimi i institucioneve ndërkombëtare - kush i jep të drejtë FIFA-s të përdhosë vlerat tona kombëtare!

    1. D
      Dajti

      Shqiponja e vendosur ne flamurin tone nuk eshte simbol i fashizmit apo nazizmit.Flamuri jone njihet nderkombetarisht dhe valevitet krenar perkrah flamureve te botes ne O.K.B.Denimi i sportisteve tane qe bejne shqiponjen me duar eshte veprim racist i F.I.F.A.-s

      1. e
        emigranti

        Fifa do ndermarre masa me te drejte ndaj Serbise pasi ishin jo vetem tifozet serbe qe ofendonin lojtaret shqiptare te Zvicres, por ishte edhe bankina serbe qe uterine ulerinte ndaj tyre dhe tranieri serb bente sehir. Pa folur per veprimin skandaloz me duart ne fyt dhe shtyrjen e rrethimin nga 7-8 lojtare serbe te Xhakes, pas pergjigjes ( nga ana e Xhakes ) qe e meritonin bankina serbe. Le te marre pergjigje edhe ajo fyryfycka gazetare dhe serbofilet e tjere qe kerkonin me pa te drejte te benin fajtore shqiptaret patriote Xhaka e Shaqiri.

        Lini një Përgjigje