Goli i Casemiros i dërgon në fazën tjetër të Botërorit, Brazili “thyen” Zvicrën e Xhakës dhe Shaqirit

28 Nëntor 2022, 18:54Sport TEMA

Goli i Casemiros i dërgon në fazën tjetër të

Brazili ka siguruar matematikisht kualifikimin në fazën tjetër të Botërorit të Katarit, pas fitore së dytë radhazi në fazën e grupeve. Mjafton 1-0 ndaj Zvicrës, sfidë kjo që rezultoi ashtu siç pritej, mjaft e komplikuar.

Sfida zhbllokohet në minutën e 64-të nga Vinicius. Gjithsesi, festa e brazilianëve ndalet nga VAR, pasi pas një rishikim në sistemin e teknologjisë, vërehet se Richarlison kishte marrë pjesë në aksion.

Presioni i skuadrës së Tite u rrit edhe më shumë. Goli i Selecciaos do vinte në minutën e 83-të nga Casemiro, me mesfushorin që nuk fal me një goditje të bukur.

Titullar te helvetët ishte Granit Xhaka, sakaq Xherdan Shaqiri nuk ia doli dot për shkak të një dëmtimi në kofshë. Brazili shkon në kuotën e gjashtë pikëve, të besuarit e Murat Yakin e ndjekin me 3 pikë.

2 Komente

  1. G
    Gert Myler

    Ku ishte Shaqiri...?

    1. x
      xhaka kot pa deshire pa nerv

      e pershndeta xhaken ne loje .shka je tuj ba bre xhak ? Ja mtha tu ba nji xhiro knej ne fushe ,kam qit lopet me kullot bar

      Lini një Përgjigje