Humbja e thellë e opozitës, reagon ashpër Evi Kokalari: Meta e ktheu PD në një parti vulgare! Koka e Berishës…

15 Maj 2023, 19:35Politika TEMA

Humbja e thellë e opozitës, reagon ashpër Evi Kokalari: Meta e

Evi Kokalari, një nga mbështetëset kryesore të Sali Berishës pasi mori selinë e PD-së, e cila tashmë është zhgënjyer me drejtuesin e Rithemelimit ka shpërthyer pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhje. 

Përmes një reagimi në Facebook, Kokalari shkruan se koalicioni i Berishës me atë pjesë të politikës shqiptare që urrehet më shumë nga populli(LRI), vulosi humbjen dhe në ato qytete që PD-ja kishte një shans të fitonte.

Meta sipas Kokalari i solli PD-së figurat më vulgare si në Shqipëri teksa shton se partia u kthye në parti vulgariteti, tritoli, mashtrues diplomash, të dhunës.

"Kam një vit plot që bëj luftë t’ju zgjoj nga gjumi. Manipulimet per kontroll të Këshillit të Partisë treguan gjasat para e të një humbjeje të mundshme.
Vjedhja masive që ju bë rinisë me garat e Forumit Rinor, ju preu krahët atyre dhe shkatërroi energjinë që ata sjellin me vete.


Manipulimet ne primaret e bashkive ishte kthesë totale drejt humbjes finale.
Pazaret dhe shëmtirësia e kandidatit kryesor, fatkeqësisht do të dominonte të gjithë garën.


Koalicioni me atë pjesë të politikës Shqiptare që urrehet më shumë nga populli, vulosi humbjen dhe në ato qytete që kishim një shans.
Pseudo-konservatoret e PD mos pipëtijnë më sepse dhe pse i paralajmërova që do përdoreshin, ata e lanë veten që për pak spot-light, të hiqnin vëmëndjen nga regjistrimi i rithemelimit me logot e LSI.


LSI i solli PDse figurat më vullgare si në Shqipëri ashtu dhe në diasporë. PD u kthye në parti vulgariteti, tritoli, mashtrues diplomash, të dhunës. PD e rithemelimit ishte larg, shumë larg konservatorizmit.


Dhe asnjë nuk ngriti zërin. E menduat ndonjëherë pse kam folur pa fund këto kohë? Jo për t’ju marrë anëtarët, se seriozisht as nuk dua te kthehem në Shqipëri. Kam folur që t’ju zgjoj e të reagonit. Me pak presion, mund të kishit ndaluar shumë gjëra që po ndodhnin.


Berishën e kam këshilluar kundër koalicionit me Metën që në 6 Mars, megjithëse atëherë nuk fola publikisht, por fatkeqësisht këto vendime janë marrë nga klani, që nuk njohin ideologji, krenari partiake dhe Metën nuk e shikonin si një problem, por thjeshtë biznes të mundshëm. Fatkeqësia është se as në bisnes nuk janë të zotët.
Nuk më jep asnjë gëzim ta shoh gjithë atë foltore të reduktuar në një humbje kaq fatale. Po ta kisha njohur kokën e Berishës që atëherë, por dhe rrethin e tij, nuk do kisha ardhur kurrë. Sulmet ndaj meje që ditën e parë të foltores kanë që shumë të shëmtuara. Ato të Metës & Këlliçit mbasi ju ekspozova lojën - tepër vullgare. Dhe për çfarë gjithë kjo kosto, kur ju të gjithë shkoni si cjapi tek kasapi?", shkruan Kokalari.

2 Komente

  1. E
    Ermal

    Meta e ka fajin të gjithin, Non Grata vetëm pak që s’të ka dëgjuar ty. Se është i damkosur nga SHBA çi qi t’ëmën, nuk përbën faktor për shkatërrimin e opozitës. Shko kthehu në SHBA dhe mëshoi ndonjë pune në market a restorant, je komplet jashtë realitetin bashkë me shoqen tënde Kokashta Kalaja.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bumbum..bum

      O ti e amerikês . Nuk e bëri PD aleancen me Mutajt e bëri sale shurra . Po ju tamam pa memorje . Ça Hangre për dark? Nai kok peshku? Ik moj bole femër do analizosh ti ku e ku bota e ku ti. Po si nuk të vjen zor nga kto budalliqet që shkruan ?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje