Manastirliu pas votimit mesazh qytetarëve: Vota sot përcakton zhvillimin dhe të ardhmen e fëmijëve

14 Maj 2023, 12:30Politika TEMA

Manastirliu pas votimit mesazh qytetarëve: Vota sot përcakton

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu pasi ka votuar në Shkollën “Jeronim de Rada” në Tiranë, u është drejtuar qytetarëve me një mesazh për të shkuar të gjithë drejt kutive të votimit.

"Sot është dita kur politika hesht dhe fjala është e qytetarëve!
Për të ushtruar të drejtën e votës dhe për të zgjedhur qeverisjen e qyteteve në 4 vitet e ardhshme.

Vota e sotme ka rëndësi për zhvillimin e komunitetit dhe qytetit ku jetojmë, ndaj cilido qytetar që do të jetë pjesë e vendim-marrjes, sot e ka mundësinë.

Jam e bindur se me qetësi dhe mençuri qytetarët do bëjnë zgjedhjen e duhur për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për të çuar përpara transformimin e Tiranës dhe Shqipërisë????????”, - u shpreh Ministrja Ogerta Manastirliu, pas votimit në Njësinë Administrative Nr.9.

Lini një Përgjigje