Shitblerja e votës, ish-kreu i KQZ: Mund të ndikojë edhe në rezultatin e zgjedhjeve, hetimi duhet të shkojë deri në rrënjë

11 Maj 2023, 11:30Politika TEMA

Shitblerja e votës, ish-kreu i KQZ: Mund të ndikojë edhe në

Ish kreu i KQZ-së Kristaq Kume tha se fenomeni i shit-blerjes së votës mund të ndikojë edhe në rezultatin e zgjedhjeve.

Ai deklaroi në intervistën për “Tirana Live” se hetimi nga institucionet përkatëse duhet të shkojë deri në rrënjë të problemit për të shmangur raste të tilla.

“Hetimi duhet të shkojë deri në rrënjë, ose kandidati ose subjekti politik. Kjo e dyta është e vështirë që të bëhet objekt trajtimi në organet gjyqësore por është e rëndësishme që gjatë verifikimit të konsumit të kësaj vepre mnga ata që janë kapur, të merret informacion nga institucionet dhe të shërbejë jo për të dënuar por për të formuar bazën e nevojshme të të dhënave në punën që do të bëjë shoqëria kundër këtij fenomeni.

Duhet theksuar se të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se ky fenomen nuk mund të ndalohet vetëm pse e shkruan mirë legjislacioni dhe ndërtojmë sanksione që mund të jenë të forta. Nuk mjaftojnë vetëm kaq. E rëndësishme sesa investohemi nga ata që duhet ta zbatojnë këtë. Kur është verifikuar kjo dhe nëse është verifikuar, çfarë ka bërë institucioni.

Prokuroria e ka hapur çështjen? Nëse nuk bëhemi të gjithë bashkë për ta zvogëluar sa më shumë të jetë e mundur këtë fenomen, do ta kem prezent dhe mund të arrijë sa të përthyejë edhe rezultatin. Ajo që do të theksoj është se sa më shumë sesa shqetësohem për fenomenin, kujdesem për ta përdorur në luftën politike. Të mbajnë pozicion dhe jo të mbajnë anë kur informohen për këtë gjë. “, tha ai.

 

3 Komente

  1. A
    Arrestoni salih beishen e ilir metajn

    dihet Boterishte se kush jane Ata qe blejn vota ne kto 33-vjet ne Shqiperi . Perse s'arrestohen DyMonstrat e krimit politike dhe elektorale ,dy AntiShqiptaret qe ne cdo rast i fryn zjarrit konfliktit e kaosit ne shqiperi , ne cdo Zhgjedhje bejne gjithcka qe bejne pis Figuren e Shqiperise ne syte e Botes,qellimi eshte pengimi i Shqiperise ne rrugen e saj dfrejt BE.s etj siedhe Zhvillimi i Shqiperise . Jan krijuar qellimishte si Parti (Opoziote ) qe te sabotojne cdo Zhvillim ne Shqiperi .Perse nuk verpohet por klihen te lire DyMonstrat AntoiShqiptare e Kriminelet e Politikes ?

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bardha

      Doli klyshi i vicidolit,neser keni nje ish polic te shpellave qe do na tregojne si baba i tyre tribal humbi zgjedhjet

      Përgjigjjuni
      1. M
        Martini

        Sipas mediave rasti eshte i PL. Ti Kristaq duhet ta kishe evidentuar kete rast, pasi te flasesh ne pergjithesi eshte pa vlere

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje