Veliaj thellon me 30 mijë vota fitoren ndaj Këlliçit në Tiranë

15 Maj 2023, 11:00Politika TEMA

Veliaj thellon me 30 mijë vota fitoren ndaj Këlliçit në

Kryebashkiaku Erion Veliaj vijon të thellojë avantazhin me rivalin kryesor në garë nga “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçin me hapjen e kutive të tjera të votimit.


Tashmë që janë numëruar 512 qendra votimit nga 941 që janë në total Veliaj numëron 30 mijë vota më shumë se Këlliçi.

Teksa i treti në garën për Tiranën renditet Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë me 7448 vota, i cili lë pas kandidatin e PD zyrtare, Roland Bejko dhe kandidatët e tjerë Marko Dajti dhe Lajla Përnaska.

Lini një Përgjigje