Voton Begaj: Këto zgjedhje nuk janë të partive politike, duhet t’iu shërbejnë qytetarëve

14 Maj 2023, 09:19Politika TEMA

Voton Begaj: Këto zgjedhje nuk janë të partive politike, duhet

Presidenti Bajram Begaj i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Armanda kanë votuar mëngjesin e sotëm.

Presidenti Bagej votoi tek shkolla Kongresi i Lushnjës në Tiranë.  Në fjalën e tij për mediat, Begaj tha se sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë e vendit.

Begaj tha se këto votime nuk janë të partive politike, janë të qytetarëve dhe duhet t’i shërbejnë qytetarëve.

“Sot është një ditë e rëndësishme në demokraci, dita e zgjedhjeve, sot ushtrova detyrën time si qytetar.

Natyrisht që çdo shtetas me të drejtë vote sot ka ditën që dëgjohet. Që vota e tij të lexohet, fuqia dhe pushteti i votës së tij të bëjë ndryshim.

Unë e kam thënë edhe në disa prononcime që këto votime nuk janë të partive politike, janë të qytetarëve dhe duhet t’i shërbejnë qytetarëve”, tha Begaj.

 

1 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Baromo, ke shume te drejte..ke mesuar shume mire nga Erdogani byrazer, lol...populli apo partia mbi te gjitha, qysh thu ti Baromo?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje