Spiropali takim elektoral në Kavajë: Beteja e 11 majit, mes nesh që duam ta çojmë Shqipërinë në BE dhe atyre që duan ta kthejnë në baltë

5 Prill 2025, 19:20Politika TEMA
Spiropali takim elektoral në Kavajë: Beteja e 11 majit, mes nesh

Drejtuesja politike e PS për qarkun Tiranë, Elisa Spiropali, ka vijuar takimet elektorale në Kavajë në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. 

Në takimin e organizuar në Golem, Spiropali tha se; “Ekipi ynë për Kavajën dhe Rrogozhinën është një ekip kompakt që rrezaton punë dhe përkushtim për njerëzit”.

Sipas saj, beteja për mandatin e katërt është më thelbësorja dhe më e rëndësishme, duke thënë se PS do ta çojë Shqipërinë në BE.

“Beteja për mandatin e katërt qeverisës është më thelbësorja dhe më e rëndësishmja, sepse është beteja mes nesh që po e çojmë Shqipërinë në Bashkimin Europian dhe atyre që duan ta kthejnë në baltën ku ishte para 12 vjetësh.

Me ne Shqipëria po shkon drejt familjes europiane, e cila nuk të le kurrë vetëm dhe është një shans i jashtëzakonshëm për të gjithë shqiptarët, fermerët, studentët, njerëzit e thjeshtë dhe komunitetet.

Ne e sollën Shqipërinë para dyerve të Bashkimit Europian dhe kjo nuk ishte as një fushë me lule dhe as një rrugë e shtruar me tapet të kuq, por një betejë për të lartësuar prestigjin e vendit tonë, që e mundësoi vetëm qeverisja e PS dhe Edi Ramës.

Ne fituam besimin e njerëzve dhe po ua kthejmë atyre me punë, arritje dhe dinjitet”, tha Spiropali.

2 Komente

  1. A
    Alfred

    Kjo "prifteresha" e pa-moral e ridhjerjes qe abuzon me taksat tona e na derdellit brockulla!

    Përgjigjjuni
    1. v
      vetdeformim vetvrases

      Cfaqie nga me te shemtuarat: Si degradon nje grua e plotesuar, ne nje papagalle vulgare mocali, me sfond, specie te atrofizuara dhe parazite si majkoDhe ky renim, per te mbajtur nje post, duhet te perseris parreshtur ato , qe belbezon, nje i semure mendor, me arsim 8 vjecar( vitet e tjera jane per bojrat).

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje