Berisha e la në listat e hapura, Tabaku rrëfen bisedën me kreun e PD: Mendova se…

5 Prill 2025, 17:51Politika TEMA
Berisha e la në listat e hapura, Tabaku rrëfen bisedën me kreun e

Deputetja e PD dhe kandidate në listat e hapura në qarkun e Tiranës për 11 majin, Jorida Tabaku, është sot e ftuar në emisioni “Kjo javë” me Nisida Tufën në News24.

Ajo ka folur në lidhje me nisjen e fushatës, dhe jetës së ndarë mes politikës dhe familjen, “punë” kjo shpesh e vështirë duke pasur parasysh intensitetin e kësaj periudhe, kur na ndajnë vetëm pak më shumë se një muaj nga data e zgjedhjeve të 11 majit.

Një nga çështjet që krijoi habi ishte fakti që pavarësisht se doli si më e votuara në Primare, Tabaku u vendos në listat e hapura të PD për 11 majin.

Sipas saj, një vendim i tillë i ishte bërë më parë i njohur nga kreu i PD Sali Berisha në një bisedë të gjatë paraprake, përpara se çështja të shkonte në kryesi.

“Nëse atë që bën e bën me shpirt, besoj se gjithmonë ka një rrugë një zgjidhje. Ka qëlluar këto kohë që edhe në periudhën e vështirë të PD mendon a është ky vendi ku dua të punoj? Por pastaj ndodh një shkëndijë që të jep besim.

Me daljen e listave mund të kisha një ndjenjë rezerve në vete, por kam pasur një mbështetje nga qytetarët që më dhanë një forcë që më bëri të kuptoj që në beteja dalin njerëzit më të fortë dhe në beteja është ringritja më e fortë.

Unë me Berishën kam bërë një bisedë të gjatë dhe dalja e listave nuk ishte surprizë. Unë i marr gjërat seriozisht. Kishim një garë Primaresh ku u vlerësova si zonja më e votuar, dhe mendova ky ishte procesi dhe duhej marrë parasysh. E rëndësishme është mbështetja e demokratëve dhe qytetarëve. Ka disa momente që duhen kaluar.

Në 2021 isha e dyta në listën e Tiranës, por kjo nuk më ka ndaluar që të punoj për PD 24 orë 100 përqind e ta shfrytëzoj këtë për t’u rritur”, tha Tabaku.

7 Komente

  1. M
    Munika

    Uroj qe te kesh sukses Jorida, por s'duhet te harrosh se e ke renditur veten mes nje bande fashistesh e antishqiptaresh. Jane shume here me te nderuar se ju ata te grupit te Alibeajt, por edhe te Lulit

    Përgjigjjuni
    1. T
      Turp nese Tirana voton per Tabakun

      Jorida ja lepin Saliut mengjes, dreke e darke. Naten ja lepin iciotit qe ka ne shtepi. Kjo eshte talebania Tabaku.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sikter

      Jorida,e megjithatë,je garniturë e kriminelit dhe tradhtarit më të madh të Shqipërisë,Sali Berisha. Ky turp do të ndjekë gjithë jetën.

      Përgjigjjuni
      1. X
        X

        Gra egersira vetem PD ka,VokshiZhupa,Tabak teneqeja etj.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mara emigrante ne Itali

          Po perse nuk flisni ne kohen e duhur moj genjeshtare , mos u mundo qe te gabosh ndonje votues , dridhe bythen tani se belin e drodhe mire .E kuptoj shume mire perse e salmoni Edin dhe qeverin e tij , ju vrasin syte aritjet e Shqiperise.

          Përgjigjjuni
          1. O
            O

            Egersires Sali qenefit vetem egersirat I afrohen,keshtu qe dhe kjo Tabakja nuk bene perjashtim.

            Përgjigjjuni
            1. U
              Ushtari.

              O Jori kur e keni per te bere ate tallavane e dyte qe te kerceni para doktorit.Heren e pare ishit disi te veshur si ti gjeku e bardha etj etj.Po me duket se kete rradhe doktori e ka ndryshuar skenarin kush do te kerceje me mire vallen " gjunjas e kerbunjas".dovte behet depute.Po sic duket doktori kete rradhe do kete ne dore nje thuper thane.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje