
Në vizitën e parë të saj në rajon si shefe e diplomacisë evropiane, Kallas do të qëndrojë në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.
BE-ja njoftoi se në ditën e parë të turneut të saj, në Mal të Zi zyrtarja e lartë evropiane do të takohet me presidentin Jakov Millatoviq dhe kryeministrin Millojko Spajiq. Ajo po ashtu do të takohet me përfaqësues të shoqërisë civile.
Mali i Zi është shteti që ka avancuar më së shumti në rajon në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE.
Më 8 prill, në Shqipëri Kallas do të ketë takime me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin, Edi Rama. Me këtë të fundit do të zhvillojë edhe një konferencë të përbashkët për meida.
Në Shqipëri, shefja e diplomacisë evropiane do të takohet edhe me ministrin për Evropë dhe Çështje Evropiane, Igli Hasani, dhe me atë të Mbrojtjes, Pirro Vengu.
“Ajo do të marrë pjesë në takimin e parë të Dialogut për Siguri dhe Mbrojtje BE-Shqipëri me ministrat Hasani dhe Vengu. Po ashtu, Kallas do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të grantit nga Banka Evropiane për Investime dhe të marrëveshjeve të huas për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë”, thuhet në njoftim.
Në ndalesën e fundit të vizitës në Ballkanin Perëndimor, Kallas do të qëndrojë në Bosnje e Hercegovinë, ku do të zhvillojë takime me krerët e Presidencës trepalëshe, me kryetaren e Këshillit të Ministrave dhe me ministrin e Jashtëm të Bosnjës dhe me përfaqësuesit e forcës evropiane në Bosnje, EUFOR.
Gjatë seancave dëgjimore për konfirmimin e saj në postin e shefes të diplomacisë së BE-së, Kallas kishte premtuar që do të punojë që zgjerimi i BE-së të bëhet realitet.
Të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – përveç Kosovës – si dhe Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia dhe Turqia janë kandidate për anëtarësim në BE.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në bllokun evropian, por aplikimi i saj nuk është shqyrtuar ende./ REL
Top Channel
Po cfare do shpife bythderrja e foltores Edithththghghghghhhgh harxhi me bythet e teta ollges kur te vije komisionerja e BE se ne Tirane te takoje gjigandin Edi Rama dhe ti uroje suksese ne rrugen pa kthim drejt hyrjes ne BE. Po ajo sharebajge e neveritur nuk ka turp, me pamjen e eger te gruas se dr. Gebelsit te Rajhut te Trete ajo do hedhe helmin e radhes nga gjuha e neperkes qe ka. Ne ndihme do ti vije dhe laraska e zhulalit me turinjte si te kalit si dhe floriana garo me trupin e shpifur si te bleona qerretit.