Kryeministri Edi Rama ka ironizuar një tjetër deklaratë të kreut të PD Sali Berisha.
Këtë të fundit e ironizon me ‘bufat e kënetës’, ndërsa në videon e publikuar në sfond dëgjohen premtimet e Berishës se do jetë PD ajo që do ta integrojë Shqipërinë në BE.
“Askush nuk duhet të mashtrohet sepse ky tund një pasaportë. Po Shqipërinë do ta integrojmë ne në Bashkimin Europian. Ne jemi ADN-ja e integrimit”, dëgjohet Berisha të thotë në video.
Këtë moment Rama e shoqëron me pamje të dy bufëve, një i madh dhe tjetri i vogël. Sakaq, video ka një mbishkrim: ‘Gjuzi PD-ASHM’, duke ironizuar Aleancën për Shqipërinë Madhështore me një prej aleatëve të Berishës në zgjedhje Kujtim Gjuzin.
Po kthehet drejtimi i perkrahjes se shqiptareve: Ndersa Berisha, nen dirigjimin amerikan, po ben nje fushate me nje program te prekshem dhe te deshiruar, nga shoqeria, piktori ka mbetur cmendutisht i fiksuar, vec ne dy fjale percartje: bufi, bufi dhe europa, europa dhe asgje tjeter. Vec kesaj Saliu si perfaqesuesi i partise me te madhe opozitare, i ka kerkuar nje perballje te programeve te tyre, qe eshte nje tipar domethenes i demokracive perendimore, por qe rama, po i shmanget. Dhe nuk eshte hera e pare ,qe rama, cfaq frike duke ju shmanguar ballafaqimeve.
Te rroft lesht nese ke se tru nuk paske "o ti ftikacaku i vogel Ram"