10 UNIVERSITETET më cilësorë të Shqipërisë

TemA e nxehtë e së shtunës

nga Bledi Mane

facebook.com/bledi.mane

 

Më 1887 përpjekjet sublime të iluministëve të Rilindjes Kombëtare u finalizuan me çeljen e shkollës së parë fillore në gjuhën shqipe e njohur me emrin Mësonjëtorja e Korçës. Përpjekjet ishin kolosale duke menduar se nën Perandorinë Osmane ky vend po plakej duke u dembelosur, duke pirë kafe turke e duke u mpirë deri në tjetërsim. Me përjashtime të vogla duke si Formulën e Pagëzimit dhe Mesharin e Gjon Buzukut rreth 1555-ës, në këto tokat e në këto brigjet tona çuditshëm flitej por nuk shkruhej dhe as lexohej gjuha e bekuar shqipe.

799 vjet para Korçës së bekuar, Bolonja e Italisë qysh më 1088 a Oksfordi i Anglisë më 1096 kishin çelur jo dyer çerdhesh, kopshtesh a shkollash fillore, por si largpamës ata popuj, ata politikanë a monarkë, ato institucione fetare kishin proklamuar Lirinë e Shenjtë Akademike dhe nisën diplomimin e brezave të tërë duke themeluar Universitetet legjendarë. Thuhet se edhe gjatë shkëlqimit të saj 3 shekuj më parë Voskopoja kishte akademinë e saj, por deri tani kjo vërtetohet vetëm nga gojëdhënat folklorike, militantizmi historikës i Moikom Zeqos dhe në ndonjë nga librat bestseller të Ben Blushit.

Diktatori Enver Hoxha establishoi jo me llafe, por me ndihmën sovjetike universitetin e parë në këtë vend, ndërsa qeverisja socialiste e post 2000-ës dhe demokratët post 2005 establishuan shpartallimin e arsimimit universitar shqiptar. Po ashtu si në xhungël ku mes kaosit rriten dhe ferra dhe ekualipte të bukura, kjo xhungla jonë shqiptare me 53 universitete publike dhe private po avancon dhimbshëm në sitjen e më të mirëve. Pas 2 muajsh vëzhgimesh, vizitash, kontaktesh, ekspertizash, sondazhesh campusALBANIA, gazeta TemA dhe unë personalisht po u sjellim të listuar për herë të parë 10 institucionet e arsimit të lartë më kualitativë të Republikës së Shqipërisë.

Revista amerikane Forbes e bën çdo vit, gazeta angleze e së dielës Sunday Times gjithashtu…doni s’doni të dashur lexues edhe ne jemi të parët në këtë vend që po e praktikojmë. Lexojeni me kujdes dhe më pas zgjidhni se ku do të studioni muajin që vjen. Historikisht për rankim universitetesh, arsyeja më e fortë janë çmimet Nobel që këto institucione a ish studentët e tyre fitojnë pa përmendur infrastrukturën,stafin akademik, kampuset… Ne si kusht bazë morëm CV-të e pronarëve dhe fatmirësisht këtu më poshtë nuk keni administratorë ish taksixhinj apo të fortë lagjesh. Suksese për iniciativën tonë, suksese për ju gjithashtu!

 

1-Universiteti Publik i Tiranës

Universiteti i Tiranës u themelua në vitin 1957 dhe kishte në përbërje të tij 6 fakultete. Në vitin 1991, nga ky universitet, asokohe me 11 fakultete, u shkëputën fakultetet inxhinierike, që krijuan Universitetin Politeknik të Tiranës. Me një infrastrukturë në përmirësim, me staf akademik ndër më të mirët në vend, mbetet universiteti më i lakmuar dhe më i kërkuar në hapësirën mbarëshqiptare. Me tarifa shkollimi mjaft konkurruese, ky universitet ka diplomuar vit pas viti atë elitë që sot bën ligjin në çdo sektor të jetës sonë të përditshme. Drejtohet momentalisht nga rektori militant i djathtë, ish socialdemokrati Dhori Kule, të cilit i ka mbaruar mandati, por me bekimin e qeverisë drejton ilegalisht universitetin më të madh. Ka venë bast se do të ndërtojë kampusin universitar më të madh në vend dhe për këtë sipërmarrje lejon të përdoret në çdo kohë nga partia qeverisëse. Pavarësisht se është shtat shkurtër, ekonomisti Kule mbetet një nga akademikët dhe titullarët më të mirë të universiteteve shqiptare. Universiteti i Tiranës pritet të akreditohet së shpejti nga agjencitë e specializuara ndërkombëtare të akreditimit & vlerësimit dhe si ish student i UT-së unë jam tepër optimist, ky universitet do të udhëheqë Top listën.

 

2-Fatkeqësisht nuk mund të listojmë ndonjë universitet tjetër që i afrohet atij të Tiranës

 

3-Edhe vendi i tretë mbetet bosh për këtë vit akademik

 

4-University New York of Tirana

Universiteti i New York-ut në Tiranë themeluar ne vitin 2002, e para sipërmarrje e arsimit privat në vend. UNYT u themelua si një universitet që ofron nje nivel te larte edukimi te njejte me ate te shkollave prestigjoze perendimore. UNYT ka një nivel të lakmueshëm arsimimi qe i pergjigjet kerkesave te tregut Europian dhe atij Perendimor,duke bere qe studentet pas diplomimit ne kete universitet te mos kene veshtiresi ne gjetjen e tregut te punes.

Pas mbarimit UNYT ofron dhe mastera ne shkollat perend?more, per studentet me te mire. Gjithashtu universiteti eshte i pajisur me te gjitha abjentet mesimore si dhe bazen materiale per te gj?tha fakultetet,duke i dhene mundesi studimi ne menyre sa me komode dhe ndihmese. Themeluesi i këtij universiteti në Shqipëri është akademiku, ekonomisti dhe politikani liberal i ndjeri profesor Gramoz Pashko.

 

5-Universiteti Evropian i Tiranës

UET u themelua prej nj? grupi individ?sh q? p?rb?het nga akademik?, pedagog? (shqiptar? e t? huaj), gazetar? dhe menaxher? me eksperienc?, si n? sektorin publik ashtu edhe n? at? privat t? arsimit t? lart?. Kjo nism? s’u nxit vet?m prej k?rkes?s s? tregut, por edhe prej d?shir?s p?r t? nd?rtuar nj? institucion arsimor cil?sor, q? ofron nj? model edukimi alternativ e bashk?kohor, ndryshe nga modelet tradicionale ekzistuese, q? nuk u p?rgjigjen aspak k?rkesave t? tregut e t? koh?s ku jetojm?.

I etiketuar më tepër si Universiteti i Çilit, emrit të pronarit të tij Henri Çili i cili ka kohë që ka dështuar si gazetar,analist dhe polemist servil, por me menaxhimin që i ka bërë UET-së ka treguar se sipërmarrja në arsimin privat shqiptar mund të rezultojë e suksesshme. Pas vlerësimit dhe rankimit që bëri gjatë verës kompania gjermane CHE, shpalli këtë universitet si një nga më të mirët duke i dhënë hakun punës serioze kolosale që UET bën në arsimimin e shqiptarëve.

 

5-Universiteti Marin Barleti

Marin Barleti është një institucion privat i arsimit të lartë në vend i cili mban emrin e historianit dhe humanistit të shekullit të XV, Marin Barleti. U themelua si universitet në 2005 nga Grupi “Dudaj”, synon të jetë një pikë referimi kulturore në arsimin e lartë shqiptar; një institucion ku mësimdhënia, përveçse ofron një kontribut për edukimin dhe përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm, por mundëson përmirësimin e cilësisë së programeve formuese dhe përditësimin e përmbajtjes së tyre. Fakultetet kanë personel akademik cilësor që zhvillon veprimtari të rregullt akademike, brenda dhe jashtë vendit, si dhe me pedagogë të ftuar vendas dhe të huaj që zhvillojnë cikle leksionesh ose pjesë të programeve të studimit. Teknologjia bashkëkohore dhe bota e internetit janë elementë të mëtejshëm që pasurojnë cilësinë e studimit. UMB ofron infrastrukturë moderne dhe mbështetje me teknikat më të reja mësimore: biblioteka, laboratorë, salla kompjuterësh, Web-i, intraneti. Studentët e diplomuar në UMB, bashkë me diplomën, bëjnë të tyret edhe softe profesionale të domosdoshme për punësimin e shpejtë dhe ndërtimin e një karriere të suksesshme.

 

6-Universiteti Epoka

Xhonturqit e Tiranës  biznesmenët që kanë “pushtuar” këtë vend nuk ofrojnë vetëm bakllava, riniring, çelik… Me një rrjet fantastik arsimimi privat që nis me kopshtet e fëmijëve dhe përfundon me Universitetin Epoka. Një universitet privat jo-fitimprurës i themeluar në Tiranë në vitin 2008.

Universiteti është licencuar me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 281, datë 12/03/2008 dhe është akredituar me vendim të Këshillit të Ministrave, Nr. 260, dt. 07.06.2011. Universiteti Epoka është vazhdimësi e grupit të shkollave fillore dhe të mesme turke (Kolegjet Turke), të cilat operojnë në Shqipëri që nga viti 1992.

Gjuha e mësimdhenies ne Universitetin Epoka eshte anglisht.

Universiteti Epoka ka rreth 850 studentë, përfshirë 200 studentë Master. Studentët vijnë nga shtatë vende të ndryshme të rajonit dhe 70% e pedagogeve vijnë nga vende te tjera. Universiteti Epoka ka lidhje ndërkombëtare me universitete në SHBA, Britani e Madhe, Itali, Poloni, Turqi, Mal i Zi.

Universiteti Epoka ka shtatë departamente akademike, të ndare ne dy fakultete: Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierisë dhe Fakulteti i Ekonomisë dhe Shkencave Administrative. Programet akademike janë në përputhje me sistemin e Bolonjës.

 

7-Universiteti Zoja e Këshillit të Mirë

UNIZKM, themeluar në vitin 2004 është një nga nismat e para të arsimit privat në vend. Natyra jo fitim prurëse e Entit Themelues përbën një risi në panoramën universitare shqiptare, gjë që mundëson vendime dhe zgjedhje transparente nga ana organizative dhe e drejtimit. Ky dimension etik është edhe pikënisja e projektit formues, i orientuar drejt përgatitjes së të diplomuarve, që me njohuritë dhe aftësitë e fituara do të mund të vihen në shërbim të vendit dhe mbarë njerëzimit.

Universiteti vendoset kështu në kontekstin shqiptar si një faktor zhvillimi, me një këndvështrim ndërkombëtar, duke respektuar plotësisht traditat fetare vendase. Aktiviteti i mësimdhënies mundësohet sipas marrëveshjeve me Universitete shtetërore italiane (Bari, Roma Tor Vergata, Milano, Bologna), që bashkëpunojnë me përvojën e tyre për rritjen e këtij Universiteti në tokën shqiptare. Sot, rreth njëmijë studentë në selitë e Tiranës dhe të Elbasanit, frekuentojnë tre fakultete me shtatë kurse studimi dhe një master. Japin mësim njëqind pedagogë shqiptarë dhe katërqind italianë. Një pjesëmarrje e tillë e botës kulturore italiane e bën të vetme nga kjo pikëpamje këtë eksperiencë, që zhvillohet kryesisht në gjuhën e Dantes. Ndër të rrallët universitete ku nuk tolerohet asnjë student pavarësisht pagesës së kripur.

 

8-Universiteti Amerikan i Tiranës

UAT (Universiteti Amerikan i Tiranës) është një institucion i arsimit të lartë privat i themeluar në fillim të vitit 2008. UAT është pjesë e “Albanian-American Educational Group”. Gjithashtu, pjesë të këtij grupi janë:

MEDICOM – një rrjet kolegjesh profesionale mjekësore të shpërndara në gjithë Shqipërinë

ACT (American College of Tirana) – një institucion arsimor ku ofrohet arsim fillor, 9-vjeçar, dhe i mesëm

MEDIC ONE – Rrjet klinikash mjekësore, të shtrira në pjesën më te madhe të territorit shqiptar, të cilat shërbejnë si bazë praktike për studentët. Gjithashtu, klinikat mbështesin shërbimet tona nëpërmjet bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe aktiviteteve në fushën e farmacisë sipas programeve të planifikuara.

Sipas një studimi të zhvilluar nga AAEG në vitet 2004-2005 në lidhje me nevojat që shfaqen për personel të kualifikuar për sa i përket shërbimeve shëndetësore dhe mjekësore, Shqipëria kishte dy deri në tre herë më pak mjekë, stomatologë, infermierë dhe farmacistë për 100,000 banorë krahasuar me vendet e tjera Evropiane. Për më tepër, nevoja për personel mjekësor u rrit edhe më shumë për shkak të periudhës së tranzicionit që kaloi Shqipëria pas viteve ’90-të, si dhe lëvizjeve të mëdha demografike të popullsisë.

Në vitin 2005, pas një studimi të hollësishëm, AAEG filloi aktivitetin e tij me MEDICOM, një shkollë dy-vjeçare që përgatit profesionistë të specializuar. Që prej asaj kohe, specialistët e trajnuar nga MEDICOM janë angazhuar jo vetëm në nivel lokal por kanë plotësuar edhe nevojat për personel në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Ka rreth dy vjet që ky universitet kombinon studimet në të me programe të veçanta akademike në bashkëpunim me Universitetin prestigjoz të Shefilldit në Angli.

 

9-Akademia e filmit dhe multimedias Marubi

Një konkurrente e denjë e Akademisë së Arteve, e themeluar nga regjisori i njohur Kujtim Çashku. Një shkollë e vogël, simpatike me infrastrukturë të përsosur dhe më e shtrenjta e tregut të arsimit privat. Përgatit regjisorë, skenaristë dhe specialistë të filmit dhe televizionit. Anëtare e rrjetit botëror të kolegjeve me të njëjtin subjekt studimi. Marubi ka hasur mjaft vështirësi dhe telashe me qeverinë aktuale për probleme pronësie por duket se miqësia e themeluesit Çashku me kryebashkiakun dorëthyer Basha i ka fashitur disi problemet. Nuk ka faj, pa suport politik në këtë vend edhe banane nuk shet dot te trotuari i lagjes…

 

10-Universiteti Justiniani I-rë

Skraparllinjtë sipas meje kanë një lloj egoje dhe fodullëku të trashëguar që i bën unik në Jugun e Shqipërisë. Të paragjykuar herë-herë më tepër se tropojanët e kanë nxjerrë konkluzionin se militantizmi krahinist jo gjithmonë është produktiv. Ndryshe nga aradha e asaj treve që jetojnë në Tiranë, juristi Adnor Shameti ka treguar se skraparllinjtë nuk shkëlqejnë vetëm në polici,ushtri,sigurim shteti a LSI. Zoti Shameti ka arsye të ndjehet krenar se ka themeluar dhe drejton një nga universitetet e vegjël,modestë por më cilësorët në fushën e jurisprudencës.

Justiniani i parë, është miratuar me vendim te Keshillit te Ministrave, Nr. 156, Dt. 15.03.2006. Me VKM Nr.174 Dt. 19.02.2009 miratohet Fakulteti i Diplomacise, Diplome e Nivelit te Dyte (ndryshuar ne “Master i Shkencave”). Me VKM Nr.652 Dt. 28.05.2009 miratohet hapja e Master i Nivelit te Dyte ne Shkencat Juridiko-Penale, me VKM Nr.319 Dt. 05.05.2010, miratohet hapja e Master i Nivelit te Dyte ne te Drejten Publike dhe ne te Drejten Civile, te cilat me ndryshimet ne ligj, shndërrohen ne Mastera Profesionalë.

 

11-Universiteti Mesdhetar i Tiranës

Për të fituar një diplomë të vlefshme, një student nuk ka më nevojë të shkojë jashtë vendit për Arsimin e Lartë dhe nuk ka nevojë të jetë larg familjes dhe të afërmve, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë është një mundësi e shkëlqyer.

UMSH nuk kujdeset vetëm për qëndrueshmërinë e njohurive të transmetuara, por edhe në lidhje me formimin e anëtarëve të ardhshëm kryesorë të shoqërisë shqiptare. Ai i bën thirrje progresivitetit dhe forcës inteligjente, të cilët janë në kërkim të një mënyre më të mirë për tu përgatitur për tregun konkurues global, t’i bashkohen kësaj rruge.

“UMSH nuk i është kushtuar vetëm fakultetit dhe personelit, pasuria kryesore e UMSH janë studentët tanë të talentuar dhe kërkues ndaj vetes. UMSH kërkon t’i vijë në ndihmë sektorëve privatë dhe publikë të Shqipërisë nëpërmjet përsosmërisë dhe kërkimit shkencor-“ kështu shkruan Profesor Anastas Angjeli për Universitetin e tij Mesdhetar që ka çelur në Tiranë. Unë i besoj zotërisë sepse si një ujk i vjetër i financave,akademizmit dhe politikës shqiptare diti të mbijetojë e të pasurohet si jo më mirë.

 

12-Universiteti Luarasi

Universiteti “LUARASI” u themelua në vitin 2003 me VKM  nr. 611, datë 11.09.2003, si një shkollë e lartë universitare me një fakultet të vetëm, Fakultetin e Drejtësisë. Ky fakultet përbënte fillesën e një universiteti, me prioritet të vetëm përgatitjen cilësore të studentëve.

Vizioni për të ardhmen ishte krijimi i një universiteti jo të madh, me dy –  tri dege gjithsej: 1.Fakulteti i Drejtësisë; 2. Fakulteti i Administrimit Publik; 3.Fakulteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare; më tepër një shkollë e lartë universitare për Drejtësi dhe Administrim Publik (School of Law and Public Administration).Këto degë të shkencës u zgjodhën sepse Shqipëria ka nevoja të ngutshme për një gjyqësor të përgatitur mirë dhe një administrate publike në nivele bashkëkohore. Në fund të fundit këto janë disa nga reformat prioritare që duhet të kryejë vendi në kuadër të integrimit Euro – Atlantik (NATO, BE) dhe të zhvillimit të mëtejshëm të demokracisë. Fakulteti i Drejtësisë është akredituar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës (MASH) në vitin 2007 dhe ka diplomuar deri tani katër gjenerata studentësh (2007, 2008, 2009, 2010) me programin 4 vjecar, diploma DIND, të cilët janë punësuar në masën 75 – 80 për qind qysh në vitin e parë pas diplomimit në institucionet kushtetuese qendrore dhe vendore, në profesione të lira (avokati, noteri) dhe në kompani private. Punësimi i studentëve përbën një nga pikat më të forta të Universitetit “LUARASI” dhe një nga treguesit thelbësorë të cilësisë së tij.

Themeluar nga legjenda e jurisprudencës shqiptare Profesor Aleks Luarasi, vetëm disa muaj më parë ky universitet iu shit një grupi të fuqishëm financiar, i cili pa pike dyshimi do të përpiqet ta rankojë në vitet pasardhëse drejt arsimimit universitar elitar.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...