Sot mbyllet procesi i regjistrimit të popullsisë dhe banesave. Agjencia Reuters i ka kushtuar një hapësirë të veccantë censusit në Shqipëri, duke marrë si shembull fshatin Shëngjergj në Korccë, ku banorët deklarohen si grekë, edhe pse kanë emra myslimanë. Kreshnik Spahiu, udhëheqësi jozyrtar i Aleancës Kuq e Zi, i ka deklaruar Reuters-it, se rezultatet e censusit, në mënyrën sesi po zhvillohet mund të trondisin themelet e modelit të mirë shqiptar të tolerancës etnike e fetare. Reuters-i raporton se anëtarët e Aleancës Kuqezi shpalosën javën e kaluar një flamur gjigand të asaj që ata e quajtën Shqipëria Etnike e 1912-ës, pra të Shqipërisë ende të papërcaktuar nga kufijtë e dizenjuar prej Fuqive të Mëdha. Me këtë rast ata bënë thirrje që shqiptarët të bojkotojnë pyetjen për etninë, në mënyrë që llogaritja e saj të bëhet e pavlefshme. “Unë besoj se ky census ka si qëllim fundor kthimin e Shqipërisë në një Liban të dytë,” i deklaroi Reuters-it Pëllumb Xhufi, një historian që përkrah Aleancën Kuqezi, dhe ish-Ministër i Jashtëm i Shqipërisë.
Ndërkohë, dyshime të forta ka edhe mbi profesionalitetin e atyre që intervistuan shqiptarët. Ka pasur shumë raportime nga persona që thonë se asnjë regjistrues nuk u ka trokitur në banesë. Të tjerë flasin për regjistrues që dalin vetëm paraditeve, kurse pasdite kur njerëzit kthehen nga punët, ato nuk dalin më. Po ashtu ka pasur shqetësime se formularët plotësohen nëpër kafene apo në dyqane. Në media janë raportuar edhe rastet e plotësimit të formularit me laps. Analisti Eduard Zaloshnja thotë se fotografia fetare e censusit do jetë e deformuar. “Po të vazhdojë kështu censusi, gjasat janë që fotografia fetare e popullsisë së Shqipërisë së sotme të dalë e ngjashme me atë të vitit 1938 (kur është pyetur për herë të fundit rreth fesë), pasi shumica do të deklarojnë fenë e gjyshërve, jo besimin/mosbesimin e tyre aktual. Në qoftë se pyetja rreth përkatësisë fetare do të shkallëzohej në mënyrë korrekte në praktikë, mund të rezultonte se rreth 60% e shtetasve shqiptarë janë thjesht deistë – pra, që besojnë në ekzistencën e një qenie të gjithfuqishme abstrakte, e cila nuk ka patur ndonjëherë mëkëmbës të saj në këtë botë. Ndërkohë, nja 10% e shtetasve shqiptarë mund të rezultonin ateistë dhe vetëm 30%, me gjasa, do të rezultonin si besimtarë të njërit prej besimeve fetare që janë aktualisht aktivë në Shqipëri,” shkruan Zaloshnja.
Ju të nderuar lexues, a keni pasur shqetësime të tilla dhe a mendoni se panorama që do sjellë censusi do jetë e plotë.
Po cfare dyshimi?
Do manipulohet si votat, me urdher te asfalias.
si mund ta marim vesh ne qe nuk e kemi plotesuar formularin,,,qe formulari yne mund te jete plotesuar nga te tjere ???????
Edhe une qe u regjistrova, nuk shoh se si mund te vertetohet identiteti im, nuk u kerkua mjet identifikimi apo firme (apo kaligrafi). Po mendoj se dhe vete organizatoret nuk gjejne rrugedalje nga kjo gafe pervecse duke deshtuar, megjithate te shohim…
Mua per vete nuk me regjistroi njeri. As familjen e vjehrrit tim nuk e regjistroi kush. Rezultati i censusit ka per te qene vaj medet.
Pse mbaron vertet ?! Po une dhe familja ime nuk do te rregjistrohemi !? Po fene dhe etnine ,apo e kemi bojkotuar ate , s’e harrova .Po te tjerat , se me thane qe ishin nja 32 faqe ?! Do i kene mbushur vet ,ose komshinjte ,sepse neve nuk kemi sekrete , ja dijme cdo gje njeri tjetrit . Pastaj dhe po qe gje e pasakte nuk behet qameti , per statistika jane , ato i bejne vet ata lart si te duan . Ne fakt une kamm hallin mos ,e kepusin ndonje gjobe kot me kot . Asaj c’t’i beje , se nuk ma mban kurrizi …Kot edhe kjo , firme s’ka hedhur kush dhe ata rregjistruesit apo c’regjistruesit ,si quhen , i kollandrisin vet sipas “udhezimeve” neper seminaret e pafund qe kane bere diten dhe naten … Tung !!!
Jua them me bindje te plote se ky Census ka per te qene nje turp. Kam fakte per kete, une, por dhe shume te tjere. Mjafton qe Tema Online te beje nje sondazh dhe jam i bindur qe 99% do zgjedhi opsionin se nuk eshte pergjigjur ose me sakt nuk eshte marre fare ne pyetje nga anketuesit.
dhe tek unë dhe njerëzit e mi nuk ka ardhur kush!
shpresojmë që të mos jemi regjistruar si grek!?
se na dërgon genc pordha gjobën pastaj!ai është i saktë dhe i kontrollon të gjitha vetë,një për një!diku mund ta ndihmoj dhe edi rama!po të ketë kohë ndërmjet editorialeve e takimet me kalamajt e lagjes në twiter!
Formulari duhej te ishte shpallur i paligjshem. Pyetja per etnine dhe fene nuk duhej te ekzistonte ne formular. Perderisa ky formular nuk u hoq nga qarkullimi, thirrja e Aleances Kuq e Zi per bojkotimin e pyetjeve per etnine dhe fene ka shkuar ne interes te pakicave greke, maqedonase, malazeze dhe te tjereve qe mund te pretendojne se nuk i perkasin etnise shqiptare.
Regjistrim me kot une nuk kam pare,une jam i papune,e dini si u regjitrova?Pronar i kompanise qe drejtoj vet,dmth pronar i 5 kazanave te plehrave te lagjes time,hahahahaha….!
Manipulimi eshte bere, po ndryshojne shume te dhena ne tavoline e nje nga keto eshte punesimi. Shikoni kur shifra e papunesisese te mos jete me e madhe se 7 apo 8%