Byroja Politike përjashton Muho Asllanin: Po i shërben Berishës (përjashtohen dhe dy anëtarë, ishin kundër homoseksualëve)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

muho asllaniPërjashtohet nga partia Muho Asllani.

Ish- Sekretari i Parë i rrethit të Durrësit, është shkarkuar  nga funksionet politike pasi ka shkelur rëndë vijën e Partisë e Punës e Rinovuar.

Vendimi për përjashtimin e Muho Asllanit është marrë nga Byroja politike, ku komunisti i orëve të para, jo vetëm që është akuzuar si sabotator, por edhe tradhtar, pasi është vërtetuar se i ka shërbyer Sali Berishës.

“Forumi i lartë vendosi në mënyrë unanime përjashtimin e Muho Asllani nga Byroja Politike, shkarkimin si Sekretar Politik i Komitetit Qendror dhe përjashtimin nga Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar. Gjatë diskutimit, shokët e Byrosë vunë në dukje faktin se Muho Asllani ka shkelur vijën e partisë, ka shpërfillur kritikat e shokëve dhe ka kryer edhe në të kaluarën disa veprime të rënda, sikurse ishte kandidimi në Durrës në kohën kur kryetar i PPSH ishte Muharrem Xhafa. Me veprimet e tij, Muho Asllani i ka shërbyer dhe po i shërben Sali Berishës dhe po bashkëpunon me elementë të dyshimtë që punojnë për të sabotuar lëvizjen komuniste në Shqipëri, duke përfshirë edhe ish-aparatçikë të Komitetit Qendror të PPSH”, thuhet në deklaratën për shtyp të PPR.

Ndërkohë po gjatë mbledhjes së byrosë së kësaj partie janë përjashtuar dhe Arif Aduri dhe Nikollë Këneta, pasi nuk kanë pranuar programin e partisë për legalizimin e prostitucionit dhe martesave mes homoseksuale.

Qëndrimet që kanë mbajtur dy anëtarët e lartë të kësaj partie, janë cilësuar në kundërshtim me vijën e partisë, ndaj dhe anëtarët e Byrosë politike kanë vendosur në unanimitet përjashtimin e tyre./l.ç

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

34 komente në “Byroja Politike përjashton Muho Asllanin: Po i shërben Berishës (përjashtohen dhe dy anëtarë, ishin kundër homoseksualëve)”

  1. ka mundesi says:

    Partia nuk ka nevoje per poliagjente dhe sherbetore te imperializmit amerikan dhe revizionisteve sovjetik.

    LAVDI MARKSIZEM-LENINIZMIT !

    Oooooo,sa kam qesh me kete lajm. Mu kujtua ai burri,e mbani mend emrin?

    1. marksi says:

      Ai burri qe te futi per 45 vite..LOL>>> Qesh Qesh..LOL

      1. Vlora says:

        ha ha ha ha ,pse habiten komunistet qe nje komunist i sherben nje komunisti tjeter si berisha,,kur vete bene koalicion me te per lulken e bashes.

        1. turi says:

          te gjiteh komunistet jane nderlidhur me berishen!!!

          1. Pickologia (pa ç) says:

            vdekshi ishalla ,jom shurr ne brek prej te qeshmes,ku i gjeni kta habere t’mira….Po paskan program t’papamun kta te Rinovumit e Punes ..dokan legalizimin e prostitucionit dhe martesat e homoseksualave, hahaaa,..Muho Asllani ka tradhtu partine se kan ferku sumen me Berishen,dy ish kamuniste me njoni tjetrin,e parafytironi dot hahhaaaaa,dun me legalizu profesionin e Dezinjatores ene dun me e nxjerr prej ilegaliteti te shkreten hahaaaaaaaaa.
            Shurrra pika pikaa mu.
            Ju shtoft jeta ju te gazete Tema.

      2. Vapa says:

        Ja ka futur??? Ja ka futur sa i ka dale te goja dhe me komentin e tij synon ta nxjerre!

  2. ka lezet says:

    ka lezet mo vlla ka rregulla ktu, pse ca u be han pa porta….
    o Tema na ke knaq me kte lajm, kam qesh me lot.
    ore ky Muho Asllani e di qe Sala eshte komunist i vjeter dhe shume faj nuk ka.

  3. kulla bjeshkve says:

    Eshte nje gotitje e rende per Partin tone dalja e ketij tradhetari,qe i ka sherbyar me devotshmeri revizionistit Sali Berisha,,por nje gje eshte e rendesishme,se sa me shume dalin tradhtare aq me e fort benet Partia,,sja kam ngene ketij,po iki te marr pensionin mbasi nuk kame asnje lek ne xhep.

  4. Delli USA says:

    Un mendoj se byroja politike ka gabuar rende,shoku Muho Asllani rrjedh nga nje familje e varfer fshatare dhe gjat luftes ka mbajt qendrim te mire,ai eshte bere anetar I byros politike direct nga shoku Enver.Un mendoj se duhet mbledh urgjent pleniumi si organi me I lart dhe kopetent per te mar vendime.Ne se I ka sherbyer Saliut ky nuk eshte argument,mbasi solidariteti I bene me te fort komunistet.

    1. Drin says:

      Hahaha… Patjeter pleniumi…

  5. shvejk says:

    Mire me Muhon , po me Nikolle Keneten c”paten?

  6. luis says:

    Edhe parti komuniste edhe lejojne martesat e homoseksualeve.Te pakten qendroni atyre parimneve te dikurshme e megjithate kush pjerdh per ju more te shkrete.
    Koha e Dulles ka hyre ne varr dhe me 23 qershor do varrosim edhe komunistin e fundit me emrin Sali.
    Eshte koha e gjenerates se re me ne krye Edi Ramen vizionarin perendimor.

  7. Jani says:

    Lajm me fantastik, nuk ka botuar TEMA.
    Vec kam nje dyshim – fjalori i perdorur ne prec-verbalin e shkarkimit eshte 100% i kohes se qoftelargut.
    Mos po bejne ndonje dobicllek.
    Mos kane mare ndonje preces-verbal te kohes se qenit, i kane ndryshuar emrat, edhe hajt botoje ne gazet?
    Kane ardhur kohe te liga – nuk mund ti zesh bese njeriu.
    Sidoqofte, nje e qeshur e madhe per te premte, nuk te bene dem.

  8. Korrieri i njesitit says:

    Nikoll keneta ishte dogmatic.
    Ai ishte me pikpamjet e vjetra sektare,
    Por teorija e materializmit djalektik dhe historik esht ne zhvillim, ne perputhje me kushtet aktuale te zhvillimit.
    Me perpara martohej nji burr me nji gru, (polici ishte asnjeanes)
    Po te shkelej ky rregull te fuste ne burg Dull Baxhanaku
    Se mythlevizmve ja kishte fut mytht ne kasaforta me dryn ai.
    Tash qe po pallohen vendce burra me burra e gra me gra, le te martohen.
    Do kemi dasma te medha:
    Sala me Lulin,Edi me Liken,
    Tos nano po osht I divorcu
    Zhosefinen do ta kemi dashnore kolektive
    Lavdi mesimeve te DullesSeModh.
    Klasiku I peste qe zhvilloi marksizmin ne kushtet specifike
    Dhe Klasiku i gjasht, ose kryeklasiku,klasiku i klasikve esht…..gjejeni.
    Ja edhe tabela e klasikve
    Marx Engels Lenin Stalin Enver Sali
    Te pushkatohet muho asllani,ky rrenegat i marxizmit
    Familia ti burgosett
    Farefisi ne internim
    Rrnoft Sal Dull Karbunara
    Lavdi grupit komunist te tropojs qe udhehiqet me largpamsi nga shoku sal.
    Jet te gjat sa malet e myzeqese i urojm udheheqsit sal

  9. qifqia says:

    Te publikohet tabloja sinoptike e Agjentit Muho Asllani !

  10. niku says:

    e c’me nxorren mallin

  11. @Korrieri i njesitit says:

    O Korrieri i njesitit;
    Me shume se sal dud karabunarit, kjo mesele i shkone RAMES.
    Mos i thuj gjo atije, se i shlojne syt xixa. I kujton vitet e rinise lakuriqe mParis.
    Sidoqofte, nje koment me humor.

  12. kel ukaj says:

    Jam akoma duke qeshe edhe ne kete moment qe shkruaj kete koment. Nuk e di se a i kane kerkuar Sali Berishes qe te antaresohet ne PPRinovuar. Se nuk e duan Saline te na kerkojne falje per Enverin e per Saline si na e lane ne qafe.

  13. Amant says:

    Doemos qe me Berishen do te bashkpunoj, sepse saliu ka qene dhe eshte ne fakt komunisti me i devotshem dhe pasues i denje i rruges se Enver Hoxhes. Kjo eshte ne drite te diellit. Ndaj ky emisar i se kaluares jo te larget, mbeshtet fuqimisht dhe bashkpunon me Berishen se kane idealin ne mes. Por ende nuki kuptojne qorat qe i sjhkojne pas saliut edhe keto dite, si dhe nje grup nga te ish perndjekurit politike. Ky eshte realitet dhe e verteta me moral krejtesisht te prishur ne ate vend. Jane te pabesueshem. Luajne me ndjenjat e popullit qe eshte akoma ne gjume. Deri kur?

  14. Shtegtari says:

    “Po ku je Enver djali,
    Se neve na mori malli!”
    U kenaqa pa mase, kisha mbi 25 vjet qe s’kisha lexuar lajme te “tilla”, ata qe jane sot nen 30vjeç dhe qe perbejne mbi gjysmen e popullsise, nuk mund te imagjinojne trishtimin po njeherazi dhe argetimin qe na shkaktojne neve brezit te vjeter sot lajme te tilla…

    1. qeparo says:

      u shofshi sa me shpejte ju mbi 30 vjec se jeni gjenerate e shke.y.er, ardhmeria eshte ne duart e gjeneratave te reja me mendim te paster e te pacenuar qe do ta suprimoje kete sistem te kalbur kapitalist dhe ti hap rruge nje jete me humane

  15. Une nuk jame komuniste.Jamn antar i Partise Socialiste te shqiperise.Poer detyrat e anterit te PKSH i njohe. I njej se edhe une qe po komentoj kam qen antar i PPSH, pore jo 25 vjet sa Sali Berisha se jame me i ri ne mosh dhe perberje ime politike nuk ishte aqe e mire sa e kishte Sali Ram Berisha. Enver Hoxha Gju me Gju me popullin u ule me babain e Sali Berishes dhe jo me Babain time se babai ime nuk i plotesonte kushtet politike dhe Enveri kete levizje e beri ne Veri dhe jo ne Jug te shqiperise. Edhe per fen E.Hoxha beri takim me 70 pleq te rrethit te Kukesit ne fshati Arren dhe jo ne Juge te shqiperise.
    Megjithsate une kame qen ne veri ne kohen kure Muho Asllani ishte Sekretar i Pare i rrethi te Kukesi.
    C`fare nedodhi ne ate kohe.
    Muho asllani i ra m e spate te gjith komunisrteve Kukesian bilazi per ta fernuar kete masaker doli nje artikull ne zerin e Popullit me siguri me orjentim te Enver Hoxhes me titull. Edhe perse u perjashtova nga PPSH une partin e kam ne zemer.” Kjo ishte vdekjeprurse per komunistet veriore te cilet per shkaqe historike ata kishin lidhje familjare me shqiptaret matan kufirit. Muho Asllani shkattroi familje te tera me ekstremizmin e tije te pa shoqe.
    Vendimi per perjashtimin e tije nga PKSH eshte i drejte se asnjeher Muho Asllani nuk ka pasur vizion per tju pershtatur situatave. Une e di se situata sot e PKSH ka kushte te tjera dhe nuk munde te operosh me ato kushte qe kishte ne kohen e PPSH.
    Mendoi une veprime te tilla ben qe edhe PKSH te renditet ne krah te Berishe kunder PSSH ne kohen e zgjedhjeve te pushtetit vendore ku 1600 vota kaluan ne favore te Berishes. Ne se kjo eshte e vertet qe Muho ka gishte ne ket mersele jo vetem perjashtimin pore kerkon denim me te madhe. I lumte KQPKSH per nje vendim te tille.

  16. kelmendasi says:

    Ky duhet te pushkatohet mbasi te jete gjykuar nga populli ne baze te parimeve te partise dhe shokut Enver.Ose te vritet naten si Mehmet Shehu e ti shkruhet nje leter lamtumire.

  17. Rroku i Druve says:

    Lajmi kam pershtypjen se eshte i censuruar. Mungon psh. krahasimi i Muho Asllanit me Kastriot Islamin, qe ne origjinal te komunikates ishte. Ne te thuhet: “Ne nuk e nxijme PPR, dmth nuk i japim asaj fytyren e K. Islamit!”

  18. ALpini says:

    Se shpejti o ne Portokalli o ne Al-Pazar por ndoshta ke TV2000 ke Haxhi Isufi

  19. po qesh ene une...! says:

    …..Po ne te vertete kush eshte ky Muho Asllani?
    Se nuk po kuptoj gjo me thone te verteten.

  20. shoku muho says:

    Internim ketij spiuni tè rrezikshem dhe gjith farefisit .ka tradhetuar partine dhe parimet e saj .rrofte partia e punes .lavdi vepres sé udheheqesit tone tè dashur shokut enver hoxha .o sa u kenaqa mu kujtua adolishenca.cfare vitesh cuna

  21. Tani says:

    Ne internim ta coni tradhetarin e partise………

  22. Dori says:

    Edhe un jam shum dakort qe te publikohet urgjentisht tabloja sinoptike e shkarkimit te Muho Asllanit…Tek e tek e tek te thuhen te gjitha ,pa patur fare frike,qe dhe ne te mbledhim mendjen dhe te dime si te reagojme dhe si te vazhdojme me opinionet tona me tutje….

  23. o plera si nuk ju vjen turp qe mereni akoma me m.asllanin,llumbi kombit.

  24. king says:

    Ka lezet qe i perjashtoj keto puqista , kjo parti esht ne kualicion me Edi Ramen ,me do e mos do i perjashtonte sepse keto nuk pranun programin per legalizimin e prostitucionit dhe martesave mes homoseksualve,kualicioni i RILINDJES homoseksualet i ka ne radhet e saj te kandiduar per deputet,keshtu i don Partia njerzit homo,shoku Muho prandaj u perjashtu sepse me homot ska kompromis

  25. Kjo parti qe eshte per martesa homoseksuale a me duket qe eshte me ne te Rindjes

  26. Korabi says:

    Muho Asllani ne periudhen me te tmerrshme te diktatures Berishiane u tregua gjate gjithe historise trim dhe konsenguent te idealeve te tija.
    Eshte gje tjeter te besosh apo jo ne idete komuniste.
    Lavdi trimit Muho Asllani!
    Prisni dhe pak se nuk e njihni akoma egersine e kapitalizmit
    Lavdi PPSH !
    Lavdi shokut ENVER HOXHA!
    Lavdi heronjeve te Kombit!

  27. shkodr says:

    hahaha muho(veja) karrocjeri i PPSH, tradhtar?sikur te ishte gjirokastriti gay gjalle
    do e denonte me vdekje ose do e vriste pas shpine,sebashku me keto dy antaret e byros
    qe ishin kunder ligjit te homoseksualeve,kjo tregon se piktori i gjat homoseksual
    nuk esht gay i eger sa enveri,pederastat socialist meritojne ate qe hajne grate
    mbas darke,me 23 qershor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *