Nje autor shqiptar ne Kanada, “Amaneti i Fundit” i Përparim Kapllanit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

 

Agron Manaj

 image

Në datë 27 qershor 2013, në Toronto, shtëpia Botuese Kanadeze IWOI, në bashkëpunim me Federatën e Shkrimtarëve Shqiptarë në Canada, promovoi romanin e Përparim Kapllanit “The Last Will”- “Amaneti i fundit”. Është fjala për një vepër letrare, me elementë të qartë historik nga Genocidi që provoi popullsia çame në Greqi, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Takimi u krye pikerisht në ditën e Genocidit Çam, në lokalin e “Albany Pizza”. Mes të ftuarve ishin shkrimtarët Faruk Myrtaj dhe Fluturak Gërmenji, historiani Olsi Jazexhi, ndërsa nga Shtëpia Botuese kishin ardhur Cheryl Antao Xavier, Brandon Pitts, redaktor dhe shkrimtar nga Los Angeles, Jasmine Da Costa me origjinë nga India, Susan Munro, poete, dhe Mary Ellen Koroscill nga kompania e reklamave. Nuk mungonin dashamirës dhe miq të autorit,  pjesëtarë të Forumit Shqiptar të Kanadasë që jetojnë në Toronto.

Nderoi promovimin  edhe kryetarja e Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze, zonja Ruki Kondaj.

Në ceremoninë e promovimit, pasazhe të romanit u lexuan nga Uanda R. Kellezi, lexim që u ndoq me kureshtje dhe  u prit me duartrokitje nga të pranishmit. “Pasqyra Shqiptare, kanali televiziv shqiptar në Kanada, përgatiti një reportazh të gjatë rreth këtij takimi.
“You got away with murder”, u shpreh Brandon Pitts per këmbënguljen e ngutshme të autorit shqiptar Kapllani për ta botuar këtë roman pikërisht në datën 27 qershor, ditën e Genocidit kundër Çamëve. Shkrimtari Pitts me humor nënvizon faktin se romani u shkrua dhe u botua në një kohë rekord dhe pa asnjë gabim ortografik. Romani tingëllon mjaft natyrshëm në anglisht dhe ka një gjuhë të qartë e të rrjedhshme.

Vetë autori shprehet se kish rreth tre vjet që punonte me këtë roman, duke patur parasysh, që punon 16 orë në ditë për të shtatë ditët e javës në kompaninë e tij “Albany Pizza”. Kapllani thotë se “jo të gjitha orët e ditës janë të zëna”. Kishte periudha të pasditeve që ai “rrëmbente ndonjë orë”, dhe ulej në zyrën e tij modeste, në kompjuter, sa për të shtuar ndonjë paragraf të këtij romani, ndërsa sytë i hidhte nga kamera, në pritje të ardhjes së ndonjë klienti! Gur gur bëhet mur, dhe…në fund të tre viteve është bërë një vepër e plotë në llojin e vet.
Është hera e parë që botohet një vepër e këtij lloji në anglisht me këtë subjekt nga të dyja palët, si nga grekët, ashtu edhe nga shqiptarët.

Duke shfletuar këtë libër, sillet ndërmend thënia e historianit të njohur, anëtarit të Akademisë Mbretërore Britanike, Dr. Noel Malcolm: “Fati i shqiptarëve çamë është një nga sekretet më të errëta të historisë bashkëkohore evropiane”. Megjithatë, duke pasur si vija të bardha frymëmarrjen perëndimore, si lejtmotiv mbetet e reflektohet respektimi i të drejtave të njeriut në përgjithësi, si qytetar bote.

Botuesja e librit, pastaj edhe zonja Rukie Kondi, dhe kryetari i Forumit Shqiptar të Kanadasë, ashtu si kolegët e autorit, e përgëzuan Kapllanin për këtë vepër aq të nevojshme dhe me vlerë të përhershme si dokumentuese që ai i dhuroi kulturës dhe kujtesës  shqiptare, por edhe asaj kanadeze, dhe shërbimin e posaçëm që i ka bërë çështjes kombëtare shqiptare në diasporë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

11 komente në “Nje autor shqiptar ne Kanada, “Amaneti i Fundit” i Përparim Kapllanit”

  1. Pellumb Qazimi says:

    Urime Perparimit,
    Me behet shume qejfi dhe ndjej kenaqesi qe Perparimi shkruan atje ku eshte. Jo se shkruan, por shkruan per probleme qe i dhembin kombit te tij ende. Dhe per kete, te gjithe duhet t’i shprehim mirenjohje. Te mos harrojme, punon shume per te jetuar e per t’u integruar ne shoqerine e Kanadase. Pra, jo per meshire, por per te jetuar, madje me dinjitet. Gjen kohen dhe ben sakrifica jo te vogla (vetem ai i di) qe te jete i dobishem edhe per kombin e vet.
    Dija dicka per librin e tij, pasi xhaxhai im ishte prezent gjate promovimit. Por, me rritet ndjesia e mirenjohjes dhe nderimit ndaj ketij njeriu, pasi shkruhet dhe behet i njohur ky kontribut per bublikun edhe ne Shqiperi.
    Jo vetem kaq, si i njohur i imi,si shqiptar i thjeshte, si njeri qe ka arritur te kete edhe bisnes me djerse, gjen kohe qe t’i rikthehet zanatit te dikurshem. Madje, me mje teme qe ne ditet e soltme po trajtohet shume. Por jo per t’u ngatuerruar. Per te pare nga e ardhmja. Dhe kete kontribut e jep Perparim Kapllani. I ben nder vetes, ben nder per shqiptaret e Kanadas. Por shume me teper Shqiperise, popullit dhe kombit shqiptar.
    Urimet me te mira Perparimit, urimet me te mira familjes se tij. Urime! Urime dhe Pergezime!

  2. Pizza Albany... says:

    Pizza Albany, keshtu quhet lokali ku Perparim Kapllani punon ne Toronto, Canada. dalengadale po behet njera nga qendrat ku takohen sa me shume shqiptare te atyshem.
    Nje foto e qeshur e Perparimit, ne vetrinen e kesaj picerie qe dite pas dite po madhohet, dhe flamuri shqiptar natyrisht perbri atij kanadez, jane kontakti i pare me kete prani shqiptare.
    Brenda lokalit ne faqet e mureve, jane afishuar krahas ofertave e cmimeve te picave te ndryshme, qe sherben Perparim Kapllani, edhe fotografi te librave te tij!
    Ne e therrasim Perparim, apo Papi, te tjeret, te huajt Pap, Pepe, Papi ose variante te tjera shqiptimesh. Teksa ai, i gjalle dhe i palodhur, vazhdon te mbetet po ai djaloshi qe dikur ushtarak fringo, dhe letrar i pasionuar, tashme ben gjithcka te integrohet ne nje mjedis dhe fushe jo aq te lehte konkurence, por edhe te mbaj gjalle hobin e tij, librat!
    Gjithnje te lidhura me atdheun e fatet e shqiptareve, edhe ne botimet ne anglisht, kane pasur te bejne me Mbretereshen Teute dhe, tashme me Genocidin ndaj Çameve!
    Romani i tij, eshte dukshem i mbeshtetur ne frymen e dokumentit dhe te kujteses se ende-te-gjalleve mes çamerve, por duke qene edhe letersi, ka prirjen qe gjerat e problemet te marrin zgjidhje permes respektimit te te drejtave te njeriut. Ne te nuk ka urrejtje mes kombesh por individe qe bashkojne kombet, edhe pse ca te tjere individe, ndodh te sillen kunder frymes se pergjithshem ku shkon edhe Ballkani.

    Perparim Kapllani eshte dashmires i te gjithe njerezve qe e duan boten me te mire e me te bukur…

  3. Lisi says:

    Shembullin e Perparim Kapllanit,duhet ndjekur te gjithe shqiptaret,kudo qe gjenden keta dhe ne çdo kohe.Madhesine e kombit dhe namin e atdheut,e rrisin shumesia dhe shumellojshmeria e atyre bashkekombaseve shqiptare qe,ne murin e nisur te gurte,vendosin nje ose me shume gure,per te bere mur.

  4. nikolin papa says:

    Ne historikun e lavdishem te Shkolles Ushtarake “Skenderbej”,do te gdhendet edhe emri i ish skenerbegasit,shkrimarit te ri Perparim Kapllani.
    Urime Papi,per kontributin tuaj per shpalosjen e vlerave te kombit tone.
    Urime, perzemersisht per nderin qe i ben shqiperise.
    Miqesisht ju uroj JUVE dhe familjen tuaj,per suksese te reja ne te ardhmen.

  5. nikolin papa says:

    Ne historikun e lavdishem te Shkolles Ushtarake “Skenderbej”,do te gdhendet edhe emri i ish skenerbegasit,shkrimarit te ri Perparim Kapllani.
    Urime Papi,per kontributin tuaj per shpalosjen e vlerave te kombit tone.
    Urime, perzemersisht per nderin qe i ben shqiperise.
    Miqesisht ju uroj JUVE dhe familjen tuaj,per suksese te reja ne te ardhmen.

  6. Lush Perpali says:

    O Bob permirsoje icik doren a picave

  7. shkodran i vjeter says:

    suksese por ky fluturaku sasht shkrimtar por gazetar i ppsh karakter =0

    1. Tironsi says:

      Ik mer ‘shkodran i vjetrum’nuk merr vesh ti nga kjo fushe. Shko me vrap se po i mbarojn parat Janulles……..

  8. Sali Onuzi says:

    Urime Perparim.

  9. Halil Hyseni says:

    Urime Perparim,
    Te vjen mire tek degjon mire per ty,e me shume qe ti ende degjon renkimet çame.
    Urime!

  10. GIMI says:

    Kush eshte ky “Agron Manaj” ?

    Perparimi ben mire qe shkruan per Camet e Camerine nuk e di nese nje Cam patriot qe ka nje lokal te vogel ne Toronto ishte ftuar ne kete promovim libri, nderkohe qe ftohen lloj lloj komunistesh apo sekretare partie si psh ajo e Profarmes qe tashme ka privatizuar shoqaten, te mbajne fjalimet e rastit..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *