Muharrem Xhediku, kompozitori i tangos shqiptare

23 Gusht 2013, 13:29Kulturë TEMA

Muharrem Xhediku është një kompozitor që  i përket gjeneratës  së artistëve të viteve ’40-’60, por ai është pak i njohur, për shkak të vdekjes së tij të parakohshme dhe për shkak të heshtjes që u mbajt ndaj figurës së tij  nga qarqet  kulturore të kohës.

Muharrem Xhediku, kompozitori i tangos shqiptare”, është libri bashkëautorëve Halil Rama dhe Sakip Cami, ku hidhet dritë mbi figurën e kompozitorit dibran.

 Zall Dardha, vendi ku fëmijët lindin duke kënduar

 Zall Dardha quhet djepi i artistëve. Mund të duket e çuditshme, madje e pabesueshme, që ndryshe nga e gjithë bota, ku fëmijët lindin duke qarë, në Zall Dardhë të Dibrës fëmijët lindin duke “kënduar”, thotë Shaqir Çerpja, një nga publicistët e njohur nga Zall Dardha. S’ka si të shpjegohet ndryshe fakti që në këtë vend ka aq shumë artistë në raport me numrin e popullsisë. Ndodh kështu jo vetëm për efektet e trashëgimisë historike qëndrestare ndaj armiqve, por edhe për efektet e trashëgimisë kulturore folklorike.

Në Zall Dardhë nuk ka shtëpi që nuk ka vegël muzikore popullore, fyell, çifteli, etj. Në këtë zonë lindën dhe u rritën njerëz që lanë gjurmë në muzikën etnike shqiptare si Muharrem Xhediku, Hazis Ndreu, Skënder Cala, Lirie Rasha, Qerim Sula, Caje Poleshi, Xhelal Çerpja, Sherif Dervishi, etj. Janë me dhjetra muzikantët, instrumentistët, valltarët, këngëtarët popullorë nga Zall Dardha që me kontributin e tyre jo vetëm kanë dhënë shfaqje në Zall Dardhë e Dibër, por edhe në mbarë Shqipërinë, madje në skenat më prestigjioze të Amerikës dhe të Europës.

Pikërisht në këtë vend të mrekullueshëm, magjepsës, djep i artistëve, lindi, u rrit dhe u mëkua kompozitori Muharrem Xhediku. Nëna e tij e rriti duke i kënduar mbi krye ninulla trimërie, dashurie dhe bukurie. Edhe pse jeta i kishte rezervuar një fat të hidhur, pasi mbeti e ve shumë e re, ajo diti të gjejë forcën e të shpalosë gjithë dashurinë amësore tek bijtë e vet. Personaliteti, forca e shpirtit të saj u kthyen në burim frymëzimi për rritjen dhe konsolidimin e talentit te kompozitori i ardhshëm.

 Shtëpia ku lindi kompozitori i ardhshëm

 Si në të gjitha shtëpitë e Xhedikëve, edhe në shtëpinë e Demir Xhedikut, të atit të Hajredinit, gjyshit të Muharremit, në mur varej çiftelia, në sepete gjendeshin fyelli dhe vegla të tjera muzikore. Ishte e pamundur që djemtë e Xhedikëve të mos dinin të këndonin me çifteli apo të mos hidhnin vallen e rëndë të burrave, që vajzat të mos këndonin e kërcenin si zana. Pra, Muharremi u rrit jo vetëm në një mjedis patriotik, por edhe në një mjedis kulturor, folklorik shumë të pasur në krahasim me krahinat e tjera. Ndoshta ninullat e bukura dibrane të nënës së tij, Sudes, u fiksuan si ngjyra ylberike në pastërtinë e memories fëminore  dhe u bënë motivet e muzikëbërjes së tij.

 Arratisja nga burgu zogist

 Edhe në burg ai i binte çiftelisë dhe këndonte këngët e bukura dibrane dhe të Veriut. Një gardian nga Mati i pëlqente shumë këngët e tij. Në heshtje dhe fshehtësi njëherë i afrohet dhe i thotë: “Mor djalë, ti paske zanat fort të bukur, e qitke lek nëpër dasma, prandaj sillu mirë, dil prej burgu dhe merru me muzikë.”

Po kështu edhe shumë gardianë të tjerë gjatë turnit të tyre afroheshin pranë dritarës së qelisë së Muharremit dhe dëgjonin muzikë popullore.

Por fati nuk kishte vendosur ta përkëdhelte akoma Muharremin, prandaj në bazë të akt akuzës ai do të dënohej me 20 vjet burg, prandaj rruga e vetme e shpëtimit ishte arratisja nga burgu dhe largimi për në Itali, për të ndjekur ëndrrën e tij të bukur, shkollimin për muzikë.

Një natë para se të dilte në gjyq, një shok i dërgoi një pako me ushqime. Brenda pakos ishte futur një ibrik me kos ndërsa në fund një sharrë hekuri dhe një kastravec në mesin e të cilit fshihej lima e hekurit.

Shoku e porositi: “Kujdes, se kosi është i hollë, por merr nga fundi! Edhe kastraveci është pak i vjetër, por ti haji zemrën! Po nuk e konsumove ushqimin sonte, nesër nuk do të sjellim më gjë.” Muharremi e kuptoi në çast se porosia e tij kishte ardhur. Gardianët nuk e kontrolluan ushqimin e këngëtarit të tyre të preferuar.

Muharremi kërkoi të shkonte në banjë nga mesi i natës dhe atje u mbyll brenda, derisa arriti që të sharrojë hekurat e dritareve të banjës dhe të arratisej nga banja, e cila nuk vëzhgohej nga rojet.

Pas pak, në burg u dha alarmi. U rrethua edhe pjesa në periferi të burgut. Muharremi ndodhej pikërisht tek Bregu i Lumit. Për t’u shpëtuar të shtënave të rojeve dhe ndjekjes së tyre hidhet në lumë dhe bën sikur mbytet. Në fakt gjen një tub llastiku të cilin arrin ta mbajë në gojë dhe ta nxjerrë mbi ujë. Kështu ai arriti të mbijetojë. Ndërsa xhandarët dhanë lajmin se Muharremi ishte mbytur dhe dërguan lajmin në shtëpi. Nënë Sudja e mjerë në barrakën e vogël shpalli vdekjen e djalit dhe njoftoi të afërmit në Dibër. Milicët kishin hapur lajmin se kafshët ia kishin copëtuar kufomën dhe nëna e vajtoi djalin për së gjalli pa kufomë.

Studimet teologjike në Itali

Pas tre vjetësh, kolegjin e mbaroi shkëlqyeshëm dhe u diplomua si prift.

Drejtori i këtij kolegji, që e kishte shumë për zemër Muharremin (Martinin) e ndihmoi të shkonte për studime teologjike në Itali, bursë nëpërmjet Vatikanit.

Ishte ende i ri kur emigroi në Itali, ku u gjend nën përkujdesjen e një prifti i cili e bëri bir në shpirt. Edhe në kolegjin e lartë të jezuitëve të qytetit të Laningos u dallua për zell në mësime dhe zgjuarsi. Por në vitin e fundit të kolegjit, ai shpalos të vërtetën e fesë së tij dhe të bindjeve të tij që tani nuk ishin as muslimane dhe as katolike, por ateiste. Kjo dëshmi e hapur i solli mjaft pasoja të rënda pasi provoi përsëri privimin nga liria, por këtë herë duke vuajtur burgimin në Vatikan. Me ndihmën e Luçias, vajza e një pedagogu të jashtëm të tij, por që nuk jepte lëndë fetare, por shkencore, arriti të arratiset nga ky burg duke u veshur si murgeshë.

Studimet në Konservatorin e Bolonjës

Pas arratisjes nga burgu në Itali filloi jetën e vështirë të emigrantit ekonomik. Pa punë, pa përkrahje, i vetmuar dhe pa shpresë shkon në Siçili dhe fillon punë si kamerier. Punoi tre muaj dhe mori vlerësimin e pronarit të lokalit. Pronari i lokalit kishte një mik në Bolonja, i cili menaxhonte një lokal ku luhej muzikë dhe kërkonte një kitarist që të dinte gjuhë të huaja. Muharremi, me emrin italian Mario, shkon në Bolonja dhe konkuron për këtë vend pune. Fitoi jo vetëm punën si kamerier, por edhe si kryekamerier. Fati filloi t’i rezervonte vetëm surpriza të bukura Muharremit. Dukej sikur dimri i ftohtë, gri e plot acar po largohej nga jeta e tij dhe po vinte pranvera e bukur shumëngjyrëshe, e ngrohtë dhe gjithë blerim. Ajo që i jepte më zemër dhe e mbushte me shpresa pa fund Muharremin, ishte se pronari i lokalit administronte një konservator muzike. Muharremi (Mario) iu lut pronarit që të studionte për muzikë në këtë konservator jashtë orarit të punës dhe në fund t’iu nënshtrohej provimeve. Fati i hapi këtë herë plotësisht krahët për të. Edhe pse duhet të punonte, arriti të vazhdojë studimet në konservatorin e Bolonjës, duke shpalosur talentin. Muharremi pak nga pak filloi të zhytej në botën e mrekullueshme dhe plot emocion të muzikës, të gjigantëve të kësaj bote të magjishme që me veprat e tyre tronditën skenat mbarëbotërore dhe u bënë frymëzim për shumë ngjarje jetësore. Muharrem Xhediku e dashuronte pasionin e tij dhe pasioni ndiqte i lirshëm instinktet e talentit të ri, që po kultivohej dhe do të jepte frytet më vonë në kompozimet e mrekullueshme dhe shfaqjen si kitarist virtuoz. Nuk e pati të vështirë t’i mbaronte studimet e konservatorit me rezultate të larta. U diplomua në konservatorin e famshëm të Bolonjës dhe sigurisht që tani ndihej më krenar.

Kthimi në Shqipëri

 Pas pushtimit italian të vendit, Muharremi vendosi të kthehej në Shqipëri. Ishte shpallur amnisti për të dënuarit e regjimit të Zogut. Ishte koha kur Shqipëria vuante nën thundrën e pushtuesit italian, ndërsa Muharremi kishte shtatë vjet që nuk e kishte parë familjen, e cila e konsideronte të zhdukur.

Ai vendosi të kthehej në atdhe dhe të jepte kontributin e tij, tashmë si një intelektual profesionalisht i formuar. Gjendja ekonomike e Muharremit ishte përmirësuar dukshëm, pasi kishte grumbulluar të ardhura si kamerier, por sidomos duke ushtruar profesionin e muzikantit si kitarist në shumë lokale të Italisë.

Pronarët e fundit italianë, të cilët e donin shumë, i kishin premtuar edhe një trashëgimi të vogël. Ata organizuan një mbrëmje përcjellëse për Muharremin apo Marion, ashtu sikurse e njihnin në ato mjedise. Pas darkës, pak metra larg lokalit dy persona e godasin dhe e mbërthejnë për t’i rrëmbyer paratë dhe dokumentat e trashëgimisë. E raportojnë se është shqiptar dhe se fshihet me emër të rremë. Të nesërmen, gazetat botojnë në kronikën e zezë për një shqiptar që kishte mashtruar dhe ishte fshehur nën një emër italian. Kështu, Muharremi humbi edhe paratë, edhe atë trashëgimi të vogël të premtuar me akt noterial. Ëndrra e bukur për të u ndërpre përsëri në mes dhe tani duhet të luftonte me fatin, ta fillonte përsëri çdo gjë nga e para. I dërrmuar dhe i demoralizuar për çfarë i ndodhi, mori rrugën për t’u kthyer në Shqipëri përmes portit të Barit. Futet në një vapor mallrash që kishte ngarkuar qymyr dhe u nis për në atdheun e tij aq të dashur, që i mungonte prej kohësh.

Me të arritur në Durrës, i pangrënë, i veshur keq dhe i lodhur, niset në këmbë drejt Tiranës, drejt “shtëpisë”, barrakës së vjetër ku e priste nënë Sudja. Ajo e dinte të vdekur, por thellë në zemër besonte se djali ishte gjallë. Xhandarët e kishin justifikuar mosdërgimin e trupit të vdekur të Muharremit tek shtëpia me pretekstin se e kishin dëmtuar kafshët. Nëpërmjet natës dhe mjegullës udhëtoi Muharremi drejt shtëpisë. Nënë Sudja kishte shtatë vjet që qëndronte krejt sy e veshë se një ditë apo natë do ta dëgjonte zërin e djalit të saj. Dhe mrekullia ndodhi. Ishte Muharremi që thërriste: “Nënë, hape derën, jam Muharremi.” Nënë Suden nuk e linte qeni të dëgjonte, por zërin e djalit të saj arriti ta dallonte. E pabesueshme, por e vërtetë!!! Mblodhi veten. Kishte shtatë vjet që e priste këtë çast. Kishte shtatë vjet që nuk besonte se djali kishte vdekur. Iu hodh në qafë. Pa fjalë, pa lotë, e hutuar, por e mrekulluar…

– Aman, bir, mos u largo më nga nëna! Të kam dritë syri, mor bir.

 Dashuria me Jelicën

Jelica. Një emër, një dashuri, një ëndërr, një këngë, një shpresë, një gëzim, një hidhërim, një vuajtje…

Një femër jo si të gjitha femrat, një vajzë e veçantë që ia ngriti peshë zemrën që në momentin që e pa për herë të parë. Pikërisht, atëherë kur shpresat ishin ndërprerë, u shfaq ajo, Jelica, vajza malazeze. Ajo ishte e bija e kryegardianit të burgut. Ajo hynte e dilte në kamp për të takuar të atin. Ishte vetëm 16 vjeçe dhe babai e kishte dritë të syrit.

Një ditë u takuan rastësisht në oborrin e kampit Jelica, malazezja 16- vjeçare, e bija e komandantit të kampit dhe Muharremi, i burgosuri shqiptar, që nuk pajtohej me asnjë regjim e padrejtësi.

Muharremi, ky muzikant i lindur që prodhonte dashuri me sy, zemër, buzë, me këngë dhe me kitarën që s’e ndante asnjëherë, e tërhoqi si një magnet vajzën që dukej sikur kishte dalë nga bota e personazheve të një përralle të bukur.

 Sëmundja e rëndë

Në dhjetor të vitit 1944 e deri në janar të vitit 1945 sëmuret rëndë nga tuberkulozi dhe ftohja e rëndë që kishte marrë maleve, burgjeve e internimeve dhe kurohet në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Pas daljes nga spitali, aktivizohet me Ansamblin e Ushtrisë ku qëndroi deri në maj të vitit 1946. Nga viti 1946 rimobilizohet dhe shkon me shërbim në Korçë. Përsëri sëmuret dhe detyrohet përfundimisht të largohet nga ushtria për arsye shëndetësore.

Për rreth dy vjet kurohet në spitalin e Tiranës dhe pas daljes nga spitali fillon si kitarist në Orkestrën e Teatrit Popullor, që më vonë kthehet në Filarmoninë e Tiranës. I besohet detyra e përgjegjësit të orkestrës së Estradës së Tiranës. Por Muharremi tani kishte një armik edhe më të egër se ai i luftës, këtë herë brenda trupit të vet, sëmundjen e rëndë të tuberkulozit. Edhe pse ndihej i ligësht prej sëmundjes, ai gjente forcën e madhe për të mos u dorëzuar tek muzika, ilaçi dhe ushqimi shpirtëror

Vlerat muzikore që na la trashëgim kompozitori Xhediku

 Megjithëse vdiq në moshë të re, Muharrem Xhediku do të mbetet një nga baballarët e kultivimit të muzikës së lehtë shqiptare.

Pas çlirimit, atij iu besua krijimi i filarmonisë shqiptare. Punoi si drejtues në korin e ushtrisë dhe është drejtori i parë i filarmonisë shqiptare, megjithëse është e papranueshme mospërmendja e këtij fakti. Ai ka shërbyer edhe si pedagog në shkollën e parë të muzikës në Tiranë. Në të njëjtën kohë iu kushtua kompozimeve të këngëve të muzikës së lehtë dhe përpunimit të këngëve burimore, duke u bërë një ndër kompozitorët më të adhuruar të kohës.

Ka marrë pjesë në koncertet dhe festivalet e kohës me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore brenda dhe jashtë vendit.

E veçanta e kompozimit të tij ishte se ai i shkruante vetë tekstet dhe i kompozonte mbi bazën e tabanit tonë kombëtar. Këngët si “Falmi sytë e shkru”, “Engjëllushes”, “Matura”, “Jelica”, etj. kanë mbetur edhe sot në kujtesën e asaj gjenerate si këngët me motivet më të bukura plot pasion të dashurisë.

Është me të vërtetë kënaqësi kur dëgjon sot nga goja e këngëtarit të mirënjohur Aleksandër Gjoka këngën e riorkestruar nga Edmond Zhulali “Falmi sytë e shkru”. Teksa dëgjon këtë këngë hit në ato vite, që u ka rezistuar kohëve për vetë forcën e poezisë dhe ëmbëlsisë së muzikalitetit, bindesh për talentin e Muharrem Xhedikut, pinjollit nga treva e artistëve, sikurse është quajtur me të drejtë Zall Dardha e Dibrës.

Krahas muzikës së lehtë, ai kompozoi edhe këngë popullore si: “Cuca e Radomirës”, “Hajde shpirt se erdh pranvera”, “Te kroni”, etj. Mrekullohesh kur dëgjon nga Eranda Libohova këngën “Cuca e Radomirës”.

Xhediku është kompozitori i parë që solli me profesionalizëm ritmet e muzikës së lehtë, sidomos të tangos në Shqipëri. Ai shkroi dhe kompozoi në të gjitha gjinitë e muzikës, jo vetëm këngë, por edhe romanca, pjesë për koncerte, suita orkestrale, opereta, muzikë vallëzimi, etj. Tangot e tij këndohen dhe kërcehen edhe sot. Kemi dëgjuar në origjinal këngët e herëshme të Muharrem Xhedikut dhe jemi impresionuar.

Kur dëgjon “Artistin e Popullit” Ramiz Kovaçi të këndojë “Bareshë e malit”, shoqëruar në piano nga Margarita Kristidhi, të duket sikur je pranë burimeve të malit dhe mes cicërimave të zogjve. Një mrekulli muzikore që të jep natyrë dhe dashuri hyjnore. Karakteristika të veçanta ka edhe kënga “Kur më zbret bregut”, kënduar nga Pranvera Baçe, këngëtare e grupit artistik të Korçës.

Sjell humor por shoqërohet nga ndjenja “Kënga e pleshtit”, interpretuar nga artisti Hysen Pelingu. Kënga “Matura” ose “Unë për ty nuk do të shkruaj”, në ato vite himn i tangos shqiptare, interpretohet nga një zë dinjitoz i muzikës shqiptare, Anita Take. Mjaft interesant është gjithashtu interpretimi i Gaqo dhe Luiza Çakos në këngën “E dua jetën”, nën dirigjimin e Nesti Uçit. Dueti Anita Take dhe Xhavit Xhepa është një kombinim i mahnitshëm zërash tek kënga “Te burimi”. Muzika si në këngë, ashtu edhe orkestrale, p.sh. tek kënga “Në parkun e qytetit”, kënduar nga Anita Take, është shumë ngacmuese, ngazëlluese, duke provokuar lëvizje të pashmangshme. Zëri i Pjetër Gjergjit tek kënga “Lisi plak” (Shkruamë të vërtetën) tingëllon si kënga e një bilbili mali. Dhe më tej, dueti Pjetër dhe Florinda Gjergji tek kënga popullore e Xhedikut “N’at” livadh” duket sikur me të vërtetë vallëzon nëpër livadhet dhe lëndinat e bukura dhe të pafundme shqiptare. Të befason zëri i ëmbël i Xhavit Xhepës tek kënga “Ja bilbili ligjëron” (Çelin lulet), një zë melodioz, i pjekur, i padëgjuar në ditët e sotme, një zë që ta mbush shpirtin plot kënaqësi dhe të mrekullon. Duetet Pjetër Gjergji dhe Anita Take vazhdojnë me këngët “Ndarja nuk na ndan” dhe “Të pres”, këngë karakteristike të tangos shqiptare, vepra të papërsëritura të Xhedikut.

Hysen Pelingu shpërthen fuqishëm me lirizmin e tij karakteristik tek kënga “Cuca e Radomirës”, një mrekulli e këngës popullore dibrane. Ndërsa Viktori Xhomo tek kënga “Do ta gris çarçafin” paraqitet si një artiste e kompletuar e kohës.

Dhe në majë të këngëve të tangos shqiptare, vepra të Xhedikut, qëndrojnë këngët “Vashës sime” (Vajzë engjëllore) dhe “Falmi sytë e shkru”, të kënduara nga Pjetër Gjergji.  

 Përse u harrua dhe u mohua për 50 vjet me radhë kompozitori Muharrem Xhediku?

 Me kalimin e viteve, jeta e vështirë që kishte kaluar që në fëmijëri dhe rini, të ftohtët që kishte marrë në internim, maleve duke luftuar, burgjeve duke mbijetuar bënë që të shfaqej sëmundja e tuberkulozit, që do ta mundonte pjesën tjetër të mbetur të jetës. Ndoshta ishte ky shkaku që martesa e tij me Jelicën, që mbeti dashuria e tij e vetme e vërtetë, të merrte fund.

Ndarjen me Jelicën e përjetoi në mënyrë dramatike. Por shkaku i vërtetë i ndarjes me Jelicën nuk ishte sëmundja e Muharremit.

Jelica ishte një grua e rrallë, e dashuruar marrëzisht me Muharremin, i shërbente si një fëmie; e puthte, e lante,  e ndërronte, i rrinte mbi kokë, e shihte në dritë të syrit.

Por cili ishte shkaku i vërtetë i ndarjes me Jelicën, me këtë dashuri që i ngjasonte rrezes së diellit pas shtrëngatës?!

Shkaku i vërtetë, në bazë të hulumtimeve tona dhe sipas dëshmive të personave që e kanë njohur nga afër çiftin që ngjallte zili, ishin thashethemet. Opinioni i keq i kohës për gratë me kombësi të huaj, presioni që bëhej nga partia-shtet e asaj kohe dhe ish-Sigurimi famëkeq i Shtetit, që i shikonin femrat e huaja si agjente, si kundërshtare të regjimit komunist nuk e kurseu as Jelicën bukuroshe.

Në sanatoriumin e shtetit në Tiranë ku shërbente Jelica dhe ku kurohej të shumtën e kohës Muharremi, punonte edhe Dr. Kalvari, një mjek serb, të cilin e akuzuan për marrëdhënie me Jelicën, gjë që nuk ishte kurrë e vërtetë, pasi Jelica dashuronte marrëzisht Muharremin.

Edhe familjarët e rrethi i ngushtë i miqve të Muharremit e mbrojtën me forcë e vërtetësi figurën e nuses së huaj, por opinioni dhe mjedisi i mykur patriarkal ishte tepër mbytës. Fjalët e liga e bënë punën e tyre. Ato ranë si bomba mbi trurin dhe zemrën e Muharremit të sëmurë, i cili thellë në ndërgjegje ishte i bindur për pafajësinë e gruas së tij. Tashmë fuqitë, të prangosura prej avancimit të sëmundjes, po e linin dhe ai nuk mund ta përballonte dot presionin dashakeqës, kështu që pranoi të ndahej nga dashuria e vetme dhe e vërtetë e jetës së tij.

 “Artisti i Popullit” Avni Mula, në kujtimet e tij për Xhedikun midis të tjerash shkruan:

Sa herë dëgjoj tingujt muzikorë të kitarës, sa herë shoh kitarë, më del përpara sysh figura e ndritur e kolegut dhe shokut tim të nderuar, kompozitorit të talentuar Muharrem Xhediku”./A.Xh

21 komente në “Muharrem Xhediku, kompozitori i tangos shqiptare”

  1. Patriot says:

    Iperjetshem qofte kujtimi per artiste e njerez me ndjenja nerezore,sikurse muzikant e kompozitore si Muharrem Xhediku,qe beri dhe dha sa mundi per muzuken,kete arte qe nuk ka vdekje kurre per lumturine e njerezimit.
    Respekt e mirenjohje dhe per ato qe kujtojne bijte me te mire te kombit qe dhane sa munden per me te miren e mundeshme ne sherbim te njeriut.

    1. Xha Sulua says:

      C jane keto mitizime katundareske te nje aventurieri ordiner? Si ndenji 7 vite ne Itali pa i shkruar nenes nje leter? Si ia doli te arratisej ndopak ne Itali ne kohen e Zogut? Po lerini gjepurat, fshatare keni mbetur ne shpirt

  2. I revoltuari says:

    Përse u harrua dhe u mohua për 50 vjet me radhë kompozitori Muharrem Xhediku?

    Shpif, Shpif,,,,,,,,,,,,, vazhdo dhe shpif se diçka do te ngelet.
    Edhe pse vdiq Xhediku e ka vajin Komunizmi?
    Po ku u harrua per 50 vjet Xhediku????
    Vazhdoni…… shpif, shpif , shpif…………..!!!!!!

  3. tull says:

    Avni Mula,psh,a eshte interesuar per tu kujtuar 50 vjetori i Xhedikut?Edhe Avniu kishte grua te huaj.

  4. I revolyuari says:

    Edhe Avni Mula do te na dale nje dite i persekutuar.
    O vajz me kaçurela qe pie uje ke bucela……., me siguri e kane shkruar komunistet dhe ja dhane ta kendoj me zor pasi hengri nje pjate me qofte te zgares dhe piu dy kriko birre te mire Korçe ke ‘Tymi’ perballe Operas dhe Baletit.
    Ah komunizmi… komunizmi… ne 1970 te ‘Tymi’ a e mbani mend?

  5. Horri i Bulevardit says:

    Kompozitor i madh dhe i harruar nga rregjimi enverist, i harruar jo vetem se kishte grua nje serbe te bukur, qe me vone me duket se vdiq, por se kompozimet e tij ishin brilante dhe rregjimi, skishte si ti mbate si kompozime shqiptare, se ishte koha e kengeve partizane, e aksioneve dhe sulmuesve, ishte koha e kengeve kundra fese dhe madheshtise se Njeshit dhe tangoja, apo serenatat e Xhedikut te madh, e conin rinine ne nje bote tjeter, ne boten e endrave.
    E njha punen e tij mabs vitit 90-te, kur dhe filluan te publikohen kompozimet e ketij muzikanti magjik dhe jam befasuar se shume kenge qe i kendonim ne rinine tone, kujtonim se ishin kenge te vjetra korcare.
    I perjetshem qofte kujtimi i ketij kompozitori te madh, qe diktatura u mundua ta leje ne harrese, por smundi.

    1. Horri i Bathores says:

      @Horri i Bulevardit.
      Ja fut kot.Te kane rane floket por po te lene dhe trute me sa duket.
      Hiqe ate pseudonim, dhe mbaje me mire ish oficeri vullnetar i sigurimit te shtetit ose ‘Kurva e Lanes’
      Per nje burre ne moshe te avancuar si ty nuk i takon me treguar budalleqe.

      1. Horri i Bulevardit says:

        O bathorist, ne qofte se ke dicka per komentin thuje, te pergjigjem, ne qofte e ke personalisht vetem me mua, prape thuaje dhe te jesh i sigurte qe do te dali kopil. te fala….?

        1. Horri i Bathores says:

          @Horri i Bulevardit.
          Sepse qendrimi i juaj me acaron…,gjithmone, dhe pa arsye ,vend e pa vend, do flasesh kunder Enver Hoxhes.
          Per çudi kam ndjenjen qe ne ate periudhe, nuk dukesh , nga ato qe kane vuajtur.
          Nejse nuk ju njoh,por mos hidh vrere,pa baza.

          1. Horri i Bulevardit says:

            Kete kompozitor ne kohen e Hoxhes more hrri bathores e kan pas njohur vetem ish koleget e tij dhe familja, per popullin ky kompozitor ishte i panjohur dhe i harruar.
            Une e kam pas ndjekur artin ne te gjitha zhanret, por nuk arrita te njoh kete gjeni te muzikes melankolike shqiptare.
            Pse e la ne harrese Enver Hoxha kete kompozitor te madh dhe shume figura te tjera, kjo nuk eshte faji im, por i vete Enver Hoxhes, mos duhet ti ngrej monument, qe shume shqiptare edhe Lasgush Poradecin e njohen shume vone.
            Ne qofte se ty te ka mbetur ora tek Enveri, mbaje je i lire dhe ti cosh lule tek varri.

            1. Horri i Bathores says:

              @Horri i Bulevardit
              Enver Hoxha nuk ishte drejtues orkestre, as perbersi i programeve ne RTSH.
              Ju nuk e keni njohur, kurse po e kam njohur.
              Nuk behet fjale ne se me ka mbetur ora apo jo , dhe as qe jam apo jo nostalgjik.
              Beht fjale te mos shkruash vend e pa vend kunder nje figure te permasave te tij.
              Horr i Bulevardit,nuk ke mbaruar te lepish kockat e fundit qe ka lane regjimi i meparshem.
              Se ke ndejt 2 jave ne Angli ose Gjermani, nuk e njeh akoma kapitalizmin.
              Prit Horro prit kemi me pa gallat me optomiste si ty.
              Horro jeten e fitoj mjafte mire, ketu ne perendim, prej 26 vjeteve, fale Universiteteve shume cilesore, ne nje kohe rekord qe beri Enver Hoxha.

              1. Horri i Bulevardit says:

                Pershendetje @Horri i Bathores, me pelqeve me kete koment dhe qe nga ky moment, te jesh i bindur se do shkruaj seriozisht me ty, kjo fale intelektit qe ofrove ne kundershtimin qytetar.
                Une e kam njohur Enver Hoxhen, nepermjet fotografive neper klasat tona dhe neper ndermarrje, nganjehere ne TV dhe skam cfare te them dicka intime ne figuren e Hoxhes.
                Por une kam qene gjithmone kundershtar i Hoxhes, per vete diktaturen qe na diktoi dhe na la ne nje prapambetje te madhe.
                Dikush mund te thote qe ka bere shume, une i them se me ndonje sistem tjeter, ne sdo te canim ambasadat, por do te prinim refugjate si cdo vend perendimor.
                Jam nje nga ata qe edhe ne kohen e diktatures, kam shkuar ne opera, qe per kohen ishte nje tager vetem per ata qe merreshin me art.
                Ta leme kete, Muharrem Xhedikun pa genjyer, e kam njohur per here te pare mbas vitit 90-te, kur eshte dhene nje emision posacerisht per te, aty mesova per kete gjeni te muzikes se lehte dhe melankolike, se kush ishte.
                Dhe kjo nuk eshte faji im, pse nuk e njoha me perpara nje muzikant me vlere te vendit tim, por nje arsye per te kundershtuar diktaturen, qe na e mohoi qe ne te njohim artistet tane, kjo sepse diktatorit nuk i shkonte per shtat.
                Ne qofte se me ke lexuar, une personalisht megjithese i denuar nga diktatura, jam shprehur se nga te tre udheheqesit kryesore qe kane udhehequr Shqiperine, Zogolli, Hoxha dhe Berisha, Enver Hoxha, panvaresisht se ishte komunist stalinist, beri me shume per Shqiperine dhe vetem jap faktin qe shkollen e beri shkolle, shkolle qe edhe ti me te drejte me mburresh jo mua, por shkolles qe te pergatiti.

                Enver Hoxhes- i ve noten 7

                Ahmet Zogollit- i ve noten 5

                Sali Berishes- i ve noten -10

                Me kete renditje kuptoje se kur kundershtoj ate qe ka noten me te mire, do te thote qe kerkoj noten 9-te, nga personi qe dua te udheheqe Shqiperine.

  6. Nostalgjiku says:

    ‘Tymi’ perballe Operas dhe Baletit ka qene i mrekullueshem, por ajo qe kame me shume nostalgji ka qene nje lokal perballe ‘kirurgjise’ Spitali N 1, ke ‘daj Haliti ‘ i thonim ne ate kohe.
    Ne 7 te darkes fillonin qofte te zgare, me pak gogozhare te kuq, dhe birra Korçe. Ambjenti ishte gjithe tym… lokali ishte i mbushur me banore te lagjes, dhe studente te Mjekesise….
    Ah rinia……rinia……..!!!!!

  7. Dash says:

    Gjithmone ndaj antishqiptareve nevoitet diktature.Cdo arritje shqiptare i dedikohet diktatures se shumices.Nga diktatura nuk kishte frike populli por vetem nje bande qe diku kishte gelltitur nje luge corbe…Shqiperia do behet vetem ne rruge Enveriste,s’ka rruge tjeter!

  8. lako says:

    Muziken e Xhedikut e kemi degjuar ne vitet e Enverit,pse ja fusni kot.C’fare ke me xhaxhin,o i lig?

  9. mevlan says:

    Edhe shume kenge te tjera nuk jane kenduar atehere,psh edhe kenget e babait te Ndricim Xhepes etj.etj.Eshte nje muzike qe e eleminon koha.Sic e thote edhe nje komentues me lart me te drejte por me qellimin e keq(per kenget e punes e kenget partizane),mbas luftes Shqiperia doli e fuqishme dhe e ashper si asnjehere tjeter,Shqiperia do centrohej si shtet,duhej ty pastronte oxhakun nga zgjyrat antishqiptare,Shqiperia nuk do te mbetej nje lokal italian nate….Ketu qendron merita e xhaxhit.Agim Prodani,qe kish biografi te keqe,kompozonte nje kenge te re e fap syri nga Enveri e ky e perkedhelte me pellembe nga koka….Enveri ishte njeri me kulture,ai vinte ne Shqiperi direkt nga preheri i Edith Piaf,por vendit i nevoitej kultura e tij,folklori i tij.

  10. dritani says:

    Eshte bere kjo puna e persekutimit apo harreses ne diktature si ato historite me partizane nje here e nje kohe.

    Ne diktaturat komuniste te te gjithe botes vetem Njeshi vlente. Te tjeret ishin kot. Quhet Kulti i Individit.

    Te gjithe pas ’90 dolen anonime paçka se ndonje emer mbahet mend me shume se ndonje tjeter.
    Rrem Xhediku nuk kishte pse t’i shpetonte ketij fati.

    Ajo qe duhet te bejne pasardhesit eshte pikerisht kjo. T’i nxjerrin “anonimet” nga harresa por ne shqiptaret kemi nje karakteristike gjenetike qe harrojme te shkuaren madje edhe e baltosim.
    Popull pa Kujtese.

  11. Profesori says:

    I pushofte shpirti ne paqe Muharrem Xhedikut. I kam degjuar qe ne te gjalle te tij krijmet muzikore teper elegante e gjithe art te ketij muzikanti me taban. Jeta ishte shume e ashper me Muharremin! I falendoroj dy autoret Cami dhe Rama. Pa e teprue them se ishte i mrekullueshem si muzikant dhe si njeri. Ishte perfaqesuesi autentik i vendlindjes se tij (Zall Dardhes, Diber). I ndritt shpirti atje ku asht.

  12. ajaxs says:

    Mos ja futni kot ,Ate se njef njeri si kompozitore. Eshte njelloj si te thuash qe tangon e pare shqiptare e ka kompozuah Haxhi Qamili,por regjimi komuniste ja mohoje..

  13. emigranti says:

    Qenkeni futur edhe ketu o sigurimsa me detyren per te rieleminuar “ringjalljen” e portretit te Xhedikut. Mbase ju nuk e njihini, dhe me sa duket as doni ta njihni sepse bie poshte miti qe artin e bene jugoret ndersa nga veriu vetem shkodranet. Ju tremb fakti qe faktet flasin se njeriu i pare qe solli ritmet e muzikes se lehte te kohes, ishte pikerisht Xhediku djaloshi nga Dibra. Qe te merrte simpatine tuaj ai duhej te ishte nga jugu, sepse eshte e pabesueshme per ju qe nje “malok” te kete bere rrevolucion ne muziken shqiptare.Po ka mundesi te trembeni nga e verteta se shume nga krijimet e tij u vodhen dhe sot mbajne autoresi tjeter, u grisen u perdoren per parodi, u shkaterruan mbas vdekjes se tij… Xhedikun e njeh brezi i tij dhe te rinjt e asaj kohe dhe te gjithe ata qe jane te interesuar per muziken dhe tangon ne veçanti. I vetmi kompozitor qe kurre se perdori partine ne tekstet e kengeve te tij. Ai lindi dhe vdiq nje shpirt i lire.Njeriu qe e futi me muziken e tij Shqiperine ne evrope qe para 70 vjetesh. Ju qe komentete tuaja fyese perpiqeni te tregoheni kush jeni, ne fakt jeni dhe mesa duket ju pelqen te vdisni injorant. Asgje nuk eshte thene ne ate liber per xhedikun, per krijimatrine e tij, as çereku i asaj qe duhet te thuhet. Kenget e tij jane kenduar nga kengetaret me te shquar te kohes, Hysen Pelingu, Anita Take, Pavlina Nika, Xhavit Xhepa, Pjeter Gjergji, Luçie Miloti, Rudolf Stambolla etj, etj. Me vone kenget e tij i kane kenduar Kastriot .., Liljana Kondakçi, Eranda e Irma Libohova e sa e sa te tjere te muzikes se lehte dhe asaj popullore. Ai kompozoi ne te gjitha gjinite, duke filluar nga kenget per femije, muzike te lehte, popullore, muzike orkestrale,perpunime e orkestrime pa fund, operete muzike klasike etj etj. Kenget e tij mbushnin programet muzikore ane e mbane trojeve kombetare, Tirane, Prishtine e Shkup dhe kane kaluar edhe pertej oqeanit deri ne rusi. Tangot e tij jane kenduar e vallezuar ne Rusi nga artiste te njohur rus dhe ne vende te tjera te kampit socialist. Mbyelleni gojen dhe mjaft hengret m… se nuk u ngopet 60 vjet me m… e pe… e Enverit.

  14. Anna says:

    Mos flisni kot o njerëz . Unë u rrita me muzikën e tij e kisha nëpër duar tekstet e muzikën e shkruar nga ai vetë.Dhe kush e shkroi këtë artikull ja ka fut kot se sh gjëra s janë si janë shkruar. E vërteta është se Jelica vërtet e tradhëtoi jo me doktorin serb po me një kirurg shqiptar dhe këtë e di mirë. Ai vërtet e deshi shumë dhe ishte ajo që e ndihmoi të arratisej por e tradhëtoi dhe ai ishte që e përzuri . Këto i them se i di sh mirë . Kush e shkroi artikullin gënjen pasi ai u martua në vitin 1949 me një grua të mrekullueshme dhe të bukur e cila vërtet ju përkushtua deri në momentet e fundit të jetës së tij u përkujdes dhe se la një çast si një fëmije i shërbeu megjithëse ishte sh e re vetë kaloi 10 vite duke i shërbyer në senatorium. Deri në vitin 1959 ku ndërroi jetë në duart e saj në Senatoriumin e Tiranës. Unë e them pasi ajo grua është njeriu im i afërt . Doni të dini arsyen pse komunizmi e harroi ua them unë. Ai ishte partizan i internuar në kampin e prishtinës ku edhe mori tuberkulozin luftoi dhe në mal. Ai ishte komunist dhe dorëzoi tesrën e partisë se tha na premtuat se do hani me lugë floriri dhe vëllai im me opinga ishte e me opinga është. Merreni nuk e dua . Nuk e futën në burg se ishte sh i sëmurë ish i dënuar me vdekje prandaj . Kjo është e vërteta jo përrallat që thoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje