Kryengritja e fshatarit të lirë shqiptar, Zhapokikë 1948

8 Tetor 2014, 17:41Dossier TEMA
Kryengritja e fshatarit të lirë shqiptar, Zhapokikë 1948

Sadik Bejko

Nga Sadik Bejko

Kryengritja e Zhapokikës është një fakt historik, një ngjarje tragjike, heroike, e ndritur dhe e përzishme. Burrat e fshatrave Zhapokikë, Luftinjë dhe Kamçisht në vjeshtën e vitit 1948 u ngritën me armë në dorë për të mbrojtur liritë e të drejtat e tyre zakonore dhe pronësore, për të mbrojtur pavarësinë legjendare të malësorit shqiptar nga shteti, pavarësi, të cilën fshatari i lirë shqiptar, i mbrojtur nga normat e ngurtësuara zakonore, e ka gëzuar edhe nën pushtimet e çdo kohe, edhe gjatë mbretërisë në vitet ’30 të shekullit që shkoi, e ka gëzuar në shekuj.

Për këtë lloj lirie burrat e kësaj krahine luftuan me armë dhe u vranë në përplasje të pabarabarta në numër dhe në armatim me forcat qeveritare. Ata që mbetën gjallë nga betejat, u pushkatuan dhe u burgosën. Në hetuesi dhe në gjyq me kokën lart ata pohuan se “ne u ngritëm si ushtarë”, “ishim ushtarë në luftën për demokraci”.

Më lejoni që të shtjelloj atë që mendoj se nënkupton termi fshatar i lirë shqiptar. Pjetro Kuaroni, diplomat italian në Shqipëri në vitet ’30, në librin “Valixhja diplomatike” shkruan se, siç i kishte njohur ai, fshatarët, malësorët shqiptarë, mund të ishin burrat e fundit me të vërtetë të lirë në Europën plakë. Dhe shton se marksizmi nuk mund të tolerojë asnjë mbijetesë të kohëve të kaluara. Fan Noli këtë fshatar me kalin, me pronën (pak tokë, ca bagëti), me pushkën, me jetën e vet asketike brenda normave zakonore e ka cilësuar më bej se sa beu. Ky fshatar ka bërë kryengritjet e Tanzimatit, luftrat për Pavarësi, Luftën e Vlorës, luftën antifashiste, ka bërë të gjitha luftërat në historinë shqiptare.

Luftën gati e ka pasur profesion. Ka luftuar si nizam, ka luftuar si ushtar me pagesë. Ky fshatar sot nuk ekziston. Pas 1944-ës krenarisë dhe pavarësisë së trashëguar me një copë tokë dhe me një pushkë krahut do t’i vinte fundi. Prona e vogël, kanunet, pushka, krenaria e ashpër e varfërisë duhet të zhdukeshin. Burrat e kësaj zone këtë humbje nuk e honepsnin dot. Në thellësitë e viteve ata gjithmonë e kishin larë me gjak çdo cënim në pronë, në nder, në jetesën familjare. Nuk mund të bëheshin lodra në duart e shtetit.

Kryengritja e Zhapokikës ishte grahma e fundit e kësaj lirie që dha shpirt një herë e përgjithmonë.

Cilat qenë rrethanat dhe a pati ndonjë ngjarje të veçantë që i dha shkëndijën e zjarrit kësaj kryengritjeje? Shkrimtari i policisë së diktaturës, Themi Bare, në librin “Komplote, provokacione, dështime”, Tiranë 1976, shkruan se Kryengritja e Zhapokikës nuk ishte e nxitur nga jashtë, nuk ishte kryengritje e të quajturve kriminelë të luftës, të mbetur ende nëpër male. Nga lindi dhe si lindi atëherë? Lindi nga brenda kësaj bashkësie, nga njerëz që diktatin e “jetës së re” në katër vjet e kishin duruar me shpirt ndër dhembë. Raportet e diplomatëve thonë se pas katër vjetësh nën diktaturë Shqipëria ndiente nevojë të mprehtë për ushqime dhe veshmbathje. Ishin vite të zisë së bukës. Në parti pas ndëshkimit të Koçi Xoxes kishte një ndarje në titistë dhe stalinistë. Raportet e diplomatëve japin pasqyrën e një gjendjeje të pakënaqësisë dhe të revoltës në tentativë në gjithë Shqipërinë. Edhe nga dosja hetimore e kësaj ngjarjeje del se dy të tretat e njerëzve në zonë ishin të pakënaqur.

Më 1948 zona tronditet e rrënqethet nga arbitrariteti, nga dhuna. Vriten me pushkatim disa prej njerëzve më me emër të kësaj krahinë. Duke vrarë më të mirët, diktatura kërkonte t’u ulte kokat gjithë të tjerëve. Pushkatohet Zenel Shehu, ish komisar batalioni, Veiz Vasjari, agronom, i studiuar në Francë, bej dhe nacionalist, pushkatohet babai bektashi Shevqet Mahmutaj, pushkatohet atë Gjergj Suli, prifti i fshatit Lekël dhe Baba Ali Tomori, autor i gjashtë librave me ese, prozë, poezi. Katër nga këta u pushkatuan në Gjirokastër të lidhur duar më duar, në një ditë, në datën 14 janar 1948. U përzie gjaku i komisarit me të beut nacionalist, gjaku i klerikut bektashi me atë të priftit ortodoks. Vetëm diktatura mund t’i bëjë bashkë dhe njësh si armiq të saj njerëz kaq të ndryshëm.

Këto ishin kushtet në verën e vjeshtën e vitit 1948. Prapë mendoj se motivet bazë të rrëmbimit të armëve duhen kërkuar vetëm brenda jetësës së bashkësisë, duhen kërkuar në padrejtësitë që po ua bënë jetën të padurueshme këtyre banorëve. Merita e përgatitjes dhe e organizimit të kryengritjes i takon Xhemal Brahim Asllanit, ish partizan, me arsim fillor, i martuar me dy fëmijë, i ri 30 vjeçar. Në Levan major Sulo Zaimi, ish oficer i ushtrisë së mbretërisë, punonte në fshehtësi, nxiste e frymëzonte të tjerët duke qëndruar vetë në plan të dytë. Xhemali pas dy-tre muajsh, nëpërmjet mbledhjesh të fshehta, nga korriku në shtator, siguroi njerëzit, armatimin dhe komandën e asaj që u quajt çeta Baba Shevqet, për nder të klerikut të pushkatuar më 14 janar 1948. Të 20 e ca burrat që morën armët, ishin të moshës mesatare 40 vjeç, burra të mësuar me varfërinë, me normat e ashpra të jetës, me barrën e dy luftërave botërore mbi shpinë. Veç njërit, të tjerët nuk ishin dënuar asnjëherë nga gjykatat. Në përbërje të çetës kishte ushtarë, komunistë, ish-partizanë, policë të zonës, nëpunës të administratës lokale. Xhemali i dha çetës organizimin ushtarak. Flamuri i çetës u bë flamuri shqiptar me shqiponjën pa yll. Të gjithë bënë betimin sipas kodit zakonor. Kënga e çetës ishte Kënga e Baba Tomorrit. Detyra luftarake e çetës ishte: të luftonte me armë derisa në Shqipëri të vijë në fuqi një qeveri demokratike. U zgjodh shtabi i komandës. Komandant u zgjodh ish-xhandari 59 vjeçar, Bajram Kamberi. Ky lloj orgaizimi luftarak (çeta, flamuri, betimi, arma, komanda, shtabi, detyra) këtyre burrave u pëlqeu. E vlerësuan seriozisht.Tani ata ndjeheshin të shndërruar në ushtarë, ushtarë të lufës për demokraci. Dhe kësaj i qëndruan deri në fundin e tyre. Ja dhe disa nga vargjet e këngës së Baba Tomorit: “ Ejani o popull, mblidhuni me ne.\ O baba Tomori lësho një rrufe.\ Armët ne i kemi fshehur nën dhe.\ Do të bëjmë luftë flakë e batare\ si luftoi me pallë trimi Skënderbe”. Këtë këngë mendohet se e ka bërë baba Shevqeti. Shënojmë se zona ku u bë kryenngritja, atëherë besonte shumë te falëtoret bektashiane, se kishin kultin e malit të Tomorit, ku bënin pelegrinazhe dhe flijonin bagëti të imta dhe gjedhe.

Më 2 tetor çeta ra në përpjekje me policinë në fshatin Kamçisht. Forcat policore u thyen. Mbeti i vrarë toger Xhezo Makashi, shefi i policisë së Tepelenës. Kryengritësit morin drejtimin për nga Berati. Rezistojnë për rreth një javë të ndjekur nga forcat e shumta qeveritare. Përplasen me armë dhe tërhiqen. Kthehen prapë drejt Tepelenës se bazat e tyre në zonën e Beratit ishin zbuluar. Më 10 tetor në qafën e Gllavës bëhet beteja për jetë a vdekje me forcat e shumta qeveritare, ushtarë dhe policë, të ardhur nga Tepelena dhe nga Berati. Luftëtarët janë të lodhur, të uritur, por rezistojnë. Mbesin të vrarë dy policë, mbesin të vrarë dhe dy kryengritës. Të tjerët çajnë rrethimin. Çeta përfundimisht u shpartallua. Xhemal Brahimi u arratis fillimisht në Greqi pastaj në SHBA. Të tjerët u kapën nëpër shtëpitë e tyre, shumica të fshehur në pyje e stane. Komandanti u kap i fundit, rezistoi tre muaj në arrati. Gjatë bastisjeve u vranë kryengritës dhe të afërm. Komandant Barjam Kamberi u dënua me pushkatua, u ekzekutua në Gjirokastër, më 21.07. 1949. Të tjerët u dënuan me burgime të rënda. Dikush vdiq në burg. Numri i të vrarëve nga shteti dhe i të vdekurve në burg arrin në nëntë. Sulo Zaimi, si nxitës i fshehtë i Kryengritjes, u dënua me 20 vjet burg.

Xhemal Brahimit ia internuan familjen, gruan dhe fëmijët e mitur, të cilët më pas u dënuan me burg deri më 1991. Xhemali u stërvit në kampet e trajnimit në Maltë dhe në mbi dhjetë vjet si një Rambo nuk dihet sa herë hyri e doli nga Shqipëria. Ai në heshtje gëzonte simpatinë e krahinës si kundërshtar mitik i shtetit, i ndjekur këmba-këmbës nga sigurimi dhe policia, por që nuk u kap, nuk vrau njeri, nuk dhunoi, nuk mori hak në njerëz të tjerë. Nga takimet e fshehta me gruan e tij të internuar në Lushnje më 1960 lindi një vajzë, që jeton ende. Xhemal Brahim Asllani vdiq në SHBA më 1983, 65 vjeç.

Pas eliminimit të çetës Baba Shevqet u kap për revoltë në tentativë grupi i Demo Kasos. Arrestimet dhe dënimet me burgim në të dyshuar për rrebelim me armë u shtrinë dhe në 30 burra të tjerë nga fshatrat Luftinjë dhe Gllavë. Familjeve të të burgosurve iu sekustrua pasuria. Ata u varfëruan dhe vuajtën përndjekjen politike si familjarë dhe bij të armiqve të shtetit. Në atlasin politik të luftës së klasave krahinat e Luftinjë dhe të Buzit u quajtën të padashura nga regjimi i kohës. Krahina nuk kishte përfaqësuesit e vet në Kuvend, në rreth, në polici e në gjykatë. Kur donin t’i poshtëronin politikisht ua thoshin copë: ju jeni nga ata të Zhapokikës. Dua të përmend me emër disa nga të rënët dhe të burgosurit: Mehmet Yzeiri, Salo Kaso, Sefer Yzeiri, të vrarë, anëtarë të shtabit të çetës, Safet Kamberi i vrarë, Hajri Mahmutaj, qëlluar me armë në burg, Adem Memaj, ish-mësues nga Salaria, u ridënua sa vdiq në burg. Xhemil Asllani vdiq shpejt i sakatuar nga burgu. Beg Veiz Rrodhja nga Zhapokika ishte komunist. Ishte më i varfëri i kryengritësve dhe luftoi deri në fund. S’e shkeli betimin. Dua të përmend disa nga ata që kam njohur si: Gani Kojdheli nga Kamçishti, Bejo Asllani nga Luftinja etj.

Këta burra të Zhapokikës, Luftinjës, Kamçishtit, burra të vitit 1948, nga formimi, nga bindjet, nuk ishin as komunistë, as antikomunistë, as përparmitarë as reaksionarë, ata ishin thjesht fshatarë. Me fjalët “jemi ushtarë jo banditë”, “do të bënim qeveri demokratike” ata shprehnin përgjegjësinë për të ndryshuar fatin, ndjenjën e dinjitetit të prekur dhe kërkesën për një jetë më të drejtë. Ata ushtarin e dinin se ç’ishte: ushtari merr një detyrë dhe vdes me nder për ta kryer atë. Sa për demokracinë, le ta themi se veç një iluzioni të turbullt, ata nuk e njihnin demokracinë. Por edhe kështu, dhe pa e kuptuar dhe pa e ditur se ç’ishte demokracia, ata luftuan për të, u vranë dhe u burgosën.

Ata luftuan me vetmohim për ato çfarë donin dhe për ato që i besonin. Lufta politike e viteve ’30, lufta antifashiste e ndarë në nacionalistë dhe në partizanë kishin farkëtuar një fshatar shqiptar me kërkesa politike, një njeri që rrok armët për të mbrojtur idetë në të cilat beson.

Disa nga këta burra, siç e thamë, edhe vdiqën si luftëtarë… Sot ata mund t’i quajmë martirë. Më lejoni që, duke e përfunduar fjalën time, ta shtjelloj më tej këtë mendim. Njeriu që çliron veten nga pushtetet e jetës së përditshme, për t’iu kushtuar një ideje që e çmon, një ideje sublime, shndërrohet në martir. Këta njerëz e kishin arritur këtë stad të lartë shpirtëror. Duke hedhur armën në sup për t’u ndeshur për jetë a vdekje me shtetin, ata braktisën shtëpinë, katandinë, pasurinë, tokat, pra, braktisën pronën që është një nga pushtetet zotëruese të njeriut. Ata braktisën familjen dhe fëmijët që janë nga pushtetet më thelbësore për një jetë njerëzore. Ata braktisën edhe jetën e tyre, jetën që është e dashur mbi gjithë të tjerat. Ata i thanë jetës së tyre shko, shkëputu nga trupat tanë, hidhu tej si pluhur, si rërë, si shi a si farë. Ky stad shpirtëror i njeriut quhet lumturimi më i madh, është çlirimi nga çdo pushtet. Ata, mbase pa e ditur, janë vënë nën një frymëzim mistik dhe fetar, si ai që përjetojnë martirët para vdekjes. Derisa ata luftuan me armë në dorë kundër forcave që ishin më të shumta, më të armatosura, luftuan për një ide që e besonin, ata janë njëherësh martirë dhe luftëtarë.

Të tillë qenë pavarësisht se koha dhe fati ishin kundër tyre…

Që kur i luteshin Baba Tomorit të hidhte rrufe, ata mbase e parandjenin fundin. Tomori kësaj here nuk gjuajti me rrufe mbi armiqtë e tyre. Ata vetë u gjuajtën me plumb e me burg. Me persekutim 40-vjeçar u gjuajtën edhe të afërmit dhe farefisi i tyre dhe gjithë fshatrat e krahinës së tyre.

46 komente në “Kryengritja e fshatarit të lirë shqiptar, Zhapokikë 1948”

  1. AP says:

    Zhapokika dhe Postriba ishin shumë të prapambetura për të mësuar Shqipërinë se ç’rrugë duhej të ndiqte.
    Rrugën e percaktuan ata që fituan Luftën.
    Himni i tyre , siç na thotë autori , paska qenë vjersha ” ti baba Tomorri lësho një rrufe ” .
    Kjo , palo vjershë , i këndon feudalizmit dhe mbretit Zog ! Unë e di se , këtë vjershë- bejte , e ka bërë një ballist nga Dukati i Vlorës por , emri s’më kujtohet . E ç’rëndësi ka kjo?!
    S’kanë faj fshatarët që u ngritën,fajin e ka profesori Bejko që i analizon ngjarjet historike si ballist i vitit 1945 ! Ndoshta profesori e merr për kompliment këtë që thashë më lart ?!

    1. llogjike vellavrasese o me ne o armik ,vetem njeri nuk mund te jesh sic e treguan veten per 50 vjet duke ngrene vellai vellan ,nje kafsheri e vertete dhe me e bukura eshte se lavderohen me makabritetin e tyre edhe sot e kesaj dite ,po kur i lene te gjalle mire e kane,kthejani monedhen??kanibaleve

  2. Vija Teodos says:

    Po zoti Bejko.Shume e vertete theli i fshatareve te lire shqiptare.KENI KAPUR THELBIN.Te tille artikuj jane te pakte, respekt per keta shqiptare.

    1. iliri says:

      Fshatar te lir po seç permend dhe nje qe hidhte gurin e fshihte doren.Nje qe u denua me 20 vjet qe i organizoi fshehurazi dhe qe me duket se nuk qe fshatar i varfer!

  3. Vija Teodos says:

    Fatkeqsi qe ka akoma njerez si ky komentuesi me larte qe nuk dine se cfare thone.Keto jane te vertetat e hidhura qe duhet te dalin ne drite dhe te mesohen nga te gjithe.

    1. Ilir Hoti says:

      Fatkeqesi qe nuk mendojne.. si ti!!!!! Jo mor zotri..Cili sshtet a qqeveri ‘komuniste a demoktratike…ka lejuar vrasjen e policise a ushtareve??????? po policet a ishin shqiptare????? Vrasja e njeri-tjetrit eshte nje njolle e zeze ,,,qqe duhet shiheet me kujdes. Heronj jane ata qe me arme ne dore luftojne per clirimin e vendit e kombit nga pushtuesit e huaj..Levizjet demokratike paqesore , sic ndodhen ne EUROPEN Lindore jane qytetare-civilizuese. ‘heronjte’politike nuk gezojne simpatine e kombit

      1. Estore says:

        Eshte hera e dyte,me ty plehen { Hoti } qe replikoj.
        Per policet qe ti na flet o qelbesire shqiptare… vertet qene shqiptare,por qene barbare kriminel shqiptar qe i sherbenin shtipjes dhe jo lirise.Or qen bir qeni Hoti ne qofte se ti nuk i
        dallon dot kriminelet nga paqesoret e lirise,ti ben me mirre te
        heshtesh e jo te na derdellisesh.

        1. Ilir Hoti says:

          Po e ndyj doren , te merrem me nje mbeturine fekale shqiptare.zvarranike trushperlare mendjemykur gjakeprishur pa ndergjegje ..Cfare te replikosh me nje qenie krijese te ulet….Jo here tjeter

        2. arvaniti says:

          Po ik o idjot,polici eshte polic si ne kohe te enverit si ne kohe te sales nenpunsi eshte nenpunes.Ti osedikush tjeter mund te analizoje vijen politikoekonomike te nje sistemi dhe udheheqesi por jo nenpunsat more DDEEBBIILL qe mer guximin edhe te diskutosh. Mjaft e ke tek kafeneja e fshatit dhe pike

          1. Ilir Hoti says:

            Ne Shkodren e anti komunizmit ju vu litari ne fyt Stalinit e Enverit por jo policeve te cfaredo rregjimi…

  4. H says:

    Beu i Vasjarit ,shehu i teqese,prifti i Leklit ,Xhemal Brahimi e nja dy tre te tjere qe ishin truri i kesaj kryengritje kishin si qellim kthimin e Traktatit te Korfuzit qe ndante jugun nga Shqiperia.Thjesht lufte per kolltuk .Ne fund e hengren fshataret e paditur qe u shkuan mbrapa si bageti. Xhemal Brahimi u fut vetem njehere ne Shqiperi aty nga fundi viteve 50 edhe atehere e ndoqen derisa kaptoi ne Greqi.

  5. palluesi says:

    Hajde gallate, hajde !!!!!!! !”Profesorka” Bejko po kerkon te na mbushi mendjen se ne 1948 keta fshatare te mjere na kerkonin “demokraci” keshtu spontanisht ,çudi sa te zhvilluar paskerkan qene dhe pa shkolle por dhe “intelektuale” kuptonin nga DEMOKRACIA . Gjej ndonje rrene tjeter ore “profesoruc” qe te eci ashtu me zvarritje !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  6. Lida Al says:

    Po cilet fshatare te Zhapokikes u ngriten? Per e ke fjalen ti z. Bejko per ballistet e bashkepunetoret e fashizmit te kesaj zone qe ishin me shumice? I erdhi goja edhe memecit….

  7. koculi says:

    Bejko,mos u merr me keto gjera se je edhe burre me thinja!Megjithate,para se te ikesh nga kjo bote ke edhe ti te drejten t’i rrefehesh Atdheut qe e tradhetove.

  8. AP says:

    ” kryengritja e fshatarit të lirë shqipëtar ” !
    Na mallëngjen ky Bejko ?!
    Po kujtoj edhe unë ca lëvizje ” fshatarësh të lirë ” .
    Lëvizja e Haxhi Qamilit , Postriba , fshatarët e Vandesë në Francë në kohën e Revolucionit të Madh Frëng , levizja e fshatarëve të lirë rusë me Pugaçovin në krye. Etj etj .

  9. PrapambetjetOsmane says:

    Histori gyzeliane …… per gyzelet.
    Historia dhe “personazhet” te japin pershtypjen sikur ngjarja ka ndodhur ne anadoll,….. anadolli i vogel.

    1. Sali ndyresira says:

      Ashtu mendon ti si koke krimbur qe edhe je, por shikoje keshtu : shteti i asaj kohe dergoi ne te semes disa njerez qe kerkonin Traktatin e Korfuzit te grekut.
      Edhe ti ndonje dobic i tille je, deri tani ka qene tredhetari sali ne krye. Prit prit se do vijne kohe te tjera per te gjithe dobicat e grekut si puna jote

  10. Long live Enver Hoxha. says:

    kjo ngjarje eshte me e madhe se komuna e parisit,nese zhapokika do fitonte sot shqiperia do ishte si zvicrra e viqidolit

    te na i rruac o beu yne se late koqen e namit duke vene mikroskopin per enverin dhe nuk shikoni krimet e berishes qe desh bombardoi me napalm zhapiket e zhapokikes ne 1997 po te mos ishin arratisur pilotet ne itali

    ne tepelene per te treguar se nje njeri eshte idiot i thone “nga zhapokika je”

    te me falin banoret e kesaj zone qe i respektoj por dick bejkos i krruhet vete.

  11. Vija Teodos says:

    Se ka njerez qe mendojne keshtu si keta komentuesit e verber , prandaj dhe ne jemi ne kete stad te demokracise.
    Lexojeni me vemendje shkrimin Ai i flet per ato tipare qe kishin njerzit e lire dhe dinjitoze shqiptare, qe cdo kush ishte zot ne punen e vet dhe jo i varur nga sekretari i partise dhe brigadieri.
    Keq per ju dhe per ne te gjithe.Pikerisht pas ketyre vrasjeve ne Zhapokike, ne Malesine e Madhe, pas eleminimit te intelektualeve u instalua diktatura e eger komuniste qe i shperfytyroi shqiptaret.Mjere ne sa do te vuajme akoma, nuk e kemi kuptuar akoma cfare e keqe na ka zaptuar.Gjynah i madh qe kemi bashkekombas keta njerez.

  12. Taku halabaku says:

    Kryengritje jeniceresh !

  13. malo says:

    Ky Sadiku duhet te paraqitet per te marre “çmimin” Nobel. Ky mjeran qe ska lene shok pa spiunuar, duke u paraqitur si Ballist kerkon qe te shmangi fytyren e vertet. As me pak e as me shume ky sherbetor kerkon te nxis argesivitetin ndermjet shqiptareve. Kryengritja qe himnizon ishte nje vepr antiligjore e nxitur nga te huajt. Pikerishte nga ata qe benin plane per te pushtuar shqiperine. Prandaj sherbetoret e tyre ne Zhapokike moremn ate qe meritojne. Sa per demokracine e te shkruarit Sadiku nuk e njeh. Ai njeh demokracine e te paguarit se i tille eshte ne karakter. Megjithate le te germoje se shokun e vet, qenin e ngordhur do gjeje.

  14. Fufi j says:

    Ballistet kan qen kultura e shqiperis komonistet servilat e sllavo te asoi kohe dhe kriminela me kulturen shqiptare

  15. jhhgkhjflhasdfl anticensurë says:

    janë shumë të mirë shkrime të tilla!!
    pavarsisht se janë të shkruar pa më të voglin profesionalizëm dhe me një njëanshmëri të dukëshme,janë gjithnjë një thesar!!
    nxjerrin në dritë,jo perfekte,ngjarje të së kaluarës!!
    mungesa e profesionalizmit nuk ja humb shumë vlerën,thjesht të bën të hetosh më thellë për ngjarje të tilla!
    nga këto mëson se në ç’nivel të ulët janë “intelektualët”tanë!
    të njëanshëm,të pa thelluar,shpesh manipuluaes faktesh(gënjeshtarë),shkruajnë për miqësi ose për leverdi(të dy variantet;varet nga miqësia;të bardh atë zezë)!

  16. lari says:

    Keta lloj te ashtuquajtur profesora jane te deshtuar per kete kohe qe jetojme tani.ne pamundesi te mos dijeve te sotme mundohen te behen te njohur me procka te tilla.u ngriten fshatari me fillore naten te organizonte luften per demokraci.ajt mendo cfare kapaciteti ka ky mjeran profesore i thencin

  17. lexuesi i irrituar says:

    Zoti Bejko ! Ora jote paska mbetur ne vitin 1948 . Gjakun e atyre qe u bene “mish per top” i te tjereve ti po e sjell si nje “vlere demokratike” sot ??? Me sa duket te ka kapur ndonje “lajthitje vjeshtore” prandaj na propozon “kokevepren”tende ??? Si e tille shpresojme te jete e fundit…

  18. vemendje* says:

    HAAAAAAAAAAA…….zhapokika kerkonte demokraci???!!!!

    Zhapokika ka pasur “bejleret” me “cnjerzor” ne histori mbas amerikanve me “skllavet”.Pothuase puntoreve-sherbetor u silleshin si skllever.Nuk u ngriten nga varferia por nga pasuria qe humben.

    Sa per dieni:Zhapokika tani eshte shkermuar dhe sic e thone vete zhapokikasit”ketu ka rene kuja”.Ka qene zone me shume ullinj dhe kullote por shume e prapambetur(ne aspektin arsimor).Sot zhapokikasit jane nder njerzit me te pasur dhe me te”korruptuar” ne jugo-shqiperine tone, dhe nder “grupet”(lobi)me me influence ne ps.

    Kane hequr shume keq ne komunizem,por e kane urryer komunizmin me dinakeri te papare,kjo eshte mese e vertete.

  19. tomori i beratit says:

    Profesor bejkua eshte vertet si e thon me shumic ata qe e njohin nga afer Trap ose nje KOKER DEBILI qe e heq veten si profesor por eshte nje Debil.Nje TUF
    HORRASH rembejn armet e kerkojn demokraci.Te rezonin nje qeveri qe kish dal fituese ne luften antifashiste.Si pa gje te keq ky KOQE GOMARI sadik koburja thot se u vran polic e ushtar.Po ata ishin vellezrit tan mor horr profesor.Njerezi qe nuk zbatojn ligjin edhe sot ne vendet demokratike si ne SH:B:A: marin plumbin ballit.Shkrim i ndyr dhe teper tinzar o profesor gomar.

    1. Arsen Shehu says:

      Tommori i Beratit i ka dhene pergjigje te sakte,
      Ishte nje levizje e spoisorizuaar nga agjentura Greke per qellimet e saj qe dihen. Fshataret ishin turma te genjyera qe dhe sot mund ti manipulosh shume lehte me pake leke dhe me nje thes me miser. Udheheqesit e kesaj turme ose “Koka drejtuse” perbehej nga njerez qe luftonin per bythen e tyre jo per demokracine. Por ne keto kohra tradhetaret dhe çakenjete po dynden dhe na i nxjerrin Heronje te demokracise bile dhr martire. Keto figura me sakte mund te gjenden lehte tek “Hakerrimi” i Ali Asllanit. O Sas-Sdik shiko shkruaj me mire per Velabishtin dhe jo per kete krahine se nuk e njeh mire ose karakteri jot le per te deshiruar, ose je naive dhe je genjyer dhe ti me ndonje “thes me miser”. sa per ZeneL Shehun bene mire te mos e perlyesh me keto figura se ishte demokrate i vertete, ishte nga udheheqesit kryesor te luftes nac-çlirim ne gjthe Jugun dhe u eleminua nga klika Mehmet-_Enver ne luften per pushtet.
      Po te permend Xhemal Brahimin qe strehoej ne Greqi, hynte e dilte ne kufirin Greko Shqipetar, bente terror dhe largohej perseri. Perse e strehonin Greket “per demokracine tone” apo per qellimet e tyre. Pra Xhemali ishte nje terrorist qe perdorej nga greku per turbullira ne Shqiperi dhe te arrinte qellimet e veta per Jugun. Sadiku na e bene martire. Turp. Kam qene femije kur na trmbnin prindrit “ejani shpejte ne shtepi se po vjen Xhemali”. Im ate ma ka treguar me hollesi kete katrahure te organizuar nga Greku.
      Une jam lindur dhe rritur ne kete krahine dhe e di me mire kete ngjarje dhe: Sadik te keshilloj te mos shkruash marrezira.
      Me respekt per gqzeten dhe komentuesit
      Arsen Shehu
      Emigrant, US

  20. Komentet e mesiperme 80% jane me mentalitet komunist,nuk me intereson kush e shkrojti artikullin ,cfar karakteri ka,cfar krahu i perket,sa vertetesi apo genjeshter ka brenda,me shqeteson fakti qe psikologjia kombetare eshte prodiktatoriale,eshte proskllaveruse,pro sllave, e pamvaresisht se cfare emertimi mund te kete diktatura e re, ajo e gjen terenin te gateshm.Pa bere autopsine e komunizmit te viteve tridhjet,pa bere autopsine e se ashtuquajtur lufta nacional-clirimtare te pompozuar si heroike ,pa bere autopsine e klases politike qe po na drejton sot,shqiperia kur nuk do te futet ne ruge demokratike

  21. Gjergji says:

    “L.A.N.ç” ishte nje lufte civile qe beri xhihadisti Enver Hoxha kunder kundershtareve te tije,kunder atyre qe ua kishte friken, sepse ishin shume me te afte se ai dhe hordhite e tije.

    1. jhhgkhjflhasdfl anticensurë says:

      ohhhhh,sa trap qënke o gjergj!!
      të dhëmb shpirti kur lexon se një njeri shkruan kështu!!
      të të dhurojë natyra vënd për 1.5 kg tru dhe ta mbushësh me mut!!
      fatkeqsi!!
      fatkeqsi e përhapur në masë!!

  22. Arsen shehu says:

    Me vjen keq qe sadiku i bene martire ata qe ishin komplete te nxitur nga reaksioni grek per trazira dhe me ne fund te nderynte greku.Fshataret ishin turma te genjyer nga kreret qe sadiku i permend me emra. Nuk eshte vendi por mua ma ka shtjelluar me hollesi im ate kete ngjarje te Zhabokikes. Xhemal Brahimi ishte agjent grek,hynte dhe delte nga kufiri Shqiperi-Greqi, bente akte terroriste dhe largohej. Kishte mbeshtetjen totale te agjentures Greke. Ky Xhemali ishte bere si fantazem dhe na trmbinin ne femijeve” Ejani brenda se po vjen Xhemali” Jam banor i asaj kahine dhe me vjen turp qe ne kohen e demokracise keto levizje terroriste antishqipetare u veshin petkun e luftrave dhe levizjeve per demokraci.
    Shkurt, agjentura Greke beri punen e saj. Sa per Zenel Shehun ai ishte nga Toçi ka qene ipaperzier ne kete katrahure.
    Ka nje histori tjeter qe ja vlen te ndricohet, por jo nga Sadiku (Sas-S’diku). Ai ishte demokrat, nje nga udheheqesit kryesor te luftes nac-çlirimtare ne Jug te Shqiperise. U eleminua ne luften per pushtet nga njerezit Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhes.
    Me respekt

    Arseniu nga Toçi i Tepelenes.

  23. Sadik Bejko , mor Sadik Bejko ! ciles periudhe te historise mesjetare i sherben ti mor mendje mykur ! Per anarkine feudale ? Fute trurin sa do pak ne pune per mbare , mor tru thare , se anarkia eshte plaga me e keqe ne trupin e shendosh te nje vendi a kombi . Nuk shikon se cfare pasoja te renda i krijoi shoqerise shqiptare ne keto 20 jet demokraci ? – Me mijra familje shqiptare te ngujuara per vellevrasje per nje cope te vockel toke ? Vetem ne zonen nga eshte Sali Berish Krimineli ke me qindra FAMILJE te ngujuar per po nga ato zakone qe edhe pse sistemi qe lam mbrapa kritikohet per shume gjera te keqia , te pakten aro plag te ardhura nga koha e mesjetes turko-feudale i kishte menjanuar . Tani gazetaruce si puna e jote per te nxjerre vehten ne faqet e kesaj gazete beni shkrime te tilla qe skan as te nje vlere njohje e aq me teper edukative . Kritikat qe bejne komentuesit e me siperm duhet t’i vlejne dhe per redaksise se gazetes tema , se me botime te tilla ulin vete gazeten !!

  24. mira says:

    Sadiku Bejko eshte nje profesor I shkelqyer. Shkrimi tregonte ne menyre korekte nje ngjarje te shemtuar qe e kane vuajtur mbi kuriz banoret e zones. Ne shqiperi ndodh qe personalitete qe jane larg politikes si profesori I nderuar kritikohen nga ca pseudo komentues te cilet e kane bere zakon te vjellin per cdo gje diare kronike nga goja.

    1. pajtim zaimi says:

      Moj Mira qe flet percarte, ose je vajza e Dikut ose je e lajthitur.
      Pse ngaterron demokracine me levizjet e organizuara nga agjentura Greke.
      Ku u strehuan ata qe iken mbas nderhyrjes se shtetit. A e di moj Mirushe? Ja po ta them une, shkuan te Greku dhe hera heres hynin ne zonene e fshatrave te Tepelenes dhe benin terror.
      Pra kete njerez qe benin terror te organizuar nga greku “per te miren e demokracise” ti i quan anti komuniste!!!!!. Jo moj Mirushe, shko ha ndonje bark trahanaje dhe pastaj na broçkullite per komunizem e demokraci.
      emigranti

  25. andi says:

    Sadik Bejko urime shkrim I shkelqyer

  26. Fatkeqsi says:

    Sadik Bejko ngulmon ne ate qe prona private eshte baza e zhvillimit te jetes: egzistences, kenaqsise, dinjitetit dhe krenarise. Pa keto njeriu eshte shume afer kafshes, disa here dhe me keq se kafsha.

    I lini motivet politike-ideologjike- kryesorja eshte se ata kane luftuar per pronen private

  27. METLAJ says:

    UNE RJEDHE NGA FAMILJE ME LIDHJE TE SHUMTA ME LEVIZJEN E ZhABOKIKES DHE ME TEPER BESOJ TE DEGJUARAT NGA GOJA E SHUME TE AFERmeve
    M TE MI DHE SI GJAKU I TIJ BISEDAT NDONSE 2 DERI TRE HER DIREKT ME SULO ZAIMIN Malaj i ciligjate karieres se tij ushtarake ka pasur sjellje shume te mira dhe nacionaliste ne te cilat ka reaguar edhe ndaj te huajve te cilet ofendonin ndonje shqiptare nuk ka pranuar pushtimin por deshironte te futej ne shqiperi civilizimi euvropian dhe nuk pranoj te dal jashte shteti shqiptare ai nuk i ka sherbyer as njehere te huajt per kete u internua nga gjermanet kur hyri itali nuk pranoje te punoj si oficer dhe vazhdoj te meret me pronen e tij ai e lejoj te digjej shtepiae tij por bashkfatareve te tyre u tha se urdheri eshte se do te digjen shtepiteqe nuk do te gjenden meshkuj sepse trajtoheshin sifshtepi partizanesh

    duke sherbyer si oficer dhe prejardhja nga nje familje me normat fetare gezonte respektin dhe besimin e tij ne populsin u perdore dhe dha efektet e rritjes se shume pjestareve te kesaj levizjes persa i perkete denimit ka qene me pushkatim dhe pas appellimit ka ber rreth 18 deri 20 vjet artikullshkruesin e falenderoj per shkrimin por ne memorjen e njerzeve ka gjera me afer realitetit se te shkruajturat

    1. pajtim zaimi says:

      Akoma vazhdon te mbeshtetesh kete levizje qe u orkestrua nga sherbimi sekret Grek? Patjeter qe gjeti pakenaqesira tek popullsia por jo te beheshin viktima te Grekut per ca rripa tokash qe benin vetem qepujka. Simbas teje Sulua nuk u be viktime e pushtuseve gjermane dhe italiane por me ne fund ra viktime e Grekut. A te kujtohet Xhemal Brahimi qe hynte e delte nga kufiri Grek dhe bene terror ne fshatrat tona? Per kete “demokrat” e ke fjalen apo vazhdon ti biesh fyellit te Dikut. Kush e sponsorizonte kete “demokratin -nacionalist” Xhemal? Ja po ta kujtj une se e di shume mire ti—e mbeshteste dhe e organizonte sherbimi sekret Greke, dhe tie quan nacionaliste. Me vjen turp nga komente e me siperme dhe nga ky artikull qe i bene heronj dhe martire ata qe u bene vegla te Grekut. Por ne shqiperi tradhetaret te nesermen behen heronje dhe heronjte behen tradhetare.

      Emigranti
      nga Koshtani

      1. ARUSHA says:

        DICKA TE VERTETE KA TEK JU, POR UNE DO PYES DISA NJEREZ NGA TE ZENJEL SHEHUT NGA TOCI I TEPELENES SE SI E SPJEGOJNE ATA VRASJEN E NJERIUT TE TYRE!

  28. gjgjhg says:

    po mire mo profesor pse nuk pyet veten pse keta fshatare trima e te ndershem kishin pak toke dhe ata qe i organizuan e i futen ne lufte per tu vrare kishin shume toke ta them une token e shumte e te mire e vodhen pak qelbesira duke shfrytezuar pushtetin e kohes apo lidhjet me te dhe keti fshatarit i lane pak toke sa te ronte me mundim dhe te mos kish mundesi te shkollohej keshtu ky qelbesire e shfryte zonte kete fshatar patriot edhe per te punuar tokat e shumta te veta edhe per ta cuar ne lufte per te ruajtur apo shtuar tokat e veta pastaj dolen ca qelbesira te tjere dhe i thane fshatar patriot dhe i ndershem te rembeni armet ta clirojme vatanin nga fashizmi tia marim tokat bejlereve e do ti ndajme ne menyre te barabarte e drgoi djemte ne lufte fshatari me pak toke apo qytetari fare pa toke u clirua shqiperia iu mor toka bejlereve e u be shume mire po tani keta qelbesira e dinin se po tia jepnin token fshatarit patriot me pas nuk e kishin nen urhra por ithane patriotit token do ta bejme kooperative ndermarje do te punojme bashke e do ti ndajme frytet barabar e punoi patrioti i shkrete 50 vjet dite e nate me pas dolen po keta qelbesira do ta bejme liri demokraci i dhane fshatarit prape pak toke dhe tokat e shumta e te mira si bregdetin pyje trojeneper qytete fabrika uzina hotele hidrocentrale etj i moren per vete gjoja me ruge ligjore e tejera e te tjera mo profesor keshtu mo profesor historine ti duhet ta shkruash ashtu si ka ndodhur dhe ti thuash fshatarit me pak toke te vertteten qe te mos mashtrohet se ti dhe shume te tjere si ty keni titullin profesor dhe pena juaj ka peshe dh te mos na i nxirni nje here partizanet trima e patriota me pas ballistat trima e patriota partizanet qene trima qe munden gjermanin e italianin por pas 50 vjeteve po keta partizne apo femijet e tyre u dynden ne keto vende per te jetuar apo po i luten te vine ne vendin e tyre te cliruar dhe keta clirimtare te punojne per ish pushtusat pra ta mesosh kete fshatar me pak toke qe luftrat jane per interesa ekonomike e pushteti te atyre idrejtojne dhe te mos genjehen nga petku clirimtar socialist komunist liri demokraci kristianizem apo xhihadizem keshtu do te kete me pak luftera keshtu ky fshatar duke u bere me i ditur dhe i zgjuar do te mendoje si ta shtoje token e jo si te lere koken per ate qe ia ka mare token

  29. Vija Teodos says:

    Fakti qe ka kaq komente nga kuqalashet tregon se u djeg apo jo.

    1. jhhgkhjflhasdfl anticensurë says:

      dhe ju balashëve nuk është se ju vjen lezet!?
      ju djeg dhe juve bile shumë???

  30. artan Lame kusari says:

    Duroni edhe ca vite , se do na dalin te persekutuarit e tranzicionit. akoma ke ura ky Bejko.

  31. metlaj says:

    pak polemik ne zotin pajtim zaimin e lexova komentin tuaj te them te verteten me vjen shume keq qe ju merni per siper te shkruani ato qe prejardhja juaj dhe niveli intektual juaj le te kuptohet qe eshte nje koment i porsitur se nje akuze si perkrahes te politikes greke sepse vetem qe asnje nga drejtuesit e ssaj nukkesaj levizje s kishte lidhje me grekun qofte i arsimuar ose punuar ne greqi ne kohen e zogut dhe pas deshtimit priten denimet ose u aratisen ne euvropen perndimore dhe amerik me pelqen te pij nje kafe me ju rreth muajit maj kur mund te jem ne shqiperi lidhjet mud ti bejme nepr mjet redaksise se gazetesju i dini se nje pjese e ushtrise gyeke ka bere masakra ne zonen tone gje e cila ti paksonte perkrahesit me gjithe mendimet e kunderta ju urroj gjithe te mirat juve dhe familjes suaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje