Superliga/Partizani e nis me barazim 2015-tën, në transfertën kundër Laçit

partizaniPartizani e ka nisur me një barazim 1-1, në transfertë kundër Lacit  ndeshjen e parë për vitin 2015.

Të kuqtë e drejtuar nga trajneri Shpqtim Duro u gjendën shumë shpejt në disavatazh ku në minutën 10-të malazezi Cetkovic shënon golin e avatazhin për skuadrën e tij duke përfituar nga një rrëmujë në zone, e ardhur nga një goditje dënimi.

Pas këtij momenti Partizani hidhet në sulm për të gjetuar golin e avantazhit, por shpërdorjnë rastet e krijuara nga Vila të cilit iu anullua një gol dhe serbit Racic I cili goditi shtyllën.

Në pjesën e dytë është e njëjta gjë me  të kuqtë që kërkojnë me ngulm golin e barazimit,  që e arrijne ta gjejnë në minutën e 57-të me lojtarin e afruar gjatë merkatos së Janarit, Dorian Bylikbashin I cili realizoi një supergol nga goditja e dënimit. Pas këtij goli Partizani merr zemër duke rritur ndjeshëm presionin, duke krijuar shumë  dhe shpërdoruar raste, ku spikati sulmuesi Racic të cilit iu anullua një gol dhe humbi dy raste të pastra I vetëm me portierin Vujadinovic ne fundin e takimit.

Në minutën e 82 laci ka mundësinë  më të mirë për të dalë me tre pikë nga ky takim duke fituar një 11-metërsh, por kapiteni Buljan e dërgon topin jashtë kuadradit.

Gjithcka mbyllet në barazim 1-1 me kryeqytetasit që renditen në vëndin e 3-të pikë, ndërsa Laci në vëndin e 5-të më28pikë të grumbulluara./f.b

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...