“Shqipëria rrezik të lartë nga radikalizmi fetar dhe ekstremizmi i dhunshëm”

10 Korrik 2015, 17:41Kronika TEMA

Shqipëria, nuk është vend imun, madje rrezikun e ka të lartë, nga radikalizmi fetar dhe ekstremizmi i dhunshëm. Këtë e thotë qartë studimi i Insitutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, që e sheh fenomenin si të hershëm në Shqipëri.

Janë dy probleme themelorë që listohen ne kete studim. 28 përqind e të anketuarve shprehen tolerantë ndaj objekteve fetare pa leje, qofshin ato kisha apo xhami, ndaj një qëndrim i tillë, theksohet në studim, paraqitet shqetësues duke pasur parasysh se këto mjedise shpesh janë raportuar si propaganduese te ekstremizmit fetar.

Gjithashtu një problem tjetër në studim shihet formimi teologjik i klerikëve. Studimi i Insitutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, thekson se për shkak të marrëdhënies së përditshme të klerikëve me komunitetin e besimtarëve është kritike që ata të jenë të pa përgatitur për të kundërshtuar argumentët radikale fetare.

Gjithashtu studimi, evidenton tre grupe faktorësh që nxisin radikalizmin dhe ekstremizmin fetar.Gjendja sociale ekonomike, është ajo kryesorja.

Mundësitë e ulëta për punësim pavarësisht arsimit, shërbejnë si një faktor potencial për radikalizim.

Ajo çka shihet me shume shqetësim është se në studim rezulton se kryesisht moshat e reja 18 deri në 30 vjeç, shfaqen të prirur për të mbështetur përdorimin e dhunës.

E ndersa e cilëson një fenomen të hershëm radikalizmin fetar, studimi ngre alarmin se fenomeni rrezikon të përkeqësohet dhe kjo thuhet ne studim, lidhet me mungesën e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve shtetërore jashtë fushës së sigurisë dhe drejtuesve të komuniteteve fetare.

Ky studim u trajtua gjerësisht në një konferencë, ku të pranishëm ishin Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, Ambasadori amerikan Donald Lu, Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin, studiues dhe përfaqësues të komuniteteve fetare./Ora

5 komente në ““Shqipëria rrezik të lartë nga radikalizmi fetar dhe ekstremizmi i dhunshëm””

  1. zoro says:

    shqiperia rezikohet nga islamizmi kosovare. kur do ta kuptoni o populli im . zgjohuni se televizionet dhe media e shkruar jane te blera nga kosovaret per shnderimin e shqiperise ne vende islamik. sa per evrope qe thone se do na cojne genjeshtra , genjeshtra pa mbarrim . zghohuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu .

    1. arben says:

      E vertet. Jo te gjith por shum nga kto kosovaret Jan Islamik te semur.

  2. enter''" says:

    Shqiperia mbi te gjitha kanoset nga parazitizmi dhe injoranca e njerezve te tipit Pelasgian

  3. vlonjati says:

    po hatehere perse duhet ngritur xhamija .

  4. Blerim says:

    Nuk e kuptoj se perse kjo Gazeta Tema lejon komentet te ktyre jevgjiteve greke apo cfare jane, qe jane i njejti person me shume emra dhe profile, qe biles i pergjigjen profileve te tyre, dhe shajne kot me kot dhe shenjestrojne kosovaret kot me kot.

    jo se ka ndonje rendesi, se askush nuk ja ve veshin, por perse e ul gjo gazete veten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje