Si mund t’i rihapë qeveria hetimet për Remzi Hoxhën?

23 Tetor 2015, 19:14Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Historia e dhimbshme e djalit të Remzi Hoxhës, i cili e ka njohur babain vetëm dhjetë vjeç dhe ka 20 vite që kërkon varrin e tij, është një vulë turpi në ballin e shtetit shqiptar. Historia, edhe pse duket e komplikuar, është thuajse e zbardhur. Remzi Hoxha i ka ngelur në dorë prej torturave, një njësie speciale të ish-SHIK-ut, në tetor të vitit 1995, dhe dy persona janë përgjegjës direkt për vdekjen e tij, sipas Gjykatës së Tiranës. Fajtori direkt, Ilir Kumbaro, ku është ngushtuar dhe laku i përgjegjësisë ligjore, u dënua me burg nga drejtësia shqiptare dhe u ndalua në Angli, pasi kishte fshehur identitetin. Por, duke pasur pushtetin në Tiranë, urdhëruesi i arrestimit të Remzi Hoxhës, Sali Berisha, përdori Ministrinë e Drejtësisë për të vonuar procedurat e dërgimit të dosjes së dënimit penal në Angli dhe Ilir Kumbaro arriti të heqë për shkak të afateve, byzylykun që i kishte vënë policia angleze në këmbë në arrestin shtëpiak, duke u zhdukur nga Anglia në drejtim të paditur.

Gjithçka është bërë me qëllim nga institucionet shqiptare, për të fshehur një krim shtetëror.

Prokuroria shqiptare duhet të hapë hetimin për vonesat e qëllimshme të institucioneve nga Tirana për të dërguar dosjen brenda afatit në Londër, çka rezultoi në arratisjen e të dënuarit kryesor, i cili mund të ndryshojë me dëshmitë e tij historinë tragjike të zhdukjes së eshtrave të Remzi Hoxhës.

Qeveria shqiptare duhet ta bëjë këtë akt të rihapjes së hetimeve, jo vetëm pse është shkelur ligji, me qëllim për të mbrojtur një krim, por mbi të gjitha, sepse shteti shqiptar është përgjegjës për zhdukjen e Remzi Hoxhës. Kryeministri Edi Rama nuk ka përgjegjësi personale për çfarë ka ndodhur, madje ka qenë denoncues i kësaj vrasje politike, por në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë, ai duhet t’i kërkojë ndjesë familjes së Remzi Hoxhës për çfarë shteti ynë ka bërë kundër tij dhe, të angazhohet në zbardhjen e kësaj çështjeje.

Zhdukja e Remzi Hoxhës është krimi më i shëmtuar që shteti ynë ka bërë pas dhjetorit të vitit 1990 ndaj një qytetari të vet. Përveç zhdukjes së eshtrave të armiqve të komunizmit, që ende nuk janë gjetur, pas vitit 1990, zhdukja e Remzi Hoxhës është i vetmi akt barbar i shtetit shqiptar ndaj një qytetari, ndaj të cilit, kupola e pushtetit kishte akumuluar një urrejtje politike.

Sali Berisha dhe Bashkim Gazidede janë dy personat që kanë urdhëruar arrestimin e tij dhe pasi u ka mbetur në dorë nga torturat ushtarëve të tyre, kanë urdhëruar zhdukjen e kufomës, duke garantuar varrosjen e kësaj çështjeje. Është kjo arsyeja që Sali Berisha nuk e dorëzoi kurrë Arben Sefgjinin, një nga dy autorët e akuzuar për vrasje dhe meqë sot flet për dekriminalizimin, atë e mbajti drejtor në krye të shtetit, edhe pse kishte marrë gjithë dënimet nga gjykata për vrasjen dhe zhdukjen e një qytetari. Është po Berisha që ka urdhëruar vonesën e çuarjes së dosjes në Britani të Madhe, për t’i shpëtuar ekstradimit të Kumabros, i cili mund t’i sillte dhimbje të reja koke nëse do të përballej me dënimin e dhënë nga drejtësia.

Unë e kam njohur djalin e Remzi Hoxhës ditën që i kanë zhdukur babain, kur ka ardhur në zyrën e gazetës sime, i kapur për dore nga Nexhmedini, xhaxhai i tij, dhe më kërkuan të pyesja çfarë mund të ishte bërë me Remziun. Unë kam pyetur në telefon brenda një ore gjithë kupolën e shtetit, që nga shefi i Komisaritit Nr.3, Gjergj Jorgo e deri tek Sali Berisha. I pari, Gjergj Jorgo, pranoi se SHIK ka sjellë një kosovar tek qelia, por nuk është në dijeni se kush është. Zakonisht, tha, i mbajnë 24 orë. Pas 24 orëve nuk dinte më asgjë se kush ishte ai që kishin sjellë dhe ku ishte. Aleksandër Meksi si kryeministër dhe Agron Musaraj si ish-ministër Rendi nuk kishin asnjë dijeni, por ishin të qartë në shpjegimet e tyre, se ishte punë e SHIK-ut. Vetëm dy persona më janë përgjigjur njëlloj dhe më kanë bërë të njëjtat pyetje. Ata ishin Sali Berisha dhe Bashkim Gazidede. Të dy më kanë pyetur, ende pa më dhënë përgjigje, se ku e njoh Remzi Hoxhën dhe ua kam shpjeguar si ishim njohur. Të dy më kanë pyetur pa më dhënë ende përgjigje ku është, se ku e njihja unë ortakun e Remzi Hoxhës dhe ua kam shpjeguar. Të dy më kanë lënë të kuptoj të mos përzihem në këtë punë se “mund të jenë lojëra shërbimesh” dhe ai ortaku i tij “të ketë kujdes”. Dhe të dy, në fund më kanë thënë, “ne në fakt nuk dimë gjë ku është”, edhe pse më shumë më kanë drejtuar pyetje ata, sesa unë atyre.

Një kolegut tim gazetar që i kërkova ndihmë ta ripyeste Berishën për këtë çështje, Ylli Rakipit, po ashtu i kishte ribërë disa prej këtyre pyetjeve, pastaj i kishte thënë se mund të ishte agjent i UDB-së dhe nuk duhej përzier në këtë punë. Kjo, e gjitha dy ditët e para. Më pas nuk të jepnin më asnjë përgjigje, pasi mesa duket u kishte vdekur në duar.

Çfarë ka ndodhur është e qartë, por 20 vite më vonë, shteti shqiptar duhet të pranojë krimin dhe duhet të ribëjë gjithçka për zbardhjen e  tij, qoftë dhe duke e marrë zvarrë Sali Berishën të dëshmojë për këtë histori dhe për faktin pse ka sabotuar dërgimin e dosjes në afat në Britani, me qëllim sjelljen në Shqipëri të Kumbaros. Remzi Hoxha mund të ishte një njeri krejt i zakonshëm sot, nëse do të ishte gjallë dhe nuk do të kishte as këtë tendencë për glorifikim apo teori konspiracioni, sikur shteti shqiptar të mos e kishte vrarë dhe zhdukur kufomën e tij. Shteti shqiptar duhet të çlirohet nga kjo barrë. Ai duhet të pranojë krimin dhe duhet të sillet si një shtet që ka përgjegjësi për krimin që ka bërë, duke e filluar nxjerrjen e përgjegjësisë nga rihapja e gjyqit.

26 komente në “Si mund t’i rihapë qeveria hetimet për Remzi Hoxhën?”

  1. Psw says:

    S’po hapim dot ato te 21 Janarit dhe Gerdecit qe vijne akoma era gjak ….

    1. e verteta says:

      Me te vertete e besoni qe Edi Rama nuk di si te rihape dosjen e Remziut?????
      Me te vertete e besoni qe Edi Rama po kerkon te rihape dosjen e 21 janarit, apo te Kalimashit, Gerdecit, deputetit te vrare apo gjyqtarit te vrare?????
      Po pse atehere Rama arrin te arrestoje brenda dites qindra fakire me ligje diktatoriale qe i miraton ne seanca blic???
      Jo more zoteri. Edi Rama e di shume mire sesi ti beje keto pune. Por nuk i ben sepse ka bere marreveshje amnistie me Berishen.

      Shume prej jush do thone qe keto jane budalleqe sepse Rama me Berishen nuk kane marreveshje per amnisti.
      Por shikoni sesi Rama kujtohet per krimet e Bashes dhe te Berishes sa here qe ata i kerkojne doreheqjen. Kurse sa here qe ata nuk i kerkojne doreheqjen, Rama u ben ftesa dhe komplimente.
      Te njejten gje bente edhe Berisha kur ishte ne pushtet. Sa here qe Rama i thoshte qe do priste zgjedhjet pas 4 vjetesh, Berisha bente deklarata partneriteti me Ramen. Sa here qe Rama kerkonte largimin e qeverise ose zgjedhje te parakohshme, Berisha fillonte ti bente akuzat per krime e per korrupsion.

      Pra kjo eshte marreveshja e Berishes me Ramen. Me ler te qeveris 4 vjet i qete, dhe ty do te te leje te qete. Por kur kerkohet largimi i qeverise, Rama dhe Berisha fillojne bertasin per dosjet e krimit per njeri tjetrin.

      Prandaj tashme kemi hyre ne vitin e trete te qeverise. Dhe eshte skandaloze qe gazetaret e ashtequajtur te pavarur na thone qe Rama nuk di te beje kete gje apo nuk mundet te beje ate. Rama i ka tradhetuar socialistet dhe gjithe premtimet e tija kane shkuar ne koshin e plerave.

      Vete Baze ka shkruar plot editoriale per ministrat e paafte te Rames. Vete Baze ka shkruar per Kocon shume here. Vete Baze ka shkruar editoriale kunder aksioneve si ai i informalitetit. Vete Baze ka thene qe Rama nuk mund te mbroje edhe administraten e tij, edhe aksionin kunder informalitetit. Vete Baze ka shkruar disa here sesi krimet e qeverise Berisha, flejne ne sirtaret e ministrave te Rames. E sa e sa te tjera si keto.
      Pra keto editoriale mjaftojne e teprojne per ti kerkuar Edi Rames ndryshime rrenjesore ne qeveri, perndryshe te largohet. Dhe duke qene qe Rama refuzon te beje ndryshimet, atehere largimi i tij sot eshte e vetmja zgjidhje.

      Prandaj nuk kane asnje kuptim thirrjet apo keshillat per Ramen sesi ai duhet te beje kete apo ate pune. Rama tashme i ka tradhetuar socialistet, madje po ua fut socialisteve me shume sesa demokrateve. Tani socialistet duhet te gjejne nje kryeminister tjeter socialist. Jo kryeminister kukulla si Blushi etj qe kane ndihmuar Berishen deri dje. Por nga ata plot socialiste te ndershem qe nuk i urrejne socialistet sic ben Edi Rama. Dhe nga keta ka plote qe jane me te zote sesa Edi Rama.
      Sepse Edi Rama eshte personi me pak i shkolluar ne partine socialiste. Rama eshte i vetmi person qe futi te fortet dhe ordineret ne partine socialiste. Rama eshte zyrtari me i perfolur per korrupsion ne partine socialiste. Prandaj socialistet e kane shume kollaj te gjejne nje socialist me te mire, me te shkolluar dhe me te paster se Edi Rama. Mjafton qe te largohet Edi Rama nga partia, dhe keshtu me ne fund socialistet do vijne ne pushtet me votat e tyre. Sot, socialistet votojne, por mjaftistet dhe lsistet perfitojne. Duhet qe Edi Rama te largohet qe socialistet te vijne ne pushtet.

      1. T says:

        komentuesi e verteta

        si e shkruajtet kete 80 rrjeshta per 20 minuta pa gabime ortografike…

        mos gazeta Tema ka lidhje te shkurter me ndonje nga Shqupi dhe ka filluar levizja..edi ik.

        ne vend ti besh gjyqin berishes per kanibalizmin ndaj remzi hoxhes ti po ben gjyqin rames..

        Por gjërat me Berishën shkojne lart fare..sepse shtë e qartë se marrëdhënia e ndërlikuar e Sali Berishës me SHBA nuk mund të shpjegohet me kategoritë normale të analizës së politikës dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Ekuacioni i marrëdhënieve SHBA-Berisha, ka një të panjohur ende të pazbuluar.

        Sipas kategorive normale të analizës, ky ekuacion duhet të ishte zgjidhur prej kohësh me largimin e Berishës nga politika, në një mënyrë apo në një tjetër. Gjatë karrierës së tij politike 23 vjeçare, Berisha ka pasur disa konflikte serioze me SHBA, përkatësisht me qendrat zyrtare të politikëbërjes amerikane. Sipas këtyre kategorive analitike Berisha duhet të ishte larguar nga Shqipëria në mars 1997,

        e nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte larguar nga politika pasi dha dorëheqjen si President i Republikës në korrik 1997, dhe të mos kishte marrë përsëri postin e kryetarit të PD, në tetor 1997, pasiqë kjo parti kishte dalë në opozitë.

        E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte burgosur në 1998 apo 2000, si rivali i tij Fatos Nano.

        E nëse nuk ndodhte kështu duhet të kishte dhënë dorëheqjen e detyruar nga posti i kryetarit të PD pasiqë humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2001.

        E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2005 dhe aq më tepër të rikthehej në pushtet si kryeministër.

        E nëse nuk ndodhi kështu, duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas shpërthimit të Gërdecit. E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet t’ i ishte njohur fitorja e zgjedhjeve të vitit 2009.

        E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar që të jepte dorëheqjen pas 21 janarit. E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar të largohej pasiqë përmbysi rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.

        Por nuk ka ndodhur kështu dhe Berisha është përsëri në lojë, në konfliktin e radhës me ambasadorin amerikan të radhës. Cili është shpjegimi për këtë paradoks?

        I vetmi shpjegim i logjikshëm është se politikëbërja ndërkombëtare amerikane është më e thellë se institucionet amerikane që e bëjnë atë zyrtarisht.

        Pra nqs politikëbërja ndërkombëtare amerikane mendon qe berishkrimineli duhet te largohet nga skena kjo ndodh per 24 orë dhe ngalet te ndezim ndonje qiri te rruga elbasanit

        1. Lalzi says:

          5 pyetje per @t.
          1. A njeh njeri te shqupi qe kerkon hetimin e krimeve te shqupi?
          2. Atehere pse hedh balte tek kritikuesit e Rames si ky verteta?
          3. A te duket normale qe cdo kritikues i Rames te quhet i shqupit?
          4. A ishte premtimi i Rames drejtesia?
          5. A e ka shkelur Rama kete premtim?
          Prandaj T une jam dakort me ato qe ke shkruar ti per Berishen. Por jam dakort edhe me ato qe ka shkruar verteta. Dhe sme duket normale qe kush kritikon Ramen te quhet i shqupit. Perkundrazi eshte Rama qe spo mban premtimin per drejtesi. Dhe Rama spo ben as ato qe i ka ne dore. Per shembull Rama e ka ne dore qe ta nxjerri Bashen nga godina e oficereve qe quhet shqup. Per kete nuk i duhet gjykata. A sje dakort qe Basha e uzurpoi kete godine te oficereve? A e mban mend qe Rama deklaroi qe do e clironte godinen. A e beri kete? Jo. Po tani do me quash edhe mua te shqupit. Apo eshte Rama ne faj.

      2. komentatori says:

        Thuash te jeshe ti e “verteta”? Me dukesh si Kastriot Miftaraj se ai fantazon keshtu dhe pastaj i ben te mbira ta besosh.

        1. e verteta says:

          Kush eshte fantazi? Qe Edi Rama ka amnistuar krimet e Berishes? Por kete e dine te gjithe more gomar. Edhe familjaret e viktimave te 21 janarit e bojkotuan xhiron qe ju bente Edi Rama ne bulevard sepse e pane qe ne 2 vjet nuk levizi asnje gisht Rama per te zbardhur vrasjet. Dhe me vrap Rama nxorri Saimir Tahirin ne opinion qe te thoshte se po kerkonin rruge te reja per te hetuar 21 janarin si hetim nderkombetar etj. Dhe ja ku kaloi edhe nje vit tjeter dhe cfare ndodhi me hetimin nderkombetar? Asgje. Ne koshin e plerave edhe kjo genjeshter e rradhes.
          Kush eshte fantazi? Qe Rama dhe Saimir Tahirin akuzonin Berishen qe nuk zbardhte vrasjen e Fatmir Xhindit? Dhe tani qe erdhen nuk bene asgje per kete. Edhe kjo eshte me ze e me figure.
          Kush eshte fantazi? Qe sirtaret e ministrave jane plot me dosje korruptive te PD, dhe asnje prej ketyre dosjesh nuk shfletohet. Kete e ka shkruar Baze. Kete e ka premtuar Rama ne fushate. Ja po ja falim PD korrupsionin e vogel. Por te pakten pse nuk hapen ceshtjet gjigande te korrupsionit. Per shembull Brace bertiste ne opozite per 80 milione euro vjedhje qe u be me privatizimin e Alpetrolit. Bertiste per koncesionet si rapiskan, etj etj. Kush prej ketyre eshte hetuar? Asnje. Asnje i hetuar. Perkundrazi Rama thote qe ska ctu beje. Kurse arrestimet e fakireve jane dhjetefishuar. Fantazi eshte kjo?
          Kush eshte fantazi? Qe Rama ka akuzuar gjykatat shqiptare me akuzat me te renda dhe shume mire ka bere. Por kur u pyet tek zeri i amerikes para dy javesh per hetim nderkombetar per aferen e DIA, Rama u pergjigj qe Shqiperia kishte drejtesine e saj, prandaj skishte nevoje per hetim nderkombetar. Dhe ne fakt ashtu beri. Pak dite me vone votoi kunder hetimit nderkombetar ne parlament. Pra gjykatat e korruptuara Edi Rama i vleresoi si te mjaftueshme per te hetuar nje mega afere, vetem sepse kjo mega afere mund te perfshinte Meten. Ky eshte pra Edi Rama, genjeshtra nen driten e diellit. Gjykata nje dite i quan te korruptuara, diten tjeter i quan te mjaftueshme per mega afera.
          Fantazi eshte kjo? Jo keto jane me ze dhe me figure. Edhe Sali Berisha kur PS kerkonte hetime nderkombetar per vjedhjen e votave, apo 21 janarin e te tjera si keto, deklarohej kunder dhe thoshte qe mjaftonin gjykatat shqiptare. Kurse tani jo me larg se dy jave, del dhe thote te njejten gje Edi Rama qe ka akuzuar gjykatat shqiptare si te korruptuara.
          Kush eshte fantazi? Qe Rama e ka kthyer PS ne parti fashiste? Asnje deputet i PS nuk lejohet te flasi pas mbledhjeve se ndryshe perjashtohet. Nderkohe qe PS eshte mbushur me njerez qe skane lidhje me PS. Kocot nga njera ane qe po promovohen cdo dite e me shume nga Rama. Dhe nga ana tjeter te fortet e implikuar ne lloj lloj krimesh. Fantazi eshte kjo? Po ato vajzat e reja qe s’kane punuar asnje dite ne jeten e tyre, dhe behen deputete qe te lexojne deklaratat e Rames cfare jane? Fantazi eshte kjo.
          Edhe per kete ne fakt Rama kopjoi Berishen. Sepse Berisha futi ca femra te reja ne PD dhe i nxirrte te lexonin deklaratat. Dhe Rama atehere i quante matrioshka, sepse lexonin si papagalle deklaratat e kryetarit. Dhe cfare beri Rama kur erdhi ne pushtet? Fiks te njejten gje. Morri ca femra te reja qe lexojne si papagall deklaratat e tij. Kurse asnje deputet nuk lejohet te flasi per televizionet pa lejen e kryetarit.
          Fantazi jane keto? Apo fakte me ze e me figure. Prandaj ti komentator ose je gomar qe nuk ke sy e veshe, ose je nje prej matrioshkave te Rames dhe Kocos qe pagueni per te hedhur balte neper forume. Po kjo eshte fantazi? Qe Rama dhe Koco kane bere ekipe me komentatore qe komentojne neper forumet online. Po pse nuk eshte fashizem ky? Edi Rama ky qe do hapte partine socialiste. Sot ka mbyllur gojet e deputeteve dhe ka ngritur ekipe qe bejne propagande neper forume. Kete propagande vetem nje fashist e ben. A keni degjuar gje qe kryeministri Renzi, apo Hollande te ngreje nje ekip komentatoresh qe te lavderojne qeverine neper forume online?
          Fantazi eshte kjo? U zgjata ca sepse faktet qe Rama ka perfunduar ne te njejtin batak si Sali Berisha jane te shumta dhe uleritese. Kush ka sy e veshe i ka para syve. Kurse matrioshkat hedhin balte mbi kritikuesit dhe lavderojne kryetarin e rradhes.

    2. Leo says:

      Rama nuk ka shkopin magjik. Rama nuk eshte as prokuror dhe as gjykates.Dhe te tjera traplliqe si keto qe thote gjatoshi per te justifikuar friken qe ka per te bere drejtesi.

    3. Akrepi says:

      Mero
      komenti jot ka vlere per kete ceshtje
      por sikur te kishe bere me shume ne ato dite, pasi e dine te gjithe se ishe krahu i djathte i berishes dhe ndoshta mund te kishe ndikuar disi qe ata njeres te mos tregoheshin aq te dhunshem
      nese e lexon kete koment mendoj se me kupton per ate qe flas
      te gjithe kemi miq dhe njohim njeres ne rrethana dhe momente te ndryshme
      Nese ti do i kishe thene Gazidedes beni kujdes se mos u mbetet ne dore te pakten, mire e keni rrembyer, jam i sigurt se Remziu ndoshta do ishte gjalle
      Me ka bere pershtypje fakti se ti ke qene nder te paktit gazetare qe ke shkruajtur shume pak per kete ceshtje dhe ndoshta di dicka me shume
      por qe se sheh te arsyeshme ta thuash
      Nese ti ke fol me Berishen per kete gje ashtu edhe sic shkruan do te thote se ai ta merrte edhe mendimin apo keshillen
      ashtu sikurse Gazidede
      Une nuk shoh asnje ngjarje apo ceshtje me serioze se kjo ne 25 vite post-komunizem, ku nje is president apo kryeminister mund te burgoset sa hap e mbyll syte
      Jam nje nga njerezit e gazetarise qe jam marre me kete ceshtje qe kur nisi investigimi zyrtar, jo ai gazidedas apo berishas
      dhe gjithnje kam pasur bindjen se ishte beteje e humbur
      per shkak se te gjithe e braktisen Remzi Hoxhen atehere kur sduhej
      as media dhe as nderkombetaret nuk bene asgje qe ne momentet e para per ta shmangur kete rezultat tragjik
      e lane ne harrese
      dhe turp i madh se ceshtjes iu rikthye ligjerisht me hetime vetem 7 vjet pasi kishte ndodhur
      a e kuptoni???
      pas 7 vitesh kur cdo gjurme ishte fshire
      berisha dhe nano i fshine mire gjurmet e gjakut duke ndihmuar njeri-tjetrin
      ky ishte nje nga krimet ku berisha hynte direkt brenda dhe nano e kishte shansin te hakmerrej ashtu sic duhej, por frikacaku mbetet frikacak
      Nese berisha ashtu sic besojne disa, nuk do kishte dore ne kete ceshtje, atehere nuk kishte pse pengonte gjithcka nga 2002 dhe deri me sot qe te zbardhej
      apo ti gradonte ata qe e vrane pikerisht kur nisi gjyqi
      kam degju komente te tipit Kastriot Myftaraj, qe jane palacollik i gjalle dhe e bejne remzi hoxhen agjent te UDB-se
      eshte turp i madh
      atehere i bie qe Berisha qenka patriot i madh???
      ligjerisht njihemi si vend qe thyem embargon duke furnizuar milloshevicin me nafte
      kush e beri?
      Berisha
      pra Berisha qenka patriot o palaco Myftaraj????
      Kur Berisha mbante lidhje me serbet dhe kur sipas teje liria eshte me prejardhje nga udb-ja se te kam degjuar disa here per keto histori, perse Berisha na del patriot tani sipas teje???
      kurse Remziu agjent??
      ti thua se Remziu ska qene ne UCK
      Normale qe ska qene se deri ne momentin qe vdiq nuk kishte UCK
      pas Remziut vdiq edhe Adem Jashari
      nje dore i spiunoi dhe i eleminoi
      te gjithe e kuptojne mire
      Me keqardhje e them se beteja e familjes se Remziut eshte e humbur, e para askush nuk e ndihmon sic duhet sepse nuk kane interesa, e dyta sepse te gjithe fshehin te gjithe dhe e treta se sa te jete gjalle Berisha ajo ceshtje ska per tu prekur kurre
      Gjeni pse vdiqen Bashkim Gazidede,Pjeter Arbori, Neshat Thana prokurori i ceshtjes, pse eshte rende Sefgjini dhe kushedi cka ndodh me Kumbaron????
      kater te paret kane semundje te njejte per shkak vdekjeje
      pyesni dhe do e mesoni
      Sic vdiq edhe Hysni Kapo

  2. ministri says:

    Po Visho Ajazi ka gje ne dore ,Nishani medoemos eshte shume i prekur nga kjo ngjarje,te gjithe thone larg bythes time,Pse?Sepse akoma Hidra te vret,Rama po jep leksione per artin dhe vjedhjen,po kush duhet?Asnje ,sa te jete gjalle Hidra asnjehere nuk do te merret vesh,apo Artan Santo kush e vrau ne mes te Tiranes?

  3. ivani i madh says:

    Mero ujku Berisha me kelyshet eshte ne pyll dhe dihet per zullumet e shqerjet qe ka bere po ama rojtret me krye rojtarin Rama kane frike ti afrohen e ta kapin se ai edhe pse kufome ne ngordhje ka fuqi te kercase dhembet e krimbura i ndimuar dhe nga cakalli Like e tufa e tij.Tani vetem ngordhja mer hak per gjithe krimet dhe zullumrt qe ka bere ky kriminel se kjo qeveri e mazhorance i ruan ebet e fishkura.

  4. mos .... says:

    Zoti Mero faleminderit ke shkruar kete editorial per te sensibilizuar ate popull qe e ka zene gjumi..

    Jam dakord me cfare ke shkruar por vula e turpit nuk eshte e qeverise ..ne pergjithesi…se kane emra njerzit por:

    **********************

    -e fituesve te 23 qershorit me ne krye pordhacin dhe tradhetarin edi rama i cili nuk ka guxim te beje nje interpelance ne kuvend PER REMZI HOXHEN se i ka thene berisha:
    DO TE BEJ VARRIMIN ME MADHESHTOR PO ME NGACMOVE

    **************************
    -e te perndjekurve politike qe akoma jane me ate qe do varte ne litar shoshorin dhe dogji lirak bejkon
    ************************
    -E DONALD LUVE..ME SAKTE TE ATYRE WISNERAVE qe emrojne keta ambasadore qe edhe pse bejne lista kriminelesh..jo vetem qe “harrojne” kriminelin Lul Berisha por behen ortake me to….si ne rastin e Gerdecit …
    ***************

    Nuk ka ndodh ne historine e njerzimit qe vrasesi jeton me kufomat

    ******************

    1-puci shtetit 2 prill 1991
    2-lufta veri-jug 1997
    3-kater mije te vrare ne 1997
    4-urdheri per sulm kimik 1997
    5-remzi hoxha
    6-fshehja e kumbaros
    7-kosta trebicka
    8-fatmir xhindi
    9-oficeri shikut
    10 gjyqtari konomi
    11-viktimat e gerdecit
    12-protestuesit e 21 janarit
    13-akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
    14-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
    15-ktheu k/m ne spital fushor
    16-refuzoi dorzimin e gardisteve
    17-terrorizoi presidentin si horr bulevardi
    18-perdhosi k/prokuroren di lavire
    19-ofendoi k/shikasin si pucist
    20-kercenoi ramen me egzekutim
    21-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
    23-u fshine filmimet
    24-u ndrruan tytat e armeve
    25-u dekorua burri shtetit
    26-u dekorua ylli ne ngjitje
    27-u menderosen ekpertizat e FBI
    28-u zevendesua presidenti
    29-u zevendesua k/prokurri
    30-u zevendesua k/bashkiaku
    31-u zevendesua k/shiku
    32-u terrorizuan gazetare
    33-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
    34-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
    35-genocid fisit haklajve
    36-tritol te varezat e haklajve
    37-bulldozer te shtepia e haklajve
    38-vrasja mafjoze e Mirush Matit
    39-thika pas shpine Bujar Kaloshit
    40-vrasja e Aleks Kekes
    41-masakrimi Edi Rames
    42-masakrimi Zamir Dules
    43-masakrimi Bardhok Lales
    44-vrasja Florian Viles
    45-egzekutimi Anton Gjergjit
    46-egzekutimi Vaid.Lames
    47-perndjekja e Zef Brozit
    48-perndjekja e gjen.Luan hoxha
    49-perndjekja e Shinasi Rames
    50-terrorizimi Eduart Sallamit
    51-terrorizimi Arben Dukes
    52-rrahja e Paskal Milos ne Bruksel
    53-burgosjae e A.Frangajt
    54-burgosja e A.Ristanit
    55-vdekja misterioze P.Arbnorit
    56-vdekja misterioze Safet zhulalit
    57-vdekja misterioze Ali Spahia
    58-vdekja misterioze Besnik jacellit
    60-vdekja misterioze Gezim Dibra
    61-egzekutimi ahmet krasniqit
    62-egzekutimi ilir koloshevcit
    63-vdekja misterioze xhavit hana (prokurori gerdecit)
    64-eleminimi misterioz i L.Ihsanit (sekretarja berishes 13 vjet)
    65-vdekja misterioze Bashkim Gazidede
    66-vdekja misterioze Ferit R.Hoti
    67-vdekja misterioze Tani Topit
    68-vdekja misterioze Gramoz Pashkos
    68-Eleminimi Gani Malushit
    69-nxjerrja ne prite e azemhajdarit
    70-vrasja e 10 komisareve te policise
    71-vrasja e mbi 500 policeve ne detyre
    72-ngujimi i 3110 familjeve ose jane gjak
    73-…1800 te vrare me kanun
    74-prishjen e qeverise stabilitetit 91′
    75-fronezimi i janullatusit
    76-aderimi ne konferencen islamike pa referedum
    77-sabotimi i levizjeve per pamvaresi ne kosove
    78-furnizimi me nafte i milloshevicit
    79-vjedhjen e votimeve 96′
    80-rrahja masive e demonstrueve ne sheshin Skenderbej
    81-rrezimin e shtetit dhe vellavrasja ne 97′
    82-grushti i shtetit shtator 98′
    83-impikimi familjarisht i tij ne holokaustin e gerdecit
    84-miratimi i varrezave te ushtareve greke
    85-injorimi total i ceshtjes came
    86-shitja e detit jon
    87-implikimi me ligjin e plehrave
    88-vjedhje e votimeve ne 2009
    89-prishja klasave sportive
    90-prishja e rrjeteve kulluese
    91-tallja me shkollene plepave
    92-masakra e 21 janarit
    93-vjedhja e votimeve 2011
    94-perdhosja e luftes N.CL
    95-glorifikimi i satrapit zog
    96-deklarata qe kemi gjak turku.
    97-Shitja e resurseve strategjike
    98-lidhja me mafiozet e podestes
    99-parlameti i ri
    100-stadiumi i ri
    101-xhamia e re
    102-rruga e Arberit
    103-rrethrrotullimi ne unaze
    104-h/c skavices
    105-h/c devollit
    106-mullinjte e eres ne karaburun
    107-centrale atomike per tu bere superfuqi
    108-hekurudha tirane-pekin
    109-superfuqi arroresh
    110-mbjellja e 10 miljon rrenje ullinj
    111-kalimi borxhit jashtem 66% (falimentim)
    112-mos pagimi 500 miljon investitoreve
    113-demi me “Cez-in” rreth i miljard dollare
    114-Krimi me TEC Vlore mbi 200 miljon dollare
    115-qindra miljone me pronaret e tokave (strasburgu)
    116- mashtrimi i te perndjekurve politike ne pagesa
    117-mashtrimi kriminal me legalizimet
    118-deshtimi i censusit
    119-vjedhja e 300 miljon dolarev te rruga kombit
    120-shitja e hidrocentraleve
    121-shitja mafjoze e armatimeve
    122-shitja e reparteve ushtarake + shqup-in
    123-deshtimi i shitjes albetrolit dhe armos
    124-linja e tramvajit Lulit ne tirane
    125-shqiperia 1-euro
    126-denoncimi i Hysen Shoshorit
    127-enoncimi i Margarira Kostaqit
    128-tjetersimi mafjoz i Shqup-it
    129-tjetersimi mafjoz i ambasades kineze
    130-tjetersimi mafjoz i sh.o. Fier
    131-ri-aprovim i ardhjes milionave ton plehrave
    132-tejkalimi borxhit public mbi 65%
    133-borxhi ndaj biznesit 1 miljard dollare
    134-borxhi stratosphere me Cezin
    135-cmenduria me emrin e bjeshkeve te nemuna.
    136-perdhosja e eshtrave te A.Hajdarit dhe VK.
    137-lejimi i rajersonit ne fushate elektorale 1992
    138-mos hapja e dosjes se sigurimit shtetit
    140-poshtrimi i Jon Withersit
    141-poshtrimi i Arvizuse
    142-loja me LHL
    143-komplloti Sokol Olldashit
    144-loja me lazaratin
    145-helmimi Ferdinant Ponit
    146-pagesa e vrasjes se Santos
    147-teatri qe po luan me Fullanin
    148-uzurpimi bsh
    149-uzurpimi i bankes Santos
    150-“Dasma” per kapjen e nipit enverit
    151-‘Nxjerrja” e kalibruar e videos Metes
    152-Nxjerrja” e kalibruar e kamikazit Doshi
    153-Perdorimi i Dritan Priftit si Video Master Spy
    154-Neni naziskin 24/1 i 1992 (shpartallimi shtetit)
    156-komisjoni varrim –zhvarrimeve
    157-kanibalizmi ne varrezate kombit 3 maj 1992
    158-shkarkimi illegal i maks haxhise 1998
    159-mos kallzimi I krimit te doshit 3 muaj
    160-paisja e familjes & fisit me pashaporta dipllomatike
    161-paisja e 10 terroristev islamike me pashaporte shqiptare 93’
    162-enigma e goditjes dhe vdekjes Agim Shukes
    163-ultimatumi drejtuar Qazim Gjonajt per gjyqin e 2 prillit
    164-presioni mbi Prele martinin per gjyqin e 2 prillit
    165-enigma e arit londres (1993 me rajersonin)
    166-enigma e kaparit te albetrolit 2012 (mbi 85 milon $)
    167-enigma e pallateve nga malajzi a ne laprake
    168-emrimi I gazidedes ne shik (master spy)
    169-takimi sekret me milloshevin (1995)
    170- takimi sekret me gjeneralin Boban te vila nr 4
    171-takim I fshehte me Ivanovicin ne Kras Montana
    172-reabilitimi I kriminelit Gazidede 2005
    173-reabilitimi I kriminelit Agim Shehu 2005
    174-shkaterrimi dhe demtimi I hekurudhave
    175-prishja e hekurudhes milot rreshen klos
    176-zhdukja e stacionit trenit Tirane
    177-ofendimi I NY TIMES leter higjenike
    178-shkon ne USA 1992 me ndihmen e nje big-shefi te Cia-s
    179-skandali Levan-Fier( fari balliu-alpine)
    180-Debimi I Mustafajt para vizites Bushit
    180-ngritja e permendores bushit si bythlepires I tij
    181-skandali nipi berishes ne hotel dajti (koburja e dritanit)
    182-250.000 euro Jean Paul Carteron ilegalisht ne 2006
    183-urdherohet qe kontrata me JPC te mbahet teper secret
    184-skandali kombetar me shkollen greke Omiros ne korce
    185-denimi Top Channel me 13 milion euro
    186-Trafik I madh armesh me Armenine
    187-Skandal dipllomatik me azerbajxhanin per keto arme
    188-digjet policia gjirokastres nga lazaratasit-shtator 2007
    189-i falen Tom Ridges 500.000 $ per 2 seminare (9/2007)
    190-Damir Fazllic ne kasafortat e sigurise kombetare me T.Ridge
    191-shkarkohet prokurori Sallaku per aresye banale si ndonje fshesaxhi
    192-Argita B. fshin biznesin e saj nga regjistri kombetar (shkurt 08’)
    193-pagesa ilegale Vatres-usa per 100 vjetorin (sa fukarenj ne usa)
    194-Spoti turistik n CNN-300 000 $ kater here me shtrejt se normalja
    195-Kapet 1 kg heroine te makina ambasdorit ne Itali , Lesh Kola
    196- Prangoset shoferi A.Selmanllari si drog-diller-mik personal i Xenit Sales
    197-Autobote te qeverise kapen duke ujitur drogen e Lazaratit
    198-Debohet ne shtator 2008 nga shqiperia FMN
    199-Debohet k/hetuesi Shtylla (kishte gerdecin dhe rrugen e kombit ne process)
    200-Skandali plazhi gjeneralit- mbrapa qendron dyshja malltezi-patozi
    201-Super Skandali Jales -del kollovari J.malltezi si mafje e tokave
    202-Skandali ne Porto Romano-Argita –Fazllic
    203-Gold-Argita” i lyp “Zafar Ansarit 3 miljon dollare rushfet
    204-Jamgjarper Malltezi gllabron ish klubin Partizani
    205-Karaosmania e Nishanit gllaberon ish seline e PD
    206-Urdherohet pergjimi ambasadave dhe opozites nga SH.I.U
    207-Transferohen nga zyrtare vendas 1.3 miljard dollare raporton G.F.I.
    208-Shkarkimi I disa gjeneraleve rebele dhe zevendesohen me beadle
    209-Nuk hapen kutite per 2009,dhe digjen fletet e votimit para afatit
    210-Hapen kutite per 2011 dhe ndryshohet rezultati (po mengeperveshuri ?)
    211-Ortakja e Argita B. Flutra Kola blen Croën te Fazllicit 2 miljon $
    212-Gazidede takon Arkanin ne Durres 6/94 me miratim te Berishes per naften
    213-Themelohet kompania Shqiponja me “boss” Tritan Preshin.
    214-Berisha posedon disa zyra perandorake private te pa raportuara..
    215-Argita zoteron vila multi milioneshe te pa justifikuara-lalez etj..
    216-Shkelzeni zoteron vila sheikesh ne garden,farke,mullet .L.A.etj.
    217-Akuza ndaj Hajdarit si spiun i SS dhe organizator i 2 prillit 1992
    218-Ngritja e lapidarit per “spiunin dhe vrasesin “e Shkodres
    219-Dekorata dhe honorari 1,6 miljon dollare per Nicola Arsidin
    220-Trafikimi naftes ‘Virxhin-Kulicaj” fitimi 75 miljon dollare
    221-Blerja e nje super benzi BUNKER-700 miljon leke.
    222- Porosit helikopter superlluksoz VIP ne France (eurocopter)
    223-Porosit nje veprim terrorist me helicopter mbi shtepine e Bamir Topit
    224- Mban gjithmene rrotull nje “polici secrete civilesh ” 50- 100 vetash
    225-Fimohet vila Rames ne 13 shkurt 2013 me helicopter me urdher te SB
    227-Urdherohet ne 97’ nga SB sulmi mbi amb. amerikane ( Izet Haxhia)
    228-Sulmohet me urdher te tij kontigjenti gjerman (ka filmime)
    229-Kurdiset nga SB truku I bombes te Vefa ne 96’ me Anton Gjergjin
    230-Bomba u “kurdis” per te akuzuar “Hakmarrjen per drejtesi”
    231-Largohet FMN se sinjalizoi rrezikun per fajdet 96’
    232-Kercenohet Kristaq Luniku per mos mbylljen e firmave
    233-SB deklaron se VEFA+ Gjalica = dallendyshet e kapitalizmit
    234-SB deklaron ;Parate e shqiptareve ne firma me te pastrat ne bote
    235-kercenohet me jete Izet Haxhia pas intervistave nga Gestapo SB
    236-Akuzohet Xeni Lirijes si drog diller nga Izet haxhia
    237-Miratimi I devijimi I rruges Egnatia nga Durrsi ne Igumenice
    238-Investime serioze ne Tropoje nga qeveria Pedere-afer zeros
    239-Abandonon shtepine ne Vicidol-kthehet haur lopesh e gomeresh
    240-I fal oborrtareve mbi 100 licensa h/centralesh ,miniera e hidrokarburesh
    241-Trafik me Libine –Lul Basha takon Kadafin personalisht “tet a tet”
    242-Lirohen te burgosur vrases per votimet e 2009 me urdher te SB-LB
    243-Menaxhohet direkt nga SB kolumbianizimi-prodhimi droges- 5 miljard $
    244-permbytja e pare e shkodres ndodh 1 here ne 100 vjet (tallje )
    245- permbytja e dyte e shkodres ndodh 1 here ne 1000 vjet (tallje funebre)
    245-Gerdeci I dyte ne Dhemblan Tepelene-maskohen vrasjet dhe krimi qeveritar
    246-Burgosja e Nanos si terrorist per kavanoza receli t ndihmave
    247-KURSE Lul Berisha vjedh gjysem miliardi ne RR.K dhe mbete yll ne ngjitje
    249-SB deponon ilegalisht ne amb.amerikane per 14 shtatorin 1998
    250-Ve mafjozin Hajdin Sejdia keshilltar te pare ekonomik ne qeverine e 1992
    251-Largon Leka Zogun si qen ne 20 nendor 1993
    252-prag skandali armatosur ne hotel dajti me LZ
    253-Nga trajtimi LZ si qen I ngre permendore si karadyzen
    254-SB me keto krime eshte diskretituesi me I madh I USA-s
    255- SB me keto krime eshte djalli I Lugut te zit e tropojes qe po
    ri-ngre Enver Hoxhes lavdine sin je nga Kolloset me te medhenj qe ka nxjerre njerzimi
    kur shikon sot kete popull qe eshte shpefyteruar,kete klase politike antishqiptare,keta ish te perndjekur politike akoma me gaveta neper duar,keta intelektuale te sklerozizuar,keto medium dhe gazetare tevet-censuruar,ate vend qe eshte kthyer ne nje kombinat gjigand prodhimi dhe tranziti droge me vlera kozmike,ku krimi ,droga,prostitucjoni,tradhetia , kurvelliku politik dhe hipokrizia unlimited e nderkombetare automatikisht “pa deshiren” tone e vene Enver Hoxhen Burrin me te madh qe ka nxjerre kombi shqiptar ne nivel me gjergj kastriotin.

    te me falin lexuesit per kete perseritje….por e kam per
    frikacakun edi rama dhe hipokritin dolald luli qe jane dy njerez te cilet bejne ligjin sot ne shqiperi..por dhe arkitektet e fundit per ringritjen e permendores se atij bolemadhit

    edi rama do te bej varrimin me madheshtot…..thote berisha nen zgerdhimjen e arvizuve dhe luve…qe e kane futur ramen te behet nekrofagu enverit

  5. faikonica says:

    Mero.mos ia kujto se po e zhdukin edhe Kumbaron

  6. RAJERSONI says:

    O MERO DJALI ! SALIUN NUK PO E DENONCON KUSH NE PROKURORI PER MASAKREN E 21 JANARIT,QE E KREU NE MES TE DITES,PARA ZYRES SE TIJ,ME PARAMENDIM E GJAKFTOHTESI NE SY TE BOTES MBARE E JO TE SHPRESOJE I ZIU DJALE,TE NXJERRE TE VERTETEN PER VRASJEN E BABAIT TE TIJ,E ORGANIZUAR ME AQ KUJDES NGA GESTAPUA GAZIDEDES.POPULLI YNE KA NJE PROVERB: KORBI,KORBIT NUK IA NXIERR SYTE . KA 25 VJET QE INSTALOHET E PERSOSET KJO MAFJE,NEN KUJDESIN E DAJ-SAMIT .

  7. emigranti says:

    Sali Berishen,vetem drejtesia shqiptre po e mbron duke I bere karshillek nje populli te tere.Ai edhe pse ra nga kali,e ka mberthyere ate per koke dhe nuk e leshon ,duke qene nje nga figurat me autoritatre te paRTISE ME TE MADHE OPOZITARE.kESHTU EDHE QEVERIA,E CILA KA MUNDESI TE NDERHYJE PER HETME,DRUHET ,PASI I HAP TELashe vendit ne kushte e sotme.Per Sali Berishen e kompani,ka verd per arrest ne shume problem madhore qe I ka sjelle vendit dhe qe duhet te vene gjerat atje ku duhet,por keto mos I kerkojme tek qeveria e Rames,qe nuk e ka sot ate kapaCITET,PASI NDIZEN SHUME TELA,NDOSHTA EDHE BREWNDA SE MAJTES…mE SA DUKET GJERAT E KALUARA DO TE MBETEN KAPITUJ TE MBYLLUR PER TE ARDHMEN…

  8. Bardh e zi says:

    Eshte e qarte tashme dhe per nje çilimi qe dyshja ordinere Rama-Meta e ka amnistuar SRB dhe gjithe krimet dhe bemat e tij shkaterrimtare keto 25 vite anarshi post-komuniste. Eshte e qarte gjithashtu qe SRB ka lidhje dhe mbeshtetje nga qarqe te caktuara antishqiptare.
    Por problemi kyç sot eshte Rama qe ka arritur ‘me sukses’ te shpartalloje nga brenda nje parti te fuqishme dhe vitale si PS, qe as vete SRB nga jashte nuk mundi t’a demtoje. Qellimi eshte qe PS te shndrrohet ne nje ‘plaçke’, nje kukull pa ze dhe fytyre, nje fasade pseudo-demokratike e ngjashme me PD e vdekur…

  9. Gora says:

    Pyetja eshte dihet we Remzi hoxhen u zhduk nga shteti I sali berishes po tani qe Ka ndryshuar pushteti perse shteti tanishem nuk I hyn kesaj pune??????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!.

  10. llapa says:

    Pse postut ate komentin tim o tema demokracissssssssssssss

  11. Hanxhiu says:

    Mero, flet “për turp në ballin e shtetit shqiptar”… Më vjen për t’u gajasur, por s’mundem…! E para, nuk ka shtet shqiptar në kuptimin e mirëfilltë. E dyta, “turpi”, do ishte gjëja më e vogël që mund të ngjitë, në këtë monstër, që na pëlqen ta quajmë shtet…!

  12. llapa says:

    Po prap e hoqet komentin mos qaj o mero se ste ngacmoj mo

  13. antispiuni says:

    Salihi i gjurmonte komunistet kosovarë sepse ata nuk e donin, dhe per me teper ata me idete e tyre per lufte te armatosur kunder Serbise i prishnin punen Salihit si “muslimani i Ballkanit”, karte me te cilen synonte ta perdorte per ti bere presion Perendimit e per te qeverisur jete e mot ne Shqiperi. Kete karte u mundua ta perdore aq sa mundi por natyrishjt deshtoi me turp. Ne kete linje eshte lufta e tij kunder komunisteve te LPK-se etj qe nuk e njihnin Salihun si Baba i Kombit. Nga ana tjeter, Salihu bente te pamunduren qe edhe zotin Rugova ta anashkalonte e ta relativizonte, here me Demaçin e here me Bukoshin.
    Nga ana tjeter:
    -Ne kohen e zhdukjes se Remi Hoxhes, drejtor SHIK-u ne Lezhe ka qene Martin Miri. Babai i Martinit ka qene shok shkolle me Rexhep Ramen, babai i Lili Berishes!
    -Po ne kete kohe n/drejtor i SHIK ne Lezhe ka qene Aleks Nikhasani, ish student i Bashkim Gazidede-s. Vellai i Aleksit, Gjoka dhe gruaja e Gjokes kane qene administratoret e ambjenteve te brendshme te viles se Vainit ku ndodhi ngjaria. Ata jane te arratisur ne Itali ashtu si dhe Martin MIri.
    -Mbas vrasjes se Remzi Hoxhes ne vitin 1995, Aleksi emerohet drejtor i SHIK ne Korçe e pak me vone drejtor drejtorie ne SHIK ne zyrat qendrore ne Tirane.
    -Ne vitin 2005, me ardhjen e PD-se ne pushtet, Aleks Nikhasani u emerua drejtor i antikundrabandes ne Drejtorine e Pergjithshme te Doganave nga drejtori i sapoemruar Arben Sefgjini….!

    -Keto jane prova qe provojne implikimin e nje grupi te strukturuar bashkepunetoresh dhe bashkefajtoresh.

    Sipas meje, rruga me e shkurter e djalit te Remziut eshte qe te shkoje e te kapë per fyti Aleks Nikhasanin ose vellain e tij Gjoken apo Martin Mirin. Ata do te dhjesin ne breke nga frika dhe do te tregojne per varrin e Remziut qe sipas llafeve te asaj periudhe ai ishte groposur ne Lagunen e Vainit tek zona e ish-fazanerise nga Gjoke Nikhasani, kjo sepse Gjoka e njihte mire ate zone per shkak se ne kohen e komunizmit kishte punuar aty si kujdestar i ish-fermes se fazanerise.
    Besoj se i biri i Remziut i lexon keto rreshta dhe do ishte ne nderin e tij prej burri te mos humbase kohe me letra por te shkoje e te gjej personat e sipershenuar e te flase me ta burrerisht…!
    by the way!

  14. Vitore says:

    Rama nuk I hap hetimet sepse pas tij I hap edhe Berisha, I hap edhe Meta. Ne shqiperi jane te gjithe te korruptuar, te gjithe politikanet dhe familjet e tyre jane milionere.

  15. e verteta e te vertetave says:

    zoti Mero ti je nje kasaforte qe po te hapesh e rrezon Berishen per 24 ore

    por e keqja eshte se Saliu eshte me teper problem serbo-amerikan se sa shqiptar keshtu qe nuk eshte ne doren e Edi Rames biles ky i fundit ka kohe qe ka kapitulluar me turp por jo per faj te tij.

    analisti merikan virtuoz Fred Abrahams e thote hapur fare qe perendimi dhe posacerisht Amerika eshte fajtori kryesor per menxyrat e Berishes pasi kane toleruar dhe mbrojtur shume krime te berishes si Remzi Hoxha apo Kosta Trebicka dhe per kete te fundit kujtoni ekspertin amerikan qe beri ekspertizen qe as ai vete nuk e beson…pra kush e mbeshtet akoma ne Amerike Krimineli Berishe.Kush i ka lidhur duart kembet biles dhe koqet Edi Rames?!

    Le të analizojmë disa sekuenca me spec nga Andrea Dimushi,
    ish kryetar i SHIK-ut në Pogradec e Kavajë në gjysmën e parë të viteve 1990

    –“Në dimrin e ‘93 në fushën fare pranë liqenit të Pogradecit ulet një helikopter me Sali Berishën, Presidentin. SHIK Pogradec u njoftua në çastin e fundit me telefon e jo me radiogram si e donte rasti. Dolëm në fushën e akullt me automatikët në sedilje të Aro-s dhe e pritëm dhe e shoqëruam… Autokollona doli nga pikëkalimi i Tushemishtit, ku oficerë me dhe pa uniformë, maqedonas e serbë ngrinë gatitu e me nderim nën strehen e kapeles”–

    –Në atë kohë në zyrat tona kishim një mik të shërbimit anglez i cili kishte autoritet absolute të njihej me çdo info në Pogradec e Korçë, por jo për këtë. Them anglez se ashtu e prezantuan dhe ashtu fliste… Ishte i çuditshëm fakti pse ai duhej të njihej me problemet që kishim ne. Akoma s’e kam kuptuar kush ishte….

    Në SHIK erdhën disa kontigjente fare të pashkolluar, aq sa pati mjaft raste që me shkollë të mesme u graduan oficerë me grada të larta, pa asnjë kontribut. Mendo që në krye të një drejtorie ishte Xhahit Xhaferri, i cili si eksperiencë pati vetëm vitet e burgut e vite më pas drejtoi edhe Gardën e Republikës… Më kujtohet që kur u futën në pajisje këllëfët e pistoletës që armën e mbanin anësore nën sqetull, Xhahiti ngeci nëpër llastikët e këllëfit e mezi e çliruam.

    – Si në shumë institucione të asaj kohe, edhe në SHIK dominonin veriorët. Dibranët dhe tropojanët. Nga jugu as që bëhej fjalë. Rrallë ndonjë nga Shqipëria e mesme. Ishte një rreth vicioz ku të gjithë shtynin njëri – tjetrin për të dalë në majë. Mbijetuan në detyra miqtë e afërt të Bashkimit dhe ato të shefit të madh, Saliut. U bë një kastë mbytëse e paaftë gjer në marrëzi – dhe të gjithë dimë shumë nga marrëzitë e shërbimit informativ të asaj kohe. I paaftë e i orientuar thekshëm politikisht, aq sa u vu në krye të çdo fushate politike e në zgjedhjet që janë zhvilluar në vite u bë kërbaç, sikundër në zhdukjen e Remzi Hoxhës dhe në vitin ‘96 hoqi çdo maskë e u shfaq publikisht!

    Pra zoti Mero ceshtja Remzi Hoxha plus Kosta Trebicka,Azem Hajdari,Sokol Olldashi,Artan Santo…etj nuk jane ceshtje e qeverise kukell te qeverise por e sherbimeve inteligjente dhe startegjike te huaja qe pothuajse e kane pushtuar ate vend me konsensus te pa shpalluar.

    Vetem brezat qe do vine kur te hapen dokumentat pas 30-40 vjetsh do mesojne te verteten dhe jam i bindur qe per brezin tone do thone.

    “Cfare brezi idiotesh paskan qene qe nuk kane kuptuar se kush e drejtonte me pult Pit Bullin e Vicidolit qe e varrosi ate vend…”

  16. Bureto says:

    Me vjen keq ta pohoj, por historia ka treguar se krimet shteterore jane te veshtira qe te zbardhen dhe te denohen! Per fatin e keq te fatkeqeve. Eshte ndoshta kjo qe edhe djali i te ndjerit R.Hoxha apo familja e tij, kerkojne vetem eshtrat e Remziut.

  17. Burhan says:

    Me zhdukjen e Remzi Hoxhes ma shum ka humb SHQIPERIA se ne FAMILJA , po te ishte gjall kta te sodit ku rrej e kurres ski shin qeveris kaq keq .AI sakrifikoi aq shum qe ja moren edhe jeten me torture tash e ditur boterisht me thirrje te sales ,gazidedes e shikasve qe me shum I ka ndihmu udbs ja ka kry punt ne SHQIPERI.REMZI HOXHA sod sesht veq I familjes po ITE GJITHE ATYREVE QE ENDIEN VEHTEN SHQIPETARE.

  18. te nderuar ! Falemderoj Mero Bazen dhe gjithe te tjeret per perkrahjen e cila sa do pak zbute dhembjen e familjes Hoxha , duke kerkuar ndjese per familjaret e viktimave te sistemit Shqipetare ne tranzicion te cilet nuk paten ose nuk gjeten mundesi per ti zbardhur humbjet e te dashureve .

    Po ashtu falemderoj edhe ata qe mendojne se zgjidhja e problemit kryhet me KANUN por ne si familje kemi zgjedhur rrugen e drejtesise edhe pse eshte e vonuar shpresojme se nje dite do te vije.

    me vjene turp nga vetedija e ulet kombetare kur nuk dijme te zgjedhim te miren nga te keqes dhe qe ne si Shipetare qe jetojme ne Maqedoni jemi me rehat se ne Shtetin AME po ashtu edhe ne krahasim me KOSOVEN , themi qe Kosova eshte ne Shteteberje por besoj qe aty ka filluar nga e mberapshta dhe eshte duke shkuar hapave te Shqiperise ne “tranzicion” .

    me respekt ne emer te familjes Hoxha , Nexhmedin Hoxha

  19. Edip daci says:

    E kam Thene vite me pare qe ne themelimin e Pd se pd eshte parti fashiste epse ne kete parti nuk hyri ajka e vertete e intelektualeve shqiptare ,po llumi i tyre,sepse antaresia e saje qe ne fillim ishin te burgosurit osdiner te denuar per vrasje ,vjedhje e mashtrime e jo te burgosurit e vertete politik, se ne krya te pd u futen agjent te ish sigurimit te shtetit ,te friksuarit e ndrimit te politikes, ne krya te pd u vendos Sali Berisha me rekomandim te Ramiz Alise i cili kishte besim se reniane dore e tij pas pushtetit te pd nuk do ta ndeshkonte dhe Sali berisha e tradhetoi nga premtimet qe mori ndaj ketij te fundit. Une jam shprehur ne kom partise ne Diber se Ramiz Alia eshte fashist dhe kisha argumentet e mia dhe mu tha te heshtja se rezikoja burh edhe pse ishte hequr neni i agjitacionit dhe propagandes. e argumentova kete duke permendur lejimin e nje partie fashiste si pd, isha per pluralizem partiak e jo per shume parti, isha me idene e sistemit Kinez me nje parti me pluralizem dhe per ekonomi private e shtetrore sic eshte sot Kina….Me vone rrodhen ngjarje qe une i kisha parashikuar ….ne Kovashic te Dibres isha me sherbim dhe ne mbledhjen e pd ne fshat celula te zjarte element te liruar nga burgu me urdher gojor nga Azem hajdari u dogjen stallat e koperatives byjqesore me vica brenda ne stalle ,dhe ulurinin si nuk di ta shpjegoj dhe loti i bagetive mendoj une e zuri Azemin per gryke me vrasje mafioze prane zyrave te pd. Ne pd e sotme nuk ka me Pd , Ka Sali pas kraheve te Lul Bashes , Pd nuk eshte me opozite po eshte nje shtepi kukllash ku luajn kukllash anetaret e saj ,nje loje deputetesh qe vetem akuzojne pa baza deputetet e pss, sepse duan te fshehin bamat e shumta te qeverisjes 8 vjecare ,dhe sot fajsoj pushtetin e Rames pasi gjitha dosjet koruptive te qeverise se me parshme i ka ne tavolinat e ministrave te ndermarjeve strategjike gjithashtu dhe pa aftesia e qeverise per ti implementuar ato e per tja derguar prokurorise gjysme e koruptuar dhe e kesaj te fundit per mbyllje ceshteesh me para dhe gjysma tjeter e ndershme po e pa fuqishme nga renia e dosjeve ne duar e gjyqtareve te koruptuar dhe dalja pa faj e hajduteve te ish pushtetareve te dikurshem……sot e titje shpresoj me pak kujdesje te qeveritarit kryetarit te shtetit Rama shpresoj te vihet ne shina shteti dhe lokomotiva e riparuar te shkoje perpara deri sa nje dite te vije nje lokomotive e re me njerez te rinj e ta coje zinxhirin e vaginave ne destinacionin e nje shteti te ri demokratik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje