Disa prej betejave qe kane mbrojtur Trieshin

15 Dhjetor 2015, 19:16Dossier TEMA

Nga Gjergj Nikprelaj


Disa konflikte me xhandarët e Turqisë, sidomos me ata të Sanxhakut kryesisht me ata të Vilajetit të Shkodrës, në literaturë popullore, në folklore dhe në folmen e përditshëm shume konflikte quhen gabimisht luftëra ose beteja!
Dihet historikisht, se Perandoria Otomane, vetëm në disa raste konkrete sic kanë qënë luftërat e Gjergj Kastriot Skenderbeut, kryengritjet e mëdha shqiptare antiosmane, dhe disa raste të tjera, sikurse ishin konfliktet e popullësisë në brezin kufitar me rojën e kufijëve, për shtypjen e të cilave, pushteti qëndror Osman, në teritorin e vetë, ka angazhuar repartet e ushtrise kufitare, kundër popullit shqiptar. Në raste të tjera kanë qënë në kompetence të policisë (zaptive) në përputhje me ligjet që i takonin punëve të brendshm, me detyrë të ruajtjes së rëndit juridik dhe qetësisë qytetare.  Arrestimet e ndryshme, sic ishte rasti i Vuksan Gelës së Grudës, kur e kishin shpëtuar trieshianët nga arrestimi i ekspeditës së Bali Beut, i cili u vra me gjithë shoqëruesit e tij në fshatin Rudinë të Trieshit, siç tregon toponimi i atjeshëm ku u zhvillua konflikti kundër “Bali Begut”!  Konfliktet e tilla ishin të vazhdueshme: siç ishte konflikti luftarak i trieshianëve në Cem, në vitin 1717. Pushteti turk kishte për qëllim forcimin e pushtetit në Triesh, dhe jo vetëm në Triesh por në Malësi të Madhe në përgjithësi, por edhe Kuçi e Bërdat i Malit të Zi I rebeluar i kishin dalë doret pushtetit osman. Trieshianët duke qënë në dijeni përpara se të vinte ekspedita policore, ia kishin vu pritën në Dobërçin të Grudës, dhe pas një konflikti të ashpër disa orësh kundër turqëve kishin humbur një numër të konsiderueshëm xhandarësh dhe si pasojë ishin tërhequr në Podgoricë. Në gjysmën e dytë të shekullit XIX, ekspeditat dëshkimore turke sulmuan disa herë banorët e Trieshit, duke hyrë në Trieshin e Poshtëm  nëpër Qafë të Nagrivës, por pa sukses. Sulmet turke i zmbrapsën forcat popullore vendase. Trieshianët vendosnin në pika të caktuara rojet e veta, kështu që i diktonin turqit para se të hynin në Triesh. Në korrik të vitit 1862, turqit kishin organizuar shkatrrimin e dyte të Kuçit, sipas burimeve të kohës, repartet civile të bazhibuzukt kishin rrethuar edhe Trieshin që në mënyrë ushtarake ta asgjësonin dhe në këtë mënyrë Trieshi mund të përjetonte fatin e Kuçit. Një grup ushtarësh bazhibuzuk ishin fshehur nën Qafë të Nagrivës, ata kishin bërë plane të sulmonin Trieshin befas, por gruaja e Gjelosh Nikës nga Muzheçku, bijë nga Kuçi i kishte hetuar se ata janë në pyll, dhe se ata flisnin sllavisht. Ajo ia kishte bërë të ditur burrit se ata ishin në pyll aty afër. Por 40 trieshianë ishin sulur kundër tyre dhe ai komplot kishte dështuar. Në këtë përleshje Gjelosh Nika i Muzheçkut kishte vrarë Shaban Smajlin. Gjelosh Nika Gjokaj  kishte pësuar rëndë sepse të shtënat me pushkë të armikut ia kishin thyer të dy duart dhe pas disa ditësh ky trim I përmendur i Trieshit kishte vdekur. Ndërsa Pipri e Palabardhi(Bjellopavliqi) e kishin humbur betejën e vitit 1862.  Ata kishin tentuar pushtimin e Medunit por pa sukses. Forcat e Kuçit dhe të Bërdës i komandonte Mark Milani, Bacë Dragoja Ivanoviq dhe Nov Spasoja Popoviq. Knjaz Nikolla kishte dërguar dy topa.  Malësia nënshtroi forcat e Mark Milanit, ndezi Kuçin dhe konfiskoi dy topat e Knjazit.
Pasi Mark Milani humbi luftën kundër Malësisë shkoi për ta ndihëmuar Knjaz Nikollën në Rijekë të Cërnojeviqëve sepse nuk kishte çka të mbronte në anën tjetër të Kuçit. Kështu kishin vepruar edhe krerët e Piprit dhe të Bjellopavliqit. Sipas burimeve në dispozicion, Trieshi gjatë kësaj lufte kishte qëndruar neutral. Fuqitë e mëdha kishin vu paqë dhe lufta kishte përfunduar në dëm të Malit të Zi.

MBROJTJA E TRIESHIT DHE E KOJËS NGA SULMET E KUÇIT DHE PIPRIT

Kuçi shumicën e kohës ishte në konflikte me pushtetin turk të Shkodrës. Gjëndja ekonomike në mbarim të shekullit XVIII ishte e mjerueshme dhe në atë kohë  njerëzit vdiqnin nga uria. Turqit shpesh herë e  mbyllnin tregun e qytetit. Nuk kishte rrugëdalje tjetër vetëm dorëzimit të 12 pëngjeve që i kërkonte Veziri si kusht për të bërë paqë me pushtetin në Shkodrër. Për një paqë te mundshme duhej që vojvoda i Kuçit t’i dorëzojë pëngjet sa më parë në Shkodër. Por miku i shtëpisë së tij Husen Hoti i kishte thënë: “Ti e di Shyto (fjala është për Shyto Petroviqin vojvodë i atëhershëm i Kuçit se shtëpitë tona gjithëmonë kanë qëne të afërta e miqësore, dhe për këtë arsye të pyes a je enë që e mban ujët?” Po patjetër iu përgjegj Shyto Petroviqi! Ti e dëgjove Vezirin se çka të premtojë, se gjoja ka për të shpërblyer ty dhe 12 pëngjet. Kjo nuk do të ndodhë kurrë. Veziri ka për t’i vrarë të gjithë, përvecë teje! Shyti kthehet në Kuç dhe i tregon fisit se çka i kishte thënë një mik i tij, duke mos pranuar ofertën e Vezirit, dhe si përfundim kishte dhënë dorëheqje nga detyra e  vojvodës. Kuçi nuk e kishte besuar një gjë të tillë. Pas vendimit të Shyto Petroviqit ishin mbledhur 12 vetë bashkë me vojvodën e ri Çubro Popoviq. Vojvoda  i ri shkoi në Shkodër me 12 vetë, dhe disa prej atyre 12 vetëve u dënuan me vdekje menjëherë, të tjerët u dërguan në Zetë, në Tivarë dhe në Podgoricë për t’u dënuar me vdekje. Të gjithë i varën në litar. Kjo tradhëti e Vezirit ishte një humbje e madhe për banorët e Kuçit, që kishin rënë në kurth të Vezirit.  Të gjithë u vranë. Asnjë nga ata nuk u kthye më në Kuç përveç vojvodet Çubro Popoviqit.
Më vonë vojvoda i Kuçit Çubro Popoviqi kishte organizuar disa kuçasë për të plaçkitur 60 dele të Gjekë Marashit Kolçaj. Pas do kohe kishte shkuar përsëri në Kojë për t’i uruar Ulë Gjeloshit  ndërtimin e kullës së re.Flitej se ajo kullë ishte ndërtuar me shpënzimet e Vezirit të Shkodrës. Nje version tjetër tregon se Vojvodë Çubro gjoja kishte shkuar në Kojë  për ta ndihëmuar Ulë Gjeloshin për të prashitur  misrin. Ulë Gjeloshi e kishte këshilluar vojvodë Popoviqin që të mos shkonte në një një mbledhje të Osojnës në Kojë sepse mund të  vritej nga Gjekë Marashi të cilit Çubro Popoviqi i kishte plaçkitur 60 dele. Por vojovoda nuk e kishte përfillur fare porosinë e Ulë Gjeloshit. Në mbledhjen e Osojnës vojvod Popoviqi kishte pyetur Gjekë Marashin pse atë vjet nuk kishte dalë në bjeshkë me bagëti? Gjekë Marashi ishte përgjegjur: “ nuk delet në bjeshkë me pula, sepse ti i plaçkite delet e mia”. Gjekë Marashi kishte vrarë në vend vojvodë Popoviqin. Çubrin e kishte zëvëndësuar i biri i tij, Pop Miqi i cili pas do kohe kishte organizuar Kuçin e Piprin kundër Kojës e Trieshit. Ktë sulm hakmarrës e kishte drejtuar Ilia Piletiqi. Edhe Rahoja e kishte ndihëmuar Kojën, pavarësisht se ishte rrethuar e tëra nga armiku. Rrethimi i Kojës kishte zgjatur disa ditë. Kojasit dhe trimat tjerë kishin luftuar nga kullat e tyre. Të dy palët kishin pësuar humbje të mëdha. Pavarësisht se vojovoda i tyre Çubro Popoviqi ishte vrarë për plaçkitje dhe punë të liga Kuçi kërkonte hakmarrje për vojvodën për atë vojvodë hajdut. Autorët malazezë e paraqesin këtë ngjarje rrëjshëm se gjoja turqit në marrëveshje paraprake me Marash Ulën kreun e Kojës e kishin ftuar Çubron në shtëpinë e tyre mysafir gjoja për ta vrarë. Ky pohim i autorëve malazezë nuk është aspak i vërtëtë. Ato ditë Hysen Hoti kishte organizuar në Podgoricë me urdhër te Vezirit një masakër kundër kuçasëve dhe turqit kishin vrarë e arrrestuar në tregun Podgoricës 60 malazezë.  Pikërisht atë ditë kritike Margil Doshi dhe Pjetër Vukan Caci nga Trieshi kishin vrarë  Novak Martinin Popoviqin, vllaun e vojvodës të Kuçit.
Kjo kishte qënë përpjekja e  dytë e Kuçit dhe Piperit për të marrë gjakun e vojvodë Çubrit. Një ditë Miq Martini, vojvodë edhe ky vojvodë i Kuçit punonte në pronën e vetë pranë rrugës në Podgoricë. Aty pranë kishte kaluar Kus Nili nga Rahoja. Ai i kishte thënë: “Mos të ndihëmoftë Zoti Miqo, e dreqi ta marrët shatin sepse me të e ke zëvëndësuar pushkën”. Armiqët të shtypën dhe ta morën gjysmën e Kuçit. Miqo u zemërua dhe bashkoi përsëri Kuçin në luftë kundër Trieshit e Kojës. Rahoja kaloi në anën e agresorëve sepse kërcënohej nga ata dhe së bashku me Piprin sulmuan Trieshin e Kojën në fund të Koritës, ku kishte filluar një betejë e ashpër. Agresorët malazezë ishin disa herë më shumë në numër. Nga Koja dhe Trieshi ishin vrarë 21 luftëtarë. Nuk dihet shumë për humbjet e malazezëve, por edhe ata kishin pësuar rëndë. Ata sipas traditës së tyre  kishin plaçkitur në Koritë bagëti të Kojës dhe Trieshit. Dhe pas pak ditësh kishin sulmuar përsëri Kojën dhe kishin djegur e shkatrruar shumë kulla e shtëpi të Kojës.

SHËNIM: Ky artikull me përmbajtje historike i Gjergj Nikprelajt  është pjesë e një monografie për Trieshin. Ai kishte botuar në Shtetet e Bashkuara në vitin 2004 librin e tij të njohur “Kryengritja e Malësisë  e Vitit 1911”. Pas botimit të kësaj vepre Gjergj Nikprelaj bëri kërkime të mëdha nëpër arkivat e vendit për të lënë pas një vepër tjetër për të kaluarën e Trieshit. Djali i tij Renato, dhe e bija Stella shfaqën deshirën për botim në portale dhe në shtypin  shqiptar  të disa kapitujëve të kësaj monografie për Trieshin për çfarë i ndjeri Gjergj kishte bërë kërkime të vazhdueshmë. Vdekja e parakohshme e pëngoi për t’i dhënë fund kësaj vepre. Renato e Stella që tani jetojnë në New York janë gati ta plotësojnë deshirën e e tij për botimin e kësaj vepre.(Gjekë Gjonlekaj)

1 komente në “Disa prej betejave qe kane mbrojtur Trieshin”

  1. Veli Stafa says:

    Shkrim interesant per nje nga viset me trimerore te Veriut te Shqiperise.
    Me vjen keq qe autori paska nderruar jete duke lene pergjysem kete veper historike.
    Respekte burrave te Trieshit prej nga ishte edhe miku i familjes time,I Madhi dhe shume i Respektuari ish Minister i Kultures, Dr.Mirash Ivanaj !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje