FOTOT/ Si lindi "Rozafa", fabrika me e madhe e perpunimit peshkut, mbi rrenoja, duke punesuar 800 vet

2 Maj 2016, 22:00Ekonomia TEMA
FOTOT/ Si lindi "Rozafa", fabrika me e madhe e perpunimit peshkut, mbi

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes i përgjigjet akuzave që kanë dalë sot nga Partia Demokratike për “dhënien e koncesioneve” për shërbime klienteliste, duke argumentuar si më poshtë të vërtetën:

Së pari, ky është procesi i dhënies me qera me tarifën simbolike 1 Euro, në kuadër të zhvillimit dhe forcimit të sipërmarrjes private, drejtuesit e të cilëve kanë guximin dhe iniciativën të zhvillojnë aktivitete ekonomike në rritje të prodhimit vendas.

Së dyti, përfitimi i këtyre kontratave është bërë mbi bazën e garave të hapura, të shpallura në Agjencinë e Prokurimit Publik, në Buletinet e APP Nr. 40, datë 12.10.2015 dhe Nr. 46, datë 23.11.2015 .

Në këto gara kanë marrë pjesë subjekte të ndryshme; gara për Agjencinë e Rezervave të Shtetit një subjekt, dhe gara per NPV Durrës, 2 subjekte.

Ideja e dhënies së pasurive shtetërore me çmimin 1 Euro, me qëllim zhvillimin e pronës shtetërore dhe nxitjen e punësimit mishërohet dy investime që janë kryer dhe planifikohet të realizohen nga kompanitë “ROZAFA” SHPK dhe “KASSEL” SHPK, të mirënjohura në Shqipëri për cilësinë dhe produktet që i sjellin tregut shqiptar e më gjerë.

Lidhur me citimin nga Partia Demokratike të dy vendimeve të Këshillit të Ministrave përkatësisht, vendimit Nr. 873, datë 30.10.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 Euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si Qiradhënës dhe shoqërisë “ROZAFA” SHPK si Qiramarrës, për pasurinë “Objekte të Agjencisë së Rezervave të Shtetit Labinot, Elbasan”, dhe vendimit Nr. 260, datë 6.04.2016 të Këshillit të Ministrave “Për dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 Euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si Qiradhënës dhe shoqërisë “Kassel” SHPK si Qiramarrës, për pasurinë “Objekti Nr.2 (ish fabrika e Tuba Rrypa) Nr. 14/a (Ish Reparti i kompresorëve) dhe Nr.20, të ish-Ndërmarrjes “Goma” Durrës, të “NPV” SHA, Durrës” sqarojmë:

Janë dy vendime të qeverisë që ia hapin rrugë kryerjes së një investimi prej rreth 8 milionë Euro dhe punësimit të rreth 800 punonjësve, pa përmëndur shndërrimin e pasurive shtetërore të degraduara në fabrika moderne të standarteve evropiane.

Kompania “ROZAFA”SHPK ka investuar deri më sot 2 milionë Euro për ndërtimin e një fabrike moderne të përpunimit të peshkut, si dhe punësuar rreth 300 punonjës. Ky investim është në zhvillim e sipër, pasi nuk janë përmbushur akoma të gjithë fazat e investimit të marra përsipër nga kjo kompani në planin e biznesit të dorëzuar prej konkurrimit të zhvilluar.

Kompania “KASSEL” SHPK, sapo ka firmosur kontratën për kryerjen e një investimi mbi 5 milionë Euro dhe punësimin e të paktën 250 punonjësve kur të ndërtohet e të fillojë punë fabrika e prodhimit të produkteve metalike dhe të drurit për fushën e ndërtimit, etj.

6 komente në “FOTOT/ Si lindi “Rozafa”, fabrika me e madhe e perpunimit peshkut, mbi rrenoja, duke punesuar 800 vet”

  1. Ml says:

    Kot i beni reklame pasi ky tipi qe ka rozafen po te kishte shtet do duhej te ishte perjetesisht ne burg, si trafikant si killer dhe si konttabandist.

  2. albanistan says:

    Po si trajtohen punetoret ne ate fabrike spe nuk shkruani ju?
    Ju a them un si trajtohen, si skllave.nuk arrin te marrin as 500 lek te reja dita e punojn gjithe diten nga mengjesi deri ne darke,me keto te merret shteti e ju gazetar jo me budalleqet e sali protopapes.

    1. niku says:

      Pse nuk pyet vete njehere se sa paguhen punetoret? Fabrika ndodhet rreth 5-6 km larg Elbasanit te ish rezervat e shtetit ne drejtim te Librazhdit. Pyet punetoret dhe banoret e zones qe jane punesuar aty. Pastaj te flasesh. Ne rast se nuk mund te shkosh ta them une 1400 – 1500 leke ne dite (me qe e ke bere llogarine me dite) Sa per dijeni eshte duke ndertuar edhe nje kopesht per femijet e punetoreve, falas brenda territorit te fabrikes. Perbaltja eshte nje zanat i peshtire.

  3. peshkaqeni blu says:

    pse fabric esht kjo?
    aty duket nji si bicim guzhin e madhe gjigande ku punojn qindar guzhunjer vec me qeru koka peshku.

  4. niku says:

    Po me Lucen ç’paten xhanëm? Nuk u ngopen qe pothuajse e shkaterruan ne katervjecarin 2009 -2013? Nga nje kompani me 1000 te punesuar ne 2009 e katandisen ne nje kompani me 100 vete ne 2013. Nga nje kompani qe ishte lider ne Shqiperi Kosove Maqedoni Greqi etj e bllokuan me kontrabanden e prodhimeve te peshkut ne nje kompani qe luftonte per mbijetese ne vitin 2013. Ridvan Bode dhe drejtoret e tij te doganave ne rrethe e dine mire historine.
    Tani qe Rozafa po ringrihet i sulen si hijenat. Tani qe Rozafa po nderton qendren më të madhe të perpunimit të prodhimeve të peshkimit në Europe dhe qe synon te punësojë deri 1500 vete ne Labinot të Elbasanit janë sulur përsëri. Tani që Rozafa po eksporton në Spanjë Estoni Itali dhe po pergatitet me Suedinë dhe Danimarkën???? Pse nuk flasin per ate pjese të ish rezervave që ja kane dhënë nje funksionari të PD , aty afër që nuk ka bere asgjë dhe po e jep me qera? Pse nuk flasin për atë kompaninë tjeter të peshkut që në 2013 Saliu tregonte ngjalat per tu tallur me Ramen dhe Meten dhe që edhe ai ka marrë kontratë me 1 € para pak muajsh? Apo ai nuk është oligark i Ramës. Ai është i tyre por rastësisht keta ja kanë dhënë me 1 €.
    SA keq me nje parti që merret me biznesin. Kur ishin në pushtet kush nuk nënshtrohej të shkrinin, sot kush investon të përgojon.
    Opozitë pa kauze. Parti kundër biznesit. Sa keq

  5. loni says:

    Une nuk jam jetoj ne shqiperi po jam nga ajo zone dhe nuk me interesojne partite e djathte apo e majte por po ju them me bindje se ishte nje investim kolosal me i madhi ne shqiperi kishte ulur nivelin e varferis ne ate zone duke punesuar shume vajza por dhe djem por jo vetem aty por deri ne librazhd e cerrik kishte te punesuar.kushtet normal nje e keqe ishte se punetoret nuk kishin as nje dite pushim vetem pune 7 dite te javes kjo ishte tortur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje