FOTOT/ Kajak për Ramën

20 Maj 2016, 14:08Kronika TEMA
FOTOT/ Kajak për Ramën

Mes duartrokitjeve të qindra spektatorëve dhe protestuesve nga lugina e Vjosës, kryesisht nga zonat që preken direkt nga ndërtimi i hidrocentralit të Poçemit, kayakistë nga Shqipëria, Sllovenia, Greqia, Italia, Gjermania, Austria, Holanda dhe SHBA marshuan me kajakët e tyre në mes të kryeqytetit.

Një prej tyre ishte Rok Rozman – iniciator i Turit të Lumenjve të Ballkanit dhe ish-atlet olimpik nga Sllovenia. Destinacioni i tyre ishte zyra e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, për t’i dorëzuar Kryeministrit një kajak të veçantë.

“I dashur Edi Rama – ndaloni projektet e digave në Vjosë dhe krijoni një Park Kombëtar për lumin e fundit të egër të Europës!” – shkruhej në kajakun e nënshkruar nga më shumë se 1.000 njerëz.

Megjithatë as Edi Rama as përfaqësues të qeverisë nuk ishin të gatshëm për të marrë peticionin. Policia bllokoi komplet hyrjen. Rozman vendosi kajakun para kordonit policor.

4 komente në “FOTOT/ Kajak për Ramën”

  1. Kiu says:

    Edvinit i do dhene dajak, jo kajak. Talli b*then dhe po e tall akoma me 1 milion votat e famshme…

  2. Illyrians says:

    Shikoni policat shqiptare ne foton 3, fytyra e vertete e Shqiperise.. Tmerr..!!

  3. Klimax says:

    Me sa duket kryeministrit shqiptar i pelqejne me shume disa qindra mijra euro ne llogarine e tij bankare si bakshish nga firma turke per nderin qe ju beri ketyre te fundit si fitues pa kundershtar, se sa virgjeria e natyres shqiptare!
    Hallall more kumbari i Erdoganit! Para xhepit dhe kumbarit osman, mos pyet as per natyren, as per shqiptaret, as per BE-ne dhe as per boten!

  4. cun Tirone says:

    Kajak per Ramen?

    DAJAK , DAJAK jo, kajak !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje