Skënder Halili: Si u arrestua nga sigurimi pse refuzoi Dinamon

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

skender haliliShqipëria në europianet e futbollit dhe një kampionat kombëtar tragjik…Sado që përfaqësueset e vendeve të tjera të Evropës zhvillonin me njera-tjetrën takime më të shumta se ato që zhvillonte përfaqësuesja jonë, gjithsesi ato ishin miqësore, në pritje të takimeve për turnetë përcilësuese të botërorëve të futbollit, por që organizoheshin një herë në 4 vjet. Pra, rrallë e për mall…

Ndaj UEFA, më 1958 me propozimin e gazetarit të njohur francez, Hanri Delone, vendosi që njëherë në 4 vjet të organizoheshin edhe kampionatet evropiane te futbollit.

Faza finale e kampionatit të parë iu besua Francës. Mirëpo habitërisht, si t’i bënin karshillëk, kësaj veprimatarie, i kthyen shpinën me indiferencë shumë vende, ndër të cilat, Anglia, atdheu i futbollit, pra i topkëmbës, që kështu kishte vepruar edhe në tre botërorët e parë dhe në të katërtin, më 1950, ishte mundur nga skuadra diletante e SHBA-së 1-0. Nuk begenisën të vinin në këtë kuvend as Italia, Gjermania… dhe, si të mos mbetej prapa, edhe Shqipëria!

Por në edcionin e dytë, të vitit 1964, pasi një vit më parë “nga lart’ kishte ardhur urdhri që vendi ynë të mos merrte pjesë në Kupën e Kampionëve të Evropës, po “nga lart” erdhi dhe urdhëri i dytë që të shkonim në… Evropë, por kuptohet vetëm në sport, sepse pas prishjes së sevdasë me rusët e Hrushovit, nuk bëhej fjalë të të shkonim në..perendim, por lindje e tutje lindjes, për t’u përqafuar dhe puthur me kinezët e Mao Ce Dunit, me të cilët pastaj do të ndaheshim, por pa lot, si me revizionostët e tjerë…

Sipas shortit Shqipëria duhej të përballej me Greqinë, me të cilën ishim ndarë, sikur të ishte në një kontinent tjetër, që më 1940… pra në Luftën Italo-Greke, të cilën qeveritatët e mëpastajmë të këtij vendi e kishinin quajtur edhe  luftë të Shqipërisë kundër pasardhësve të Homerit… Marrëzi e shkuar marrëzisë, kur edhe vetë shqiptarët kishin qenë nën thudrën e fashizmit Italian.

Kësisoj grekët u tërhoqën nga ky short tekanjoz. Edhe sot habitem se si kjo ngjarje nuk zuri vend në shtypin tonë, sikur të qenkej nxjerra në shesh ndonjë goxha sekret shtetëror. Kjo bëri që Shqipëria të ndodhej përballë Danimarkës, që aso kohe nuk ishte gjëkundi para Danimarkës së vitit 1986, që, po të mos mundej aksdentalisht nga Spanja 6-1 në Botërorin Meksikë ‘86, nuk ishte çudi të arrinte deri në finale të tij, por nuk ishte aq më shumë Danimarka e Euro 92-së, që në Euro ‘92, duke u futur në valle në vend të Jugosllavisë së Millosheviçit të dënuar nga UEFA për gjenocidin në Kosovë dhe Bosnjë, pa pritur u bë kampione e Evropës.

Në takimin e Tiranës që e kam komentuar nga mikrofonët e Radios së bashku me të paharruarin Anton Mazreku, që në minutat e para të ndeshjes, shënoi Pano… Por vetëm. Mëkat, sepse mund të kishim fituar me rezultat më të thellë. Për më keq humbëm në Kopehagen 4-0 dhe kështu u mënjanuam, që në turin e parë. Dhe, mjerisht, nuk do të ishte as hera e fundit.

***
Të kthehemi tani te kampionatet tona të futbollit. Në sezonin 1964-‘65, u shënua ngjarja më e rrallë e historisë së këtyre kampionateve pas viti 1950. Tashmë në luftë për titullin kampion nuk ishin ”Partizani” e “Dinamo’, por edhe “17 Nëntori” i Tiranës.

Kjo skuadër, e drejtuar nga tajneri i mirënjohur Myslym Alla, edhe sot ndër më të mirat e vendit tonë, fitoi në ndeshjen e fundit 2-0 kundër skuadrës “Partizanit’, kësaj skuadre të madhe të… Byrosë Politike, siç quhej atëherë nën zë nga populli. Për herë të parë pas vitit 1947 të erës së zymtë komuniste, ajo u bë kampione e vendit. Dhe vazhdoi…

C’ kishte ndodhur? Pas vitit  1963 me një vendim të posaçëm të qeverisë, e shtrënguar natyrisht nga ankesat që vinin nga poshtë, pra nga populli, si “Partizani” ashtu dhe “Dinamo”, nuk mund të mbanin më në radhët e tyre futbollistët a sportistët e tjerë që mbaronin shërbimin ushtarak. Kështu ata ktheheshin në klubet e qyteteve ku kishin luajtur më parë. Në radhët e “Partizanit” kishin luajtur O. Mema, Frashëri, Bukoviku, Bytyci.. të ”17 Nëntorit”. Më të zhveshur rrobën ushtarake, ata u kthyen te skuadra tiranase dhe luajtën bash në këtë ndeshje kundër “Partizanit”. Kështu ndodhi dhe me futbollistë a sportistë të skuadrave të qyteteve të tjera.
“17 Nëntori” fitoi edhe kampionatin 1964-65… Duhej të fitonte edhe kampionatin 1966-67… por ndodhën ngjarje shumë tronditëse. Para se kjo skuadër të nisej për në Norvegji, per të luajtur kundër kampiones së atjeshme për Kupën e Kamponëve të Evropës, 1966-67, u burgos futbollisti i talentuar, Skënder Halili, sepse nga Sigurimi iu gjetën në shtëpi pak para në valutë.
E vërteta tragjike ishte se pasi kreu shërbimin ushtarak më 1965 në një repart të MPB, ai nuk iu bind urdhërit të Kadri Hazbiut, kreut të asaj ministrie të mallkuar që të mbetej te “Dinamo”.

Nuk mjaftoi kjo, por në qeshor të vitit 1967 gjatë ndeshjes që “17 Nëntori “ po zhvillonte kundër “Partizanit” dhe udhëhiqte 2-1, duke siguruar për të tretën herë radhazi titullin kampion, futbollistët e të dyja skudrave u grindën. Kjo grindje vazhdoi dhe pas ndeshjess. Shumë-shumë mund të ishin përjshtuar për disa javë vetëm ata. Por FSHF-ja me urdhër nga Kupola e Kuqe përjashtoi të dyja skuadrat, vendim që nuk ekzistonte dhe nuk erkziston në asnjë regullore futbolli të rruzulit tokësor. Vetëm e vetëm që tiranasit të mos shpalleshin sërishmi kampionë. Dhe kupa pa asnjë meritë i mbeti kështu në dorë ”Dinamos”, por ishte skuadër… byroiste. (Këtë ngjarje me të vërtetë shumë tragjike, figurën e Anton Mazrekut, për të cilin do të flas pak më poshtë dhe të Skënder Halilit, që u burgos prej disa vjetësh nga diktatura komuniste dhe u zhduk përfundimidht edhe nga fushat e futbollit, e kam trajtuar në romanin “Tirana dy orë para dënimit”, botuar më 1998).
Sidoqoftë, “17 Nëntori’ pronësoi kampionatin e vitit 1968 dhe 1969-70, duke shkruar me lavdi emrin në librin e historisë së futbollit tonë.

***
Vazhdojmë përsëri me  europianët e futbollit. Në edicionin e tretë të tij, më  1968 ato vende që kishin hedhur në kosh ftesat e UEFA-s për të marrë pjesë në europianët e parë, tani nxituan të pranonin me shumë kënaqësi. Dhe kështu skuadrat, meqë u shumuan, u ndanë në grupe. Shorti na degdisi në një grup shumë të fortë, ku bënte pjesë Jugosllavia e revizioniste e Titos, dhe veç kësaj edhe nënkampione evropiane e vitit 1960, si dhe RF Gjermane, nenkampione e freskët e botërorit 1966, të zhvilluar në Angli.
Që të mos e zgjas, humbëm të tëra ndeshjet, madje pa shënuar asnjë gol, dhe më 17 dhjetor 1967 na kishte mbetur ndeshja e fundit me gjermano-perendimorët në Tiranë. Dhe askush nuk kishte përfytyruar se ajo do të mbyllej baraz 0-0, pas një loje të mhnitshme të tanëve. Madje do të kishim fituar, sikur gjyqtari austriak, Marshal, të na njihte një gol, pas pas gjuajtjes së mbrojtësit tonë, Gjinali, të cilën portieri austriak e priti topin kur kishte kaluar vijën e portës.

Kështu nënkampionët e botës nuk shkuan në finale e Euo 68-ës, që u zhvilluan në Itali. Vendin e parë në grup e zunë jugosllavët, të cilët madje zunë vendin e dytë, pas Italisë kampione.

Në verë të vitit 1969, një e papritur e trishtë u përhap në Tiranë. Duke u kthyer në shtëpi, pasi kishte ndjekur një ndeshje fëmijësh, sepse edhe ato nuk i linte pa parë, nga një hemoragji cerebrale ndërroi jetë Anton Mazreku, babai i gazetarisë sportive shqiptare. E kisha njohur më 1950, në fushën e Shallvares dhe i nxitur nga shokët kisha bërë para tij një “koment” pra pikërisht në atë fushë, ku, siç kam vënë në dukje në pjesën e parë të këtyre meditimeve, ai kishte bërë komentin e parë në Radio Tirana  të një ndeshjeje futbolli. Dhe dëgjova pastaj prej tij  fjalët: ”Uroj që edhe ti një ditë të bëhesh komentator sportiv”.

Dhe kjo ndodhi më 1959, kur unë, tashmë gazetar në Radio Tirana, së bashku me Ismet Bellovën u bëra koleg i tij në mikrofonin sportiv.Për më tepër në vëllimin tim të dytë me tregime sportive, me titull “Shkallët e murrme”, i kisha kushtuar një të tillë, por që vdekja nuk e la ta lexonte. Dhe të mendosh se pas vdekjes së këtij personaliteti të madh të sportit tonë, Enver Hoxha, për 8 vjet radhazi shoku i tij i Liceut të Korçës, nuk mori mundimin t’i dërgonte familjes së tij as edhe “dy gisht telegram”, kur këtë e kishte bërë edhë për vdekjen e ndonjë xhaxhoje që kishte njohur në ndonjë fshat gjatë luftës…

Më 1972 gjatë ndeshjeve përcilësuese të Euro 72-shit një tjetër e papritur, por këtë radhë e këndshme. Kisha propozuar që ndeshjet e transmetuara nga kanalet televizive italiane dhe jugosllave të kalonin në kanalin tonë teleiziv dhe unë me kufje në veshë premtoja se isha në gjendje të bëja komentin e ndeshjeve sportive.
Todi Lubonja, drejtori i ri i RTVSH-së, që një vit më parë kishte zëvendësuar drejtorin konservator dhe dogmatik, Thanas Nano, sapo mori vesh për këtë propozim timin që ia bënë inxhinierët dhe teknikët, e miratoi pa asnjë ngurrim. Kështu më 26 prill të vitit 1972 nga një studio e TVSH-së komentova së pari ndeshjen Itali-Belgjikë që luhej në Milano, dhe pas dy orësh Angli-RF Gjermani, në Londër. Të dyja për evropinin e futbollit.

Fillimthi gjindja pandehu se njëmend komentoja nga stadiumi i këtij qyteti italian, por kur dëgjuan zërin tim në ndeshjen e dytë, e morën me mend të vërtetën. Këto trasmetime të TVSH-së u mirëpritën nga dashamirësit e futbollit, sidomos në vise të Shqipërisë, ku valët e kanalet televizive italiane dhe jugosllave nuk arrinin, por mbi të gjitha, sepse komentet bëheshin në shqipe, duke përfshirë edhe përkthimin e kuroziteteve që përcillnin komentatorët e huaj.
Nuk do të ndalem më gjatë në kampionatet tona të futbolit, në të cilat diktati i “Partizanit” dhe “Dinamos” tashmë kishin humbur shkëlqimin e dikurshëm, edhe për arsyet që shpjegova më lart.

“17 Nëntori”, veç kampionateve të fituara në vitet 1930, ’31, ‘32, ‘34, ‘36, dhe 1937-‘38,  u bë kampion në sezonet 1981-82, 1984-85, 1987-88, 1988-89, 1994-‘95, 1995-‘96, 1996-‘97, 1998-‘99, 1999-2000, 2002-‘03, 2003-‘04, 2006-‘07, 2008-‘09.

“Vllaznia” pas vitit 1946, për herë të parë fitoi përsëri kampionatin më 1973-‘74, pastaj më 1977-‘78, 1882-‘83, 1991-‘92, 1997-‘98 dhe më 2000-‘01;

“Dinamo”, pasi kishte fituar fituar kamionatet e viteve 1950, 51, ‘52, ‘53, ‘55, rilindi në vitet 1974-‘75, 1975-‘76, 1976-‘77, pastaj 1979-‘80, 1985-‘86, 1989-‘90, 2001-‘02;

“Partizani”, kupave të fituara më 1954, 1956, ‘57, ‘58, ‘59,1961, 1962-‘63, 19630-‘64 u shtoi dhe kupat e kamionateve të viteve 1978-‘79, 1980-‘81, 1986-‘87 dhe 1992-‘93;

“Labinoti” për herë të parë fitonte kamionatin e vitit 1983-‘84, dhe sërishmi  2005-‘06; “Flamurtari”, për herë të parë dhe të vetme më 1990-‘91;

“Teuta”, një herë më 1993-‘94;

Dhe ”Skënderbeu” i Korçës pas vitit 1933, kampion nga viti 2010-‘11 dhe deri sot, është kamion absolut, duke dëshmuar se është skuadra më e mirë e Shqipërisë paskomuniste.

Mjerisht, statistikat e europianëve të futbollit në vazhdim, nuk shënuan rezultate  për t’u vënë në dukje për përfaqësuesen tonë.
Por kjo nuk do të ndodhte në edicionin e fundit të Euro 2016-ës, kur për herë të parë ne arritëm të depërtonim në fazën finalë që këto ditë uli siparin në Francë. Dhe për këtë aventurë do të rrefej në numrin e ardhshëm.

Shqiptarja.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

15 komente në “Skënder Halili: Si u arrestua nga sigurimi pse refuzoi Dinamon”

  1. opa opa says:

    Kush e ka shkruajtur kete!? Ai Dizdarovi 😛

    1. me thene te drejten says:

      Tashme te gjithe e kane kuptuar : Antikomunizmi eshte fytyra e vertete e Antishqiptarizmit!
      Eshte mese e qarte,antikomunizmi eshte virtyt i maskarenjve !!
      Na cate majen e veshit me propagande idioteske,me genjeshtra e mashtrime fare banale.A thua se s’ka sot miliona vete qe i kane jetuar ato vite dhe qe ne e dime fort mire se keto qe thote ku ndyresire “gazetar” jane nje basdardim i se vertetes!
      Respekt per brezat e sportisteve qe dhane djersen dhe gjakun qe atdheu yne te perparonte ne sport,respekt per te gjithe punonjesit e shtetit dhe administrates qe punuan gjithe jeten per zhvillimin e sportit kombetar!!!
      TURP dhe NEVERI per gjithe halabaket e atehershem dhe te sotem qe ja kishin dhe ja kane me hile ketij vendi 🙁

  2. vedeta says:

    MJAFTse na hapet barkun me kto histori, te ter te persekutuar dolet ne kte vend, nuk lat histori pa sajuar, nuk e rruante njeri fare ne at koh se desh apo jo skender halili te drejtonte DINAMON po beheni qesharak fare,ne doni ti beni qefin RIDIT gjeni gjera me te thjeshta dhe te natyrshme se nuk kemi vdekur ne brezi qe kemi jetuar ne at koh jemi te ter te gjall dhe akoma te rinj mjaft dhe e dim te verteten lat nam,mir qe nuk keni turp po pse tregoeni lepirsa bythe me kto sajesa ,po na del nje cop lojtar sikur te ishte skenderbeu.

  3. antifashisti says:

    Kujt i duhen keto KERMA te kaluara ,se keni 26 vjet qe vetem germoni cdo gje negative sipas mendjes tuaj te asaj kohe?
    Autori i shkrimit eshte nje ANTISHQIPTAR!
    Ndryshe do te bente krahasime per dy sistemet se si ka qene dhe eshte sporti shqiptar ne Shqiperi!
    Kete nuk e ben sahanlepiresi serb se do i duhet te flase per te gjithe ate pune vetmohuese,shkencore dhe rezultative te shtetit per te gjitha llojet e sporteve!
    Ku eshte sot volejbolli,basketbolli,noti,waterpoli,mundja,shahu,qitja,alpinizmi,radioamatorizmi,klasat sportive,fushat dhe stadiumet ne cdo cep te Shqiperise etj qe sot jane zhdukur!

  4. Skender Halili ka qene dallaverexhi si shume “figura” te tjera te sportit ne Shqiperi ne vecanti te futbollit mjaft me te tilla “nostargjira” qe sot nuk i hyne ne pune dreqit

  5. Paul Neti says:

    Doni me per Belulin?
    E nisi shkrimin per nje Skender te madh dhe e perfundoj me nje skifter te vockel! Vetem se harroj ketu qe te shtonte per letrat anonime qe i dergonte dikur RTSH per vehten e tij… Prandaj, doni me Belulin?

  6. joel shkodra says:

    Mua me duket se eshte e qarte kush e ka shkruar, sepse shpesh flet ne veten e pare: komentatori Skifter Kelliçi. Nuk e di a do ta shpjegoje perse e larguan si komentator sportiv?

  7. demo says:

    Futbollistat kane qene me te privilegjiarit ne ate sistem.Pervec Vlores qe shkelqeu ne kupat e Europes,te privilegjuarit e Tiranes eleminoheshin qe ne turin e pare,prandaj mos na e kujto Skender Halilin sikur te ishte Bekenbaueri.

    1. lala danoci says:

      Ne ato vite Tirona e pallonte Vloren si gamori ne dahon e ka rraf 3 here mbrenda 10 ditesh dhe nga keto 3 herr 2 here ne Vlore

  8. ylli says:

    Dhe themi sot nga dolen keta fanatiksit adoleshent te Tirones ,qe flasin per persekutime .Kam degjuar nje here Fatmir Frasherin te thote qe ne stadium nuk bertisje dot Tirona se te fusnin ne burg.Ca pret pastaj te degjosh nga adoleshentet e sotem.Por e verteta eshte qe tifozave te Tirones u pelqejne keto historira.Mbarojne fare.Per mua qe e kam jetuar mjaftueshem ate kohe me vjen per te vjelle nga keto poshtersira me qellim.Per te fituar kredibilitet ,keta felliqesira sajojne historira persekutimi.Plehra.

  9. arbereshi says:

    Skender Halili ka qene me gjithe mend nje lojtar i madh. Por ne burg nuk u fut sepse nuk deshte te rinte tek Dinamo, perkundrazi po te rinte tek dinamo do te kishte rregullu jeten e vet. Skenderi ishte nje saldator me kategori jo shume te larte per kohen dhe po te mbante Dinamo natyrisht qe do te beheshe dikushi sic u bone te tjere qe qendrun te dinamo ose partizani.Skenderi kur u kthyen nga Belgjika apo nga Danimarka nuk me kujtohet sakte, pruni ora kontrabande dhe filloi ti shiste sapo erdhen ne Tirane dhe me duket se e denun nje vit burg.Kurse Skifteri kushdo qe e lexon e kupton se me ke ka te beje.Nga fundi i viteve 70 Skifteri bente letra anonime per veten e tij duke i adresuar ne drejtorine e RTSH me permbajtje qe kini ne radio nje njeri super te talentuar dhe nuk i jepni ate qe meriton, ai ka keto merita, dhe numuronte meritat dhe talentet qe ai mendonte se i kishte.Kjo leter u kuptua qe ishte e shkruajtur nga ai, per hir te budallalikut te tij dhe e cuan per ri edukim ne kom e autotraktoreve ku punoi disa vjet te mira. pastaj se si u kthye prape ne RTSH e di ai.

    1. I Riu komunist says:

      S’ka asgje per t’u cuditur! Sot kontrabanda eshte MERITE e “njerezve te shkathet dhe te suksesshem”! Per kete arsye Skender Halelili mund te quhet saktesisht HERO I KONTRABANDES, i persekutuar nga regjimi antipopullor! Madje per kte merite te vecante mund ti ngrihet edhe nje bust (se emer rruge dhe emer stadiumi i jane vene). Perfundimisht duhet te kuptojme se eshte koha e vlerave te ndryshuara morale,ku cdo gje negative e se shkuares konsiderohet sot pozitive.Pra nuk eshte ceshtje personi apo gazetari,eshte ceshtje e nje mendesie kolektive,shoqerore ne nje realitet te sotem te ri! Kush nga ju nuk e di qe sot nje mashtrues me kollare quhet “i suksesshem”!? te gjithe e dini apo jo!? Kjo eshte bota e parase dhe parimet morale te kesaj shoqerie jane krejt te ndryshme nga ato te shoqerise se para viteve ’90! Nese keni ankese,nuk ka kuptim te keni ankese nga ata qe perkrahin apo mbeshtesin keto parime morale,por duhet te keni ankese ndaj vete ketyre parimeve morale. Por duhet ta kuptoni se parimet morale te nje shoqerie ndryshojne me levizje te fuqishme radikale ne shoqeri! Ende nuk e keni kuptuar qe te ndryshoje ky realitet duhet te kete ndryshime radikale dhe te verteta!?
      REVOLUCION…

  10. arbereshi says:

    Jo i dashur mik nuk jam aspak dakort me ty. Morali eshte moral kudo ne bote dhe ne cfar do sistemi. Mund te fklasesh per te mirat dhe gabimet e nje sistemi por nuk mund te pranosh me budallallik qe hajduti i djeshem eshte i ndershem dhe sot si hajduti dhe indershmi eshte njelloj. Vlera eshte vlere dhe lum ai qe e kupton dhe e vlereson, injoranti eshte injorant ne cdo kohe putana eshte putane ne cdo kohe hajduti hajdut ne cdo kohe dhe i pa cipi po i pa cipe ne cdo kohe. Kane thene shume te pa verteta per ate kohe, jo se jam nostalgjik por hajduti ordiner i asaj kohe sot na flet sikur ishte filozofi i dekadences, dhe njerezit me vlera mundohen qe tju a zbehin ato dhe kjo behet me nje injorance te jashtezakoneshme nga injorantet e asaj kohe dhe te kohes se soteshme qe fatkeqesisht jane me shumice

    1. I Riu komunist says:

      Je ne kontadikte te plote me vetveten o Njeri! Lexo dy fjalite e tua te para,pastaj ndaji vec dhe lexo dy fjalite e tua te dyta! CFARE KONTRADIKTE 🙁
      (Nje gje sidoqofte mbaje gjithmone mend : MORALI ESHTE RELATIV,qe do te thote se ka ndryshuar dhe ndryshon vazhdimisht.Ketu shtrohet ceshtja e vleresimit te ndryshueshmerise se moralit,pra si ndryshon ai ne c’drejtim dhe ne c’kuptim!)

  11. arbereshi says:

    Para nje jave shkruajti B. Dizdari historikun e kampjonatit europjan te futbollit dhe nga sporti e ktheu ne politike duke analizuar politiken dhe ndikimin e saj ne sport ne BRSS dhe ne vendet e lindjes me nje menyre qesharake do te thoja une, por kjo nuk ka rendesi se cthem une. Skifteri u be xheloz dhe shkruan edhe ai dicka te ngjashme nga tematika dhe natyrisht edhe nga vlera duke cilesuar vlerat e tij qe komentoj brenda dites dy ndeshje Itali-Belgjike ne dreke dhe ne darke Angli- Gjermani dhe perkthimi nga komentatoret italiane per ndeshjen e pare dhe kom angleze per ndeshjen e dyte e bente Skifteri ne vend si” zoterues i mire i gjuheve te huaja” aq sa qe njerezit menduan, simbas tij gjithmon, qe Skifteri ndodhej ne stadiumet respektive por e kuptuan zotesine kur ai nuk mund te ndodhej brenda 4 oreve ne dy vende te ndryshme, adoni me per SKIFON, me gjithe se si nje popull i izoluar qe nuk levizte miza, sipas Skifos te mendonte qe Skifo me kaq lehtesi e kishin lejuar te shkonte lehte lehte ne Itali dhe ne Angli vetem e vetem qe te trasmetonte ndeshjet qe qeveria zakonisht nuk te lejonte te shikoje stacione te huaja se te fuste ne burg. Keta jane njerez qe hane mut dike kundershtuar vete veten e tyre BAJGA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *