Flet vajza e Sabri Godos: Çfarë bëri gabim im atë në 20 vitet e fundit

26 Nëntor 2016, 18:35Sociale TEMA

Vajza e politikanit dhe shkrimtarit të ndjerë Sabri Godo, Ermira Godo Jorgo, rrëfen marrëdhënien e saj me babanë; shkrimtarin, publicistin dhe politikanin.

Teksa rikthehet te lexuesi me vëllimin me tregime “Koha e gështenjave”, shkrimtarja Ermira Godo Jorgo, gjatë një interviste për gazetën “Shekulli” tregon raporton me të atin dhe zbulon gabimet e tij në 20 vitet e fundit.

Si ka qenë marrëdhënia juaj me prindërit?

Siç ju thashë, nëna ime vjen nga kjo familje e madhe “e deklasuar”. Në moshën trembëdhjetë vjeçe ajo humbi gjithçka brenda një dite, familjen dhe pasurinë. Megjithatë, ajo është një grua me një kulturë të gjerë, po sidomos me një shpirt të pathyeshëm, edhe pse delikate në sjellje, dhe përballoi çdo gjë me buzë në gaz e me hir. U martua me babanë tim në moshën 18 vjeçe, ndërsa ai ishte 20 vjeç. Për shkak të martesës babanë e përjashtuan nga partia, dhe kjo ishte një njollë që të ndiqte pas tërë jetën e nuk kish të larë. Filloi një kalvar i gjatë që zgjati një jetë. Por, ai nuk e zuri kurrë në gojë këtë. Ndërsa, ime më nuk u ankua kurrë për punët e rënda, që është detyruar të bëjë gjatë gjithë jetës, përkundrazi është përpjekur të shohë te njerëzit e thjeshtë më të mirën, që mund të nxirrte prej tyre. Ata e mbështetën fort njëri-tjetrin në këtë rrugëtim të vështirë, duke na e bërë jetën të denjë, mua, sime motre dhe gjithë njerëzve, që kishin nën kujdes.

Çfarë ndryshoi në jetën e babait në vitet e demokracisë?

Ai filloi ta ndjente ndryshimin në trup që në muajt e verës të atij vitit. E kujtoj tek ecte nëpër shtëpi dhe thoshte si me vete: “Kur të vijnë studentët!”. Ai kishte besim të patundur se rinia do të shpërthente dyert. Dhe ashtu ndodhi. Por, gjërat nuk shkuan aq lehtë sa u pandeh në fillim. Ai kishte durim prej stoiku dhe i priste gjërat në kohën e vet. Thoshte gjithnjë atë që duhej, edhe pse shpesh rrezikonte, të keqkuptohej nga njerëzit, që nuk kishin durimin t’i shihnin gjërat në kohë dhe e donin ndryshimin në vrap e sipër. Ai kishte nuhatjen e forte të politikanit, dhe kishte lexuar mjaft. T’u thoshe njerëzve në ato ditë euforie, që do të hyjmë në Evropë pas tridhjetëvjetëve, ishte diçka e rëndë. Po ai nuk gënjente kurrë. Dhe kjo u kuptua më pas.

Vendimi i tij, për t’u përfshirë në politikë, si erdhi?

Ai hyri në politikë me një mendim shumë të qartë: duhej të bënte diçka për këtë vend, bashkë me të tjerët. Pastaj të merreshe me politikë, ishte një traditë e familjes. Të kalosh nga një diktaturë 50-vjeçare, në një demokraci pa kufij, në një lloj shthurje lirie, mbartte rreziqet e veta. Ai krijoi Partinë Republikane me një program të qartë e të drejtë të mbështetur mbi disa piketa themeli mbi të cilat mund të zgjidheshin shumë probleme, siç ishte veçanërisht e drejta e pronës, që edhe sot ka mbetur ende pezull. Aq fort punoi gjatë këtyre njëzet vjetëve të fundit të jetës, duke vënë çdo ditë diçka nga vetja me një energji të habitshme, sa letërsia mbeti mënjanë.

Gabimi i tij ishte se nuk mbajti shënime për gjithçka bëri ato vite. Dhe gabimi ynë, sidomos imi ishte se nuk arkivova asgjë nga shkrimet e tij, si publicist e gazetar, gjatë njëzet vjetëve, sepse nuk e mendoja largimin e tij nga jeta.

Tani më duhet një punë kolosale të mbledh qindra për të mos thënë mijëra artikuj, që kanë në thelb tërë përpjekjet e tij në vitet e nxehta të demokracisë. Po me siguri do ta nxjerr në krye.

28 komente në “Flet vajza e Sabri Godos: Çfarë bëri gabim im atë në 20 vitet e fundit”

  1. Albani says:

    Po te flasim per Sabri Godon si politikan,ma merr mendja qe po te ishte gjalle akoma do te ishte nje aleat besnik i antikombetarit Sali Berisha i cili si shperblim ja beri cupen ministre te shendetesise.
    Te mos harrojme nje “”vogelsire””,persa i perket punes se pinjolles Godo si ministre e shendetesise.
    Kur ne Evrope u shtuan rastet e gripit H1N1,ose gripit te derrit ministria jone e shendetesise pagoi miliona per furnizimin dhe shtimin e rezervave te -Tamifluse-,ilacit kunder ketij gripi,dhe kur investigimi nxori ne drite qe ilacet e importuara ishin te skaduara,ministeresha Godo,Anila Godo me paturpesine me te madhe deklaroi qe ilacet mund te perdoreshin dhe tre muaj pas skadimit.
    Skandal
    Skandal sepse;
    1-keto ilace nuk ju falen shtetit Shqipetar,por u blene nga shteti dhe fondi i ministrise.
    2-Kur nje ilac blehet,perse te blihet i skaduar?
    3-Ministeresha e ka vjedhur te tere shumen e predispozuar per kete ilac,sepse;
    4-Nje ilac te skaduar kurre nuk ta shesin,por ta falin dhe perkundrazi;
    5-Ministeresha Anila Godo pervec qe vodhi shtetin DHE POPULLIN sHQIPETAR,eshte paguar per asgjesimin e ketyre mbetjeve kimike te SKADUARA nga eksportuesit e tamifluse,dhe ceshte me e keqja’
    6-Anila Godo me imoralitetin dhe pandjesine e saj ka rrezikuar jetet dhe ka futur ne varr shume persona te prekur nga ky virus,sepse kur te prekurit i jepet nje ilac i skaduar,pasojat dihen.
    Pra te nderuar kjo eshte ANILA GODO E BIJA E SABRI GODOS,ALEATIT DERI NE VDEKJE TE SALI BERISHES,I CILI DHE PER ZEVENDESUES TE TIJ ZGJODHI NJE TRAFIKANT DHE VRASES.
    Zgjodhi Fatmir Mediun.
    Cupa e tij Anila vrau njerezit me ilace te skaduara dhe i perzgjedhuri i tij Fatmir Mediu i vrau me plumba dhe bomba.
    ASNJE RESPEKT
    PERKUNDRAZI VETEM URREJTJE PER BASHKEPUNETORET ANTIKOMBETARE BERISHISTE.

    1. Ata votuam mosndeshkimin e tyre says:

      Sabri Godo ky Turk Islamik ishte vecse nje dhelper qe punoi vetem per pronat e tij te trasheguara nga Perandoria Osmane si sherbetor i Portes qe ishin te paret e tij.Pra nje dhelper politike qe se bashku me gjithe ata qe ne mendonimim se ishin demokrat ishte po ai kazan plehrash qe ne permbysem gjoja .

  2. Boss says:

    Godua njeri serioz.Por më kujtohet nje gjë, le te mbaj shenim e bija.Kur u ben zgjedhjet e para pluraliste, tha : le tja japim vote Ramiz Alisë.Kete gje se mora vesh kurre, ndoshta di e bija ndonje hollesi, do te me interesonte.

    1. Alban says:

      Cdo gje e beri gabim ati juaj.
      Njeri qe perulej e skile tek Cdo gamor qe ishte ulur ne karrike.
      Do te vine koha qe edhe ai busht do ti hiqet.ka burrra me te mencur qe e meritojne.
      Sic do te vine kohera per rrugen Deshmoret e 4 shkurti.

  3. Shqiptari i ILIRISE. says:

    Per nje artikull po te ndihmoj une zonje.E ke tek gazeta RD diku ne fund te Janarit 1997,ku ky babai yt,per te mbrojtur Sali Berishen dhe pushtetin e tij(sic ka bere gjithmone xhanem per te mbrojtur ate qe ka qene ne krye ne cdo kohe),ka bere nje shkrim ku thote se :Socialistet po djegin Shqiperine.Tamam ate qe thosh Berisha i cili fuste shik-un dhe digjte,pastaj tvsh-ja e tij thosh se po e djegin socialistet.
    Me vjen keq qe e them se eshte i vdekur,por ai ka qene nje sherbetor i cdo pushteti ne Shqiperi.

  4. agim says:

    Une te rekomandoj o bija e Godos ,mos u lodhe se nuk beri gje per mire sa ke gjalle,vetem ndihmoj diktatorin te shtype kete popull,lere mutin te thahet se po e gervishe vetem ere sjelll,klm

  5. braho kaleci says:

    Thenia “fantastike” e Sabri Godos ishte : “Vidhet se nuk kemi kushtetute”.

    Kjo thenie “filozofike” qe aq e zgjuar,aq e drejte dhe aq e vertete qe : qe mbas kushtetutes u vodh gjithnje e me teper.

  6. Arben says:

    Pse, paska bere ndonje gje mire Godua????????!!!!!!!!!!!!!!

    Nje perfitues e hajdut ordiner.

  7. Poradeci says:

    Znj. Godo, nuk e kuptoj ne shkrimin tuaj midis te tjerash thua, pas perjashtimit nga partia filloi kalvari per familjen, ne dijenine time yt ate ishte me arsim te mesem, por shkrimtar dhe antar i lidhjes se shkrimtareve, merrte leje te pagueshme vjetore me pagese per te shkruar, po ashtu ka qene dhe drejtor ndermarrje edhe pse pa shkolle. Motra jote ka mbaruar ne ate kohe per mjeksi. Ku eshte kalvari yt.

  8. Xhafer says:

    Pse priste studenten tè dilnin por nuk dilte vet ai paska lene shum shenime por ty nuk paske mbajtur as gje cna interesojne tè thenat e tija do tè shkruash ndonje Liber per tè fituar ndonje lek né qoftse ka injorante le ti bejne

  9. Elio Gora says:

    Per shume gjera,sidomos per pronen,une isha dakord me Sabri Godon.Duke mbeshtetur shpesh mendimet e tij,miqte e mij shpesh po me thoshin:A,a e drodhe je bere i djadhte,nderkohe qe une perpiqesha te mbaja nje ekujliber.Ne ato situata,por edhe sot,njeres me nivel te ulet karakteri,i deshironin gjerat ose “bardhe” ose ” Zi “.Edhe pse me shkolle te mesme,Sabri Godo ngeli si plaku i urte ne politike.Ne fakt edhe pse nje i djadhte i vertete,ne koalicion me P.D-ne,pothuajse nuk ariti te plotesoje asnje nga pikat e programit te partise republikane.Objektivi i vetem i realizuar ishte perfaqesimi ne parlament i P.Republikane.Per mua eshte e pakuptim vendosja e shtatores te plakut Godo ne nje nga lulishtet e Tiranes.Nese pranojme si te drejte kete veprim,pas disa vjetesh duhet tu ngrejme shtatore edhe Pjeter Arbnorit,edhe Uran Butkes,Tomorr Tostit,Uran Kalakules,Alfred Serreqit,Jemin Gjanes,Alfred Palokes,Flamur Nokes e me rradhe.

  10. gjethi says:

    Mos harro te mbledhesh kuponet me shumen qe ka terhequr nga firmat piramidale, nje te gjallices e kam pare dhe une, nuk ishin pak nje miljon dollare.Kjo eshte fytyra e politikarve dhe familjeve te tyre:HAJNIA

  11. Ouggeni says:

    Një korrigjim i vogël. Partinë për hir tësë vërtetës e themeloi Gafur Muca.

  12. Ouggeni says:

    Një korrigjim i vogël. Partinë për hir tësë vërtetës e themeloi Gafur Muca.

  13. Kameleoni i cdo kohe says:

    Ti moj zonje kujton se meqe titeti i kane vene nje bust tek lulishtja e Parlamentit, tani ai hyn te figurat e ndritura te kombit.Gabohesh zonje.Ate bust,nuk ja ka vene populli,por Sali Berisha,per sherbimet qe i ka bere atij personalisht.
    Vendosja e bustit te babait tend,eshte treguesi me domethenes i absurdit shqiptar.
    Bustet zonje i vendos populli dhe jo konjuktura politike.Une si qytetar sa here e shoh kur kaloj,me qeshet dhe me vjen turp.Te jesh e sigurt se heret a von,ai bust nuk do jete aty.
    Eh ta dish ti moj zonje se sa keq flasin njerezit per babane tend……Do te vinte turp!

  14. Tiransi says:

    sabri godo ka qen nje Bythelepires i te dy sistemeve. Komentuesi, Poradeci, ka plotesisht te drejte,eshte e kot te zgjatesh, ka plot per te thene.

  15. Li says:

    Sabri Godo ka qene spiun ne kohen e Enverit, prandaj e donte Saliu.

  16. Feri says:

    Sanri Godo burre i mencur dhe i zgjuar. Aq sa arriti qe edhe pse e shoqja ishte e deklasuar arriti ti beje te dyja vajzat me shkolle te larte dhe si familje te gezonin nje status social te mire ne diktature. Kjo eshte mencuri.

  17. Petro says:

    O zot! Histori e pashkruar akoma.Godua, komandant i trupave te sigurimit te shtetit ne vitet 1945,46,47.Kryesonte skuadrat e arrestimeve naten.Do ta thote edhe kete historia, kjo gjykatese e pameshireshme po dhe me e drejta.Godua, nje skile e Alise, qe u perdor nga sigurimi ne themelimin e partise Republikane.Oh Godua, hartues i Kushtetutes, ketij ligji themeltar te shtetit, bashke me agjentin tjeter Imami, kushtetute qe qe ne ditet e para rezultoi e manget, veper e njerezve inkopetent te fushes.Mori sa mori nga demokracia.te qena dhe te paqena dhe iku mes beneficeve se detyrat e partise se lavdishme i kishte kryer gjer me nje.Nuk e di ku do te perfundoje monumenti i tij ne mes te Tiranes kur historia do te flase.

  18. pro says:

    ..jam me shumicen e komentuesve!!

  19. spata says:

    Cke qe e kruan te flasesh per babain .Nje burre i piste si Saliu.Erdhi ne Vlore me porosi te Saliut dhe ngriti banden e camve te Qafe Babices Vlore . E ne se rroni ti akoma ne kete toke eshte merite e karakterit vlonjat qe nuk hakmerret ndaj grave .Pise ze ne goje ti kermen qe shkaterruan Shqiperine .

  20. fieraku NGA ferrasi says:

    Vetem per nje gje ka pase te drejte
    Mjere shqiperise ka thene po u be kryeminister edi rama.
    Kurse per punen e pronave
    Nuk e kishte kurre seriozisht per tonat se ju mund ti keni marre.

  21. guri says:

    Sabriu rahmet paste tokat per vete i mori dhe nuk pyti per popullin.Sa per sherbimet per Salehin jane njelloj si dhe per Enverin.

  22. perandori says:

    Qen bir qeni 400 breza.Ekzekutori me i zellshem I sigurimit te shtetit ne vitet e para pas clirimit.Me doren e tij dhe pa gjyq ka torturuar dhe ekzekutuar me qindra te pafajshem.Hajdut dhe falsifikator pronash, me deshmitare te rreme mori mbi 95 % te gjoja pronave te Vrionasve sidomos ne Berat dhe Fier.Te lutem moj goce mbyll gojen dhe mos fol por shijo milionat e vjedhura qe ju la babai.

  23. tironsi says:

    Krimineli Sabri Godo ka vrare dhe pushkatuar shume shqiptare ne zonat e veriut ne vitet 44, 45, 46, 47, 48, 49 e 50. Deri ne fund te jetes se tij nuk ndali se sherbyeri krimineleve te te gjitha ngjyrave te para dhe pas 90. I shkofte shpirti ne hell. Boll qelbet boten me eren e qelbur te ketij krimineli te lindur.

  24. Ben Dibrani says:

    Sabre ishte i vetmi qe enden e tij te jetes, kismet qe te shiiet Lul Bashen ne krye te qeverise. I shkreti, as ju realizua e as ka per t’ju realizuar kurre kjo deshire. O Zot, leri burrat-kurva te perzhiten ne zjarrin e ferrit bashke me dashnoret e tyre.

  25. shqip says:

    me erdhi ne shtek. s’ kisha per t’u mare kurr me, me “llapaqenerin” shqiptare, veshur me helm e squfur, e mijfishuar nga teknika elekrtronike dhe e shkruar, sipas meje . eshte e dyta here, qe nepermjt enverit ne komunizem dhe godos postkomunizem, shqiptareve direkt dhe gjith botes si ndikim, i kane shkallmuar psiqiken morale dhe politike . enveri duke ju kunderven gjith kampit komunist, ndryshoi ate pak harmoni botrore, midis dy sistemeve kapitaliste dhe socialiste, qe po shkonte drejt, nje shkrirje paqsore sociale . me ate qe beri enveri i ktheu vendet kapitaliste me usa ne krye, ne nje pozicion superior, moralisht, ndersa ato socialiste, me brss ne krye inferior; sic banalisht,, mund te ndjehet ngusht nje dhender, ne moment solemn dhe nje i marr ne kulmin e qetesise; berrtet : ej dhenrrit i ka dal ka…ri . dhe bota u nda ne dy kampe, ne pike te hedhjes ne ere te vetes, nga nje lufte, ku do vihej ne veprim, nje arsenal i pa matur armatimi çfaroses, total, deri ne vitet 90 . dhe ky godo, duke e dite, pas 90-es se, berishes, i duhej deputetlleku i tij, beri dy veprime kriminale . kerkoi kthimin e prones ish pronareve dhe inicoi nacionalizmin e panevojshem. per stadin; kur prioritet, u shtrua futja e shqiperise, ne bashkimin europian . kjo coj ne nje coroditje llogjike dhe politike . njeres te pa pune per me teper ne pritje per t’u kompensuar ish pronaret; popullatat shqiptare; te çoroditura dhe ne medyshje, per tezen; e bashkimit kombetar, apo bashkimin me europen e tregut dhe levizjes se lire . e ndodhur ne kete situate, korrupsioni beri kerdine, sa qe kjo situate, jo pa vertet, preku dhe tronditi dhe psiqiken dhe reflektimin e europes . dhe sot ndodhemi ne nje bote, qe s’ka fare çudi, qe ka mare dhe ndikim, nga baterdia e pa shembullt korruptive, qe ka pllakosur vendin tone, shqiperine dhe popullat shqiptare ne rajon. gazeta botoje, te lutem komentin, se nuk eshte fantazi, ashtu kot, por eshte fakt..!boll keni shit pordhe me mbrojten e editorialeve tuaj steriotipe dhe censurave idiote…!

  26. un' says:

    un “shqip” siper; sa pash shkrimin, kush fliste dhe per ke fliste, s’u mendova shume dhe me tension, se u ndjeva i vetmuar dhe teper i ofenduar e i shtypur, dhashe opinionin tim . kur mbarova i dhash nji shikim gjith komenteve . pash se s’isha vetem . respekte komentuesve .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje