INTERVISTA E PLOTE/ Helena Kadare: Festat e fshehta në bodrumin e Gramoz Pashkos

HelenaAjo është një grua e bukur, por shfaqet rrallë në publik…përgjithësisht si shoqëruese e shkrimtarit të madh, me të cilin ra në dashuri që kur ishte vajzë e re. Helena Kadare mund të ishte bërë një shkrimtare e njohur, mund të kishte mësuar makinën e ndoshta do të kishte një jetë tjetër nëse nuk do të vendoste t’i shërbente me përkushtim procesit krijues të Ismail Kadaresë. Ajo është gruaja, ora e tij e zgjimit, sekretarja dhe daktilografistja e tij, duke ia rishkruar të gjitha veprat nga letra në kompjuter. Helena Kadare nuk para del shpesh në publik, por e pranoi ftesën e ëUniversitetit Europian të Tiranës për të qenë e pranishme në Forumet UET nën boderimin e pedagoges Belina Budini, për të biseduar mbi librin e saj “Kohë e pamjaftueshme” dhe jetën me shkrimtarin me famë botërore. Ajo tregoi dhe për jetën e tyre në kohën e diktaturës, se si krijonin oaze gëzimi duke bërë festa të fshehta në bodrumin e shtëpisë së Gramoz Pashkos.

A gjeni kohë të mjaftueshme sot për të shkruar, redaktuar e përkthyer?

Studentëve do t’u thosha se asnjëherë nuk do të keni kohë për të bërë diçka që e lini sot, me idenë se do ta bëni kur të keni kohë të lirë. Kohë të lirë nuk ka asnjëherë. Edhe kur je fare i paangazhuar, asnjëherë mos mendoni se do të keni kohë të lirë. Nuk vjen kurrë ajo kohë. Ose do t’ia vini vetes detyrë që do ta bëj atë gjë, ashtu si më ndodhi mua me kujtimet, që më morën 15 vjet dhe isha shumë e lumtur kur i shkruaja. Jo se kisha kohë më shumë, por sepse vendosa që këtë punë do ta bëja patjetër. Gjërat duhen bërë, pavarësisht problemeve dhe vështirësive që ka jeta. Duhet të kini parasysh që jam edhe nënë, edhe grua shtëpie, edhe bashkëshorte… Asnjëherë nuk ka kohë të lirë…

Dikur Ismail Kadare tha se “Linda B” do të ishte romani i tij i fundit, por ja nxori një tjetër

I kam thënë se ti i mërzit lexuesit e tu, duke u thënë se nuk shkruaj. Edhe nëse e ke vendosur, të paktën mos ua thuaj. Në të gjitha takimet që kam bërë andej, një nga pyetjet është “Me të vërtetë nuk do të shkruajë Kadare”? Për fat të mirë, ai nuk e mbajti fjalën dhe kështu vazhdon: jo, jo, jo dhe pastaj: po, po, po…

A po shkruan ndërkohë?

Tani është një periudhë që ndihet i lodhur. Shkruan gjëra të vogla, por jo në ato orët e tij të zakonshme, siç e kam parë për 50 vjet nga ora 10:00-12:00.

Mban shënime?

Shënime mban gjatë gjithë kohës.

Shkruan eseistikë?

Po, ese. Ndoshta nuk duhet ta dekonspiroj, por po shkruan një libër për Pasternakun.

Do të kishit dashur të shkruanit më shumë?

Ndoshta do të kisha dashur të shkruaja më shumë…, por është në natyrën time që nuk e kam atë nervin, egoizmin e mjaftueshëm që të dal e të analizoj nëse kam shkruar më shumë, apo më pak… Dhe në një familje, kur janë dy veta që bëjnë të njëjtën punë, e kam parë se kush është më i rëndësishëm. Diferenca është shumë e madhe, ndaj dhe unë mendova që të isha ndihmë e tij. Ndihma është më shumë teknike, por edhe morale, konsultative. Meqë Ismaili nuk ulet kurrë në kompjuter, ai nuk e pëlqen teknologjinë dhe shkruan vetëm me dorë, jam unë që duhet t’ia hedh në kompjuter, që i njoh shkrimin, i njoh edhe kapriçot. Ka pasur raste që kur është kthyer në shtëpi, unë i kam hedhur ato që ka shkruar ai dhe më pyet: Si t’u duk, unë i them: E mirë, ose shumë e mirë, po pa këtë pjesën që s’mu duk ndonjë gjë…

Ai fillon e nervozohet dhe më thotë: Kam faj unë që ta jap ta lexosh. Por kur ai bën ripunimet, ditë më vonë, e shikoj që e ka marrë parasysh vërejtjen time. Sigurisht, nuk i them kurrë: E pe që si të thashë… bëj sikur nuk e vë re dhe vazhdoj.

Unë kam punuar për 30 vjet si redaktore dhe punën e redaktores them se e bëj mirë. E bëj këtë gjë me kënaqësi. Të gjitha ato 25 volume që ka botuar “Onufri” kanë kaluar nëpër duart e mia edhe unë habitem dhe them si është e mundur.

Edhe një sekretare do të mund ta bënte, por asnjë sekretare nuk do të mund të duronte presionin e Ismailit kur punon. Është shumë kërkues, aq sa edhe e tepron, madje ka pasur raste që kam thënë nuk merrem më me këtë punë, do ta lë, por në momentin kur ulem të shkruaj atë që ka bërë, i gjithë inati më shuhet brenda disa minutave. Nuk më mbaron mrekullimi, duke lexuar atë që shkruan ai. Në këtë mënyrë më shpërblehet e gjithë puna ime. Tani kanë ndryshuar disi kushtet. Nëse i bëja ndonjë vërejtje në kohën e komunizmit, ai më thoshte mos e lexo me syrin e censores në shtëpinë botuese, lexoje për kënaqësi, shikoje artistikisht nëse të pëlqen ose jo. Redaktimit i dal vetë për zot. Siç ka ndodhur kur çoi për botim ciklin me poema dhe vjersha, ku ishte përfshirë edhe “Pashallarët e kuq” dhe u bë ajo që u bë. Unë për herë të parë e mësova që ai kishte çuar edhe atë poemë. Të tjerat i kisha lexuar, atë jo.

Ai shpesh e ka mohuar, por shpesh e kanë quajtur disident… Kohët e fundit, sikur nuk e kemi parë të angazhohet shumë politikisht…

Ai kurrë nuk e ka quajtur veten disident. Në kohën e komunizmit me veprat e spikatura të tij si “Pallati i ëndrrave”, këtë gjë e kapnin lexuesit shumë thjesht, sepse ishte shumë e dukshme. Vetë Spartak Ngjela ka thënë “Ne në burg e lexonim këtë libër dhe thoshim: ky ka për të përfunduar në burg”. Atë nuk e ka tërhequr kurrë politika. Kur i kërkuan që të pranonte postin e Presidentit të Republikës i kam thënë: “Pse nuk e pranon vetëm për dy vjet, që të ndryshosh ato që thua se nuk shkojnë”. Madje, një gazetar i huaj e ka pyetur për këtë gjë dhe Ismaili është përgjigjur kështu: “Puna e shkrimtarit është të punojë i vetmuar, jo të marrë mendimet e të tjerëve. Nëse unë do të bëhesha President dhe e di shumë mirë që ky ministër apo drejtor është hajdut do ta fusja direkt në burg. Nuk do të prisja të merrte avokatin e tij, do t’i fusja direkt në burg nëse do të kisha dyshime. Në këtë moment do të mbaronte demokracia, pasi do të isha një diktator”. Ishin shumë njerëz që e morën në telefon, nga pozita dhe opozita. E ka marrë Sali Berisha në telefon. Por më ka mbetur në mendje një bisedë me At Zef Pllumin, i cili me zërin e tij të shuar i ka thënë: Biri im, njeriu për vendin e tij pranon të bëhet kamerier, banakier, pastrues rrugësh e të gjitha, duhet ta bësh këtë gjë”, e pashë që u prek shumë, por nuk e ka diskutuar më.

Por do të donim që ai të reagonte më shumë…

Ai ka bërë një libër që quhet “Mosmarrëveshja”, që e quan si testamentin, dhe të gjitha pikëpamjet e tij për politikën dhe identitetin e popullit shqiptar i ka hedhur aty. Ndoshta ju e shihni me syrin e gazetarit, por ai nuk është gazetar. Ai ka reaguar për “21 janarin”, kur u vranë 4 veta para Kryeministrisë dhe thotë “Tani në skenë hyri vdekja”. Ai nuk ka marrë rolin e gazetarit. Tani nuk ka asnjë lloj angazhimi konkret për të gjitha problemet e ditës, nuk e bën dot.

Te “Koha” ju përmendni një periudhë që koincidon zakonisht të jetë tetori, i cili shndërrohet në një fushatë kundër figurës së Kadaresë. Si e përjetoni ju këtë periudhë? A mendoni se përgojime të tilla të vazhdueshme kanë potencialin të cenojnë trashëgiminë e tij kulturore dhe letrare?

Sigurisht. Në fakt, edhe termin që përdorët ju dhe që unë e kam në libër e kam marrë nga një artikull i Arben Kallamatës, i cili thotë “Erdhi tetori, u hap fushata anti- Kadare”. Pra ishte një gjë e dukshme, përderisa dhe ne e kemi vënë re. Nëse kemi parasysh në librin tim shpjegoj marrjen e çmimit “Booker Prize” në Edinburgh. Kam rrëfyer një situatë që e kam parë për herë të parë dhe jam tmerruar se mos vjen prapë ai momenti. Ishte hapur një sajt, ku jepnin mendimet e ndryshme dhe secili jepte preferencat e tij. Nga të gjithë bota jepnin mendime. Ndër ata që shanin dhe ulërinin që çmimi të mos i jepej atij, ¼ ishin nga vendi i tij. Ishte shumë e trishtueshme dhe e pashë që pësoi një thyerje të fortë, e cila i mbeti për një kohë të gjatë. Për fat të mirë, nuk i shkoi në thelb, por ndihej vërtet shumë keq. Ismaili kishte shkruar një ese për Eskilin, ku thotë “Në djall të vejë Greqia” kur ikën Eskili. Gjithnjë i është vërtitur kjo ide. Në një nga bisedat që bënim në Paris në këtë kohë, kur fillonte fushata e sharjes, e motra, Kakuja, më tha “I thuaj atij t’i lërë ata shqiptarët e tij që i ka ngritur aq shumë, i ka bërë me besa, me karaktere. Të heqë dorë nga ata shqiptarët e tij, të shikojë çfarë po bëjnë”. Kjo gjë, për fat të mirë, nuk e ka cenuar deri në thelb. Pasi mori këtë çmim mbaj mend që hëngrëm mëngjesin me jurinë në hotel. Ishin persona nga vende të ndryshme të botës, ku me dy prej tyre zyra miqësi dhe i pyeta: E patët të vështirë ta bënit këtë zgjedhje? “Jo,- tha,- ishte shumë e thjeshtë sepse ishim të gjithë dakord për t’ia dhënë Kadaresë”.

Krahas atij muajit “anti-Kadare”, jo pak debate ka hapur edhe botimi në dy vëllime nga UET i librit të Dashnor Kaloçit, “Kadare në Pallatin e ëndrrave”. A keni mësuar ju nga këto libra diçka që nuk e dinit për raportin tuaj me sistemin komunist, apo edhe me kolegët? Dhe cila do të ishte përgjigjja juaj për të gjitha ata që thonë se Kadare po rindërton të shkuarën e tij. Një ndër ta është edhe Fatos Lubonja…

Të them të drejtën, unë nuk i shoh dhe nuk dua t’i lexoj as këto debate, as këto dokumente që kanë dalë. Dhe, aq sa di, i kam dëgjuar nga Ismaili. Këto dokumente nuk i ka gjetur Ismaili për të plotësuar biografinë e tij. Është një gazetar i nderuar që ka bërë punën e tij, mirë ka bërë që i ka zbuluar dhe i ka botuar, por unë nuk kam dëshirë t’i lexoj dhe t’i di sepse, nëse i lexoj, mërzitem shumë. Por një gjë dua të them se Ismaili, nuk i ka ditur që ekzistonin këto dëshmi, këto dokumente. I vetmi dokument për të cilin kemi dijeni është ai i ish-ministrit i Shëndetësisë të asaj kohe, Llambi Ziçishti, i cili pa dyshim ka qenë i shtrënguar në hetuesi dhe ka pranuar për grupe armiqësore, ndërsa për të tjerat nuk e kemi ditur. Ismaili as ka nevojë dhe as i duhet të ndryshojë të shkuarën. Është gazetari që i ka mbledhur për arsyet e veta dhe mirë bën, sepse publiku duhet t’i dijë. Por s’e kuptoj se pse Lubonja i drejtohet Ismailit, kur tjetërkush i ka mbledhur dhe i ka botuar këto gjëra. I vetmi referent i Lubonjës është një zv.ministër, i cili thotë se “Ismaili ka qenë agjent i Sigurimit”. Këtë e thotë një zv.ministër, Zylyftar Ramizi, të cilin Ismaili, në kohën e diktaturës, para se ajo të binte, e ka kritikuar se ka torturuar njerëz. Kanë dalë këto. A mund të merret ai për bazë si referencë? Më mirë se sa mund ta thosha unë, vetë Ismaili e ka thënë: Edhe një mijë arkiva të kërkojnë, kurrë s’kanë për të gjetur një rresht që të denoncoj dikë.

Cilat ishin gëzimet tuaja para viteve ’90?

Gëzimet ishin të shumta. Ishin miqësitë shumë të mira. Miq shumë të mirë që s’na kanë tradhtuar kurrë. Në të kundërt, nuk do të ishim këtu. Të gëzueshme ishin ato mbrëmje që mblidheshim me miq dhe ajo që Ismaili e quan “llapja” ishte gratis, pa frikë. Një tjetër gëzim ishte botimi i librave me probleme. Një gëzim i ri ishte botimi i “Gjeneralit”, i cili numëron përkthime në 45 gjuhë të botës. Një tjetër gëzim ishte gjetja e librave që i merrnim te biblioteka e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Disidenca ruse ishte diçka e mrekullueshme.

Pas 25 vjetësh demokraci, mendoni është folur mjaft për komunizmin, është heshtur…

Dita atje fillon me lajmet, edhe pse nuk duam të kalojmë shumë kohë, prapë mendja të mbetet në ndonjë lajm. Në fillim patën përshtypjen që pati një heshtje që janë marrë me spiunime dhe gjëra të tjera të shëmtuara që të gjithë i dimë. Kurse tani më duket se ka një ringjallje të tyre. Nuk e di, ka një ringritje të asaj fryme.

Cilët ishin miqtë tuaj më të mirë asokohe?

Fatkeqësisht, miqtë tanë më të mirë kanë vdekur. Njëri prej tyre ishte Agim Myftiu, i biri i Manush Myftiut, nga i cili mësonim të gjitha lajmet. Ai ishte vërtet disident. Ai thoshte gjërat më të frikshme që mund të thuheshin. Kalonim gjithë natën duke “llapur”, Ismaili shkonte flinte, ndërsa ne shkonim në punë. Ishte e imagjinueshme, ai kishte dhe një humor shumë të bukur. Të dy shihnin lart në tavan për përgjuesit dhe pasi flisnim në shtëpi dilnim në bulevardin e Tiranës për të folur ato më të “rëndat”. Pastaj ktheheshim në shtëpi e kërkonin të bëja diçka për të ngrënë, por nuk ishte edhe aq e thjeshtë ato vite të sajoje ndonjë gjë. I fundit ka qenë Gramoz Pashko, në bodrumet e të cilit kemi bërë mbrëmje aq të bukura. Dhe në mëngjes të gjithë dilnim prej andej me nga një shishe qumështi bosh, që njerëzit të mos dyshonim se çfarë kishim bërë e nga po dilnim.

REMOTE_ADDR:[]

25 komente në “INTERVISTA E PLOTE/ Helena Kadare: Festat e fshehta në bodrumin e Gramoz Pashkos”

  1. Kola says:

    Po shkruan per Pasternakun!!! ai ka shkruar njehere per Pasternakun tek Muzgu i perendive te stepes, ku fshinte bythen me faqet e romanit Doktor Zhivago, te cilat ishin varur ne WC. Mos valle tani do na rrefeje se me ato letra fshinte jo vetem bythen, por edhe…fytyren?

    1. Ilir Traja says:

      Domosdo moj Helena se Isa jot nuk rinte dot larg Monda Bulkut ndaj u sherbente bodrumi i Gramoz Pashkosh. Ptuuu race e felliqur!

  2. Toska says:

    A doni me per Belulin?

  3. ua says:

    zonja Helena !

    Nuk e besoj se si Enveri paska qene me fuqi jashtetoksore drejtoi ate shtet me buburrece si ..pashkot ..guerilasi agim myftiu apo kete Molin qe ngeli ne dore te nje ish hekurkthyesi si Kaloci qe eshte federuar ne hordhine e kanibaleve kufoma-ngrenes

    faleminderit !

  4. fieraku NGA ferrasi says:

    Bravo kole
    MOS i len me fole
    Se na myten rrenat.

  5. Katharina die Große.Madona prej Sauku says:

    Me thon te drejten kjo Helena e Kadares nuk osht as burr as grue,por diçka mes tyne 😉
    Pra o njerez e morret vesh se Kadareja po te ish bo President,do ishte,pra tamom si Baca Enver,do i kish fut te korruptumit direkt ne birg pa gjyq.Kjo intervist ka nji te mir se na e tregon Isen te pare nga pozita lakuriqe
    Lereni Isen te qete ne muzgun e perendimit te tij.
    Ai eshte vetem nje gjeni i te shkruarit dhe i te ,…shpuarit.

  6. k says:

    PSE NUK TREGON EDHE SI ZHDUKËN NËPËR BURGJE
    DASHNORIN E TË BIJËS BASHKË ME FAMILJEN.
    PO NA DILKAN EDHE DISIDENTË PALE.
    NJERËZ PA CIPË.JANË EDHE INTELEKTUALË KËTA .
    INTELEKTULESH.AI STAN ATË BYLMET JEP.

  7. Saranda says:

    Boll me veprime guerrilsash …me bidona qumushti bosh, boll me fantazira”pergjuesish neper tavanet e shtepive tuaja”, boll , se keshtu i bie te pergjonit vetvehten apo me keq akoma te rregjistronit miqte tuaj, boll,boll, boll, po mundet jetoni me me me pak dinjitet e personalitet jeten tuaj , jetojme ne nje sistem ku bien cdo sekonde e minute perendite e idhujt. akoma tek kemba e ures… moj zonje?.

  8. Toma says:

    Çifti Kadare jane ber identike me çiftin Meta-Kryemadhi.

  9. Lef says:

    Ca mbremjesh ishin ato te bodrumet se se moren vesh ca behej ne to

    1. Ilir Traja says:

      Domosdo moj Helena se Isa jot nuk rinte dot larg Monda Bulkut ndaj u sherbente bodrumi i Gramoz Pashkosh. Ptuuu race e felliqur!

  10. Muza says:

    Helena.
    Te pakten na thuaj se e kujt ishte shtepia ne bodrumin e te cilit juve benit qejf komunist. Kush ishte pronari e saj dhe nga kush ishte denuar dhe konfiskuar? Si nuk keni mesuar sado pak nga demokracia franceze?
    Muza

    1. Malavita says:

      O Muza,
      mos ben pyetje te veshtira ti se Helena nuk i lexon keto gjera, as dukumentet qe se kush ia ofron Dash Kaloshit, ajo nuk u hedh syte!
      Ti, Muze, pyet cili ishte pronari i Viles Pashko? Populli ishte, populli i PPSH-se, kush tjeter, prone e perbashket ishte!

      Se mos pyet pse quheshin “Festa te fshehta”? “Te Fshehta…” nga kush? Nga Populli, del te kene qene, se s’na e merr dot mendja te ishin te fshehta nga Blloku, ne mes te Bllokut, ne vilen e prokurorit gjakpires Pashko…

      Dhe, gjynah per ne: e kemi menduar ndryshe Shkrimtarin, e kemi lexuar ndryshe…
      Turp, per jeten qe kane bere…

  11. dhjetor.1990 says:

    …personazhe si Kadarete, Edi Rama e shoqeri por edhe Berisha vete kane qene njerez te cileve ne kohen Enverit nuk u mungonin privilegjet…mos harrojme se asnje dhe e theksoj asnje nga keta “disidente” te ores se pare nuk paten guximin te ngrinin zerin qofte edhe ne nje mbledhje te keshillit te lagjes, pale ne nje mbledhje partie…Kadareja iku si spurdhjak ne France, nderkohe intelektuale si Vaslav Havel ishin ne vije te pare ne Hungari…
    ne kohen e Enverit keta guximtare dhe heronj e benin ne te mbathuar vetem kur degjonin emrin parti, apo Enver, apo Sigurim…
    Por mendoj qe per dicka jemi dakord, Kadareja eshte nje nder shkrimtaret me te medhej bashkekohore edhe pse mbetet spurdhjak…

    1. Labi100 % says:

      Per te qene “dhjetor 90” Je shume injorante zotrote se Haveli nuk ka qene disidente hungarez por polak(elektriçist ) gjuhen e ke brisk per te llapur po mendjen e ke fush.

  12. North light says:

    Akoma ka nostalgji per orgjite e bodrumit Pashko! Interesant se si I ben Perendia t’i bijen kokes me doren e tyre, menjefjale t’i nxjerrin poshtersite dhe maskaralleqet me gojen e tyre. Me Todin harbonin ne Vilat e Maliqit, po kur Todi e hengri, ishte armiku I tyre dhe I parties. Do doje shume e shume vite qe te pastrohet ky vend. Deri atehere njerezit e mjere do vazhdojne te degjojne dokrat kadarejane dhe koqizmat agolliane, se nuk ishin mjaft ato enveriane. Tani na kane lodhur dhe peshtirosur shume , po nuk duan te kuptojne se eshte koha per te Heshtur!!!!

  13. joel shkodra says:

    Cudi qe nuk i paska marre vesh Sigurimi ato mbremje ne bodrum kur edhe nje mize te fluturonte Sigurimi e merrte vesh. Perfundimin nxirreni vete.

  14. dylaver kazani says:

    kjo tregon qe diktatura komuniste ne shqipni paska qen liberale dhe jo gjakatare,perderisa vet komunist me teser partije dhe ne tribun drejtuese te shtetit si is kadare I frontit demokratik komunist shqiptar,me miqt e tij qe jetonin ne vila blloku komunist,benin mbremje harbore te mbushura me ndjenja dhe cikje seksi dhe muzik perndimore epshore kurvnore …ku koka e hajdarit servirej si akullore lulebore dorperdore …
    dhe knaqeshin komunistat qe benin mbremje te fshehta nga populli,se ato I benin ne vil blloku. pra nen hunden dhe nen kujdesin e dull hanxhar panxhit. dulla le ti ndigjonte ,populli jo. nga poplli fshiheshin ata .
    poplli le t punonte si qen burgu. blloku le t harbonte si kurv muzgu! kjo ishte moto e bllokistve ku kadari me helenen ishin njisha.
    dhe,kjo elena e ka pas shiju shum noten perndimore edhe ne shqipni sepse Ismaili e lejonte te jetonte tamnam si perndimore,me veshje te huaj,me xhinse mas bythe,me atlete,e canta te huja atehere kur gjindja s kishin buk me onger dhe mbanin rradh me tollon n dor per ushqim.

  15. shqip says:

    mbremje me muzike rrok e me konjak ne dore, benin edhe nxenesit e familjeve te thjeshta. kurse keta na dilnin me shishe qumeshti. po filloj ta zbeh admirimin per keta pak njerez qe i quaj akoma intelektuale. shkrimet dhe intervistat e fundit, sikur po vete deklarohen antagonioste. nga njera ane regjimi me i eger ne europe. e nga ana tjeter kadareja me libra e me defrime neper bodrume. mjere ju e mjere ne. enveri nuk kurseu kadrin e beqirin. ky thote qe se benin se kishin hallin nga perendimi. bageti e bujqesi. ka bota shkrimtare qe vertete dolen kunder kastros, kunder stalinit, e kujtdo. po ose bene burgun, ose vane ne ate bote. ndersa ismailin shteti e çonte neper bote per te promovuar librat qe ai i shkruante kunder regjimit. a thua se enveri ishte njeri i pa dale ne bote e s’kuptonte ironine e kadarese. o e mjera shqiperi thuaj.

  16. homeri nga denveri says:

    o o po na thuani se cfar “te fshehtash” te tjera ,paudhsi keni ber atehere.
    a keni knu?
    keni kcy?
    jeni pi?
    jeni …..?
    apo jeni shk…..?
    na i tregoni edhe ne t gjorve qe na ka shtyp diktatura dhe e rropem koken e hajdarit nga te ronmet me dor.
    diten perplasnim duret me detyrim “parti enver”,
    naten i mshonim hajdarin m grush “…ho ho ho sa qef me qeder”!
    se me thon t drejten i osht ra me dor atehere shum,aqsa mund te shprehemi figurshem se me shum osht “shkund mani” ne komunizem,si shkundet rrapi i mashkullores nga gjethet kur bije termet, se sa jan shkund ullinjt grek nga shqiptart per 25 vjet “clirim”.
    aqsa dul edhe shprehja lapidare. “me njeren dor kazmen me tjeteren hajdarin”

  17. niku says:

    Helena eshte bere si nje “non-daje” sic thone tironsat

  18. Tosi says:

    Po Isa me ke kshu…

  19. i fundmi i maocedunve... says:

    kto tipat “dissident” po rrojn ala me nostalgjin e mbremjeve t kohes s enver hoxh komunizmit!
    “mbremje ne periferi te moskes” shkruan tregim novelen e tij esmael al kadari,
    per mbremje muzikore ne bodrumet e vilave te bllokut komunist po na flet edhe Alena e esmael al kadarit.!
    ktyne I paska njel ora mbrapa n kh t enverit.
    sepse paskan bo qejf atehere,prandaj.
    dhe tash po na shiten si antikomunista..
    kta ishin ata qe hanin tortat e komunizmit,ndersa poplli hante buk misri komunist.
    dhe perndimi I respekton!!
    jo me kot qe thon se bota esht e padrejt.
    po t kesh goj,t flasesh e ben te bardhen te zez,macen luan,miun elefand,dhe ariun nje cop mi.
    me llafe ismailjane mund te besh qe te tjeret te mahniten kur ti ju tregon sesi peshqit fluturonin nga tigani komunist direct e ne barkune diktatorit,sesi sigurimi I shtetit te pergjonte nga maja e shtylles se elektrikut si ata qe lidhin telat ilegalce sot,qe diktatori pasi kishte ngren nje dyzin qingjash koperative dhe s ishte ngop mir,ju kthy dhe therri nje fmij nga familje e deklasuar te cilin e shqeu si krrokodili pren.
    mund t ju tregosh perndimorve “naiva” qe mezi presin te ngjojn cudira ekzotike komunizmi shqiptar, se ne burgjet e komunizmit njerzit pasi lidheshin me zinxhira per 20 vjet,kur vinte koha e lirimit ,nuk ju hapej dryni se ishte ndryshk. dhe kete gje do ta miratoj kushdo shkenctar kimist fizikant I perndimit,sidomos ata qe merren me metalurgji..
    ky muhabet u bo kshtu:
    ne shqiptart”disident antikomunist” pirdh,e perendimi I etur per story antikomuniste ,prit.
    ne pirdh e hidh,ata rri e prit!!
    s ngel shqiptar pa genjy perndimin.
    rrejn deputetet e parlamentit shqiptar,rrejn politikanet,ministrat opozi e posit,rrejn burgaxhinjt e rrejn bejtexhinjt,rrejn burrat e rejn grat e pleqt e fmijt. rrejn qytetar e rrejn katunat sidomos malokart,rrejn turistat e rrejn rrefugjatt…
    dhe perndimi shkret rrehet e rrehet e rrehet si gomar koprative qe vje verdall neper fshat.
    dhe nji gje!
    nese mbas nja dy biljon vjetsh,do behet ndonji histori e gjith shoqeris njerzore ku do percaktohen shkurt me nji fjali te gjitha etapat e historis,nese per komunizmin do thuhej “koha e gjumit kolektiv” per demokracin do thuhet “koha e shumices genjeshtare qe pelqen te genjej dhe te genjehet”!
    si bicim:
    egjypti I lasht -piramidat e sklleverve
    greqija e lasht-herkuli me helenen e trojes
    maqedonaija-aleksandri
    turqija -skenderbeu
    komunizmi-stalini
    demokracija–(((ha ha .. sal malokari me genjeshtaret shqiptar dhe europjanet qe pelqejn te genjehen…))
    post demokracija-kur t vijn alienet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *