FOTOT/ Rama thumbon gazetaret: Jeni shtriga!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Edhe këtë fundvit, siç është bërë traditë vitet e fundit, Linda Rama ka shtruar darkën e fundvitit për gazetaret dhe femrat e medias. E ftuar speciale ka qenë edhe shkrimtarja Helena Kadare. Motoja e kësaj darke ishte, “The best is yet to come” (Më e mira do të vijë). Kështu e kishte konceptuar Linda Rama, një grua dinjitoze dhe që e ndihmon Edi Ramën kur flitet për ekonominë e vendit.

Linda mbetet një prej profesionisteve më të mira në vend në fushën e ekonomisë. Në darkë ishin të pranishme: Eni Vasili, Anila Basha, Rudina Xhunga, Zana Çela, Sonila Agostini, Beti Njuma, Iris Luarasi, Alketa Vejsiu, Valbona Kurti, Monika Stafa, Jonida Shehu, Alba Malltezi, Arta Marku, Mira Kazhani, Genta Popa dhe Ilva Tare. Por kishte dhe disa mungesa si: Arbana Osmani, Iva Tiço dhe Mimoza Picari, të cilat e justifikuan mungesën e tyre për arsye pune.

Burime për “Bluetooth” kanë mësuar se kjo darkë ka kaluar mes batutave nga ana e kryeministrit drejtuar gazetareve femra. Gazetaret janë pritur nga Linda Rama, ndërsa kryeministri i është bashkuar darkës më vonë ku edhe nuk ka kursyer batutat. Ballë për ballë ai i quajti gazetaret shtriga, ndërkohë që atyre iu është dukur shumë miqësor ky fakt dhe kanë reaguar me të qeshura. Megjithatë sipas të pranishmeve, ai është treguar më i kujdesshëm se përballjet publike që ka pasur me to. Të ftuarat, por edhe çifti kryeministror i kanë evituar temat politike, duke shijuar një natë mes miqsh.

Alketa Vejsiu, një ndër të ftuarat, por edhe drejtuesja e kompanisë që u përzgjodh për dekorin, rrëfen për “Bluetooth” se ishte zgjedhur një dekor minimalist. “Eventi ishte një moment i mirë takimi me kolege të sektorit, një darkë tradita e të cilës daton me 7 vite më parë. Është një ritual miqësor, jo protokollar, shumë elegant. Dekori ishte minimalist, trëndafila koral, pjata trasparente. Çdo gazetare kishte një trëndafil në pjatë”, është shprehur Alketa.

Natyrisht që gjatë mbrëmjes ka pasur edhe një dhuratë shumë domethënëse për femrat e gazetarisë së vendit tonë. Një instalacion në formë pende ka qenë dhurata që Linda Rama kishte zgjedhur këtë vit. Instalacioni me një design të veçantë deri në detaje thuhet se është ideuar nga vajza e bashkëshortes së kryeministrit, Rea. Çdo pendë e vogël përmbante një aforizëm për gazetarinë, për shtypin e lirë, të drejtën për lirinë e fjalës dhe të zgjedhjes nga shkrimtarë dhe poetë botërorë. Secila nga të ftuarat do të ruajë si kujtim një copëz magnet nga instalacioni bashkë me aforizmin dhe shprehjen përkatëse.

Edhe këtë vit ka vijuar tradita e byrekut me lek. Vitin e kaluar “lekun”, një medalion të krijuar enkas, e fitoi Rudina Xhunga, ndërsa këtë vit ishte radha e një tjetër gazetareje televizioni. Sonila Agostini, gazetarja që aktualisht punon në Radio Televizionin Shqiptar mori monedhën për këtë vit, ku, gjithashtu, nuk mungoi çasti i këndshëm i lekut, sa tradicional aq edhe argëtues që i vendos në një garë miqësore koleget e medias.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/Rama-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/Rama.jpg","attachment_id":"591317"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/Rama-5-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/Rama-5.jpg","attachment_id":"597988"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/Rama-4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/Rama-4.jpg","attachment_id":"597698"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/Rama-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/Rama-3.jpg","attachment_id":"592611"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/Rama-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/Rama-2.jpg","attachment_id":"591558"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/Rama-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/Rama-1.jpg","attachment_id":"591438"}]
        
        Loading...
        

7 komente në “FOTOT/ Rama thumbon gazetaret: Jeni shtriga!”

  1. Devolliu says:

    Linda dha nje darke per gazetaret per te promovuar vajzen me burrin e pare qe paska hapur nje firme design.
    Shenoni daten e fillimit dhe shikoni se sa do jene te ardhurat per vitin e pare, sidomos deri ne prag te zgjedhjeve.
    Do paguajme tani dhe per dashnoret e vajzes se Lindes.

  2. Kritiku says:

    Kur do te mesoni qe te shkruani ashtu siç duhet ne gjuhen standarde shqipe, ore gazetare trupeshk? Lexoni idiotesite qe shkruani! “Nje instalacion ne forme pende…”(!?) “Instalacioni me design…”(!?)…..
    Nje shaka te Rames, ju gazetare analfabete, e shkruani me vrap sikur ka ndodhur “fundosja e Botes”! Ju nuk e kuptoni shakane dhe as theksimin e fjales, kur thuhet kjo shaka. Mos jeni gje shpellare ju, te vetequajtur gazetare, sepse vetem ata nuk kuptojne menyren e te folurit te njerezve. Ju nuk kuptoni shakate, sepse aq e keni zhvillimin e intelektit tuaj.
    Cili ju ka dhene dipllomen, ju shpellareve qe nuk dini as te shkruani nje shkrim te thejeshte, pa gabime? As per shkolle fillore nuk jeni te denjë. Nje hartim i tille, ne shkolle, do te vleresohej me noten 5!
    Na mbyten injorantet!

    1. Spartaku says:

      Kritiku! Une mendoje se ajo shaka qe ka bere kryeminstri,ka qene vertete shaka,se ne ate mjedis te gezueshem nuk mund te shkoi gje tjeter perveç shakas,e cila ka lezetin e saj.Me fal per sygjerimin qe po beje.

  3. fred says:

    Imitim bajat i Jelcin. Jelcin para gazetareve me Klinton perdori te njejten shprehje.

  4. gero says:

    Kontrata e marteses se Edi Rames me Linden gjo me leverdi per Ramen kryeminister …..kte kuptova ( pervec se dhe snobizmit qe eshte tipar shques i Rames ) nga ky shkrim i Temes.

  5. gero says:

    Kontrata e marteses se Edi Rames me Linden gjo me leverdi per Ramen kryeminister …..kte kuptova nga ky shkrim i Temes , pervec dhe snobizmit qe eshte tipar shques i Rames .

  6. Plaku Xhuxhumaku says:

    Jam mallengjyer shume nga dekori minimalist, pjatat transparente dhe sidomos nga fakti qe gazetareve iu kishin vene nga nje trendafil ne pjate. Le pastaj ajo puna e pendeve me citate e ku di une. Ja keshtu ndertohet lumturia e popullit te dhjere, por krenar shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *