Skëndërbeu rikthen në ekip Bruno Lulaj

6 Janar 2017, 17:03Sport TEMA

Skëndërbeu ka rikthyer në skuader mesfushorin Bruno Lulaj.

Lulaj në dy fazat e para të kampionatit shqiptar ishte pjesë e skuadrës së Lacit, me të cilën zhvilloi paraqitje mjaft të mira.

Kjo bëri që drejtuesit e skuadrës korcare të rikthejnë në ekip 21-vjecarin i cili ka udhëtuar me pjesën tjetër të grupit drejt Antalyas.

Njoftimi i plotë i Skëndërbeut.

Klubi vendos të kthejë nga huazimi edhe mbrojtësin Bruno Lulaj. Paraqitjet pozitive me fanellën e Laçit në dy fazat e para kanë bindur drejtuesit të kthejnë në ekip 21-vjeçarin. Bruno ka udhëtuar me grupin drejt Antalyas dhe sot do të zhvillojë stërvitjen e parë nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja! #BrunoLulaj4

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje