Gjyqi i Todi Lubonjës: Dëshmitë e vëllait dhe djalit të tij Fatos Lubonja, për portretin e një politikani liberal të viteve shtatëdhjetë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Antikonformist, i qartë se nga i vinte “rrufeja” dhe i bindur se një ditë stalinizmi do rrëzohej: Todi Lubonja duket se është i dënuari më i qartë i viteve shtatëdhjetë.

 TemA

Todi Lubonja duket se ka qenë politikani liberal më i qartë në vitet shtatëdhjet, kur u përball me akuzën se donte të mbillte liberalizmin në art, të degjeneronte rininë dhe të kishte nënvleftësim për letërsinë shqiptare, përjashto Ismail Kadarenë.

Tre njerëz të afërt të tij, po ashtu të pandehur, Llazi Lubonja(vëllai), Vasil Miho dhe Fatos Lubonja(djali), në dëshmitë e tyre të marra nën cilësinë e të pandehurve, kanë vizatuar karakterin e fortë të Todi Lubonjës, prirjet e tij të qarta antikonformiste, vlerësimin realist për situatën politike dhe kulturore në vend dhe shpresën që një ditë kjo gjë do të ndryshonte.

Dëshmitë e vëllait të tij për bisedat private me Todin, tregojnë se Todi Lubonja ishte i qartë se përse po dënohej dhe përse kishin ndodhur ngjarje të tilla, si festivali i 11-të, apo Pleniumi i Katërt .

Po ashtu, Vasil Miho, një tjetër dëshmitar në gjyqin e  tij, ka dëshmuar se Todi Lubonja ishte i prirur t’i jepte liri rinisë së atyre viteve.

Ndërsa dëshmitë më interesante vijnë nga Fatos Lubonja, djali i tij.

Fatos Lubonja dëshmon se formimin e tij antikomunist, ai e ka prej të jatit, i cili e ka lejuar të lexojë libra në tre gjuhë të huaja që ai zotëronte, anglisht, frëngjisht dhe italisht.

Fatosi dëshmon po ashtu bisedat e tij me babain për mungesën e lirisë për shkrimtarët dhe vlerësimet e Todi Lubonjës për Kadarenë:

Pasi u dënua babi, ai më thoshte se kur ishte në gazetë nuk shikohej mirë nga Udhëheqja.

Ai tha se këtë dënim ja ka dhënë vetëm Udhëheqësi kryesor, pa u marrë vesh me shokët e tjerë, dhe se vendimi i dënimit qe shumë i rëndë.”

Kjo tregon se Todi Lubonja ka qenë i qartë nga po i vinin rrufetë, drejt e nga Enver Hoxha.

Po ashtu, Fatosi dëshmon se si Todi i ka thënë se “në rast se nuk më transferojnë, do më mbrojë Ramiz Alia, dhe po të vendosë shoku Enver, mua do më heqin se ai nuk më do.”

Interesant është vlerësimi i Todi Lubonjës për Ismail Kadarenë, cituar nga Fatos Lubonja, në dëshminë e tij në gjyq:

“Babi më ka thënë se përveç Ismail Kadaresë, shkrimtarët e tjerë shkruajnë sa për të qenë brenda.

Më ka thënë se Enver Hoxha është dikator dhe se nuk ka qenë dakord me këtë.

Babai më ka thënë se duhet të pranojmë realisht se çfarë gjendje ekonomike ne kemi këtu…

Në një moment tjetër Fatos Lubonja ka theksuar dhe qartësinë e Todi Lubonjës për sëmundjen e Enver Hoxhës:

“Babi në letër më shkruante gjëra armiqësore, pikërishtë për shokun Enver…dhe thoshte se ka humbur ekulibrin e trurit e të mendjes”.

Po ashtu Fatosi dëshmon pse tallej me shokun Enver ai dhe shokë e tij duke e quajtur “Dajre”.

Fatosi shpjegon se në paradën e 1 Majit, “shoku Enver i bënte duart sikur i binte dajres dhe “ne e disktuam si ‘dajreli’”.

Ai thekson më poshtë se “kur babi vate në Lezhë, unë shkova e takova, dhe ai më tha se shoku Enver duke qenë i sëmurë ka bërë dhe gabime.

Ndryshe foli në Mat, ndryshe në Pleniumin e katërt.

Ai mendonte se shoku Enver nuk duhet të shante në Pleniumin e Katërt, por duhet të kritikonte.”

Më poshtë Fatosi tregon se me sa dinjitet e ka pritur Todi Lubonja ndëshkimin dhe shpresën se diçka do ndryshonte:

“Babai më tha se më dërguan këtu në punë fizike për të ngordhur, por përkundrazi tha, unë do rroj që ti shikoj.

Babai ka lënë disa shkrime të tij, të cilat i ruante si kujtime të jetës së tij, dhe mua më ka thënë që do vijë koha që edhe neve të shikojmë më ndryshe, se me kalimin e kohës do zbutet.

Babi më tha se materiali i duhej ta paraqiste kur të ndryshonte vija e Partisë, pasi ai nuk ka qenë armik i partisë, por ka punuar për popullin.”

Dëshmitë e njerëzve të afërt të Todi Lubonjës dëshmojnë, personalitetin e fortë të tij dhe qartësinë për nevojën e liberalizmit në vitetë shtatëdhjetë.

Ndryshe nga të dënuar të tjerë, që vdisnin me emrin e Enver Hoxhës në gojë, Lubonja duket se ka qenë i qartë, dhe me një vizion social-demokrat për Shqipërinë.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/dosja-lubonja0-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/dosja-lubonja0.jpg","attachment_id":"649569"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/dosja-lubonja1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/dosja-lubonja1.jpg","attachment_id":"649570"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/dosja-lubonja2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/dosja-lubonja2.jpg","attachment_id":"649572"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/todi-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/todi.jpg","attachment_id":"649566"}]
        
        Loading...
        

9 komente në “Gjyqi i Todi Lubonjës: Dëshmitë e vëllait dhe djalit të tij Fatos Lubonja, për portretin e një politikani liberal të viteve shtatëdhjetë”

  1. "horri i bulevardit" says:

    Kur te jepni keto lloj deshmise, jepini te sakta, se shume prej ketyre kane qene dqkort te denohen, se togfjaleshi i ketyre ka qene.
    E pranoj partia ime me denon, te rroje partia dhe shoku Enver.

  2. Goni says:

    Loje e ndyre!
    Deshmite e marra nen tmerrin e denimit nuk vlejne. Aq me teper kur deshmitari ka qene i ri ne moshe.
    F. Lubonja per disa (ketu hyj edhe une) e meriton kete lloj retrospektive. Me gjithate, eshte poshtersi te shkruash
    sic ka shkruar Mero me lart. Kam parasysh arsyen, motivin. Duket qarte se shkrimi ndikohet nga marredheniet aktuale te Meros dhe Fatosit. Si te thuash nje lloj lufte brenda llojit!
    Goni

  3. Moisi Golemi says:

    Todi Lubonja eshte denuar sepse si “liberal” qe ishte, u mundua te fuse homoseksualizmin ne artin shqiptar. Ndersa Fatos Lubonja, duket qarte sesi akuzon babain e tij per qendrim armiqesor. Dhe tani del e na ben papagallin antikomfortist. Yyyt, rrace halesh.

  4. stefan says:

    Po ky Fatosi e paska marre me qafe te atin! E paska groposur! Kaq idiot paska qene?!

  5. Dajti USA says:

    E cme duhet ky shkrim,une shikoj Lubonjen e sotem se cfare thote,dhe cfare bene,nje palo njeri.

  6. Fat man says:

    Ne shkrim del fare qarte qe Fatosi ja paska futur sa krahu i perthyer dysh babait te tij, por do te ishte ne interes te qytetareve te behej i njohur fakti qe me urdherin e Dodi Lubonjes me dhe pa gjyq jane pushkatuar kundershtare te rregjimit komunist.
    Kjo eshte vertetuar mese njehere me letrat qe kriminlei Tadi Lubonja u raportonte eproreve te tij ne Partine Komuniste.

  7. orli says:

    Ja paska futur keq babait tos marmalata! Ptu rrace e keqe e cfare mund te presin te te tjeret nga ky pleher?!

  8. pokeristi says:

    Mero!
    Ndoshta…,instikti per jete e bastardon, e tjeterson njerine. Tek e fundit eshte nje konkluzion me i qenesishem,jo fyes,jo godites,…kualifikues.
    Njerez me karakter,te qendrushem,te rralle…
    Njerez me karakter te dobet,pelte,te shumegjendur
    kudo.
    Le te flasin te burgosurit e ndershem e te pandershem,per nje shembull tjeter e pastaj shkruani
    te gjithe se ka edhe Spartake.

  9. albaniafirst says:

    Eshte qesharake te shikosh se si na dalin keta “heronj” apo “kundershtare” te regjimit komunist. E thene troc, Todi Lubonja dhe te tjere si ai nuk ishin kundershtare apo antikkomuniste sic perpiqen ti paraqesin ne ditet e sotme pinjollet e familjeve te tyre. Ne te kunderten ata ishin pjese e udheheqjes qe masakroi nje popull te tere ne 50 vjet. Ata u denuan jo se ishin kunder komunizmit te Hoxhes, por se ishin viktima te luftes brenda llojit. Fatos Lubonja me alibine per te jatin, kerkon te tregohet si disidenti dhe trashegimtari I nje disidenti te paqene.
    Kam lexuar vite me pare nje artikull te vajzes se Koci Xoxes qe na e nxhirrte kete kriminel si hero…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *