Burim Kukeli: Në mbrojtje ndihem mirë, por vendos trajneri

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Mungesat e shumta në mbrojtje që trajneri, Gianni De Biasi, do të ketë për sfidën me italinë ka bërë që tekniku i kuqezinjve të projektojë në vend të Mavrajt mesfushorin Burim Kukeli.

Në konferencën për shtyp ditën e stome Kukeli tha këtë pozicion e ka bërë mjaft mirë dhe herë të tjera dhe nuk do ta kishte problem që të luante sërish.

“Kemi mungesë mbrojtësish, por në këtë pozicion e kam treguar se ndihem mirë. Gjithsesi për këtë vendos trajneri, unë do të mundohem të jap masimumin për ekipin”.

Më tej, 33-vjeçari theksoi se Shqipëria kur luan ndaj kombëtareve të mëdha gjithmonë arrin që të bëjë më të mirën, dhe shpreson që një gjë e tillë të ndodhë dhe për sfidën me Italinë.

“Kundër ekipeve të mëdha luajmë bukur sepse edhe motivii është më i madh. Mendoj se edhe ne kemi cilësi dhe në ndeshje të mëdha arrijmë të tregojme veten sepse në këto sfida edhe motivimi është më i madh”. tha Kukeli.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *