Lulzim Bashës i është kërkuar nga Merkel të hyjë në zgjedhje, pa justifikime

Prej më shumë se 47 ditësh opozita kërkon kushte për të hyrë në zgjedhje duke paraqitur si të vetmen garanci qeverinë teknike, ose qeverinë e besimit siç e quajti Ilir Meta.

Në këtë kauzë Lulzim Basha deri më tani ka gjetur vetëm mbështetjen e LSI-së dhe aleatëve të PD-së, ndërkohë që faktori ndërkombëtar ka qenë thuajse në unison për rikthim në parlament dhe hyrjen në zgjedhje të opozitës.

Bashës kjo i është thënë edhe nominalisht edhe personalisht nga partnerët ku peshën kryesore e mbajnë Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania.

Burime pranë Partisë Demokratike thanë për Respublica se letra e nënkryetarit të CDU-CSU, grupimit të Partisë së kancelares Merkel në Parlamentin gjerman ishte një konformim i asaj që vetë Merkel i ka kërkuar Lulzim Bashës.

Të futet në zgjedhje përkundrejt gatishmërisë nga pala gjermane për të dërguar 5 deputetë të CDU-CSU-së për ekspertizë të specializuar në çështjet të reformimit të Kodit Zgjedhor.

Të njëjtat burime thanë për Respublica se dalja në publik e letrës së nënkryetarit të CDU-CSU-së alarmoi kreun e PD-së që hetoi për ndonjë rrjedhja nga stafi i tij, por siç u konfirmua letra doli nga Ambasada gjermane në Tiranë.

Pra Lulzim Bashës i është kërkuar nga kancelarja Merkel të hyjë në zgjedhje dhe i është dhënë garanci për këtë, ashtu siç në fakt thuhet edhe në letër se Gjermania mbështet shqetësimin për zgjedhje të lira e të ndershme, por i kërkon opozitës të jetë pjesë e procesit.

Përveç këtyre garancive, opozita i ka të gjitha mekanizmat për të mbrojtur votën pasi ka 50% të komisioneve të numërimit në Komisionet Zonale.

Ndërsa së fundmi kryeministri propozoi në parlament që opozita të ketë edhe Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Lulzim Bashës i është kërkuar nga Merkel të hyjë në zgjedhje, pa justifikime”

  1. Lumi says:

    Mos e kruani t’i jepni komisionin qendror se ai (Berisha )eshte i afte t’i thote te zezes = “e bardhe.”
    Ka dhene prova per kete; i harruat zgjedhjet e bashkise qe s’la me kazan plehrashe se nxori fitues Bashen?
    Apo s’po vuani tani qe i dhate 50% ne komisione dhe ja ku jeni te bllokuar

    1. Xen deledashi says:

      100% e saktë !

  2. Tema says:

    Basha eshte si papagalli., thote ç’ti thone.

  3. Koklope dhe shtangist says:

    Me unision? milet, unizion? albanistani…shqipot sdine shqip pot flasin gjuhen e armikut me mire.
    Vetem njehsimi I shqipes dhe fese do jape shprese ndryshimit, se ndryshe do kemi vetem shpellare servo-turk

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *