Zv.presidentja e Parlamentit Europian: Ju lutem mos e prekni Vjosën, ndërtoni HEC-e të tjera

12 Prill 2017, 09:40Sociale TEMA

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek, një adhuruese e natyrës shqiptare është nga lobueset me të forta kundër ndërtimit të hidrocentraleve në lumin e Vjosës. “Lumi i Vjosës është i vetmi ne Europë, që është ne rrjedhje të lire”, ka pohuar ajo gjatë një takimi me gazetarë nga Shqipëria në Parlamentin Europian në Bruksel.

Është e vërtetë që Shqipëria ka nevojë për energji, thotë ajo, por jo në këtë lumë.

Në këtë zonë, sugjeron ajo, Shqipëria mund të bejë investime në ekoturizëm.

Lunacek thotë se ajo ia ka shprehur dhe kryeministrit shqiptar mendimin e saj, por gjithsesi shton se në Shqipëri tani e gjithë vëmendja është e përqendruar te zgjedhjet.
Lunacek, që ka vizituar kanionet e Vjosës, pohon se nuk ka një studim të qartë për të evidentuar se çfarë flore dhe faune ka në atë zonë.

“Para çdo projekti është shume e rëndësishme të bëhet vlerësimi mjedisor”.

Ajo shprehet skeptike nëse vlerësimi që po bëhet nga firma turke është në linjë me standardet europiane të energjisë, një element që është shumë i rëndësishëm.

Po të bllokohet uji, flora nuk do te mbijetojë, ndërsa nuk dihen as pasojat e përmbytjeve të banorët, duhen bërë seanca dëgjimore me ta.

“Ndërtoni HE-e të tjera, por ju lutem lëreni Vjosën”, është mesazhi final i zëvendës presidentes së Parlamentit Europian.

Projektet e mëdha mbi Vjosë

Deri më tani qeveria shqiptare ka dhënë lejen për të ndërtuar një hidrocentral në Lumin e Vjosës ai i Poçemit.

Tenderi i zhvilluar në mars të vitit 2016 ka shpallur fituese për ndërtimin e këtij HEC-i kompaninë turke Çinar-San Hafriyat Nakliyat inşaat Turizm Sanayi Ve Ticaret Limited Şirketi.

Sipas marrëveshjes koncesionare, kompania turke do të investojë rreth 100 milionë euro për hidrocentralin e Poçemit. Koha e ndërtimit është parashikuar 3 vite, ndërsa sasia e prodhimit do të jetë 95 MW kilovat/orë energji në vit. Poçemi do të bëhet hidrocentrali i dytë më i madh i dhënë me koncesion për nga niveli i prodhimit, pas projektit të kaskadës së Devollit.

HEC-i Poëemit është i dyti në rrjedhën kryesore të Lumit pas atij të Kalivaçit që ka dështuar të ndërtohet deri më tani për shkak të problemeve që ka kaluar kompania e kontraktuar për ndërtimin e tij.

Studimi i studios franceze Sogreah e cila analizon skemat e mundshme të shfrytëzimit të potencialit ujor të lumit Vjosa, të cilin qeveria shqiptare ka si referencë parashikon ndërtimin e 25 hidrocentraleve në Lumin Vjosë.

Monitor zotëron të plotë studimin prej 140 fq. të studios “Soegrah”, me titull ” Consultants’ services for assessment of Power generation potential of selected Albanian rivers“.

Kapaciteti i instaluar i propozuar,sipas Sogreah për lumin Vjosa është 458 MW dhe prodhimi i energjisë parashikohet të 1810 GWh, duke përfshirë edhe Kalivaçin. Këto shifra janë të përafërta me studimet e deritanishme që shohin një kapacitet prodhimi prej 498 MW në Vjosë.

Ndër 25 HEC-e projektuara në Vjosë më të mëdhatë janë ai i Kaludhit, Dragotit, Kalivaçit, Pocemi dhe Karbonarit.

Lumi Vjosa rrjedh në jug të Shqipërisë. Gjatësia e saj është 272 km nga të cilat 80 km janë në Greqi. Ujëmbledhësi i saj është rreth 6704 km2 nga të cilat 4365 km2 në territorin e Shqipërisë Lartësia mesatare e pellgut parashikohet 855 metër. Burimi i Vjosës është malet e Pindit në Greqi.

Lumi hyn në Shqipëri në Perat. Në Shqipëri deri në Urën e Dragotit lumi rrjedh nëpër një luginë relativisht të ngushtë me përjashtim të disa pjesëve të vogla të gjera me tarraca të ulëta të vendosura në të dy anët e lumit. Midis Këlcyrës dhe Dragotit lumi rrjedh nëpër grykën Këlcyrë.

Pas Selenicës brigjet e lumit janë më të buta dhe të më të ulëta. Vjosa derdhet në detin Adriatik në afërsi të fshatit Poro në veri të lagunës së e Nartës.

Nëse projektet e HEC-ve vihen në zbatim popullsia që rrezikon evakuimin është rreth 35 000 persona.

Ndërtimi i HEC-ve në Vjosë ka hapur prej citesh një debat të madhe ndër ambientalistë, të cilët e kanë konsideruar një dëm të madh që i bëhet biodiversitetit.

Vitin e kaluar rreth 50 profesorë dhe studiues nënshkruan një kërkesë drejtuar Ministrisë së Mjedisit në Shqipëri për zbatimin e një moratoriumi 3-vjeçar mbi ndërtimet në lumin Vjosë dhe degët e saj

Më herët gjatë zgjedhjeve vendore të vitit 2015 Kryeministri Edi Rama kishte premtuar edhe njëherë se do të ndalonte ndërtimin e HEC-ve mbi lumin më unik të Europës. Por premtimi nuk është mbajtur teksa kompania turke ka nisur procedurat për ndërtimin e objektit. (Monitor)

9 komente në “Zv.presidentja e Parlamentit Europian: Ju lutem mos e prekni Vjosën, ndërtoni HEC-e të tjera”

  1. Albani says:

    Une mendoj se duhet te shikohet rendesia ekonomike se sa do ta permiresoje prodhimi I larte I energjise elektrike nivelin e jeteses ne rang kombetar persa I perket fitimeve dhe te lihet ne nivel te dyte rendesia ambientaliste,sepse Turizmi nuk ndalon dhe bimesia dhe llojet shpezore do te zhvillohen perreth liqeneve pastaj,te mos ndikohemi nga disa mijera Turiste.
    Aresyetimi im bazohet dhe ne ate qe;
    1- Ambientalizmi duhet te ruhet ne rang boteror dhe nuk ka kuptim qe ta praktikoje vetem nje grimce ne planet si Shqiperia,Kur kolosenjte e medhenj boterore as qe pyesin per mjedisin por qe konsumojne triliarde tone nafte dhe lignit per prodhimin e energjise,nga e cila kemi nje super ndotje,pere duhet qe te mos prodhojme ne energji te paster,e cila nuk e ndot aspak ambjentin?
    2-Energjia e ujit eshte nje energji 100% e paster,nuk prodhon asnje ndotje.
    3- A eshte me mire per ne qe ti sigurojme nevojat tona,por dhe te rajonit duke djegur nafte dhe lignit,pasojat e djegjes se te cilave dihen,jo vetem flora dhe fauna,por dhe I tere njerezimi do ta pesonte ne menyre direkte apo jo direkte,drejte apo jo drejt per drejte.
    4-Prodhimi I energjise ujore nepermjet centraleve ujore mbase do te demtontee direct nje pjese te faunes dhe flores,por natyra ne kete rast di vete se si ti ruaje,zhvilloje dhe pershtase specie,pra demi do te ishte me I vogel ne rast se;
    5-Energjia do te prodhohej me nafte apo lignit te cilat jo direct,por pak me afat gjate sjellin deme shume me kolosale dhe te pariparueshme per FLOREN DHE FAUNEN E TERE PLANETIT.
    6-A duhet te shqetesohemi aq shume per dicka qe e demton ne menyren me te pakte te mundshme natyren,ne krahasim me alternativat e tjera,per disa bime dhe kafshe,kur te gjithe jemi deshmitare qe njerezimi po helmohet,shqyhet,vritet dhe theret ne emer te mireqenjes dhe zhvillimit dhe nepermjet lufterave qe konsumojne prodhimet e industries me fitim prurese ne bote,INDUSTRISE SE ARMATIMEVE.?
    7-A duhet ne te qendrojme te pa zhvilluar dhe me kasolle gjoja ne emer te mjedisit,kur TRAKTATET E MJEDISIT NUK NENSHKRUHEN DHE SHKELEN ME KEMBE NGA USA DHE KINA?
    Une mendoj qe ne qofte se ndonje kompani Ceke do te kishte fituar tenderin e ndonje hidrocentrali te madh,NDRYSHE DO TE REAGONTE LUNACEKJA.
    4- A duhet te ndikohemi

    1. ABC says:

      Kurse une jam krejtesisht ne kundershtim me ato qe Ju shkruani. Ndertimi i HEC ka nje ndikim shume te madh ne natyre. Kostot ekologjike te ketyre ndertimeve jane shume te medha, ndersa perfitimi prej tyre shume i vogel. Boll eshte mbushur Shqiperia me HEC, dhe nderkohe qe cmimi i energjise ne tregun boteror eshte shume i ulet, shitja e energjise se prodhuar prej tyre eshte shume pak fitimprurese per ne. Natyren, malet, lumenjte duhet t’ua leme pasardhesve ashtu sic na i kane lene paraardhesit. Nevojen per energji mund da mbulojme plotesisht, permes HEC-ve ekzistuese dhe paneleve diellore te prodhimit te energjise, te cilat per mendimin tim duhet te vendosen ne catite e cdo pallati apo shtepie ne Shqiperi, kuptohet edhe me ndihmen e shtetit de taksapaguesit. Ne nje vend me kaq shume diell si Shqiperia, eshte krim te mos shfrytezohet energjia e diellit, por tu behet prite lumenjve e te permbysen zona te tera, bashke me floren dhe faunen qe jeton ne to.

      1. Albani says:

        ABC
        Dhe une si cdo njeri jam per nje natyre te paster,per oksigjen dhe bukuri,mirepo duhet dhe ti peshojme gjerat,ajer te paster dhe natyre te virgjer ka pasur me shume perpara 2000 apo 500 viteve,mirepo askush nuk do qe te kthehet pas ne kohe,as dhe ambientalisti me fanatic.
        Centralet ujore jane vepra qe nuk e ndotin aspak ambientin dhe mjedisin,dhe energjia e prodhuar eshte 100% e paster,difekti I vetem eshte fauna dhe jo flora.A ta qe e kundershtojne centralizimin e vjoses kapen ne pretaksin qe do te demtohet bimesia dhe gjallesa,mirepo qe ne fakt bimesia nuk demtohet aspak,dhe qe vetem disa lloje gjallesash do tu duhet qe te pershtaten me mjediset e reja liqenore.
        ABC
        Dua qe te di mendi,min tend ,nese Komani,Uleza dhe Fierza mbi lumen Drin,na demtojne apo na sjellin te mira?
        Mendoj qe askush nuk eshte deklaruar ndonjehere qe keto vepra duhet te prishen sepse na demtojne ambjentin,kur jane kaq prodhuese dhe te vlefshme,perse te mos ta bejme dhe Vjosen te tille,dhe SHQIPERIA TE BEHET NJE SUPER PRODHUESE E ENERGJISE SE PASTER E CILA DO TE FURNIZOJE NEVOJAT TONA DHE TE NJE PJESE TE BALLKANIT,ME ENERGJI TE PASTER.
        Mos rri ne llogore,behesh shpejt I pelqyeshem me popullizem,thua se ata qe duan apo ndertuan veprat energjitike nuk e duan veten,Oksigjenin,natyren.
        ABC
        Duhet te zgjedhim te keqen me te vogel te domosdoshme;
        1-centralet ujore
        2-TEC-et me nafte apo lignit
        3-centralet berthamore,te cilat kane energji 100% te paster,mirepo ne rast te ndonje aksidenti,jane ABSOLUTISHT shkaterrimtare per BIMESINE DHE GJALLESAT.
        UNE E IMAGJINOJ VJOSEN DHE SHQIPERINE NJE LUME DHE VEND I CILI DO TE PLOTESONTE 100% NEVOJAT E TIJ,ME ENERGJI TE PASTER DHE DO TE ISHTE EKSPORTUESE I PARE NE BALLKAN DHE EVROPE I ENERGJISE(hidrike)UJORE
        A e din qe liqeni I fierzes Terheq shume Turiste?
        Zoti na ka bekuar me lumenj qe ti shfrytezojme dhe investojme,energjia sjell zhvillim.
        Sa per panelet diellore,them qe prodhojne energji gjithashtu te paster,por me kosto shume me te larte,energjia duhet te jete me kosto te ulet sepse ne te kundert teknologjia mundeson dhe TEC-e qe punojne me vaj soje,misri apo lule dielli.
        Ne qofte se ndertohen digat do te permbytet flora dhe fauna thua ti.
        Cila flore dhe faune pyes une?
        Do te zhduken breshkat dhe zhapiket?
        Apo talla,grami dhe gjeneshtra?
        Me krijimin e digave,pervec rrjedhjes se lire do te krijohen dhe zona liqenore te cilat do ta pasurojne dhe shumefisshojne llojin dhe (diversitetin)llojshmerine e botes bimore dhe shtazore.
        Mbase e kam gabim,por nuk ma mbush dot mendjen me aq sa ke shkruar.
        Do te me behej qejfi ne qofte se do te me provoje te kunderten,por ama jo vetem per te kundershtuar me qellimin qe te mbetesh besnik I ideve dhe ideologjive.
        Bota dhe Eksperienca ka treguar qe C’virgjerimi kryhet dhe ka ndikuar per mire,zhvillim dhe shtim,te sasise dhe bio-diversitetit.
        Duhet te kuptosh qe dhe une dhe ata qe e duan investimin nisemi gjithmone nga interesi I pergjithshem dhe kolektiv,dhe e respektoj dhe mendimin tend sepse e kuptoj qe dhe ti nga I njejti interes gjykon,mirepo duhet te studiohen dhe te hapet nje debat,te vihen ne peshore te mirat dhe te keqiat,dhe ne fund te veprohet ANDEJ NGA RENDON PESHORJA.

  2. IFC says:

    Skema e projektit te Sogreah edhte e gabuar ne keto aspekte:

    1- Hidrologjik
    2- teknik
    3- mjedisor
    4- social

    Per keto arsye nuk duhet ti referihet askush aq me teper kompania qe po nderton HEC Pocem

    Duhet nderhyre urgjentisht per nje zgjidhje praktike dhe moderne per kete HEC duke iu shmangur te gjitha aspekteve te mesiperme.

    Sogreah nuk ka qene serioze ne kete studim dhe ka kopjuar ato te meparshmet e Istitutit. Te njejten praktike ka ndjekur edhe ne rehabilitimin e kaskades te Drinit.

    Meteoalb duhet te distancohet nga ky studim.

  3. IFC says:

    Skema e propozuar per ndertimin e kaskades te HEC-eve mbi lumin Vjose eshte jo efficiente ne aspektin e vleresimit hidrologjik, teknik, energjetik, mjedisor dhe social. Per keto arsye nuk duhet ti referihet askush aq me teper kompania qe po nderton HEC Pocem.

    Duhet nderhyre urgjentisht per nje zgjidhje praktike dhe moderne, sidomos per ndertimin e ketij HEC duke iu shmangur plotesisht te gjitha aspekteve te mesiperme dhe kjo eshte plotesisht e mundshme.

    Sogreah nuk ka qene serioze ne kete studim dhe ka kopjuar ato te meparshmet e Istitutit te dikurshem. Te njejten praktike ka ndjekur edhe ne rehabilitimin e kaskades te Drinit.

  4. Bogonica says:

    Sa here qe flitet per HEC mbi Vjose une shpreh mendimin tim. Lajmi qe publikohet per kete ceshtje nuk eshte i sakte.Ku jane keto 25 HEC-e mbi Vjose?C’eshte ky interesim i zyrtareve te larte te Parlamentit Europian sic eshte zonja Lunacak,per nje lume ne Shqiperi ?Perse Parlamenti Europian u marrka me natyren ne Shqiperi dhe le menjane probleme te tjera madhore qe ka Shqiperia me institucionet Europiane,kryesisht ato per fillimin e bisedimeve per antaresim?Une kurre nuk besoj se qofte dhe nje nga shtetet antare me te parendesishme te BE-se e merr leje nga Parlamentin Europian per politika zhvillimore ne vendin e vet.Lobimi qe behet per mos ndertimin e HEC-t mbi Vjose nga znj.Lunacek eshte thjesht lobim i saj privat,kushedi nga kush i sponsonizuar.Le te na jape zonja Lunacek alternativen e saj,dhe te na tregoje se si duhet te dale Shqiperia nga nevoja e madhe qe ka per Energi,aq me teper per energji te paster sic eshte kjo e ujit.Zonja Lunacek nuk ka fare parsysh se ceket,patriotet e saj, kane uje te ngrohte 24 ore ne shtepi,kane ngrohje per dimer ne cdo banese,dhe nuk ju nderpritet energjia asnje minute ne cdo fshat te Cekise,pa le ne qytetet Ceke.E di zonja Lunacek,se jo me ne fshatrat shqiptare,por ne qytete shqiptare ka gra qe u thahen duart nga ujet e ftohet,per te kreyer sherbimet shtepijake,ndersa femije qe mberdhijne per mungese energjie?Kur do te kemi ngrohje ne cdo banese fshatari dhe qytetari ne Shqiperi.a e mendon kete zonja Lunacek?.Shqiperi do te behet kur te kete uje te ngrohte dhe ngrohje ne cdo shtepi shqiptare,kjo fale edhe projektit TAP.Tjeter.Kur ne kerkojme dixhitaliziimin e sherbimeve te popullates,nje reforme e domosdoshme,a e di zonja Lunacek se kjo reforme nuk behet pa pasur burime te vazhdueshme energjie?Shkurt,nuk me duket se mbrohen interesat tona me keto lobingje.Ne fund:C’eshte kjo shprehje ” Lumi Vjosa i vetmi lume me rrjedhje te lire”.Atehere, cili eshte ai lume qe shtyhet me popmpa!?Kete nuk e kuptova fare !

    1. Albani says:

      Qasje e drejte dhe interesante,qe tregon se sa te domosdoshme I kemi keto centrale qe prodhojne energji te paster.
      Dhe une nuk e kuptoj,por tani pas komentit tend po dyshoj qe mos kane gisht dhe struktura anti kombetare qe u sherbejne fqinjeve qe nuk e duan nje zhvillim te tille,sepse ne fund te fundit dikur dhe dikush do ti beje keto vepra.
      Ishalla nuk I prishin mendjen kryeministrit tone.

  5. Gezim says:

    Sa per sqarim per parafolesit, parlamentit Europian I Kemi kerkuar ne mbeshtetje dhe Kemi cuar ceshtjen atje, ne banoret e zones, dhe ne Vjose Jane planifikuar me shume se 25 HEC- Ku deri tani Jane ndertuar 4-5, dhe Behet fjale per pellgun ujembledhes te Vjoses, bashke me deget dytesore. Dhe per ata qe thone duhet pare fitimi ekonomik, ai eshte fitim private investitorin qe eshte biznesmen, dhe nuk keni te drejte te kementoni ju qe jeni te paguar nga firmat koncensionare. Te demtosh turizmin Ku punesohen banoret e zones dhe fitojne te ardhura banoret e zones, dhe te eleminosh te gjitha a to ujevara te mahnitshme qe ju nuk I keni pare, dhe ato kanione te bukura Ku cdo turist qe I ka pare ka thene qe duhet patjeter te jete park kombetar, Ku nga hec-et shkelen ligjet dhe konventat nderkombetare, te drejtat e njeriut dhe shume deme te pariparueshme ne flore dhe faune nga futja ne tunele dhe tuba e lumenjve dytesore te Vjoses eshte KRIM. Parlamenti europian I pergjigjet thirrjes tone dhe ka interes sepse ky lume eshte me interest nderkombetar dhe duhet shpallur park nderkombetar per nga rendesia, duke qene lumi I fundit I eger ne Europe dhe per llojet endemike qe ka te flores dhe faunes.
    Keshtu qe, le te flasin ekspertet per efektet qe Kane e pastaj njerezit e paguar nga firmat koncensionare fantazem!

  6. Gezim says:

    Sa per nevojat per energji, nuk Jane Aq te medha, deri tani nuk Kemi vuajtur nga energjia, gjithsesi, ka alternative te tjera me ekologjike, sic Jane energjia e eres, dhe ajo e diellit, qe shqiperia ka mbi 80% te vitit dite me diell. Keshtu qe nuk na shpeton nga nevoja energjitike energjia qe do na shes koncebsionari per ate qe do prodhoje, se e ka biznes ai, keshtu eshte njesoj me importin, ne njesoj e paguajme ne fund, cmimi nuk ka per tu ulur, thjeshte duhet te paguajne te gjithe, se Jane mesuar keq nga qeverite qe I Kane lene rrumpalle dhe e Kane vjedhur ne demin tone si qytetar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje