Izet Haxhia: Ja pse Berisha kërkon vrasjen e Bashës

Ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia, e konsideron si të pabazë teorinë konspirative, sipas të cilës, shërbime të huaja janë investuar për vrasjen e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, me qëllim destabilizimin e Shqipërisë.

Gjatë një prononcimi për Shqiptarja.com, Haxhia mendon se njeriu më i interesuar për eliminimin fizik të Lulzim Bashës është ish-kryeministri Sali Berisha.

Haxhia thotë se Sali Berisha ëndërron një skenar si ai i 14 Shtatorit 1998, por sipas tij ngjarje të tillë nuk mund të përsëriten më.

“Për sa i përket lajmit në lidhje me një atentat të mundshëm ndaj Bashës, unë mendoj se është kryekëput një skenar i ndërtuar keq nga brenda çadrës.

Nuk e di se kujt nga “fuqitë e huaja” i intereson një eliminim i Bashës, por mund të them me garanci se, njeriu më i interesuar për eliminimin e tij, është Berisha.

Por, për fatin e keq të Berishës dhe fatin e mirë të Bashës, skenari i 12 e 14 shtatorit 1998 nuk mund të përsëritet më, sado që ëndërrohet nga Berisha.

Shqiptarët nuk mund të përtypin më skenarë vrasjesh e pritash të skicuara e zbatuara nga e njëjta dorë kriminale, ajo e Berishës”, tha Haxhia.

Ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia, konstatoi se, për ndërtimin e këtij skenari, Berisha ka angazhuar disa institucione, duke iu referuar këtu Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Presidencës.

Sado që këto skenarë të për vrasje të na i servirin gazetarë mercenarë të tipit Fevziu apo institucione që janë pjesë e këtyre skenarëve, duke u bërë propaganduese të tyre, unë jam i bindur dhe besoj se asnjë shqiptar nuk do të ngrejë armën kundër një shqiptari tjetër për shkak të bindjeve politike apo për hir të interesave kriminale të asnjë politikani.

Ato kohë sado që të mundohet t’i ringjallë Berisha me klanin e tij kriminal, kanë marrë fund”, pohon Haxhia.

Izet Haxhia ka komentuar edhe paralajmërimet e Partisë Demokratike për bllokimin e zgjedhjeve në Kavajë. Ish-truproja e Berishës thotë se nisur nga spiralja e dhunës që ka karakterizuar këtë tranzicion, në Kavajë mund të ketë përplasje.

“Duke pasur parasysh gjithë këtë kohë tranzicioni të pambarim që kemi kaluar që nga vitet ‘90 dhe spiralja e dhunës që ka karakterizuar këtë tranzicion, që kulmet i ka patur gjatë fushatave elektorale, edhe dhuna dhe përplasja e paralajmëruar në Kavajë nga PD është diçka e besueshme dhe mund të ndodhë.

Është për të ardhur keq se, partia e parë opozitare në vendin tonë, që si moto në fillimet e saj kishte demokracinë dhe votën lirë, luftën me mjete demokratike për mbrojtjen e votës dhe përdorimin e votës së lirë si e vetmja armë në demokraci, sot është kthyer pas një përvoje të gjatë në dhunimin e votës së lirë dhe zgjedhjeve, në kërcënimin më të madh për zhvillimin e zgjedhjeve të lira, e angazhuar totalisht në prishjen e tyre dhe marrjen e pushtetit me anë të dhunës e bllokimit të institucioneve demokratike”, tha Haxhia.

Izet Haxhia tha se Partia Demokratike është kthyer në një bandë, ku qëllimi i vetëm i saj është mbrojtja nga ndëshkimi i kupolës së saj kriminale me në krye familjen Berisha.

“PD sot duke tradhtuar aspiratat e mijëra demokratëve, është kthyer në një bandë ku qëllimi i vetëm i saj është mbrojtja nga ndëshkimi i kupolës së saj kriminale me në krye familjen Berisha.

Unë do t’u thosha të gjithë demokratëve të ndershëm e idealistë që mos u bëni pre e një loje të pandershme e antishqiptare që ka për qëllim që krizën dhe frikën nga drejtësia të kupolës kriminale të PD ta kthejë në përplasje me vëllezërit e tyre shqiptarë, që nuk i përkasin bindjeve të tyre politike”, pohoi Haxhia.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Izet Haxhia: Ja pse Berisha kërkon vrasjen e Bashës”

  1. KAVAJOTI says:

    E keqja e Kombit Shqiptare ka dy faktor, te brendshem dhe te jashtem?Faktori i brendshem (shqiptar)ekzekutues! kurse faktori i jashtem pagues
    distabilizues dhe shkaterrues!Vellezer Shqiptare sot Kombi ka nevoje per bashkim dhe pajtim jemi Komb e nje gjak me i vjeter ne ballkan o sot o kurr te shpetojm nga kjo diktature jemi vllezer shqipetare ta shpetojme Atdheun ane bane se armiqte vend ketu nuk kane!!!

  2. SHijak says:

    bravo kavajot ky eshte nje ms i forte per cilin do shqipetare qe e don shqiperine dhe shqiptaret

  3. dash says:

    Plotesisht dakort me z.Haxhia….

  4. Studenti says:

    Po zoti Izet, nuk mund të bëjë ma Sali Vuçidoli një 14 shtator të dytë sepse:
    E para, nuk është kaq i dobët shteti shqiptar.
    E dyta, jemi një vend anëtar i NATO-s.
    E fundit, nuk je as ti, këtu në Shqipëri, as Shabani, që i prinit në ballë në çdo protestë dhe në çdo miting, me kallash në dorë, vetëm që Sali shpellari të ruante pushtetin familjar ose të merrte pushtetin.

  5. Konti Sbalta says:

    dy vrasesit e 21 janarit ngriten cadren ne vendin e krimit dhe pregatisin vrasjen e radhesTe jemi sycele.fa

  6. Arber Iliri says:

    PD u krijua si Parti e shpreses dhe lirive demokratike ne prag te renies se shoqerise komuniste nje partiake, por fatkeqesisht kufoma gjysem e vdekur e regjimit komunist e infektoi qe ne fillimet e saj kete Parti duke i vene ne krye nje nga komunistet me te etur per karriere sic ishte Sali Berisha i cili deri ne 1990 kishte bere gjithcka per tu ngjitur sa me lart.Kjo eshte e verteta e thjeshte nese cdokush ka dy pare mend.Ne keto 27 vite Berisha ka treguar se mund te krahasohet vetem me Enver Hoxhen ne egon per pushtet, duke kryer te gjitha veprimet e pista krimanale,anti shqiptare, vrasjev personash, vrasje masive shitje interesash kombetare dhe te gjitha keto per vetem nje qellim mbajtjen apo marjen e pushtetit shteteror.Ne historine e shtetit shqiptar vetem Salihu dhe Enveri kane bere gjithcka per pushtetin e tyre pa dash ma ja dit per interesat e kombit .I uroj nje vdekje te shpejte> jam i sigurt se historia ne vitet qe vijne do ta mbuloje me turp si Enver Hoxhen kete maniak pushteti.Turpi qofte i tij i stopoi shanset e Shqiperise per afro 3 dekada dhe ka marre mallkimin e gjithe shqiptareve te thjeshte e te ndershem.PD e shperfytyroi dhe deformoi komplet vetem per interesat e tij per pushtet dhe e katandisi ne nje kalbesire qe qelbet me njerezit qe mblodhi reth vetes, gjithe sherbetore te interesave te tij qe nuk guxojne te thone nje kritike ndaj poshtersive te ish shefit te tyre qe i ngriti ne detyra pa asnje talent e mencuri pervec asaj te sjelljes si zagare te tij.Turp e mesim per te ardhmen se si nuk duhet te jete nje drejtues politik e shteteror.Vendit i duhet nje djathte moderne europiane e afte te marre pushtetin e te coje vendin para me reforma.PD e shikoj komplet jashte ketij funksioni, ka te drejte Izet Haxhia krejt nje bande idiotesh -hajdute ne krye qe shohin akoma kufomen politike Berisha si udheheqes te tyre.Rindertimi i nje te djathte te vertete domosdoshmeri per vendin.
    I takon zyrtareve te tashem shteterore qe ne rast te perpjekjeve per destabilizim te kesaj force qe po vdes te pergjigjen me forcen e ligjit per te miren e vendit dhe qytetareve qe paguajne taksat .Shqiperia nuk ka kohe me per te humbur.Shpata e ligjit duhet te bjere mbi gjithe ata qe duan kaos remuje e shkaterrim te se ardhmes se vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *