Shkëlzen Berisha: Njeriu që fshihet pas çadrës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas dështimit të negociatave të së martës, kryeministri Edi Rama nuk ka ndonjë deklaratë për mediat.

Por ai shkruajti një fjali të shkurtër në FB, duke thënë se pa miratimin e vetingut, nuk ka asnjë kompromis.

Kjo shpjegon në një farë mënyre, arsyen e vërtetë se pse dështuan negociatat.

Më shumë se sa për zgjedhje të lira, Lulzim Basha dhe Berisha po luftojnë kundër vetingut.

Dhe në negociatat e së martës, raportohet se është kërkuar edhe rinegocimi i vetingut, gjë që është pranuar edhe nga vetë Lulzim Basha në çadër, por dhe herë të tjera.

Ai thotë se Rama ka ndryshuar marrëveshjen e korrikut, ndaj dhe do që ta ndryshojë vetingun.

Gjë për të cilën Rama thotë se është kategorikisht kundër.

Dhe pas Ramës padyshim që qendron SHBA dhe BE, pasi janë Uashingtoni dhe Brukseli autorët e reformës në drejtësi.

Por përse ka kaq shumë frikë PD nga vetingu?

Duket se gjithçka lidhet me një emër: Shkëlzen Berisha.

Prej mujash në qarqet e politikës shqiptare dhe ato diplomatike qarkullon fjala se e gjithë protesta e PD-së, bojkoti i Kuvendit dhe lufta që po bën opozita ka një emër të vetëm shkaktar: Shkëlzen Berisha.

I biri i ish-kryeministrit e ka emrin në dosjen e aferave të shitjes së CEZ.

Flitet se Berisha ka kërkuar nga ndërkombëtarët garanci për të mos u preku i biri nga “drejtësia e re”, por e vetmja që i është ofruar, ka qenë “garancia e ligjit”, shkruan Tesheshi.com. Dhe kjo ka bërë që më pas “të hapet çadra”.

Pak javë më parë kjo gjë u pohua dhe nga ish-këshilltari i Berishës, shqiptaro-amerikani Grid Rroji.

Ai tha se çadra e PD-së u ngrit sapo Shkëlzen Berisha nisi të thirrej në komisionin hetimor për aferën CEZ.

Kjo gjithashtu e shpjegon dhe zemërimin e Bashës në bisedimet e së martës, ku nuk i është dhënë mundësia që të negociojë mbi paketën e ligjeve të reormës në drejtësi, që ai ka kërkuar ta rikthejë dhe një herë në Kuvend për ta ndryshuar pasi është votuar.

Më tej, me shumë gjasa kjo shpjegon dhe vrapin e tij tek zyra e Berishës, në vend që të shkonte në selinë e PD-së dhe të mblidhte strukturat e partisë, e më tej aleatët e tij, për të diskutuar mbi ofertën që i kishte dhënë mazhoranca Rama-Meta në tavolinë: qeveri teknike; KQZ-në; spastrimin e policisë dhe shtyrje të zgjedhjeve.

Duke marrë një vendim personal (këshilluar vetëm nga Berisha) Lulzim Basha vendosi mbrëmë për PD-në, për aleatët dhe për gjithë njerëzit që e ndoqën e i besuan në 2 muaj e gjysëm protestë.

Por, a do të pranojnë të gjithë aktorët e opozitës vendimin e tij?! Kjo mbetet për t’u parë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Shkëlzen Berisha: Njeriu që fshihet pas çadrës”

  1. Zgalem says:

    Eshte pak ta emertosh “Birbo ‘ Zgalem

  2. Lumi Ottawa says:

    Po te gjithe e dine se familja Berisha eshte pas cdo te keqje qe i eshte bere shqiprise prej 26 viteve. Ligji ti ndeshkoje keta krymba. Vrases, hajduta dhe tradhetar.

  3. tomsojeri says:

    Esht gjith elita e PD e zhytur ,kush me shum e kush me pak e ndaj po ju hecen banditeve !E din qe nuk shpetojn dhe po u nap lrmshi do shohim gallat te madhe ! Esht perpelitja e fundit e klyshit berishes me mbiemrin berish dhe klyshit te klonuar te familjes ! Varur duan varur si Sadam Hyseni por ska kush i bvar se ata qe e kan ne dor mut jan te ter….

  4. Gus says:

    Perseri familja Berisha do ta mbajë peng Shqipërinë?????

  5. Xen deledashi says:

    Po perserisni fjalet qe kam thene une para ca kohesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *