Pas Ambasadës amerikane, asaj britanike e asaj gjermane, edhe ambasada holandeze në Tiranë thotë se do të njohë zgjedhjet e 18 qershorit edhe pa pjesëmarrjen e opozitës.
“Pas konsultimit me Ambasadat e tjera dhe delegacionin e BE-së në Tiranë, Holanda u bën thirrje të gjitha forcave politike që të vazhdojnë dialogun në përpjekje që zgjedhjet të mbahen sipas standardeve ndërkombëtare dhe me pjesëmarrjen e të gjitha partive.
Udhëheqësit politikë duhet të jenë të përgjegjshëm për stabilitetin e vendit”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga ambasada holandez.
Shqiptarët, vijohet aty, meritojnë zgjedhje me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike dhe megjithëse do të na vinte keq nëse opozita i bojkoton, vetë zgjedhjet do të vlerësohen në bazë të standardeve ndërkombëtare.
Më pas, në deklaratë përmenden reforma në drejtësi dhe pesë prioritetet për hapjen e negociatave të anëtarësimit.
Kujtojmë që Holanda është shteti, shtetësinë e së cilës mban bashkëshortja e Lulzim Bashës, Aurela, e cila për të qenë holandaze, dorëzoi pasaportën shqiptare.
Pak javë më parë ndërkohë, ajo pati një takim shumë miqësor me ministrin e Jashtëm të Holandës, i cili vizitoi Tiranën, por duket se kjo gjë nuk i ka bërë punë.
Hahahahaaaa kot i dergove gruan holandezit o Lul “de behanger”. Pijpen van nederlandse minister van buitenlandse zaken is voor niets geweest ! Volgende keer beter.
Aman cfar eshte ajo
Seshte as nonje e bukur