Goditja e call center, çfarë ndodh tani?! Ja kompanitë që kanë kontrata në Shqipëri

5 Maj 2017, 09:27Sociale TEMA

13 sipërmarrje të mëdha italiane firmosën dje një protokoll mirëkuptimi me kryeministrin italian Paolo Gentiloni dhe ministrin e zhvillimit ekonomik Carlo Calenda, në të cilin u angazhuan që 98% të shërbimeve aktuale t’i kalojnë gradualisht në Itali, si dhe të paktën 80% e vëllimeve outsourcing për kontratat e reja të kryhen në territorin italian.

Këto kompania janë: Eni, Enel, Sky, Mediaset, Tim, Vodafone, Wind Tre, Fastweb, Intesa SanPaolo, Unicredit, Poste Italiane, Ntv, Trenitalia.

Po çfarë do të ndodhë tani në sektorin e call center në Shqipëri, aktiviteti i të cilit është ngushtësisht i lidhur me kontratat që u sjellin operatorët italianë dhe që ka rreth 25 mijë të punësuar?

Aktorët e tregut pohojnë se nga 13 operatorët e sipërpërmendur, në Shqipëri kanë kontrata pesë prej tyre, Vodafone, Wind, Tim, Sky, Mediaset, Fastweb. Këto sipërmarrje i kanë deleguar një pjesë të aktivitetit të thirrjeve telefonike tek operatorët call center në Shqipëri.

Situata mbetet e paqartë. Operatorët thonë se ata janë tashmë në pritje së çfarë do t’u thonë kontraktorët. Edhe ajo pjesë e vogël e shërbimeve prej 20% vlerësohet se do të shkojë në Rumani, jo në Shqipëri.

Që në muajin dhjetor, kur parlamenti Italian kaloi në ligjin për buxhetin edhe masat shtrënguese, që synonin frenimin e delokalizimit të call center në vendet jashtë BE-së, kompanitë në Shqipëri i kanë marrë masat. Operatorët më të mëdhenj kanë regjistruar tashmë kompani edhe në Rumani, që duke qenë brenda BE-së nuk i nënshtrohet kufizimeve të masave shtrënguese.

Mbyllja e kompanive të vogla call center në Shqipëri ka filluar, të tjerë raportojnë vështirësi dhe në përgjithësi operatorët e tregut presin që deri në fund të vitit të bëhet më e qartë situata. Të tjerë kanë filluar të diversifikohen drejt shërbimeve të tjera, si web marketing apo dhe forex. Po synohet dhe tregu gjerman, por gjithsesi numri i të rinjve shqiptarë që dinë gjermanisht është shumë më i ulët se ai atyre që flasin italisht.

Po zhvillohet Forex, por ai mbetet i dyshimtë

Reklama të shumta në rrugët e kryeqytetit shqiptar ftojnë të rinjtë të punojnë në kompani call center që kanë parësor aktivitetin e forex, ku operatorët marrin në telefon qytetarët italianë dhe përpiqen t’i bindin të investojnë në platforma online tregtimi apo në aktivitetet e kursit të këmbimit. Një pjesë e kompanive të vogla të mbyllura i kanë transferuar punonjësit në sipërmarrje të tilla.  Roberto Caparrota, administrator në call center, thotë se këto janë zgjidhje momentale dhe ky segment nuk mund të mabjë më shumë se 10% të tregut. Operatorët e këtyre kompanive, thotë ai, gjejnë një klient, e bindin të investojë, ai fiton njëherë dhe pastaj vetëm humb. Ky është një biznes spekulativ dhe jo i qëndrueshëm. Ai thotë se mediat italiane po e investigojnë këtë dukuri dhe në momentin që lajmi do të dalë në media, edhe këto kompani rrezikojnë të mbyllen. (Monitor)

1 komente në “Goditja e call center, çfarë ndodh tani?! Ja kompanitë që kanë kontrata në Shqipëri”

  1. nonlagma ea says:

    Utterly written articles, thanks for information. “He who establishes his argument by noise and command shows that his reason is weak.” by Michel de Montaigne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje