Dhuna, opsion i PD-së më 18 qershor!

7 Maj 2017, 20:23Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Partia Demokratike ka marrë sot një vendim politik, bazuar tek shpresat që ka se dhuna mund të ndalë zgjedhjet e 18 Qershorit. Ky është i vetmi element që triumfoi në këto tre muaj të krizës politike dhe protestës së opozitës, është shantazhimi i zgjedhjeve përmes dhunës.

Gjithë përpjekjet për ta maskuar këtë filozofi me kërkesa politike për garancitë e zgjedhjeve u ç’montuan pjesë pjesë dhe ranë rrugës. Sot të gjithë ata që u përfshinë në këtë proces me dëshirën e mirë për të ndihmuar PD, siç ishin Partitë Popullore Evropiane, Bashkimi Evropian, SHBA , si dhe  aleatë politikë brenda vendit si LSI, janë të qartë se Partia Demokratike nuk ka asnjë arsye për të mos hyrë në zgjedhje. Lulzim Basha sot legjitimoi politikisht dhunën si mjetin me të cilin do arrijë qëllimin.

Ai u ka bërë thirrje të zgjedhurve të Partisë Demokratike ta kthejnë 13 Majin në Tiranë, në një provë force kundër qeverisë, duke pasuar thirrjet jashtë kontrollit të Sali Berishës, i cili ka lënë të kuptohet se turma do të jetë jashtë kontrollit dhe përgjegjësisë së Partisë Demokratike. Në një situatë edhe më të papërgjegjshme, ai ka folur brenda Grupit Parlamentar të PD për “Marinsa amerikanë” që do trajnojnë PD për mosbindje civile dhe ekspertë ukrainas që kanë përvoja të tilla. Për këtë ndoshta do të marrë përgjigje dhe më të rënda nga ata që paguajnë “marinsat” për paqe në botë, por ideja se ai po përgatitet në luftë është tragjio-komike për historinë e Partisë Demokratike.

Kjo është një situatë që pritet. Askush nuk duhet të alarmohet apo shqetësohet nga aktet e dhunës fizike të Partisë Demokratike në Tiranë. Partia Demokratike nuk ka fuqi për të destabilizuar Shqipërinë, pasi nuk ka as mbështetje popullore për këtë, dhe as potencial real. 50 vetë të paguar që kanë bërë dezhurn rregullisht në çadër, janë thjeshtë mercenarë të një kauze politike të lidershipit të PD, që nuk ka lidhje me shoqërinë shqiptare. Çdo akt dhune i tyre është i menaxhueshëm dhe do të kthehet në një kosto për lidershipin e PD, por jo për shqiptarët.

Në këtë aspekt dhe thirrjet e Berishës për të dalë situata jashtë kontrollit, apo paradat me arkivolë në çadër, janë më shumë një sforcim i tyre dhe akte të dëshpëruara, për të treguar se janë në një betejë për jetë a vdekje për pushtet, se sa një kërcënim real për dhunë.

Por ajo që është e rrezikshme në këtë histori, është fakti që Lulzim Basha po tenton ta kthejë dhunën në filozofi të politikës së tij. Ai ka injoruar propozimin më konsesual të mundshëm ofruar nga Partitë Popullore Evropiane, duke bërë një gjest të vetëdijshëm përjashtimi nga familja evropiane e Partisë Demokratike, për  të shpresuar tek dhuna.

Perceptimi i Lulzim Bashës për tërheqjen e PS nga zgjedhjet në Kavajë, si fitore e dhunës mbi qytetarët për të mos i lejuar të votojnë nëse janë kundër tij, është karremi i gabuar që ka gëlltitur, dhe “fitorja” që mund ta vrasë përfundimisht. Rruga e duhur ishte që ai t’u kërkonte falje qytetarëve të Kavajës, të cilëve nuk ua mundësoi të drejtën e zgjedhjes. Ai duhet të niste qysh të premten të distancohej nga ideja se i kishte trembur qytetarët me dhunë, që të mos votonin. Por duket se jo vetëm që e mori përsipër dhunën, por po mendon ta bëjë simbol të politikës së tij. Kjo do ta bëjë 18 Qershorin, një ditë të vërtetë zgjedhjesh, pasi shqiptarët do të kenë mundësi të votojnë dhe për opozitën, pasi do të dalin për të zgjedhur, jo vetëm mes kandidatëve, por dhe për opsionin e dhunës së Lulzim Bashës. Vetëm se pas asaj dite, rruga e Lulzim Bashës, për t’u kthyer sërish në politikë, mund të minohet përfundimisht. Kush nga shpata vjen në pushtet, prej shpatës vdes!

20 komente në “Dhuna, opsion i PD-së më 18 qershor!”

  1. Xha Temja says:

    Ore bajge e vjeter e qe spo e le rehat kete popull!
    Kur thua dhe e di qe situata e protestes do dali nga kontrolli,pse nuk e ndalon ate proteste qe njerezia te jene te qete?
    Pse kerkon vetem gjak ne kete vend,o shushunje qe gjithe jetes tende ke pire vetem gjak te njerezve te pafajshem?
    Ceshte kjo deshire e madhe qe ky vend mos te behet kurre?
    Ceshte kjo herrezi qe ke ndaj shqiotareve(dihet qe ti sje shqiptar)?
    Si qytetar,do i kerkoja nderkombetareve ta ndalnin kete bajloz te zi.
    Ja kerkoj atyre sepse cdo gje bere nga policia jone,do te quhej si hakmarrje politike!
    Izolimi i atij njeriu,do te jete rehatia e shqiptareve!
    Ju lutem,nje ore e me pare ta beni kete. Cdo vonese eshte ne dem te njerezve te thjeshte!

    1. mixha elez says:

      Me lejoni qe fjaline e fundit
      ‘Kush nga shpata vjen ne pushtet..nga shpata vdes”
      per kushtet e sotme mund te thuhet:
      .
      “Kush nga ambasdoret vjen ne pushtet..nga ambasdoret vdes”
      .
      gje e cila nuk eshte vertete pasi jane keto ambasdore qe po e mbrojne hapur Lulin nga vdekja..jo vetem aq por deri tani per dipllomacine euroatllantike dhe sherbimet secrete te tyre Lu Basha ka mundesi te amerikanizoje emrin dhe ta beje
      .
      Donald Fallic Basha..

      …Pse e them kete?
      .
      .Sepse fix 6 vjet me pare ne 8 maj 2011 kur gjaku I 21 janarit 2011 ishte I fresket ne boulevard nga arvizu dhe ilir meta u organizua masakra elektorale me kriminale per te gjitha kohrat…kun je fituesi pasi zyrtarisht I urohet fitorja ..del nje mengperveshur…..dhe ja perveshi nga mbrapa Rames.
      Pse ‘Garantet nderkombetare “ te Rames do ta bejne kete te fundit kurban per te dyten here qe do jete dhe vdekja perfundimtare e kombit shqiptar ?
      ……….
      Edhe nje njeri normal e kupton qe me ngritjen e cadres kriminale “Sal & Lul”
      ka filluar nje agersion mediatik I pa pare ne boten demokratike.
      Thirrjet terroriste te berishes dhe manekinit Lul
      qe shkojne deri ne likujdimit fizik te Edi Rames
      paturpesisht po anashkalohen
      qofte nga ambasada amerkane
      qofte dhe nga ultra-berishistet & lubashistet e washingtonit.
      .
      Jane tre sekunca me poshte qe tregojne se kush eshte “huri” qe mban cadren.
      .*
      Gazeta amerikane “New York News” i bën jehonë letrës së Rohrabacher.Biznesmeni shqiptar: Obama të kthejë paratë e Ramës.
      Dyshimet e ngritura nga kongresmeni republikan Dana Rohrabacher dhe kërkesa e tij për hetimin e fotografisë midis Edi Ramës dhe Presidentit të SHBA-ve Barak Obama, ka bërë jehonë dhe në mediat amerikane.
      Gazeta e përditshme “New York News” i ka kushtuar një artikull shkresës së dërguar nga kongresmeni Rohrabacher për prokurorin e Përgjithshëm Eric Holder dhe Komisionin Federal të Zgjedhjeve, ku kërkohet hetimi mbi një komplot të mundshëm nga shtetas të huaj për të anashkaluar ligjet amerikane. Për gazetën e New Yorkut ka folur edhe presidenti i kompanisë “Albanian Minerals”, Sahit Muja, i cili ka kërkuar nga Presidenti Obama që të kthejë mbrapsht kontributin e paligjshëm të fushatës nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
      **
      . Kongresmeni amerikan Dana Rohrabacher: Amerika i është mirënjohëse Berishës
      15 Qershor 2013 –reklame e turpeshme nje jave para votimeve te 23 qershorit 2013
      Kohët e fundit, kur SHBA kishte nevojë për vende të gatshme për t’u ofruar azil anëtarëve të MEK, të bllokuar në Irak, kryeministri Berisha ra dakord për të pranuar 210 anëtarë të atij grupi – shumë më tepër se çfarë ishte i gatshëm të merrte çdo vend tjetër. Ajo ishte një shenjë e besimit të mirë dhe miqësisë që ata njerëz nuk do ta harrojnë shpejt. Kryeministrit Berisha iu desh kurajë e vërtetë për të bërë këtë ofertë bujare.
      .
      ***
      Gjatë vizitës në SHBA, 29 mars 2017 kreu i PD-së, Lulzim Basha është takuar me kongresmenin e Kalifornisë Dana Rohrabacher, anëtar me peshë i Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Kryetar i Nënkomitetit për Evropën dhe Euroazinë të Kongresit. Kongresmeni Rohrabacher, i cili u takua me Bashën në Uashington, i tha Breitbart News se ai e çmon patriotizmin dhe përkushtimin që shikon tek Basha. “Ka arsye për të pasur frikë për atë që po ndodh në Ballkan”, tha ish-fjalim shkruesi i Presidentit Ronald Reagan. “Stabiliteti në atë pjesë të Evropës varet nga një Shqipëri e qëndrueshme dhe që funksionon. Ka një shqetësim serioz për korrupsionin, tregtinë e drogës dhe terrorizmin në këtë vend të rëndësishëm, na duhet dikush që merr përgjegjësi. Lulzim Basha, të cilin e njoh prej kohësh, është pikërisht personi i duhur për të përmbushur këtë mission.
      .
      Ne vend te mbylljes
      =================
      .
      eshte e turpeshme per boten perendimore qe po tolerojne ne menyre kriminale junten nazi berishiste..
      .
      komentshkruesi u ngrit me rinine shqiptare ne 1990 ( por dhe shume vite me pare)
      …..qe ta bejme Shqiperine si Europa por kjo e fundit na coi te gropa
      …..Kerkuam bese prej Amerikes por morem lesht e marikes.
      ..Luftes artificjale &kanibale kunder “kamunizmit” I doli boja me keto antihumane burrokrate si Rohrabacher-et & Grossruck-et
      .Nuk besoj se ka rruge me te mire per Europen & Ameriken per ti hapur Ruseve rrugen drejt Adriatikut
      sipas intenerarit Moske-Beograd –Durres
      .Nuk ka lapidar me te madh per Enver Hoxhes qe po I bejne Dana Rohrabacher-at e Amerikes dhe Wolfgang Grossruck-et e Europes..
      Te tolerohet nga Amerika dhe Europa
      VRASESI
      TRADHETARI
      SPIUNI
      LUL BERISHA
      ESHTE POSHTRMI
      ME I MADH QE I BEJNE
      KOMBIT SHQIPTAR.
      PER TE GJITHE KOHRAT
      .

    2. Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Fill nga Qadra
      e Lirisë
      Msyn në Djep
      t’Demokracisë
      Pri Lulqim,
      ty t’prift e mara
      Kungulleshkë
      po krejt pa fara!
      Pri Lulqim
      për marshalla
      Lum PeSe-ja
      qy te ka!
      Me ty n’krye
      Oj gastore
      Njef PeSe-ja
      veq fitore.
      E ksaj dite
      ja ke mrrit
      Me majt PeDe-në
      n’opozit.
      Rri Lulush
      U lodhe shum
      Ja palo
      Dhe nji sy gjum
      Ç’ashtu bane
      Ke bashkija
      Cull për shpirt
      Të ka Salija!

  2. Nasho says:

    KY NUK ËSHTË SHTET!
    KUR POPULLI NUK LEJOHET TË SHPREH VULLNETIN E TIJ PËR ATË QË DO TA DREJTOJ, ORGANET PËRKSTËSE DËNOJNË FAJTORIN.!
    Ç’MUT SHTETI ËSHTË KY YNI !!
    Ç’PREÇEDENT VENDOSËT KËSHTU???????

    ÇFRIKË KANË NDËRKOMBËTARËT,QË SADAMËVE DHE
    GEDAFËVE SHQIPTARË TU TREGOJNË VENDIN??
    ??????????????????????????????????
    NDIHMOANI TË PASTROJMË ELEMENTËT E POLITIKËS SONË,PO NA PENGON NË RRUGËN E ZHVILLIMIT.!!!
    NUK ËSHTË VËSHTIRË TI GJENI KUSH JANË!!!
    ????????????????????????
    NDIHMOJENI SHWIPËRINË,SEPSE KONTRIBONI PĒR PAQEN DHE ZHVILLIMIN E TËRÊ BOTËS!!

  3. Lulushi says:

    Kjo eshte vdekja e Pedese perfundimisht. Habitem me neglizhencen e ujit me kos dmth e aliasit prok i pergjithshem perpra ketyre thirrjeve dhe qendrimeve te dhunshme antiligjore dhe penale te lideshipit kriminal te pedese dhe marionetave qe i shkojne pas disa kryetare partizash pa elektorat

  4. Shqupisti says:

    Po cfare dhune do bejne keta,do bejne ndonje dhune me te madhe se shtatori i 98,do te djegin me teper se kryeministrine dhe ndonje objekt tjeter,asgje me teper ,po pastaj,pastaj prap ne cader,po jo me ne bulevard ,po te sh.q.u.p.i dhe do rrine atje te pakten dhe 8 vjet te tjera,pervec se ata qe do marrin per siper keto veprime dhe ata qe do te kryejne veprimet,do jene objekt i drejtesise.

  5. aqif tahipi says:

    O Mero keta qadristet e shkrete pellasin nga frika e reformes ne drejtesi.Rama nuk duhet ti prese asnje minute tjeter keta lamashe. Natyrisht , qe per kercenimet e tyre luftarake kunder shqiptareve te ndershem egziston nje ilac popullor ,qe shqupisteve ju ka bere efekt shume te mire relaksues kur e kane provuar ,preshi I lushnjes .

  6. DETARI [email protected] says:

    Une di nji gje ;

    Qeni sado i eger qe te jete,po te pa qe ke ne dore nji dajak…………jo qe nuk te cuhet per te kafshuar,por fut bishtin nder shale dhe kerkon vrime qe te futet …………….

    por kur je me dajak ne dore dhe iken me vrap ne drejtim te kundert,ai per instikt do te ndjeki……..

  7. boom says:

    Dobesia e Rames dhe shtetit ndaj kercenimit per dhune ne Kavaje ju ka dhene kurajo serbo-putinisteve te bejne terror me 18 Qershor.

  8. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Panvarsisht terheqjes se dy kandidateve,PD duhet te demostronte ne Kavaje,per te treguar se ajo do protestonte per “zgjedhje te lira dhe te ndershme”
    Por nderimi i planit te veprimit,tregon deshiren per te treguar demostrim force,per te “trembur” Ramen,per leshimin e pushtetit !
    “Qeveria teknike” per ta eshte endera per marrja e pushtetit ne tavoline ,duke u “fshehur” mbrapa togfjalve krimi,droga,prostitucioni, sikur vijne nga Hena ,mendojne se nuk i njohin ne lagje.
    Mendimi se Rama do t’ja u dhuroj pushtetin i mban ne cader te lidhur si qeni pas zinxhirit,kur shancet do zerohen, do heqin masken.

  9. Grand says:

    Z.Baze! A mund te shpjegosh pak me qarte se kudh jane keta” marinsat amerikan” dhe ekspertet qe prishen zgjedhjet ne Ukrahine?
    Luli nuk mund te sjelle MA pa lejen Usa!
    Pra mashtron! Shpresoj qr USA te nxjerr flete arredti per gay ruso – serb, per shperdorim te autoritetit te MA. Vetingu- gracka ku shpirtrat mekatar kapen si laraska! Usa mbroni dhe drejtesi per Shqiptaret!

  10. Kujtimi says:

    Mero te lumte goja
    Shqiperia nuk ja ka borc Saliut dhe lulit qe ta shkateroin
    Se do Basha karigen e kryeministrit
    Saliu te shpetoi koken nga drejtesia
    Turp keta plera qe presin vetem dit te keqia per shqiperin

  11. Besoj says:

    I sakte si gjithmone.

  12. Kola says:

    Ne keto qe po ndodhin nuk ka asnje cudi. Kjo eshte fytyra e vertete gjakatare e kesaj partie fashiste. Kjo eshte edhe pergjegjesia jone qe e besuam dhe e sollem ne pushtet. Gjithashtu eshte pergjegjesia jone qe po i vonojme varrimin dhe po e leme te qelbe dynjane.

  13. SHqiperia eshte vend i NATOS mos kini frike nga kercenimet e SALIUT ai kerkon te frikesoj Z.RAMA qe te beje sic don AI.AMBASADORET duhet te deklarojne poziconin e tyre ne lidhje me dhunen qe kerkojne te beje SALIU me LULIN.

  14. Leo says:

    Edi Rama ka ardhur nga shpata e arrogances dhe krimit dhe kriminelwve te bllokut te vjeter !! Ashtu si dora vete mjero ka thene NJE I cmendur qe ka vene dore mbi nenen e vete ! Turp dhe marre qe ushqeni me diare kete mm bastard

  15. Xha Selimi says:

    O Mero , po nje grua plak para disa vitesh u denua per nje kg ashash a i vrar . Sot ish je drejtorat e policise u rigraduan dhe ti nuk e more guximin te hidhje dy rreshta per kete fenomen . Te jesh i sigurt se nqs do te ishin marre masa ndaj ketyre drejtuesve ” jo vigjilent ” opozita do te kishte pranuar te futej ne zgjedhje . A e kupton se sa i madh eshte roli i opozites ne demokraci ? Mos e lidh me emra te pervetshem opoziten . Je pozicionuar per interesa personale kunder PD-se dhe ben artikuj teresisht jashte rrealitetit . Ti nuk e ke problem te hidhesh nga nje gemushe ne tjetren …kuptohet per te dhjerre . Dhe si gjithmon do ta fshish bythen me gur .

  16. ups says:

    Nje pyetje teknike Mero, po sikur Pedeistat te udhezojne kreret e kopese qe dt 18 qershor te votojne per LSI? Po sikur kjo e fundit te dale force e pare ne nje koalicion de facto votash me PD? Po sikur kjo aleance te reduktoje mandatet e PS nen 70 cope? Po sikur pas zgjedhjeve te mos formohet qeveri dhe vendi te kaloje ne zgjedhje te parakohshme? Mos u merrni me temen e dhunes dhe PD po shifni poshte cadres per ndonje tunel me kryesine e kunvendit…

  17. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: February 20,2017 at 8:25:04 AM EDTm

    LULEZIM BASHA + … NE PRANGA!

    Thirrjet per dhune e guerilje jane akte
    terrori

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pasi u zgerlaq edhe nga Opinion i Klanit te Klanit te Vicidolit , dje dhe sot, lideri de jure i SHQUP-it, Lulezim Basha hoqi edhe maskat e fundit te demokracise se rreme e te degjeneruar prej ” bandes se gangstereve” te Sali Berishes, Fatmir Mediut, Flamur Noke Stanishicit…. dhe korporates se Krimit.
    Dje ai deklaroi hapur e pa maska se krejt protestat dhe potera e Korporates se krimit te organizuar te Sali Berishes nuk jane zgjedhjet e lira por parandalimi i 7 ligjeve te Vetingut dhe rrenimi i Reformes ne Drejtesi.
    Sot qehajai i Berishes ne krye te PD-se se Berishes shkoi edhe me tej.
    Me nje gjuhe qe te kujton me teper thirrjet e Fidel Kastros dhe Chegevares, ISIS-it e Eskobarit ai Iu drejtua “Xhuponeve te zinj ” falangave te murrme ala neonaziste, skuadroneve te vdekjes dhe njesiteve guerile me thirrjet per dhune e terror te hapur kunder nje qeverie dhe institucioneve te zgjedhura ne menyre demokratike!
    Ngrihuni ne kryengritje per permbysjen me dhune te rendit kushtetues te Republikes se Shqiperise eshte thelbi i kushtrimit te Bashes!
    ” Shpojuni gomat e makinave!
    ThyjunI xhamat e dritaret…
    Qelloni me grushta…
    Nxirrini jashte….
    … lufte do te kene!
    Adelante camaradas ! Perpara shoke lufte!
    Eshte thirrje e hapur per guerilje e terror e telallit te Sali Berishes dhe Bandes se tij te Gangstereve!
    Kryekriminelet me te medhenj te Shqiperise Sali Berisha, Lulezim Basha, Fatmir Medihoxha, Flamur Noke UDBa na bejne engjellin e antikrimit.
    Asnje i burgosur per krime te renda dhe i denuar me ndeshkimin maksimal , ate per jete, nuk ka kryer krime aq te renda sa secili prej cetnikeve dhe terroristeve te siperpermendur.
    Krime qe shkojne deri ne terror shteteror sic ishin ato te 28 majit 1996, katrahura me mbi 10 mije viktima e 97-es, nxjerrja ne prite dhe vrasja e Azem Hajdarit, grushti fadhisto- cetnik i shtetit i 14 shtatorit 1998, Gerdeci me qindra viktima, marreveshja Atdheshitese e Otrantos, ekzekutimi pa vendim gjykate e antikushtetues i Sali Bashes i 4 protestuesve te 21 janarit 2011 pikerisht aty ku kercet tallavaja e vallja e vdekjes se mercenareve te tyre!
    Asnje hajdut e bande kusaresh se denuar per vjedhje ne permasa te medha vec e vec e se bashku nuk kane vjedhur e plackitur sa cka vjedhur Banda familjare e politike e Berishajve vetem me Piramidat e Autostraden e Kombit.
    Po milionat e ” sypeshkaqenit” te Berishes dhe Fatmir Mediut ne Gerdec, interkoneksioni energjitik ne Kosoven i Shkerdhenit, tokat e helmuara te Argita Fazlicit e Lulezim Bashicit ne Durres !?
    Po CEZ- i Sali Kadafit dhe Shkelzen Milices!
    Mbi 3 miliarde euro u jane vjedhur ose tjetersuar shqiptareve dhe Shqiperise vetem gjate viteve 2008 – 2013 nga kjo Mafia e Kusarise, Vrastarise dhe Korrupsionit , MKVK, te Sali Berishes.
    E kryebanditet Berisha, Basha… dhe ish ministrat e Brendshem te Republikes se Lazaratit, Lulezim Basha, Bujar Nishani, Flamur Noka kane goje e fytyre bashke me krye… kryebanditin Sali Berisha te na permendin Eskobara e deri edhe mbledhje Keshilli te Sigurise Kombetare per nje cironke te narkotrafikut.
    A e dini si e justifikoi dhe motivoi kete mbledhje Presidenti sakat nga trute e me shume nga shpirti katran i SHQUP-it po ashtu vjedhur nga banda e Berishes!?
    ” Per aresye se Balili dhe narkotrafiku perbejne rrezikshmeri shoqerore” ! Hajde President K… ari hajde me keshilltare koqe kandari.
    Rrezikshmeria shoqerore eshte ceshtje policesh lagjesh, prokuroresh te shkalles se pare!
    Keshilli i Sigurise Kombetare mblidhet vetem per ceshtje qe rrezikojne Sigurine Kombetare dhe ne mbledhje te jashtezakonshme ne gjendje lufte, si kjo qe shpalli sot kryebanditi e kryekrimineli Lulezim Basha.
    Cfare pret kryeprokuhori i Shqiperise Adriatik Palla e banda e tij e horave te Drejtesise !?
    Merret ne pordhet e intrigat e Bandes se Gangstereve te Berishes dhe me gjurme gishtash ne vend qe te urdheroje arrestimin ne flagrance te Lulezim Bashes dhe krejt bandes se Berishes qe fshihen pas tij per
    1- Cenim dhe rrezikim te rendit kushtetues dhe Sigurise kombetare per llogari e ne sherbim te RIA- a ruse, DIA-se serbe dhe agjenturave armike.
    2- Thirrje te hapura publike per dhune e terror kunder qeverise dhe institucioneve te zgjedhura ne menyre demokratike me mbi 1 milione vota.
    3….
    Te arrestohet ne flagrance Lulezim Basha per krimet e renda te tij te se kaluares dhe ato te sotme!
    Sot ai sterderdhi jo kupen, por cisternen e krimeve pa fund te tij kunder shqiptareve e Shqiperise !
    Lulezim + ne pranga! Sot! Neser eshte kurre!

  18. Dua te votoje..! says:

    Pa le ta provoj SALI QENI e LUL KUDRA .., te shikojme sa ju vlen lekura..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje