Amerikanët nuk bisedojnë me barbarët e çadrave, kanë vetëm gjuhën e forcës ndaj tyre. Kështu do ndodhë edhe të hënë

10 Maj 2017, 12:46Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Hoyt Brian Yee, zëvendës ndihmës sekretar i shtetit amerikan vjen këtë të hënë në Tiranë.

Ambasadori amerikan e takoi shkurt, dhe ia bëri dje të qartë Lulzimit: “stop, i tha, deri këtu!”

E patë që nuk thanë asgjë për takimin: gjuha politike e forcës nuk transmetohet në publik.

l.E kuptoni ju që një Sali dhe një Lulzim nuk kanë fare peshë në llogarinë e politikës amerikane!

Hoyt Brian Lee ishte ai që shkatërroi barbarinë e presidentit Ivanov në Shkup, dhe tani pas takimit, në Maqedoni, po shkon gjithçka drejt për shqiptarët.

Amerikanët nuk bisedojnë me barbarët e çadrave: kanë vetëm gjuhën e forcës ndaj tyre. Dhe kështu do të ndodhë edhe të hënën në Tiranë: gjithçka do të shkojë drejt për shqiptarët edhe në Tiranë: njëlloj si në Shkup.

ll.Të korruptuarit e shtetit shqiptar janë të trembur dhe të bashkuar. Por, si rregull, frika ndaj drejtesisë dhe ndëshkimit të çon në krim – kushtu na ka thënë Volteri

Të gjithë ata që zhurmojnë me fjalime të një gjuhe të paformuar si mendim, në Çadrën Sali, janë ata që kanë drejtuar dikur shtetin dhe tani janë të kapur dhe pritet të ndëshkohen nga Reforma; por janë të trembur. A do të shkojnë në krim? E kanë të pamundur – janë përballë politikës aktive amerikane.

Këta abuzues menduan se mund të sundonin me lojë gënjeshtrash, dhe vjedhjeje përgjithmonë në një vend të shpërfillur nga morali qytetar perëndimor në shekuj.

Kanë njëzet vjet që gënjejnë mbi vuajtjen dhe çoroditjen e shqiptarëve, këta të kapur që s’heqin dorë nga krimi.

Por tani janë në hall. Dhe e kanë të pamundur të shpëtojnë.

Fatkeqësia e shqiptarëve ka qënë largimi nga mendimi racional i virtytit dhe moralitetit të shtetit perëndimor. Në Shqipëri, në një shekull kanë drejtuar keqbërësit barbarë.

Koha ndryshoi befas: ne, të mbetur vetëm në historinë tonë të trishtë, nuk shkuam dot në Perëndim, por koha e solli që ne vetë të jemi bërë interesi perëndimor i kohës sonë. Moraliteti dhe shteti i drejtë shqiptar sot janë interesi i Amerikës dhe perëndimit në përgjithësi. Gjithçka tjetër që lidhet ne krimin shtetëror në Shqipëri është e pashpresë.

Të korruptuarit janë naivë: Shqipëria është në NATO dhe ata janë me shenjën e vjedhësit. Me anë të kësaj kuptohet se Gjithçka është mbyllur. Surrender!

Duhet të dorëzohen.

lll.Të korruptuarit e Tiranës janë në shok mendor: nuk shpëtojnë dot, as me bojkot dhe as me protestë: janë të papranueshëm nga politika e lartë perëndimore, se janë të korruptuar dhe me psikologji barbare kundrejt popullit të vet.

Janë të eliminuar. Koha nuk i pranon më, dhe do të shpronësohen që të gjithë; dhe me të drejtë.

Ka gjithmonë një rregull strikt në historinë e shtetit modern: po nuk u ndëshkuan të korruptuarit, kurrë nuk vendoset moraliteti.

A nuk e patë këtë me krimet e komunizmit? Mosndëshkimi i sekretarëve politikë të komunizmit, solli korrupsionin dhe abuzimin e ri shtetëror në Shqipëri.

lV.Lufta kundër krimit shtetëror në një shtet joinstitucional si ky yni, është shumë e vështirë.

Ne shqiptarët e kishim dhe e kemi shumë të vështirë ta kryenim vetë këtë, sepse drejtimi i gjatë i padrejtë dhe i pamoralshëm i shtetit, e sjell domosdoshmërisht këtë gjendje shoqërore.

Një shoqëri që nuk e ka njohur vitytin në drejtimin e shtetit, shpërbëhet edhe vetë, sepse bie në amoralitet.

Ja, kjo është gjendja jonë tani.

Paaftësia e shqiptarëve për ta luftuar krimin shtetëror ka arsyen e vet historike, por reforma amerikane në risistemimin demokratik të shoqërisë, ka qenë ajo që ka shpëtuar edhe gjermanët edhe japonezët: ja, njëlloj si edhe ne shqiptarët që po na shpëton në këtë shekull të ri.

Dhe kjo do të kryhet.

20 komente në “Amerikanët nuk bisedojnë me barbarët e çadrave, kanë vetëm gjuhën e forcës ndaj tyre. Kështu do ndodhë edhe të hënë”

  1. Kuq e zi says:

    O taku boll tani…
    Se i vdiqe para kohe malugeterit!!!!
    Duhet te jete shume e rende qe te kesh hallin e ishpushtetareve dhe te degjosh edhe parashikimet e ngjeles
    Besoj se eshte me e rende se vete denimi

    1. Lugati says:

      ik o avokat .se na nxive jeten ik pash zotin

    2. arturi says:

      Hahaha … ???

  2. santiago says:

    bravo Taku …

  3. Kujtimi says:

    Te gjithe Bashes duhet ti japin nje ultimatum
    Te largohet nga cadra dhe dhuna
    Ne zgjedhje le mos mari pjes
    Shpeton Shqiperia
    PA PD DO JEMI SHUM MIR

  4. Kujtimi says:

    Te gjithe Bashes duhet ti japin nje ultimatum
    Te largohet nga cadra dhe dhuna
    Ne zgjedhje le mos mari pjes
    Shpeton Shqiperia
    PA PD DO JEMI SHUM MIR
    SHQIPERIA DO PERPAROI

  5. Kujtimi says:

    Te gjithe Bashes duhet ti japin nje ultimatum
    Te largohet nga cadra dhe dhuna
    Ne zgjedhje le mos mari pjes
    Shpeton Shqiperia
    PA PD DO JEMI SHUM MIR
    SHQIPERIA DO PERPAROj
    BRAVO TAKU

  6. Besoj says:

    Me pelqen se e ndjen ne shpirt forcen amerikane dhe politiken e saj per Shqiperine. Pergezime Spartak. Rofte USA, poshte Saliu dhe tabori e tij. drejtesia do te fitoje ne te mire te shqiptareve.

  7. pokeristi says:

    Spartak!
    Mos u ndal aspak
    Derri do plumb dhe e ka hak
    Jemi ne demokraci
    S’duam zgjidhje alla Sali
    Plumb eshte vota,te tjerat jane te kota
    Por ne rast se s’bindet Rrota
    Do nderhyje edhe bota .

  8. vezhguesi says:

    Ai Berisha me 1000 te zeza kete radhe po kerkon te stopoje njehere e mire republiken ciflik te Edi Rames ku populli o te jete argat o te te ike jashte. E per kete duhet perkrahur. Besoj e di qe ne Kavaje Rama u terhoq se vetem 13% do votonin per te. Ndaj o budalle Spartak ste falet dhe ty qe kerkon te ndihmosh kete repulike eskobari me president me bllok ne dore.
    Ik mer dhe ti ndonje azil pleqerie jashte se ne republiken qe enderron Rama as per ty sdo kete me nevoje. Do te te flake i pari Rama le me njerezit qe as qurret sdo ti hedhin me.

    1. lola says:

      kushedi ke vezhgo se ja ke fut kot.Me siguri vezhgon ndoje cift nga vrima e deres.

  9. Bekimi says:

    O shoku Taku, ti ke çrregullime mendore lidhur me konceprtim e sistemit ku jemi.
    Kupto diçka, se korruptim dmth shthurje, pra shfaqje e huaj, sipas termave socialiste.
    Jo më kot është futur në përdorim fjala korrupsion, dhe jo kriminalitet. Sepse shthurja nuk ëashtë krim, por një sjellje që mjaftohet vetëm me dënim opinioni. Edhe fjala Vetting dmth kalim në sitë i sjelljes së tjetrit për të vlerësuar nëse ia vlen për zyrë apo jo. Po të kishte lidhje me ndëshkimin, do përdorej fjala juridike “hetim, gjykim, dënim me ndëshkim ligjor. Pse përdoret Bordi Monitorues, dhe jo “grupi hetimor, i përbërë nga prokurorë”? Sepse nuk do të ketë proces drejtësie ligjore.
    PO ti je edhe jurist, mer shoku, ça mutin di ti?
    Kjo që ka Shqipëria nuk është produkt i sjelljeve të pahijshme (korrupsion) por rezultat i shembjes së sistemit dhe ekonomisë ku kishte drejtësi/ndëshkim të krimit dhe ekonomi ku punësoheshin njerëzit.
    Ça mutin tjetër kërkon ti në kapitalizëm përveç kësaj?
    Kur nuk ke hallate mashkulli, të aftë për të shkërdhyer, do shkërdhehesh. Dhe ky është rasti shqiptar.
    Rri nashti si mut.

    1. arturi says:

      Eh more Bekim, mutin qe nxjerr nga goja, mund t’a ripertypesh, se fundja nuk ke me shume mend se nje lope.
      P.S. I kerkoj ndjese lopes qe e krahasova me nje cope mishi me dy sy, si puna jote!

  10. Mirela says:

    Ke te drejte Z,Ngjela.Shquperia duhet te clirohet njehere e mire nga kthetrat e korrupsionit dhe te krimit shtetror.

  11. Albann says:

    Amerika nuk tradheton pjellen e saj.Ka nje kontrate me PPSH qe mbaron kur Berisha e Nano te terhiqen vete nga politika. A e dine amerikanet qe Berisha duhet burgosur.Sipas teje po.A kane ndikim te mjaftueshem Amerikanet te ndikojne tek mazhoranca, prokuroria e gjykata ta futin ne burg Berishen.Pa dyshim qe po…Pse amerikanet lejojne te kercenohet administrata me terheqje zvarre per flokesh dhe populli me shfarosje? Po kontrata Avokat????
    Meqe ra fjala e dinin amerikanet ku shkonin $$$$$….e perfituar nga tregetia e armeve te Gerdecit….C ne kjo bujari ndaj familjes Berisha????…Mos ka dy USA avokat? A do kthehet Rama ne pushtet po te sjelle 97,te bente grusht shteti ndaj Berishes apo te vrase 3-4 cadriste ? Berisha …po.Kush e mbajti te paprekur?…..Avokat nuk genjehet populli me fjale….faktet jane kokforte….Ai qe detyroi Ramen te terhiqej nga Kavaja do e detyroje te pranoje kushtet e Berishes ne 18 qershor.
    Nena parti PPSH mendoi per bijte e saj para se te vetsakrifikohej .Ketij te derguarit Berisha do i fute gishtin ne b…
    Jane te tjere ata qe i japin udhezime Berishes…

  12. Graniti says:

    Bravo Alban ,kam te njejtin mendim.Te lumte!

  13. Gjeropa says:

    Si s’ka pak fytyre , seder ky njeri ! E mori Shqiperine te virgjer , dhe sa hap e mbylle syte fatkeqesisht e ktheu ne nje kurve plak ,,,,Edhe shpendet nuk po ndihen rehat , s’ kane peme , vend ku te ulen . U djegshe ne Ferr ti me gjthe sojin tend qe vetem vrer , helm nxjer nga goja . Fils De Pute ,,

  14. lulushi says:

    GJEROPA!
    S’E KE MARË DOZËN MË DUKET?!???

  15. thana says:

    Me qarte se Ngjela nuk shkruan kush. Ai eshte analist e politolog i nivelit te larte.
    Urime, si shpesh here ke merituar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje