Nga Ardian Ndreca
Do të mjaftonte edhe lëvizja kaotike e pak neuroneve vetmitare në zgafellat e budallait ma të randomtë për me kuptue se çadrat, rotondat, kërcënimet mnersisht qesharake të Lulzim Bashës, s’janë gja tjetër veçse tentativa e fundit me shpëtue disa familje mafioze që me kalimin e vettingut rrezikojnë seriozisht. Gjetja ma e re asht mosbindja dhe dhuna! Por, vetë modulacioni i zanit të Lulzim Bashës dhe pozat e tij prej marionete allçije janë nji ftesë për mosbindje.
Mosbindje e të djathtëve ndaj vetë atij, për qorrsokakut ku e ka futë partinë që drejton pa asnji meritë.
Sali Berisha, varkari historik i demokracisë, Kastriot Islam kafkëthyesi, Ilir kampioni i dashurisë dhe i qetësisë, dhe të tjerët që janë kukulla plastelinet dhe s’ja vlen as me ia përmend emnat, janë ata që e kanë marrë sot peng vendin.
Janë mobilizue si nji trup i vetëm rreth çadrës për me hipotekue mosprekjen nga ligji të hajdutave dhe kriminelave, të prokurorëve dhe gjykatësve banditë që i kanë pasë mburojë ndër vite.
Nga ana tjetër Edi Rama ka tregue në këto vite se nuk ka pasë asnji lloj vullneti dhe vendosmënije për me sulmue klanet kriminale, politika e tij asht kufizue tek legalizimet dhe çertifikatat e pronësisë, dhe kështu ai ka legalizue edhe nji superklan kriminal që sot e kërcënon prej mbrenda e prej jashtë koalicionit të tij.
Në fillim të kësaj legjislature, kur humbi zgjedhjet, Sali Berisha dhe familja mafioze rrinin si qen të rrahun tue pritë se çka po ndodhte, por kur e panë se nuk po ndodhte asgja, morën guxim dhe sot arrijnë me bllokue rrugë e bulevarde dhe me kërcënue rendin kushtetues. Në qoftë se sot përgjegjësit e vërtetë të vjedhjeve kolosale gjatë dy legjislaturave të kalueme, vrasësit e Gërdecit, paguesit e vrasjeve me porosi, autorët e lazaratizimit gradual të vendit, të pushkatimit të demonstruesve para kryeministrisë, do të ishin në burg, Lulzim Basha nuk do të guxonte as me kalue jashtë vijave të bardha e jo ma me bllokue bulevardin dhe vendin.
Vendi ynë nuk mund të dalin prej kurthit ku ndodhet sot pa përdorimin e forcës, dhe pikërisht vettingu asht forca e ligjit që si kusht paraprak mund të siguronte nji çlirim prej këtij klani transversal maskarenjsh.
Rruga e vetme e ndershme për Edi Ramën ka qenë pikërisht ajo që ai nuk ka pasë asnji çast guximin me e zgjedhë. Rama nuk e pranon rrezikun, ai jep e merr e ban lëshime por mbetet nji frikacak përballë krimit shtetnor që e ka rrethue.
Kjo asht arsyeja kryesore pse Rama ka dështue në ndërmarrjen e tij të deritashme me ba shtet. Me fitue zgjedhjet nuk do të thotë me ba shtet, madje edhe zgjedhjet e 18 qershorit nuk janë garanci për pritshmërinë e shqiptarëve, kur fitohen nga kompromisaxhinj e frikacakë.
Por keqardhjen ma të madhe e meritojnë të djathtët, ata që heshtën për monstrën Damir Fazliq dhe sot fërkojnë duert kur preket integriteti i zonjës Romana Vlahutin. Në fakt ambasadori Lu dhe ambasadorja Vlahutin janë rreziku ma i madh i klanit kriminal transversal, prandaj sulmi i orkestruem ndaj tyne asht shprehje e atavizmit haxhiqamilist të PD-së dhe kumbarëve të tyne të majtë.
Pse deri dje nuk bëzante askush në atë parti për veqilin e familjes, serbin Damir Fazlliq, kurse sot burrecat jargaviten që cytet ambasadorja e Europës së Bashkueme Romana Vlahutin? Mjerë e djathta shqiptare që asht ngujue në çadër dhe kërcënon botën me skenare kavajase, që udhëhiqet prej nji banditi si Berisha, që orientohet politikisht prej nji stalinisti si Islami, që andrron ngallnjimin elektoral tek nji martesë me Ilir Metën, që mbrohet prej ndonji profesori logorroik, dhe ndriçohet nga nipi i Hysni Kapos e do stramastikë tjerë ruralë.
Gjithçka ka mbarue, le ta djegin Kavajën, por edhe Tiranën apo kë t’i thotë mendja kriminale plakut të shkalluem, në mos sot, nesër s’kanë me pasë se ku me u futë, ai dhe sypeshkaqenët e tij. E kanë trashë shumë punën, i ka mujtë zullumi i vet dhe s’kanë të ardhme, edhe po të zgjidhnin president të vendit Fazlliqin s’do të mund ta hipotekonin të ardhmen e tyne: me frikë dhe me ankth do të jetojnë deri në fund.
Tashma për Lulzim Bashën dhe për të djathtën nuk ka as edhe nji shans të vetëm, PD-ja asht nji parti që e ka mbarue misionin e saj, shpresojmë që nesër dikush tjetër të mund t’i japin shpresë aspiratave të djathta të shqiptarëve, jo pitigonat dhe oportunistat që deri dje janë konsumue për Sali Berishën, por njerëz të rinj, tue mundësue kështu nji opozitë të denjë dhe ndërtimtare, gja për të cilën vendi ka aq shumë nevojë.
Mire ja ka bere, Luli eshte nje klloun cirku, ndersa Rama ato njemilione shuplaket e çoi ne hale. Republike leshi.
Nese do kishe qofte edhe nje neuron qe te punonte
Ose ne rast se do kishe min e dinjitetit te nje burri nuk do kishe shkruar kaq shume karagjozlleqe ne nje shkrim!!!!!
Sepse matematika e thjeshte 1+1=2 te nxjer zbuluar ty dhe gjithe mashtruesit ordinere.
a) nese PD do kishte vertet frike nga vetingu nuk do rinte pa u futur ne zgjedhje, sepse mire apo keq i ka minimalisht 30 % te votave te shqiptareve. Pra do merte deputete minimalisht kaq sa ka ose me shume. Dhe ne baze te ligjit te vetingut si opozite parlamentare do kishte te drejte te emeronte gjysmen e gjyqtareve ose ta bllokonte edhe 4 vjet te tjera vetingun. Fakti qe nuk futen ne zgjedhje dhe ja lene ne dere edi rames qe te kontrolloje 100%ligjin e vetingut per ate qe koken nuk e ka vetem per ti renduar tokes e para zhvelftesojne mitin e vetingut qe nuk duan asnje kontroll mbi gjyqesorin dhe se nuk kane frike.
b) sa per sali berishen ai eshte 72 vjec eshte ish president i vendit edhe sikur te denohet ( nuk ka bere vaki qe nje ish president te denohet jo ne shqiperi po ne te gjithe boten sepse ligjet ne te gjithe boten presidentet dhe ish presidentet i denojne vetem per tradheti te larte ndaj atdheut ) sa te behet gjyqi e sa tI vije rradha per ne burg i bie qe nuk del koha se natyra e zoti do bejne punen e tyre. Pra edhe ky eshte nje mit per konsum delesh.
Miti i vetingut ka vetem nje qellim te heqi mendjen e popullit dele nga qe rilindja me sukses ariti te mos mbaje absolutisht asnje nga premtimet e 2013.
Te heqi mendjen nga katastrofa ekonomike e morale ku eshte zhytur shqiperia .sepse ustallaret e njohin mire kete popull, jo rastesisht ne jemi kombi me i varfer ne europe sepse ne jemi kombi qe genjehet e tallet me lehte ne europe.
Dhe nuk eshte faji I atyre qe shesin mut faji eshte I atyre qe e blejne dhe e konsumojne.
Cdo komb meriton qeverine qe ka!!!!
O Adi, a me lejon të të them një gjë?
IK O PPPIRDHU!
Bravoooooo. Me Kjartë se keshtu Prishet. BRAVOOOOO
TË LUMTË, BRE BURRË!
??????????
Milet dylber….vetposhtnohena e masturbohena para dynjase,jargavitena,qurravitena.E pordhen e kena per Guinness
Aq mire ja u ke qendisur sa me mire prishet .Te lumte .
Analize perfekte!
ore a jeni ne vete juve? kjo sikur eshte gazete apo e paskemi kthyer ne nje blog Kosovare…neper kafenera mund te flisni si te doni, por kur shkruhet nje artikull ne gazet, duhet perdorur gjuha e rregullt…lam nam…mire bejne edhe politikanet…po humbim fare identitetin ton se eshte future kosovarcja kudo tani…turp te kemi.
Ku e pe kosovarçen niko? Kur nuk e njeh personin ne fjale te pakten mbylle te shkreten ose perpiqu te marresh vesh kush dhe çfare eshte ky qe shkruan.
Or ti toç!
Pse ja fut pordhes!?…. Gegnisht eshte dhe eshte sh e bukur…koment idiot ky yti…kap thelbin, lere formen. dhe me kete qe the duket qe se ke haberin as me gjuhen e as me biodiversitetin :)))))… Tutkun!
O Niko, nuk ka Kosovarce e Shqiptarce or mik por ka dialekte gjuha shqipe, pra dialekt Gege dhe Toske. Zotria ka perdorur deri diku dialektin gege qe e flasin mbi 65% e shqiptareve. Edhe pse jam toske me pelqeu shume dialekti qe ka perdor zotria dhe me kujtoi Migjenin e madh, Gjergj Fishten, Pashko Vason…”Moj Shqypni e mjera Shqypni”…..Apo nuk i njeh keto ti Niko.
Dialektet e nje gjuhe quhen pasuri gjuhesore, o Nik, prandaj lexo cik se te ben mire leximi…..
O Niko, nuk ka Kosovarce e Shqiptarce or mik por ka dialekte gjuha shqipe, pra dialekt Gege dhe Toske. Zotria ka perdorur deri diku dialektin gege qe e flasin mbi 65% e shqiptareve. Edhe pse jam toske me pelqeu shume dialekti qe ka perdor zotria dhe me kujtoi Migjenin e madh, Gjergj Fishten, Pashko Vason…”Moj Shqypni e mjera Shqypni”…..Apo nuk i njeh keto ti Niko.
Dialektet e nje gjuhe quhen pasuri gjuhesore, o Nik, prandaj lexo cik se te ben mire leximi…..
Te lumte dora se nuk ke cte shkruash me shume per hajdutet e vendit tone te dashur. Keta njerez pa dinjitet ndershmeri kane kurajo te kakarisin ne nje cader te ndyre vjen era perc. Urrejtja dhe durimi kane sosur. Kusari Salih me dobicet e tij dhe gjithe faren e keqe duhet te shkoj ne burg dhe te dorezoj te gjithe gjene e vjedhur. Ne rast te kundert ai vend nuk behet. Mallkuar qofeshin dhe kanceri I hengert ndyresirat.
Shkrim i jashtezakonshem! Kryeveper! Nje analize e tille ka kohe qe nuk shte bere nga asnje analiste, apo gazetar.
Nje skanim i sakte dhe i hollesishem i bemave te varkarit dhe varremihesit Sali Berisha dhe klikes se tij.
Ajo qe duhet te them, per cka ndodhi ne Kosove sot lidhur me rrezimin e qeverise Mustafa dhe cka po behet ne Tirane me Cadren dhe prapaskenat e Cadres, deri tek provokimi i nje situate si ajo e vitit 1997, dhe me pas ne vitin 1998 me Grushtin e Shtetit Sali Berisha, behen per t’i hapur rrugen influences ruse ne Kosove, ne Shqiperi dhe ne Ballkanin Perendimor. Ja kjo eshte arsyeja, sipas meje, perse ne Kosove dhe ne Shqiperi, dhe ne Maqedoni e deri diku ne Mal te Zi, kane marre vrull forcat antiperendimore, dhe per kete po sulmohen dhe shahen diplomatet perednimore, si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi.
Une parashikoj re te zeza mbi Kosove dhe mbi Shqiperi! Ky eshte fundi i strategjise se Sali Berishes, dhe manekinit Lul Basha. Madje, edhe roli i zevendesndihmesekretarit amerikan, nuk ka per te sjelle ndonje perfundim te kenaqshem, sepse rusi e ka dhene porosine: Ballkani Perendimor (Maqedonia, Kosova dhe Shqiperia) ne flake dhe te skuqen nga gjaku i vellavrasjes.
or Adrian, ke bere anlize te mire. Lidhur me Ramen me kujdes: Duket sikur se ka mendjen, por eshte i zgjuar:
beje nje bilance: Nuk ka humbur asnjeher dhe po i ve drune te gjithe problematikeve dhe maskarenjeve:
Psh. Fitoret: Mnister Kulture, 3 here fiton zgjedhjet dhe Kryatar bashkie, (edhe te katerten e fitoi,por @B ja vodhen me Ben R.), fitoi edhe ne 2009.
Pastrimi: pastroi nga PS: Fatos Nanon, Xhep Mejdanin,Kqo Kokedhimen, Arta Dade, N. Dokle, V.Leska, etj.
A mos valle po pret t’ja rrasi edhe 2 B. “S’keni pare gje akoma” Rama -si semendje bute.
Edi Rama eshte i zgjuar por lidhja me Meten ka qene gabimio me i madfh ne mos qofte nje lloj tradhetie.
Nuk eshte tradheti por thjeshte strategji .Rendesi ka qellimi final,pastrimi QILiZEM i tokes shqiptare te helmuar jo per 27 vjete por 115 .Haxhiqamilizmi e esattoptanizmi te sponsorizuar nga injoranca e makuteria e disa shqiptareve dhe nga politikat helmuese dashakeqe te fqinjeve ,NUK shkulen dot per 4 e as per 8 vjete …hiqeni nga mendja…do te ishte Mrekulli nga Zoti. Do ti vije radha te gjitheve ,sejcilit ne kohe te vet.Shtegu ku jane Detyruar te futen TE GJTHE pa perjashtim perfshi sponsoret,ESHTE PA KTHIM.Duhet kuptuar dhe mbeshtetur Rama Vllahutin e Lu,keta jane REALISHT heronjte e shqiptareve dhe armiqte e salinjve e meteve & co. mjafton te shohesh si sulmohen…!
shume e sakte.
shume e sakte
Sa shume nevoje ka vendi yne ,per nnjerez me kurajo si ju mor djale. Ju lumte qe po i cjerni masken kodoshave politike. Kane bere tere zullumet ne kete vend dhe skane pesuar asgje . Kur do vije ajo dite? Presim, presim. Vetem amerika do i dale mbane!!
Të LUMTE pena
Ku janë DEMOKRATET e VERTETE dhe të pa NJOLLOSUR apo nuk ka mbetur as një ??????!!!!!!!!!
Bravo!!!
Right!!!
Varkari? Shume sakte, shume sakte…
Ku jane demokratet? …..
Atje nga ke dale ti.
Te djathtes, sot me teper se kurre , I nevojiten intelektuale.Kjo sjellje prej haxhiqamilesh e
liderve te shqupit eshte e neveritshme per shume shqiptare te ndershem.
Zoti Ndre. Paske kalu ne analistin e kazanit te Andi Bushatit & Co, perderisa i fut te tane ne nje thes. Se dytit, Shqipnia vertete ka probleme, por nuk asht si ne kohen e Millosh Gjergj Nikolles, pranej shkruaj ne gjuhen letrare dhe jo gegnisht, or taj.
T’fal me shnet Lleshi prej Puket.
Z.Ndreca me pergatitjen qe keni duhet te delni me shpesh ne shtypin tone, sepse kritika ndaj krereve te PD-se prej demokrateve te vertete si ju eshte shume bindese dhe zgjon demokratet e tjere qe rrijne si qener te rrahur ne ate parti qe ka humbur prej kohe rolin e saj. Ne vend qe ta drejtonte kjo parti opozitare luften per realizimin e Vetingut dhe reformen ne drejtesi, po lufton kunder ketyre dy proceseve shpetimtare te qeverisjes se korruptuar tek ne.
Po si ka mudesi qe te personi me 200 milion euro te publikura nga OSBE nuk paska frike nga vettingu dhe ky tjetri paska. O rrace e shperlare me vjen keq per ju
Analizë shumë e mirë!
Eshte e vertete, misioni i PD ka mbaruar. Misioni i saj ishte te shkaterronte Shqiperine dhe kombin, te bente kapitaliste klanet rreth vetes e pastaj te jetonin ne Maldive. E ka arritur deri diku. Per ne rrofte Amerika dhe perendimi qe na mbajne me terhiq e mos e keput. Rrojme mire se jemi pershtatur me keto kushte dhe kushdo qe te vije ne pushtet therrime do na hedhe. Dhe ne do vazhdojme te jetojme si miu i te madhit Berns. I shkreti mi, ti vjedh me pak se cdo njeri, sa chidhet vrahu ne oborr, aq merr dhe ti, jeton me zor.
Per njerez te ketij niveli kemi nevoje te drejtojne vendin tone ,politika do kurajo dhe trimeri ,zgjuarsia pa trimeri eshte e mjaftueshme per nje profesor universiteti ,por jo per nje politikan qe pretendon te drejtoje kombin dhe te kete fatet ne duart e tij !
Te lumte,je shume i sakte,Shqiperia duhet te ti heqe njehere e mire keta horra dhe kriminele nga politika,drejtesia te hetoje dhe ti ndeshkoje per krimet e bera,pasuria e tyre e siguruar si rezultat i pushteti dhe lidhjeve me krimin dhe korrupsionin te hetohet dhe kur nuk justifikohet te sekuestrohet.Po nuk u ndeshkuan keta kriminelele me pushtet te djeshem ,a te sotem.Shqiperia veshtire te behet
Berishen dhe Bashen me i therr si ber.
Kur analiza ka nivel e kulture, dhe eshte gjitheperfshirese dhe saktesisht pasqyruese, pa hile, si kjo, eshte kaq bukur te lexosh gegerisht, e do e perdorja dhe une me qejf. Njerez si keta fatkeqesisht edhe per nje shekull a me shume nuk kane shanse te shohin dyert e politikes.
Edi Rama e ka shfaqur dobesine dhe korruptimin e tij qe pas nje viti qe i fitoi zgjedhje, me terhiq e lesho…por ne jetojme jashte shtetit ku jeta ka ritem e ngjyrime te tjera…e kur flasim me ata atje e te thone….po prit o pse kaq shpejt ndryshohen gjerat?…dalim naivet….po po krimineli futet ne burg qe neser…e vettingu nisej qe pasi more pushtetin, jo 1 vit para zgjedhjeve…po ke te cojne te turren e druve njeri-tjetrin…
Khasapane do ndodhe kam frike, o do vrasin njeri-tjetrin o popullin…kjo e dyta eshte me e lehta si gjithmone….
saliu bashke me familien e tij maffioze biologjike e jo biologjike kane vendosur ta fusin vendin ne lufte kjo behet io per idalet e demokracuse po per te mbrojtur vjedhjet kolosale qe kane bere,edi eshte paqesor,i mashtruar nga europa amerika te cilet dergojne nga nje delegacio te cilet pershendesin vaktin e dyta na ka cu tata me e la gojen i hypin avionit adio mbaroi ,sot doll problemi tjeter gjykata do kethej mbrapsh daten ezgjedhjeve,kjo eshte nje goditie e forte per qeverine e populln, be qofte se ndodh mendoi 100%do ndodhe ne krye gjoni hajdut i tiranes i dyti lubonja i korces, si ka aritur deri tan zoti ju sjell trute atyre ne cader dhe te tjeret e mashtruar qe 8 vjet e kane shqyer nga gjith hanet vendin,edi ka shume investitore po qe svine pa hequr hajdutat nga drejtesia,