LETRA/ Gratë "VIP" i dalin në mbrojte Vlahutinit: Thirri mendjes Kastriot, ku*vë nuk është argument se ecën si t’i dojë qejfi

11 Maj 2017, 17:09Politika TEMA

Përmes një letre të përbashkët, disa gra shqiptare janë solidarizuar me ambasadoren e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin e cila u bë preh e sulmit të Kastriot Myftaraj.

Në emër të shumë grave, ato e falenderojnë diplomaten e lartë të akredituar në Tiranë për kontributin që ajo ka dhënë lidhur me rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.


Letra

Shkrimi i fundit i serialit të dhunës verbale dhe shkrimeve misogjene të botuara në shtypin shqiptar i vuri kapakun gjuhës bastarde që përdoret kundër grave, sidomos atyre në karrierrë politike e vendimmarrëse.

Artikulli i paprecedent, me fjalë fyese e denigruese kundër Ambasadores së Bashkimit Evropian në Shqipëri, znj. Romana Vlahutin ka prekur të gjitha gratë shqiptare për shumë arsye: Romana është mike në vendin tonë, është zyrtare e lartë e një institucioni ndërkombëtar dhe përfaqëson ato gra që ja dalin të ngrihen në nivele të tilla drejtuese.

Për cilin burrë është shkruar ndonjëherë në shtypin shqiptar “që është kurvar”, kur flitet për karrierën e tij politike? Asnjëherë! Ç’argument është ky për të sulmuar një grua apo edhe një burrë në karrierë?

Nuk ja kemi borxh askujt të lexojmë në gazeta shkrime të tilla, të cilat janë faqe turpi e të zeza të shtypit shqiptar.

Po, Romana Vlahutin është një grua e mençur dhe hijshme! Dhe ecën si ti dojë qejfi!

Mirëpo kjo shqetësoka Kastriot Myftaraj e ndonjë tjetër dhe e bën që të përdorë këto dy veti të adhurueshme si armë mediatike kundër zonjë Vlahutin. Sepse kështu ndër shekuj janë masakruar gratë, për bukurinë dhe mençurinë e tyre.

Kthjellohu z. Myftaraj, ndoshta se ke bërë ndonjëherë, por thirri mendjes sepse është fisnike të kërkosh ndjesë publike.

E drejta për tu shprehur në shtyp lirshëm e pa ndroje është e drejtë e gjithësecilit nga ne e fituar me ardhjen e demokracisë, por nga ana tjetër dëmi dhe turpi që na krijon ne shqiptareve e shqiptarëve ky lloj artikulli është shumë më i madh e i pamerituar. Është përgjegjësi publike e mediave shqiptare të mos botojnë dhe riprodhojnë artikuj që nxisin gjuhën e urrjetjes dhe denigrimit të personit.

Zonja Vlahutin, në emër të shumë grave shqiptare ju falenderojmë për punën tuaj dhe dëshirën e mirë që Shqipëria të përparojë në rrugën drejt Evropës, drejt të vetmes rrugë që duam duke zbatuar reformat e nisura.

Mirela Arqimandriti

Majlinda Bregu

Valdet Sala

Vjollca Meçaj

Vasilika Hysi

Milva Ekonomi

Olta Xhaçka

Delina Fico

Juliana Hoxha

Klotilda Ferhati

Eglantina Gjermeni

Milena Harito

Ani Ruci

Ines Leskaj

Olda Çeta

Iris Luarasi

Fabiola Egro

Jolanda Trebicka

Ela Pjero

Albana Fico

Djana Papleka Djaloshi

Manjola Hodo Duro

Qendra Aleanca Gjinore per Zhvillim

Qendra per Nisma Ligjore Qytetare

Refleksione

Ballkan Youth Link Albania

Shoqata për integrimin e Zonave Informale

Social Contract Institute

Rrjeti per Demokraci i Grave

Linja e Keshillimit per vajza e gra

Qendra per Zhvillim Komunitar

41 komente në “LETRA/ Gratë “VIP” i dalin në mbrojte Vlahutinit: Thirri mendjes Kastriot, ku*vë nuk është argument se ecën si t’i dojë qejfi”

  1. meri says:

    Dakort, Myftaraj eshte nje gojeshthurur…por nuk me thoni
    Kush prej jush u shqetesua per dyshimin se: BE dergoi nje hajdute per te udhehequr procesin e reformimit te drejtesise.
    Kush prej jush u shqetesua per lehtesine me te cilen Mogherini kaloi kete akuze te tmerreshme: Romana ka plotesisht besimin tim…
    Kush nga ju beri gazetarin apo jntelektualin investigues per nje vile jo larg nga ku flini ju.

    Pa dyshim, Myftaraj eshte skandaloz…por…perpara vjexhjes se nje perfaqesuesi te BE..se, pesha e skandalit te Myftaraj bie..
    Vijne ne vendin tone duke na trajtuar si popull qe meritojme cdo gje..kamzhikun,vjechjen,talljen…turp tu vije te gjithave ne kete liste…

    1. Endri says:

      Idiot ose idiote

      1. Aleksander says:

        Eshte idiot qe fshihet pas “fustanit” te grave ! Shkelzenja ose skypionja s’eshte cudi te jete.

        1. meri says:

          Another brick in the wall…lol

        2. meri says:

          Dhe te q mamin se kurve e ke

        3. meri says:

          Sandri, nje jave me pare jot eme ishte ne njecapartamentvtek zogu i zi. Gues what?!

      2. meri says:

        Mos je gje Kar-i-lindur ti?
        Ju fare hajdutesh,ju jepni nder,nene,moter,veten per harer te liderit kryehajdut.
        Ju huk mendoni,mendon Lideri per ju,ju nuk keni opinion…kavKideri per ju…ju nuk formoheni-u derdh Lideri ne “another brick in the wall” shape…

    2. fteri says:

      MERI !
      Hajdut ëshe saliu dhe Luli sa prona kan vjedhur ,sa veta kan vrarë ,përse merresh me një zonjë të madhe ambasadore luftëtare të vijës së parë për reformën dhe wetingun në shqipri ? Ka kush 8 kërkon llogari asajë nuk ka ngelur puna për ne .Ne na intereson reforma në drejtësi wetingu ,figura e çdo prokurori dhe gjykatësi ,të pastrohet kështjella e zezë e drejtësisë.Vendi i shqiprisë është në BE-në.

  2. Luan says:

    O GRA TE NDERUARA,
    PES MERRENI ME ME TE DOBTIN. KUSH KA PERDORUR FJALORIN ME TE FLLIQUR PER GRATE SE TROPOJANI I ZI?
    KUSH I THA KRYEPROKURORES “LAVIRE BULEVARDI” DHE PRESIDENTIT TE VENDIT “HORR BULEVARDI” .
    KETO JANE VETEM NJE PIKE UJE NE OQEAN NGA FJALET E NDYRA QE KA PERDORUR NJE TALIBAN SHQIPTAER NE ROLIN E KRYMINISTRIT TE VENDIT NGA KUSH DO TE MERRNIN SHEMBULL PER SJELLJE E GJITHE QYTETARIA SHQIPTARE,
    DHE JU NUK JU KA BERE PERSHTYPJE.
    DELNI HAPUR DHE BINI ATIJ QE ESHTE BURIMI DHE JO NJE TEVEQELI PA PIKE VLERE QE DI VETEM TE KOPJOJE CFAR THOTE ISH-KRYMISTRI DHE LOLOJA I TIJ.
    BEJUNI BRRNESHA, SE VETEM TE MIRA DO T’I SILLNI VENDIT!!
    KUJTONI GRATE QE IU KUNDERVUNE TERRORIT GJATE REVOLUCIONITT FRANCEZ. NUK KENI ASGJE ME PAK SE ATO.

  3. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


    Thonë u hëngër me bukë turpi
    Dhe më pas asnjë grimë s’ngeli
    Na u mblodh i ngeshëm grupi
    Si kofini pas të vjeli!
    .
    Lajmi turpit mori dhenë
    Dhe në gjunjë u ul Gjiganti
    Sal Berisha hap halenë
    Bëri shkrim Kaç intriganti.
    .
    Ju moj gra që s’jeni kurva
    Mos o Zot, s’jemi kurvarë ?
    Duhet mbytur pjellë e keqe
    Kur e ndjen që je me barrë.
    .
    .
    .

    1. Grigor says:

      Mos, se e ke qarë fare.
      Per grafikat murale we ne Perendim njihen me emrin grafiti, eshte nje talent qe nuk ja ka pare kush fytyren,por e njohin me emrin Benksi. Te gjithe duan te dine kush eshte Benksi.
      Ndersa ne Shqiperi, pyetja qe mundon te tere ata qe dine te lexojne, ata qe kane lexuar Eseninin,, Pushkinin, Blejkun, Poen, Gëten, e te tjere, eshte:
      “Kush eshte Gopisti i NSHRAK-ut?”
      Ti je Benksi I poezisë urbane.

      1. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:

        ?
        ?
        ?

    2. true says:

      O gopist na kenaqe me keto poezira qe ben, rimojne aq bukur sa dhe Ismail Kadare do te kishte zili
      Dua te shtoj dhe nje gje se desh harrova, zgjidh e merr nje nga keto te tria, o je idjot, o je psikopat me shkolle, ose je pa shkolle por me diplome kristali.

      1. Grigor says:

        O ti që e quan veten True.
        Demek ti na tregon të vertetën. Edhe kaq mjafton per te shkruar nje roman frojdian per ty, por nuk eshte aty çeshtja.
        Ore, lexoje edhe një here are që ke shkruar vete. Po nuk e kuptove, lexoje prapë. Kur ta kuptosh, do shkosh vetë tek doktori, pa te thene unë.
        Mos u nxeh. Nuk kam shkruar asnje fjale ofenduese, apo jo?
        Nuk ka rregull qe thote se ka te drejte si qe shan me shume.

  4. IP says:

    Bashkohem me ju. Zonja Vlahutin, mirenjohje dhe falenderime per perpjekjet dhe punen tuaj ne ndihme te zhvillimit demokratik te Shqiperise. Shqiptaret dhe shqiptaret qe aspirojne nje Shqiperi ne Europe, qe jane kunder dhunes, korupsionit, thirjeve per dhune, urrejtje, percarje, qe jane per pjesmarrje te lire ne zgjedhje, qe punojne e jetojne me nder, ju mbeshtesin nderojne dhe respektojne thellesisht,
    Nje grua dhe nene shqiptare

  5. Burri says:

    Nje JU LUMTE e madhe pe Ju te te nderuara.

  6. me says:

    Ndoshta kur kapet fundi sngelet gje tjeter vetem te ngrihesh ….

  7. Qarri i zigurit says:

    Nuknjihja asnje nga kto vipat.

  8. sharloti says:

    keni harru pa shkrujt emrin e Kristi Pinderit..

    1. Grigor says:

      Po I bën reklamë Kryetarit tënd? Më mirë dil vetë dhe mos e mbaj sekret.

  9. 122 says:

    Respekte per zonjat-NENA!
    Ngrini akoma me lart dinjitetin e NENES SHQIPTARE ne mbrojtje te zonjave nga MASKARENJ te tipit KAC!
    Respekt per “Gopistin e NSHRAK-ut !
    Strofa e fundiot eshte FONDAMENTALE!
    Nuk e di se ku mund tju gjej qe cdo dite ne mengjes ta pime kafene se bashku!
    Te jesh i sigurte: Deri ne fund te vitit qeras une !!!!!

  10. Eva says:

    RROFSHIN GRATË!!
    RROFSH QË NA NDIHMON, Z. VLLAHUTIN!!??????????????

  11. asd says:

    Kurve eshte mendja e ketij “burri” qe u shit tek cadra per pese aspra.

  12. capi dhia says:

    Pa vene aspak ne dyshim thelbin e drejte te Letres, shtoj se: Nuk e kuptoj pse keto grate jane VIP-a. Cfare VIP-lleku kane bere ato gjate ketyre 26 viteve vdekje te nenes Shqiperi? Ku eshte VIP-lleku i tyre per shpetimin e jetes dhe nderit te 50.000 femrave shqiptare te shitura lart e poshte neper bote etj., etj,. Une i njoh shumicen e tyre, dhe ato nuk jane as me pak e as me shume vecse disa gra normale, si grate tona, si vajzat tona; po edhe dallojne; sepse ato jane edhe lidhura fort me perfitime personale me PS. Me pare, ne vitet 1990, disa syresh ishin te lidhura me PD … . Perfundimisht, per te mos u bere i bezdishsem: Romana Vllahutin eshte per Shqiperine, sic ishte Jeanne d’Arc qe hapi rrugen e fitores Frances. Eshte Romana, sepse ne Shqiperi kane “vdekur” Romanat.
    Do te ishte me e lavderueshme, me e besueshme, me demokratike, me e natyreshe, me perfaqesuese, me bindese edhe per Romanen edhe per BE qe letren ta nenshkruanin 300 puntoret e pastrimit te rrugeve te Lali Erit, Tirane. Nuk ndodhi! Lind pyetja: a’eshte kjo nje sjellje qe shpreh urrejtjen patologjike te shtetareve dhe partiakeve me origjine puntore dhe fshatare, per gjendjen puntore dhe fshatare te qytetareve qe i rrethojne ?!.

  13. Moni says:

    Ç’merreni me Kastriotin!
    Një i çmendur, i kurdisur nga BERISHA!?

  14. Dajti USA says:

    Nuk eshte Kastriot Myftari (ai eshte i perdorur) po Sali Qeni qe nuk le njeri pa share,brenda dhe jashte Shqiperise.

  15. Treviso says:

    Solidarizohem me grupin e grave qe denojne shkrimin e gazetarit kunder zonjes se nderuar Vlahutin.

  16. lakuriqi nates says:

    Ej, po qenka mbledh drejtoria e kurvave. Delina Fico qe ka dale ne foto me bilen e Rames ne dore.

  17. Poku says:

    Jam plotesisht dakort me keto gra qe i dalin ne mbrojtje nje politikaneje grua europiane e qe denojne nje shkim ordiner nga nji njeri i pavlere dhe komplet injorant.po akoma me shume me vjene keq qe disa injorante apo injorante i mbaje ison ketij “debili”qe s’mund ti thuash dhe burre po grua e rrugeve me kete fjalor qe perdor ne gazetari.imagjinoni sa njeres te ulet kemi ne neper istitucione te pavarura apo dhe shteterore te ketij niveli.e para duhet rrespektuar si femer. e dyta duhet respektuar si istitucion. e treta dhe si nje njeri qe te pakten per nga detyra qe mban kuptohet qe eshte ne nje rrang tjeter shoqeror dhe me intelekt shume here me te larte se sa keta njeres qe e baltosin.turp per te gjithe keta njeres pa moral .prandaj na vjen keq po duhet ta pranojme se duhet te kaloj dhe nje shekull qe shqipetaret sidomos meshkujt te civilizohen dhe te pershtaten me europianet.behuni njehere njere dhe pastaj komentoni te tjeret .do u vinte mire ti shanin nenat motra dhe grate e tyre?ne shiperi po vriten per nje fjale ordinere ,apo pse e shikon gruan apo te dashuren me sy e jo me ta shaj publikisht .prandaj une jam e mendimit qe kodi i estetikes duhet te ndryshoj dhe jo te flasin c’fare duan qe nga politikanet dhe deri tek femijet.kjo duhete bere me ligj dhe jo me llafe .

  18. Zara says:

    Sot te gjithe shqiptaret qe e duan Shqiperine dhe kane njefije ndergjegje brenda vetes dhe nuk kane mllefe, jane me zonjen Vllautin. Dallon nga te gjithe burrat perpara saj ne ate post. Kjo jo vetem per detyren shume te veshtire qe eshte perballja me reformen ne drejtesi, por edhe dinjitetin me te cilin ajo ka kryer kete detyre.
    Reforma ne drejtesi ne Shqiperi presupozon lufte te paepur me krye banditin berisha, qe si kucedra ka zene burimin e shqiptareve dhe nuk e leshon.
    Ky eshte ne thelb dhe sulmi me te cilin kjo zonje po perballet. Asnje gje nuk eshte e vertete por shpifje dhe degradim mendor i berishes dhe servileve te tij.

  19. vjola says:

    Shume mire qe engritet zerin kundra ketij kurvari Por kur do te ngrihen te gjitha grate me te gjithe burrat e djemte etyre pa perjashtim kundra lufte nxitesit te Shqiperise qe ofendon dhe kercenon ne cdo fjali cdo grua e cdo burre .

  20. vjola says:

    Shume mire qe engritet zerin kundra ketij kurvari Por kur do te ngrihen te gjitha grate me te gjithe burrat e djemte etyre pa perjashtim kundra lufte nxitesit te Shqiperise qe ofendon dhe kercenon ne cdo fjali cdo grua e cdo burre . Te shikoni hyn ne pune drejtesia apo jo .

  21. Mihal Jorgoni says:

    Nuk arrij te kuptoj se si nje person si Kastriot Myftari pas artikullit qe botoi mund te quhet gazetar dhe te mbrohet nga Unioni i gazetareve. Turp per ta. Kastrioti me shkrimin e tij ne adrese te nje femre, pa permendur ketu vlerat e medha qe mbart ajo si personalitet i shquar i politikes Europiane ne sherbim te vendit tone, nuk mund te quhet gazetar dhe per me teper te lejohet te dale ne media per probleme politiko- shoqerore. Unioni kete qendrim duhej te mbante pavaresisht mundesive qe ka per ta bere realitet.
    Respekte Niku

  22. Lip Gjanica says:

    Epo Te false Delina Fico!!! Kurva mbron kurven.E dini kush eshte Delina Fico.Eshte ajo qe ka pozuar nudo me Edvin Ramen qe pasi e la ai Ja dha ministrit Cuci per grua.Bastarde qe ne origjine.

    1. Salah says:

      Romana Vlahutin është tërësisht i korruptuar, ka mësuar një profesion dhe politikanët e përmendur këtu janë zakonisht vetëm partner në vjedhje, pa ndonjë inteligjencë. I financuar nga BE-OJQ (idiotie OJQ) kanë nënshkruar gjithashtu. Çfarë lloj siklet me këto aparatit fryrë korrupsion të BE-së dhe në veçanti për shumë vite. Identike Banka Botërore. Asnjë vend nuk ka nevojë për njerëz të tillë, i cili erdhi si minjtë në Shqipëri

  23. Alban Dega says:

    LU- VLLAHUTIN NDERI I KOMBIT SHQIPTAR

    Jemi krenar per misionin, mesazhet dhe veprimtarine tuaj perkrah 95 per qind te shqiptareve qe e duan SHBA/ ne dhe BE- ne!
    E duam Shqiperine si e gjithe Evropa !
    E duam Shqiperine si Amerika demokratike !
    Donald Lu dhe Zonja Romana Vllahutin NDERI KOMBIT SHQIPTAR!
    God bless You !

  24. fteri says:

    falenderime të perzemërta për kontributin e madhe të sinqert ndaj shqiptarve.SHpifsa e legena ka kudo si në shqipri ,e rëndësishme që ti je grua me vlera dhe mike e madhe e shqiptarve ,suksese.

  25. Paqesori says:

    Sa shume burra llapazane shume me te keqij se grate e keqia lexova me lart…
    Z. Delina mund te bente cte donte me te shoqin…dhe mund ta mbante dhe mund ta linte, dhe ta shtrengonte dhe ta lironte…..Ju keni ziline se keto mund ti beni vetem qosheve ? Frikacaker te ndyre !
    Jeni felliqesira qe gabimisht keni lindur bura se burra, jo !
    Respekte per zonjat!

  26. Derguti says:

    Po grate e LSIckes ku jane?
    Apo nuk ju del llogaria politike?!
    Mire thone … politika eshte k….e!

  27. nora says:

    Moj MERI, MOJJJ MERI. Ti qe shkruan kaq bukur , me keto fjale kaq te ndyra moj MEERIII. Te gjithe e dime se njerezit si ty , te paarsimuar, ijnorantet e kafshet e vendit tone te dashur u ngriten shume lart nga Berisha kryekafsha dhe tani qe e humben burimin e vjedhjeve e vrasjeve , tani lehin si qente e terbuarse se po i ikin leket dhe nuk po kane mundesi qe ti zevendesojne. Prandaj ti moj MERI leh si qen me ato fjale te ndyra. E habitshme eshte . Sa heer lexojme komente te tilla te ndyra si te MERIT e shohim qe te gjithe si ajo jane me PD e ndyre , Berishen kafshe dhe Lulushen . Kjo eshte fytyra e PD. Keta si puna e MERIT.

  28. Artur says:

    Vlahutin te dale te pergenjeshtroje shkrimin e Myftarajt, pastaj te dalin keto “VIPAT / zonjat e nderuara” te bejne vullnetaret e mirenjohjes. Te marrin dhe Xhenin ne tel qe ta vere dhe ajo emrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje