Mesfushori i kombëtares shqiptare, Eros Grezda, do të largohet nga Lokomotiva e Zagrebit gjatë merkatos së verës.
Grezda do të luajë në të njëjtin kampionat atë kroat, por do transferohet tek skuadra e Osijek.
Ekipi i Osijek ka arritur kualifikimin në Ligën e Europës dhe është duke kërkuar lojtarë të rëndësishëm për të përforcuar sa më shumë skuadrën.
Në këtë mënyrë objektivi i tyre është mesfushori, Eros Grezda, i cili ka bërë paraqitje mjaft të mira tek ekipi i Lokomotivës së Zagrebit.
Gjithashtu, 22-vjeçari ka qenë një nga lojtarët e grumbulluar nga trajneri i përfaqësues shqiptare, Gianni De Biasi që prej tetorit të vitit 2016.