Eros Grezda firmos me NK Osijek

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Eros Grezda ka nënshkruar zyrtarisht kontratën e tij të re me skuadrën e kroate, NK Osijek

Kualifikimi i këtij ekipi në Europa League ka vënë në lëvizje drejtuesit për të afruar lojtarë cilësorë dhe njëri prej tyre është Eros Grezda që i jep fund kështu aventurës me Lokomotivën e Zagrebit.

Osijek synon kualifikimin në fazën e grupeve të Europa League pasi gjatë këtij sezoni në kampionatin kroat arriti të renditej në vendin e katërt.

Grezda është aktivizuar gjatë dy sezoneve të fundit në radhët e Lokomotivës së Zagrebit ku ka shënuar 14 gola në kampionat në 59 ndeshje të zhvilluara.

Aktivizimi i Grezdës në Europa League është një hap i madh për të por edhe një bonus për Kombëtaren Shqiptare pasi eksperienca e një turneu të tillë mund ta ndihmojë të riun shqiptar të japë një kontribut më të madh edhe për fanellën e ekipit shqiptar.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *