“Fshesa 2”, pas përjashtimit nga listat e deputetëve, kritikët e Bashës ikin nga forumet e larta në PD

Përjashtimi i paralajmëruar nga lista e kandidatëve për deputetë është vetëm fillimi i ‘krasitjes politike’ të partisë më të madhe në opozitë. Ndëshkimi i elitës së vjetër të Partisë Demokratike nga kryetari Lulzim Basha, me anë të listës së kandidatëve, është i dyfishtë dhe me pasoja të pashmangshme për fatin e saj politik.

Pas përjashtimit nga parlamenti i ardhshëm, produkt i zgjedhjeve të 25 qershorit, kundërshtarët e Lulzim Bashës në Partinë Demokratike, do të marrin shumë shpejt një tjetër goditje, ndoshta po aq të rëndë sa ajo e natës së 26 majit. Konkretisht, me humbjen e statusit të deputetit, përfaqësuesit e gardës së vjetër të Partisë Demokratike do të humbasin automatikisht edhe statusin e anëtarit të forumeve më të larta drejtuese të kësaj partie.

Me mbarimin e mandatit të këtij parlamenti, Jozefina Topalli, Arben Imami, Astrit Patozi, Eduard Selami, Majlinda Bregu, Genc Ruli, Ridvan Bode, Myqerem Tafaj, Kastriot Islami, Keltis Kruja, Asllan Dogjani, Bedri Hoxha, Roland Keta, Igli Cara ETJ., nuk do të jenë më anëtarë të Kuvendit Kombëtar të PD, organit më të lartë të kësaj partie, përgjegjës edhe për shkarkimin e kryetarit. Po ashtu, të lartpërmendurit, me humbjen e statusit të deputetit në shtator, përjashtohen automatikisht edhe nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, një nga organet më të rëndësishme të PD. Sipas neneve 34 dhe 36 të Statusit të PD, deputetët e PD janë pjesë e dy forumeve në fjalë.

Në këto kushte, përjashtimi nga lista e kandidatëve për deputetë passjell edhe përjashtimin nga këto forume. Me konstituimin e parlamentit të ri, rivalët e Lulzim Bashës do të kenë statusin e një anëtari të thjeshtë të PD, pa asnjë ndikim me votë në Këshillin dhe Kuvendin Kombëtar. Nga ana tjetër, Lulzim Basha, përpos kontrollit të grupit të ardhshëm parlamentar të PD, do të rrisë ndikimin e tij edhe në Këshillin dhe Kuvendin Kombëtar, organe këto që nuk mblidhen prej vitesh.

Sfida e Bashës   

Disa nga të përjashtuarit nga lista e kandidatëve për deputetë, sidomos Jozefina Topalli dhe Arben Imami, kanë kërkuar mbledhjen e forumeve për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Për të mundësuar një mocion mosbesimi ndaj kryetarit në Kuvendin Kombëtar duhen firmat e 136 anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Në kushtet kur Sali Berisha mbështet listën ‘Basha’, mundësitë për shkarkimin e kreut të PD pothuajse janë zero. Megjithatë, në rast humbjeje në zgjedhjet e 25 qershorit, opsioni i shkarkimit të Lulzim Bashës mund të rikthehet si mundësi në kampin e PD.

Një humbje e mundshme në 25 qershor, jo vetëm do të hidhte poshtë listën e Republikës së Re, por do të legjitimonte edhe akuzat e Topallit, Imamit, Bregut dhe Patozit. Ndërkaq, më pak se një muaj pas datës së zgjedhjeve, mbaron edhe mandati Lulzim Bashës në krye të PD, pikërisht në 22 korrik.(Shqiptarja.com)

Të përjashtuarit nga Lulzim Basha në 2017

Jozefina Topalli

Majlinda Bregu

Eduard Selami

Ridvan Bode

Astrit Patozi

Arben Imami

Keltis Kruja

Enno Bozdo

Asllan Dogjani

Kastriot Islami

Myqerem Tafaj

Bedri Hoxha

Roland Keta

Igli Cara

Kozma Dashi

Bedri Mihaj

Arbiola Halimi

Genc Ruli (nuk kandidoi vetë)

Eleina Qirici

Gjergji Papa

Mimoza Hajdarmataj

Albina Deda

Gjovalin Bzhetaj

Irma Kopliku

Liljana Elmazi

Të përjashtuarit nga Sali Berisha në 2013

1. Ilir Rusmali

2. Ferdinad Xhaferraj

3. Fatos Hoxha

4. Enkelejd Alibeaj

5. Leonard Demi

6. Mark Marku

7. Jemin Gjana

8. Viktor Gumi

9. Osman Metalla

10. Tritan Shehu

11. Selami Xhepa

12. Adriana Gjonaj

13. Arenca Trashani

14. Astrit Bushati

15. Vath Tabaku

16. Fatbardh Kadilli

17. Fatos Beja

18. Gjok Uldedaj

19. Ramiz Çobaj

20. Ndriçim Babasi

21. Ilir Bano

22. Kreshnik Çipi

23. Lajla Përnaska

24. Ledina Aliolli

25. Luan Skuqi

26. Paulina Hoti

27. Rajmonda Bulku

28. Rrahim Çota

29. Sybi Hida

30. Vasillaq Ngresi

31. Ylli Lama

32. Koço Barka

33. Aurel Bylykbashi

34. Mehmet Xheka

35. Ismail Hoxha

36. Rajmond Hoxha.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *