Mesfushori Taulant Xhaka e ka thumbuar sërish trajnerin e kombëtares shqiptare Gianni De Biasin.
Ylli i Baselit, ka publikuar një mesazh ironik në Facebook ndaj teknikut italian.
“…vijnë dhe ikin, por unë gjithmonë kuqezi”, ka shkruar Xhaka në Facebook, ku ka postuar edhe një foto me fanellën e Shqipërisë.
Ky reagim i Taulant Xhakës ka ardhur pasi De Biasi nuk e ka grumbulluar në ekip për dy ndeshjet e radhës ndaj Luksemburgut dhe Izraelit.
De Biasi dhe Xhaka kanë pasur një debat të ashpër pas ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë.