Klubi i Partizanit ka arritur marrëveshjen me lojtarin Blerim Kotobelli.
Ish mbrojtësi i Teutës tashmë do të jetë pjesë e 15-të herë Kampionëve të Vendit në sezonin e ri futbollistik.
24 vjeçari ka nënshkruar sot një kontratë të vlefshme1 + 1.
Kotobelli i cili është prezantuar sot nga drejtuesit më të lartë të klubit, është edhe përforcimi i parë i skuadrës në merkaton e verës dhe do të mbajë veshur fanelën me numer 15.