Atë që na ngriti kokën, nuk mund ta largojmë me kokën ulur

14 Qershor 2017, 16:50Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

Kur ai erdhi me flamurin Kuq e Zi dhe me fitoren historike të Shqipërisë, të gjithë nxituan ti shtrojnë tapetin e kuq nga aeroporti deri në Tiranë. Një festë që tejkaloi çdo cak e arsye ne fakt. Por gjithësesi, ishte një festë dhe në festa njerëzit edhe dehen…

Kur ai tha se do të iki me përfundimin e eleminatoreve, në Tetor, pasi nuk ma rinovuan kontratën, askush nuk tha: Dale, çpo ndodh, pse do të largohesh? Kush po te largon? Asnjeherë nuk kemi patur një trajner më të mirë e një skuadër më të mirë. Ata që i shtruan tapetin s’u kujtuan.

Por një ditë më pas, ai doli i përlotur e me koken ulur, e tha se po iki që sot, pa pritur fundin e eleminatoreve. Pasi kishte thënë se kokën e tij e donin menjëherë pas ndeshjes me Izraelin, ai shkroi një letër lamtumire plot edukatë. Ku shprehej “skuadra jonë”, “kombëtarja jonë”, “vendi ynë”. Ashtu si në historitë e diktaturave, ku ata që të vrisnin natën të vajtonin ditën, u përlotën bashkë me De Bizanin edhe ata që i kërkuan kokën: Po pse ike, ne të donim?

Mediat sportive, po ashtu, raportuan thate largimin e tij sikur të kishte ndodhur një aksident rrugor.

Sot De Biazin e përshëndetën vetëm shqiptarët e thjeshtë. Ata që brohoritën stadiumeve dhe ata që suksesin e kombëtares e panë si sukses dhe krenari të vendit të tyre.

Të tjerët, bëjnë vetëm hesape, llogari, pazare. Packa se tundin flamurin e suksesit të De Biazit

Por ka një ndryshim. De Bizai ka hyrë tashmë në historinë e futbollit shqiptar. Të tjerët askush nuk do ti kujtojë. Ndrësa ata që e duan kombetaren jo për para e politikë, duhet ta nderojnë më shumë se kurre një njeri që bëri për futbollin shqiptar më shumë se cdo kush tjetër në historinë e tij.

Nje njeri qe na ngriti koken, nuk mund ta largojme me koken ulur.

16 komente në “Atë që na ngriti kokën, nuk mund ta largojmë me kokën ulur”

  1. artan says:

    Kjo eshte historia e shqipetareve -njerezit e ndershem qe bejne punen nuk jane te deshiruar ne kete vend. matrapazet, hajdutet, mafjozet, horrat, genjeshtaret dhe te pabeset qe nuk kane ndonje merite gjithmone fitojne dhe I heqin qafe keta te paret, dhe kjo ne mynyre sistematike.

    na rrofte mafjozi Duka qe do te rroje e trashegoje gjate ne shqiperine tone te bukur por hajdute, krenare por grabitcare, nazemadhe por nje cike kurve, dhe me njerezit tane liridashesh por maskarej te medhenj. E kane thene me kohe: Shqiperi te kam dhjere. Sa per De Biasin ai do e gjeje rrugen e tij dhe mire qe hoqi dore nga horrat ketu, por kesaj Shqiperise kurve si do I veje halli.

    1. Timi says:

      Faleminderit De Biasi per gjithcka bere per futbollin shqiptar. Ju urojme suksese te metejshme ne karieren tuaj. Eshte e kuptueshme qe sfidat qe vine mbrapa me 4 ndeshje jane shume te veshtira. Dalja nga skena ne momentin e nje fitoreje te rendesishme kunder Izraelit eshte me e mire se largimi pas humbjeve te mundeshme me Italine dhe Spanjen. Zgjedhje shume e zgjuar per tu larguar me nder dhe respekt. Edhe nje here shume faleminderit per gjithcka bere per skuadren tone, per Shqiperine. Faleminderit qe pranove te behesh edhe qytetar shqiptar. Tashme jemo bashkepatriot. Grazie mille!

      1. Feniks says:

        Shikoni si zgerdhihet Duka i krimit:
        -Shyqyr qe ike vete,o De Biassi,qe te caktoj nje bastexhi trainer se ti na le pa leke!

    2. mateo says:

      Ne keto 27 vjetet e fundit De Biassi eshte njeriu qe i ka sjelle me shume lumturi popullit shqiptar,pa folur thjesht per futboll!
      Ai do te respektohet per jete si nje HERO KOMBETAR,ndersa Duka i krimit do te kujtohet si mafioz i ndyre qe e ofendoi De Biassin nepermjet kelysheve tre tij ne FSHF qe pas kualifikimit historik ne Armeni!
      Respekte,mister De Biassi!
      Shqiptaret nuk do te harrojne kurre!

  2. fieraku4u says:

    BAJGAT NE SHQIPERI NUK KAN TE MBARUAR. PER MUA DE BIAZI MBETET TRAJNERI ME I MIRE QE KA PASUR SHQIPERIA. ISHTE NJERIU QE REVOLUCIONOJ FUTBOLLIN DHE KOMBETAREN SHQIPTARE. I VETMI TRAJNER QE KA PASUR PERKUSHTIM KUNDREJT KOMBETARES. SUKSESE KUDO QE TE SHKOJE.

  3. Toni-G-VL says:

    De Biazin e Madh nuk e largoi Duka po Edi Rama(me joshjen qe i ka bere sulmuesit kryesor per ta perfshire ne politiken burdello shqiptare).
    Keta politikane te paskrupullt po shkatrrojne cdo gje te bukur ne ate vend. Mallkuar te padinejmanet….

    1. boom says:

      Ha ha ha.O palle shko futja vrapit.

  4. Sokol says:

    Ky njeri per ne ishte me teper se nje trainer kombetareje.nuk harroj dot pamjet kur mbronte lojtaret tane nga bishat serbe ne fushe.Duka do fuse nje dore te mire parash ne xhep me emerimin e trainerit te ri; nuk i intereson aspak futbolli.emri tij do mbahet mend per nje kohe te gjate.prite kur te na vi ndonje bastexhi si puna e Kuzhe se kroat me shit ndeshje

  5. nuk ka tym pa zjarr says:

    Amin

  6. Lani says:

    Faleminderit De Biasi. Ke lidhur pavdekshmerisht emrin me futbollin shqiptar e ky eshte shperblim shume i madh i mundit dhe punes qe ke bere.
    Na vjen keq qe largohesh, por ndoshta keshtu eshte vertet zgjidhja me e mire per ty. ??

  7. Shqiptari nga Kosova says:

    More , a ka noj metod si mund te shkarkohet Duka i “krimit”..!
    Ndersa per trajnerin nje komplimet te madh..!

  8. Jashte says:

    Duka sa me pare jashte, aq me mire per kombetaren.

  9. betixho says:

    Faleminderit Z.De BIAZI,na ke frymëzuar dhe na ke dhënë besimin në veten tonë.Ju do mbeteni në historinë e futbollit dhe tifozëve shqiptarë si një lartësi rekord,i cili vështirë të arrihet.
    Gjithmonë para çdo aksioni të nivelit europian të gjithë ne,do ngremë kokèn lart dhe do shohim stekën me figurën madhështore dhe frymëzuese të XHANI DE BIAZIT.
    Ne jemi mikpritës,i nderojmë e respektojmë të huajt,e kemi në traditën tonë shqiptare,por si individualistë që jemi,e zbulojmë veten që ngutemi dhe lëshojmë fjalë pa i peshuar mirë,nuk jemi pra,uniformisht të sjellshëm,por dije, populli nuk do të të harrojë kurrë,dhe futbollistët që kanë kapur majat me JU në krye,vështirë të mos ju kenë simbolin e tyre.
    Përshëndetje Traineri Shqiptar XHANI DE BIAZI,ju urojmë lavdi ngado që të punoni,ktheu të vëndi ynë i bukur dhe te populli ynë mikpritës.

  10. bisturia says:

    Une te isha si De Biasi do vishja doreze kur te takoja Duken , njesoj sikur do kapja mut me dore ,dhe nuk do ta shikoja me sy kete kapul muti. Keta drejtuesit e kombetares tone jane aq specie te peshtira ,sa dhe vete atyre ju vjen ndot nga vetja e tyre, por nuk kane c’bejne se ashtu i ka krijuar shejtani .
    TURP , TURP , TURP……. PTUUUU rrace muti.

  11. Theo says:

    Duka ne federate eshte njesoj si Ilir Meta ne politike, te dy hajdute me bllok

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje